Djegacët rrëzojnë parlamentin
Socialistët i mohojnë fjalën opozitës. Pollo braktis sallën, e Kuvendit popullor. Ulu! Oret Agolli i 1997-ës, me postë se Adil Çarçani i 1991-shit. Ka-lashnikov-deputetët ngraterojnë Himin Kombëtar me Internacionalen
Ish-komunistët tregojnë dhëmbët që ne ditën e parë të ndërmimit zyrtar të pushtetit
Parlamenti u çel dje i rrethuar me forca të shumta ushtarake, i shtënë nën trysninë e depolitizimit të Kuvendit, i bërë në një sallë të ngushtë ku gjysma e deputetëve ulen në karrige borxh për shkak të mungesës së vendeve, ku pjesa e publikut është sistemuar në këmbë, aty ku s’ngrihet as e djathta për të bërë betimin. Presidenti i Republikës dhe disa prej ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, bojkotuan ceremoninë e hapjes së sesionit parlamentar. Siç dukej qartë që pa filluar, kuvendi i ish komunistëve do ta shpallte veten që në orët e para se çfarë parlamenti do të ishte. Skena të padenja për një sallë parlamenti nisën sapo qeveritari i seancës, deputeti i PBDNJ-së Vasil Melo, lexoi emrat e deputetëve të zgjedhur për t’u paraqitur me mandatet. Sapo përmendi emrin e Sali Berishës dhe i kërkoi deputetit demokrat të paraqitej pranë tavolinës së kryesimit për të marrë mandatin e deputetit, selia shpërtheu në një të bërtitur histerike “jashtë”, që shoqërohej me ovacione dhe një tufë njerëzish që valëvitnin në ajër grushte e kuleta.
Ndërsa Berisha ecte përmes sallës për të marrë mandatin, përkrahur nga deputetë dhe drejtues të PDSH-së, bota e leshtë e altoparlantëve të socialkomunistëve kryesonte në kor një këngë të njohur të kohës së diktaturës “Poshtë Berisha”. Dhe çfarë nuk hoqi kreu i opozitës gjatë momentit të shkurtër të kalimit nga fundi i sallës në podiumin qendror, ku deputetët socialistë u ngritën, i zunë rrugën dhe e shtynë me forcë. Sapo Berisha mori mandatin, deputetët e PDSH-së braktisën sallën në shenjë proteste. Menjëherë pas kësaj kryesuesi Vasil Melo shpalli seancën të mbyllur dhe e la sallën. Pas kësaj deputetët e PS qëndruan në sallë duke deklaruar se seanca do të vazhdonte.
Më tej situata është bërë edhe më absurde. Në vend të kryesuesit të seancës, deputeti i PBDNJ-së Vasil Melo, doli deputeti i PS-së, poetit Dritëro Agolli. Ky i fundit urdhëroi me një ton totalitar që të mblidhej komisioni për verifikimin e mandateve, pa i marrë askujt mendimin, pa u shqetësuar nëse seanca ishte mbyllur apo jo. Me arrogancën e njeriut që i jep urdhra veglave të bindura, Agolli urdhëroi më tej socialistët të zgjidhnin komisionin. Nëse PDSH do të ndodhej në sallë mund ta pengonte këtë akt, por parlamentarët demokratë ishin larguar ndërkohë. Pavarësisht protestës së PBDNJ-së me argumentin se seanca ishte mbyllur, deputetët socialkomunistë bënë me kokën e tyre. Pikërisht në këtë moment poeti i “nënës parti” kumboi: “Përjashtoni Vasil Melon nga seanca”. Është për t’u shënuar fakti që deputetët e PBDNJ-së janë partitë e vetme jo socialiste, të cilat bënë të mundur që PS të merrte pushtetin e saj të pazareve.
Kulmi i absurdiditetit arriti në kohën e votimit për komisionin e mandateve. Duke sfiduar çdo rregull parlamentar, Agolli nuk pyeti as për numrin e deputetëve prezentë në sallë. Ai procedoi me pyetjen standarde “Pro?” dhe pas duartrokitjeve të deputetëve socialistë, pa u shqetësuar për numrin e votuesve shpalli komisionin të miratuar. Kështu nisi parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit, me urdhra prej komisarësh politikë dhe me shkelje të çdo rregulli parlamentar. Në vend të hapjes së një epoke të re, ai ngjallte një parandjenjë të frikshme rikthimi në kohë.
Kjo ishte gjithsesi vetëm prova e parë. Menjëherë pas saj në krye të podiumit hipi Fatos Nano. Për të cilin komisioni i mandateve ende s’kishte paraqitur raportin. Ishte një situatë e ngjashme me atë të vitit 1991, kur Adil Çarçani shpalli qeverinë e dalë nga zgjedhjet e manipuluara. Nano bëri me kokë demokratëve, kujtoi fillimin e dekadës së dështuar socialiste e deklaroi me dëshirë se ata ishin “në anën e gabuar të historisë”. Kjo sallë e mbushur me nëpunës partiakë, kandidatë për oficerë, gra që qanin deputetët e vrarë të luftës dhe njerëz me syze të zeza u ngrit më këmbë, duartrokiti disa herë kreun e PS dhe nisi të këndonte me ritmin e duartrokitjeve “Nano, Nano, Nano”, sikur të ishte në një mbledhje partie dhe jo në një institucion shtetëror.
Nuk mbaroi me kaq. Kur u hodh ideja e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit dhe Fatos Nano propozoi Skënder Gjinushin, deputetët socialistë filluan të këndonin “Enver, Enver”. Kjo gjë u dëgjua qartë në sallë dhe u përsërit disa herë. Pas kësaj u kërkua që të këndohej himni. Por në vend të Himnit Kombëtar një pjesë e deputetëve filluan të këndonin Internacionalen. Skena e djeshme tregoi qartë se çfarë parlamenti po ngrihet në Shqipëri: një kuvend hakmarrës, arrogant dhe i gatshëm të shkelë ligjin që në minutën e parë të ekzistencës së tij.
Pamje nga rrethimi i djeshëm policor i parlamentit të Kallasnikovitëve