26/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 korrik 1997

Raketat i hoqën karrigen Vukajt

Operacioni i grabitjes së raketave është drejtuar nga selia e PS-së NË FAQEN 2

Nihen grabitësit. Sekret për emrat

Ekspertët e Mbrojtjes kuptojnë se si u grabitën raketat NË FAQEN 2

Bandat, luftë me mortaja

Dhjetë të vrarë dhe shumë të plagosur në Berat NË FAQEN 2

“Nano 3” përbetohet

Nano në krye të administratës së instaluar, pas zgjedhjeve të dhunuara të 29 qershorit “​​Nano 3” përbetohet Presidenti, gatiu para kryeministrit musolinian. Nano falsifikon mandatin e deputetit. Fajdexhiu piramidal Malaj ruan postin. Ministri Milo kthen kokën nga Serbia. Nano gjen garniturën “gege” të qeverisë së bandave Në Shqipëri u instalua dje qeveria më e inkriminuar dhe më e papranueshme në botë. Jo vetëm si provokim direkt i parlamentit të kallashnikovëve të dalë nga zgjedhjet e dhunuara të 29 Qershorit, por më shumë për biografinë e njollosur politike të anëtarëve të kabinetit Nano 3, administrata e të cilëve që do të drejtojë përkohësisht Shqipërinë nuk premton asgjë për të zgjidhur problemet e mëdha që ka vendi. Qeveria e re u betua dje para një presidenti që ndjehej tepër ngushtë para kryeministrit, i cili një ditë më parë u kishte kujtuar të gjithëve në parlament se mbreti ishte ai vetë. Kjo qeveri fillon punë duke pasur për kryeministër një njeri, i cili që ditën e parë të konstituimit të parlamentit të kallashnikovëve, shkeli mbi institucionin e presidentit dhe të kryetarit të Parlamentit, duke e shpallur veten Musolin të Shqipërisë. Shqipëria normale e premtuar gjatë fushatës së amatorëve të Partisë Socialiste fillon me anormalitetin e rezikshëm dhe kërcënues që kryeministri vetëshpallet si numri një i shtetit, kur në bazë të legjislacionit shqiptar ky rol i takon presidentit. Që në betimin e djeshëm për Mejdani filloi roli i kukullës ndërsa për Nanon ai i despotit të gjithpushtetshëm. gjithëpushtetshëm. Tani në kye të shtetit qëndron njeriu që ka dëshmuar dy herë si kryeministër, dhe që është futur në burg për korrupsion dhe për shpërdorim të postit zyrtar, kur në vitin 1991 abuzoi me urinë e shqiptarëve. Është i njëjti person që ishte kryeministër i masakrës së 4 prillit në Shkodër, kohë kur ndodhën edhe të gjitha vrasjet e shkurtit deri në prill 1991, po aq sa ka përgjegjësinë kryesore për pajtimin e Tiranës, menjëherë pas fitores së partisë së tij, kur u vra Agron Gjonpali. Qeveria e re do të drejtohet nga një njeri që ka në mandat tepër të dyshimtë si deputet, jo vetëm për fatin që ka kandiduar në zemrën e rebelimit të armatosur apo që ka marrë një mandat të falsifikuar nga komisioni i zgjedhjeve i zonës së Tepelenës, sepse kryetari nuk ka nënshkruar procesverbalin. Por mbi të gjitha, se ai ka qenë i dënuar me 12 vjet dhe për gjykatat shqiptare ai është ende në burg, pavarësisht se ka përfituar nga faljet e njëpasnjëshme të Berishës. Në kabinetin e ri grinte gjithëpara Nanos, përfshirë këtu edhe Medjanin, janë rikthyer njerëzit e inkriminuar të qeverive të fundit komuniste të Ramiz Alisë, që ndërheshin çdo duart për shkak të alergjisë që krijonin emrat e tyre, që para gjashtë vjetëve. Ndërkohë, në të janë përfshirë edhe emrat e rinj të Qeverisë së Partisë Kombëtare, të cilët vetëm në pak muaj i thyen të gjitha rekordet e korrupsionit në dogana dhe në tendera, duke mosllafur të ngjashëm edhe në arrestimin e partisë për fushatën elektorale. Në qeverinë e re u ruajt pozicion ministri i Financave, Arben Malaj, i cili është në ngërçin me emrat më të njohur për botën e fajdeve, si edhe ndërrues dhe shërbimi piramidash, po aq sa edhe përfitues i honorareve të larta prej tyre. Në qeverinë e instaluar ish socialistët do të jetë ministri i Jashtëm, një njeri i njohur për bëzdisjen që i krijojnë shqiptarët, i cili ende pa u bërë në kolltukun ministror deklaroi se do të fillonte punën me rregullimin e marrëdhënieve me Serbinë. Po kështu, reformën institucionale do ta bëjë Arben Imami, i veshur civil, pasi ka dënuar që ka hequr robotat e 'generalit' të bandës së armatosur të Jugut, duke bërë paralajmërime se do të fillonte masën mbi Tiranë, po më parë ka kryevot dhe duhet të largohej Shqipëria, themel dhe diplomati i huaj. Kjo qeveri që i tremben për shkak të faktit se ku ka qenë dhe inkriminuar, arqë është plotësisht biografino e saj, kur është standardi parazitik kryeministri me kompetencë mashinore mbi një president kukull dhe një parlament palaç..., të themi për funde, Zoti i ndihmo qeverinë e re!

Eksplozivi vret njerëzit në gjumë

Terror fondamentalist në Peshkopi. Nëntë të vdekur dhe 16 të plagosur nga shpërthimi i tritolit në një pallat Partia Socialiste ka paralajmëruar se me ardhjen e saj në pushtet është e përgatitur të bëjë spastrimet të thella në organet e drejtësisë, duke larguar të

Ja fytyra e qeverisë së re

Vendimi i Gjykatës së Faktit, Tiranë, në prill të vitit 1994, për dënimin e Fatos Nanos për përvetësim të pasurisë shtetërore Gjykata duke u bazuar në nenin 149 dhe 150 të Kodit të Procedurës Penale, VENDOSI: 1. Të deklarojë fajtor të pandehurin Fatos Nano për veprën penale të përvetësimit të pasurisë shtetërore me anën e shpërdorimit të detyrës, në favor të personave të tjerë, në përpjestim të mëdha në vlerën 72.573.000 lekë, dhe në bazë të nenin 62 në lidhje me nenin 31 gjërma “d” të K.Penal e dënon me 10 vjet heqje lirie. - të falsifikimit të dokumentave zyrtare, dhe në bazë të nenit 110 dënon me 3 vjet heqje lirie. - Në bashkim të dënimeve, në mbështetje të nenit 35 të K.Penal, përfundimisht e dënon me 12 vjet heqje të lirisë. Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit, me 30. 7. 1993. Pranimin e padisë civile të ngritur nga organi i prokurorisë së rrethit, duke e detyruar i pandehuri Fatos Nano, në bazë të nenit 156 të K.P. Penale të çmojë shtetin shqiptar në shumën 72.573.000 lekë, ndërsa për pjesën tjetër, padia rrëzohet.

Policia greke torturon shqiptarët

Greqia dëboi dje me dhunë 700 emigrantë shqiptarë Policia greke torturon shqiptarët Një grup emigrantësh të kthyer nga Athina thanë se policët grekë kishin përdorur ndaj tyre përveç shkopinjve dhe qytave të armëve, edhe armët e ftohta GJIROKASTËR - Policia greke dëboi dje me dhunë qindra emigrantë shqiptarë. Burime kufitare në Kakavijë thanë se 700 emigrantë shqiptarë që ktheheshin dje në këmbë në kalim kufitar të Kakavijës në rrethin e Gjirokastrës, kanë pësuar dhunë fizike dhe janë keqtrajtuar në qelitë e paraburgimit të policisë greke. Grupet e emigrantëve të ndëshkuar tregojnë dy plagë të tyre të shkaktuara nga shkëputja e gomës e të drurit, si dhe qytat e armëve të policëve grekë. grekë kishin përdorur ndaj tyre përveç shkopinjve edhe armët e ftohta, gjë që cila është përmendur edhe në median e vendit fqinj. E vështirë paraqitet situata edhe pas hyrjes së tyre në tokën shqiptare, si pasojë e kontrollit që ushtrojnë bandat e grabitësve në aksin rrugor Kakavijë-Ballsh. Këto banda përveç grabitjes së parave të emigrantëve, kanë ushtruar terror dhe kanë keqtrajtuar shumë prej emigrantëve të pafat. Shoferët e autobuzëve të linjave të largëta, por edhe të linjave brenda rrethit, ngurrojnë t’i vënë mjetet e tyre në funksion nga frika e këtyre bandave kriminale. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të kthyer nga Greqia gjatë këtij muaji, që përbën dhe fillimin e kthimeve masive, arrin në disa mijëra vetë. NË FAQEN 3

Socialistët sulmojnë listën e PD

Fehmi Abdiu, veçël e revanshizmit të PS në Parlamentin shqiptar Socialistët ndëshkojnë aleatët e PD-së. Krimineli Fehmi Abdiu ka sajuar dokumenta nëpërmjet të cilave ai tenton të shmangë nga parlamenti opozitarët sa më shumë e mundur. Kreu i demokratëve, Bushati paraqiti dje një sërë dokumentash dhe procesverbalesh. NË FAQEN 3

Parlamenti të shqyrtojë vendimin e nxituar për Gjendjen e Jashtëzakonshme

PD dënon aktin terrorist të Peshkopisë Partia Demokratike dënoi dje aktin terrorist të vrasjes makabre në gjumë të disa njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve përmbrëmë në qytetin e Peshkopisë. PD-i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe merr pjesë në hidhërimin e tyre. PD mbështet të gjitha përpjekjet e forcave të rendit dhe të drejtësisë për kapjen dhe dënimin me të gjithë rreptësinë e ligjeve të autorëve të këtij akti terrorist nga më të shëmtuarit në Shqipëri. PD dënon me forcë terrorizmin që po merr jetë të pafajshme dhe i kërkon parlamentit të rishqyrtojë vendimin e nxituar që ai mori dje për heqjen e ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme. PD mendon se heqja me ngutje e këtij ligji ishte politikisht e motivuar. Ajo ishte kërkesë e komiteteve dhe përbën një liri të gjerë veprimi të bandave kriminale, në një kohë kur shteti, si rezultat i rebelimit, nuk funksionon në tërësinë e tij dhe nuk është në gjendje të mbrojë qytetarin e tij, jo natën, por as ditën për diell. PD mendon se rivendosja e menjëhershme e këtij ligji deri sa shteti të rivendosë rendin dhe qetësinë, si dhe të marrë përsipër sigurimin e jetës së qytetarëve të vet, i ngushton hapësirat terroriste për veprimtarinë e tyre kriminale.

Dënoj me forcë aktin barbar

Berisha ngushëllon familjet e viktimave të Peshkopisë Vrasja mizore në gjumë e njerëzve tuaj të dashur, më ka pikëlluar thellë mua dhe familjen time dhe duke dënuar me gjithë forcën aktin barbar, ju shpreh në emrin tim dhe të Partisë Demokratike ngushëllimet më të thella. I lutem Zotit, që shpirtrat e njerëzve tuaj, të prehen në paqen e përjetshme dhe ju të gjeni forcën dhe qëndresën për të përballuar dhe mposhtur dhembjen e thellë të humbjeve të pazëvendësueshme.

Premtimi për fajdet, rrezik shpërthimi

Lordi Rasëll Xhonston i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, mbi situatën në Shqipëri NË FAQEN 4

Të mëshiruarit nga Veriu të Nanos. Dy sekretarë të Neritan Cekës dhe një gjysmëmëministër