Shefi i Antidrogës, trafikanti i Dokles
Pas sulmi në Malësi të Madhe, sekuestronen 750 milion lekë
NË FAQEN 2
Gjoni: PS të kthejë bosat e fajdeve
Gjykata e Tiranës nuk nxiton për të përfunduar gjyqet e piramidave
NË FAQEN 2
Greqia: “Fshega” do të vazhdojë
Ambasadori shqiptar proteston në qeverinë e Athinës
NË FAQEN 2
Mejdani, president i klaneve
Presidenti i sotëm është i përzgjedhuri i parë i Ramiz Alisë për grushtin e shtetit të shkurtit të vitit 1991, nënshkruesi i zgjedhjeve të manipuluara të 31 marsit dhe deputet që ka bërë fushatë me fotografinë e Enver Hoxhës në Cërrik Hiqet gjendja e jashtëzakonshme për bandat. Imami fyen rëndë Nanon, Cekën dhe Finon: “Po na ktheni në vitin 1945”.
Që nga dje pasdite Shqipëria ka për president njeriun që ka fituar mandatin e deputetit, duke vënë posterin e tij në krah të portretit të Enver Hoxhës në hyrje të qytetit të Cërrikut, një nga vatrat më të nxehta të rebelimit komunist. Parlamenti i kallashnikovëve caktoi dje strukturat e para të pushtetit të instaluar që doli prej votimeve të dhunuara dhe të vëna të 29 qershorit. Sipas të gjitha parashikimeve, Rexhep Mejdani u zgjodh president, Skënder Gjinushi Kryetar i Parlamentit, ndërsa Namik Dokle nënkryetar i tij.
Nuk është rasti që trojka e parë e pushtetit të instaluar komunist, është pjellë tepër e njohur dhe e identifikueshme e Ramiz Alisë në përpjekjet e tij titanike për të shpëtuar planet me të egra komuniste nga mbërritja e demokracisë në Shqipëri. Presidenti i sotëm është kryeregjenti i Alisë pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës dhe një nga njerëzit më fanatikë të klanit Kapo, Skënder Gjinushi është njeriu i zgjedhur për të sabotuar grevën e studentëve, ndërsa Dokle është kloun që vëtoi kundër vetes, kur vuri kandidaturën për president përballë Ramiz Alisë, në vitin 1991. Mejdani që dje bëri betimin si president u kujton shqiptarëve që ka qenë i përzgjedhuri i parë i Alisë në grushtin e shtetit të shkurtit të vitit 1991, nënshkrimin e zgjidhjeve të manipuluara të 31 marsit, por mbi të gjitha masakrën e Cërrikut, ku u vranë gjashtë policë, dhe më pas portretin e tij u vu në krah të fotografisë së Enver Hoxhës. Politofët e kanë qitë do të tagerisë përkohësisht shqiptarët pritet të plotësohet në ditët e ardhshme, pa asnjë të papritur apo devijim nga skema e nënshkruar nga Fatos Nano, i cili tani për tani është shefi i klanit. Mejdani në atë të parë si president Mejdani u mundua të mallëngjejë shqiptarët kur deklaroi se ai është gati të heqë dorë edhe nga tesera vetëm nënjeçare e Partisë Socialiste. Në një analogji të përpiktë me profesorin e tij, Rexhep Mejdani premtoi dje një fund të njëjtë me presidentin e fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia. Gjatë një vjet më parë edhe Ramiz Alia kishte hequr dorë nga tesera e Partisë së Punës, dhe gjesti i Mejdanit është një imitim i përpiktë i ustait të tij. Por ajo që bën më shumë përshtypje në farsën e ceremonisë së zgjedhjes së presidentit të klaneve të egra komuniste, është hija e buzeqeshjes së Mejdanit dhe Gjinushit, pas ndërhyrjes musoliniane të Fatos Nanos. Në kundërshtim të plotë me dispozitat kushtetuese që përcaktojnë që presidenti i Republikës zgjidhet pa debat, Fatos Nano kërkoi fjalën për ta përshëndetur zgjedhjen e Mejdanit. Ndërhyrja e Nanos pavarësisht fragjologjisë së zakonshme demagogjike ishte një sfidë për të gjitha ata që po i gëzoheshin zgjedhjes pa opozitë nga parlamenti i kallashnikovëve. Fjalimi antikushtetues i Nanos nuk u improvizua në çast, por ishte i përgatitur në çirkullin e tij, dhe si pasojë Presidenti, Kryeministri dhe kryetari i parlamentit. Duke shkelur që në ditën e parë të konstituimit të parlamentit ligjet e tij kushtetuese, Nano deshi të tregojë edhe një herë se fushka ishte vetëm me binarin e tij dhe se ai ishte tani i vetëm zot i këtij shteti. Por ky është një problem i brendshëm i klaneve të Partisë Socialiste dhe nuk ka lidhje me thelbin e çështjes, që të zgjedhurit e djeshëm dhe ata që pritet të votohen njëherë në krye të kallashnikovëve do të jenë tregues me të cilin do të shënohet në historinë e vendit mungesa e demokracisë në Shqipëri.
Parlamenti i kallashnikovëve cakton strukturat e para të pushtetit të instaluar nga zgjedhjet e dhunuara të 29 qershorit
Mejdani para hyrjes së Parlamentit: “Ku ta var xhaketën e Ramiz Alisë”
Zgjedhja e Mejdanit thellon më tej krizën
Ky zotëri përfaqëson interesat klanore dhe aspak ato mbarëshqiptare apo të bazës së reformuar të PS
Partia Demokratike e Shqipërisë e konsideron të trishtuar zgjedhjen në postin më të lartë të shtetit të një politikani, karriera e të cilit ka dy momente nga më të errëtat në historinë e Shqipërisë.
Fillimi saj si anëtar i Këshillit Presidencial që përbënte grushtin e shtetit të organizuar nga diktatori i fundit, Ramiz Alia pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës dhe pas kësaj kryesimi i Komisionit Elektoral të Zgjedhjeve të vitit 1991 që i siguroi fitore të manipuluara Partisë së Punës së Shqipërisë.
Momenti i dytë qëndron në faktin se Presidenti, i porsazgjedhur vjen si deputet nga një zonë ku nuk është lejuar konkurrimi i alternativave të tjera politike dhe që u përgjak me viktima të pafajshme. Ai i përket grupit të deputetëve legjitimë të Partisë Socialiste. Ajo që mund të themi është se ky zotëri përfaqëson interesat klanore dhe aspak interesat mbarëshqiptare apo të bazës së reformuar të Partisë Socialiste.
PDSH shpreh shqetësimin e saj të thellë se zgjedhja e tij do të çojë drejt një polarizimi të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare dhe thellimit të krizës në vendin tonë.
Refleks revanshist i mazhorancës socialiste
PD proteston për mosnjohjen e mandateve të deputetëve Teodor Laço dhe Zef Bushati
.
Mosnjohja e mandatit të zotit Laço është thjesht rezultat i xhelozisë së zotit Gjinushi ndaj tij për shkak të mosbindjeve të hershme, ndëshkimi i të cilave është përgatitur me anë të kurtheve të Fehmi Abdiut.
NË FAQEN 3
Gjinushi - i inkriminuar
Majko dhe Selfo kundërshtojnë zgjedhjen e ish-ministrit komunist kryetar të Parlamentit të Kallashnikovëve
.
Gjinushi - i inkriminuar.
PS tenton të shpallë të pavlefshme mandatet e deputetëve jo komunistë.
NË FAQEN 3
Nano i zë vendin Finos
Mejdani firmos dekretin e parë
.
Nano i zë vendin Finos.
Presidenti i zgjedhur nga parlamenti i kallashnikovëve, Rexhep Mejdani, dekretoi dje pranimin e dorëheqjes së kryeministrit Bashkim Fino, për shkak të përfundimit të mandatit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.
Me këtë rast ai i kërkoi Finos që ky i fundit dhe qeveria që drejton, të vazhdojnë të kryejnë detyrën deri në marrjen e funksioneve nga qeveria e re.
Po dje, Mejdani dekretori emërimin e Fatos Nanos si Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe e ngarkoi atë me krijimin e qeverisë së re.
Partia Socialiste shpërblen bandat
Fshihen 5 vjet të historisë së Shqipërisë
Fillon me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme premtimi i Nanos për të përmbysur të gjitha ligjet
Fshihen 5 vjet të historisë së Shqipërisë.
Partia Socialiste shpërblen bandat.
Fillon me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme premtimi i Nanos për të përmbysur të gjitha ligjet.
NË FAQEN 3
Dini: PS të kthejë paratë
Gjashtë ditë para takimit të Romës për Shqipërinë
Ministri i Jashtëm italian shprehet se Komuniteti Ndërkombëtar nuk është i predispo-zuar të dëmshtëpërblejë shqiptarët që kanë humbur paratë në firmat piramidale
Gjashtë ditë para takimit të Romës për Shqipërinë.
Dini: PS të kthejë paratë.
Ministri i Jashtëm italian shprehet se Komuniteti Ndërkombëtar nuk është i predispo-zuar të dëmshtëpërblejë shqiptarët që kanë humbur paratë në firmat piramidale.
Ministri i Jashtëm italian, Lamberto Dini deklaroi dje që kanë humbur paratë në firmat piramidale. Ai kujtoi se ky ishte një premtim i socialistëve për të cilin ata vetë duhet të angazhohen për t’a përmbushur me ardhjen në pushtet. Dini i bëri këto komente pasi ishte informuar për dorëheqjen e parevokueshme të Presidentit Berisha. Ministri i Jashtëm i Italisë, tha se dorëheqja e Presidentit Berisha është një hap, që do të mundësojë qeverisjen e plotë nga ana e socialistëve dhe që duhet të çojë në konkretizimin e premtimit të fushatës elektorale për kthimin e parave të humbura në skemat piramidale.
Deklarata e Dinit, e cila ishte bërë vetëm pak orë para emërimi të kryeministrit të ri socialist dhe ka kujtuar këtu që fundi një premtim elektoral, për dëshpërimin e shqiptarëve humbur në skemat piramidale. Gjithashtu, Dini u kujton shqiptarëve se paratë ata nuk mund t’i presin nga Komuniteti Ndërkombëtar, por vetëm nga ai që e ka bërë këtë premtim.
Deklarata e ministrit të Jashtëm italian bëhet gjithashtu vetëm gjashtë ditë para mbajtjes së Konferencës ndërkombëtare të Romës ku do të diskutohet për ndihmat që mund t’i jepen Shqipërisë. Ajo është një paralajmërim për përfaqësuesit socialistë që do të marrin pjesë në të, që të mos u shkëputen nga mendim të kërkojnë vendeve pjesëmarrëse në takim, para për kompensimin e shumave që shqiptarët i kanë humbur në firmat piramidale pasi një kërkesë e tillë do të jetë e pamundur për t’u konkretizuar. Që në fillim të krizës së fajdeve që shpërtheu në Shqipëri, Komuniteti Ndërkombëtar u shpreh se është e pamundur që të kapësojë, vëprirën? e kompensojnë shumat e mëdha që shqiptarët humbën në firmat piramidale. Ata përshëndetën zgjedhjen e ofruar nga qeveria e atëhershme për kompensimin e mundshëm të kreditorëve të një baze të shumave që firmat mashtruese dispononin në bankat shqiptare.
Përveç Qeverisë italiane që u kujton socialistëve shqiptarë premtimin e bujshëm, me parë të njëjtën çështje kanë deklaruar edhe politikanë të tjerë të lartë të Komunitetit Ndërkombëtar përfshirë dhe raportin e komisionerëve amerikanë të OSBE-së, që përpara Kongresit amerikan thanë se Nano u ka premtuar shqiptarëve kthimin e parave dhe nga ky premtim varet në një farë mënyre fati i qeveris së socialistëve.
Justifikimi i Nanos dhe PS, pas marrjes së pushtetit, se mund ndë ketë disa arsye për moskthimin të parave dhe vlerën 100% nuk i interesojnë askujt. Ata janë mashtruar njerëz, nga ngritën në protesta të cilat në mënyrën më të paskrupullt manipuluan nga PS dhe lidhen e saj, për t’a shndërruar më pas në një revolucion tipik bolshevik prej të cilat ata amurët e shkaktuar shteun e një shqiptar dhe më shumë pushtetin. Tani këta kreditorë fakik nuk do të lejojnë që Nano dhe PS të talle me ta pasi ka amur synimin për marrjen e pushtetit. Ata nuk duhet të lejojnë të mashtrohen për të dytën herë.
Bledi KASMI
Mejdani para hyrjes së Parlamentit: “Ku ta var xhaketën e Ramiz Alisë”