27/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 korrik 1997

Policia, para pakti me bandat

Ceka të hënën fillon mbledhjen e armëve, por jo rebelëve NË FAQEN 2

Armët hanë kokat e shqiptarëve

11 të vrarë dhe 6 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit NË FAQEN 2

Ekspertiza vonon procesin hetimor

Gjonpalaj viktimë e terrorit të socialistëve NË FAQEN 2

OSBE bashkëpunoi me Zanin

Skandal në zgjedhjet e 29 qershorit. Vëzhguesit e huaj miq të bandave të armatosura në Jug Nga e majta në të djathtë: Hans Picsher, kryetari i grupit të OSBE-së për Vlorën, Zani Çaus[h]i, dhe dy vëzhgues të tjerë, njëri prej të cilëve amerikan, duke pozuar të përqafuar në lokalin e vëllait të kryebanditit, anëtar i kryesisë së PS në Vlorë

Qeveria e rebelimit

Anëtarët e kabinetit të qeverisë së instaluar socialiste vrapuan menjëherë pas betimit të pushtonin zyrat e mëdha, të hipnin mbi makinat e reja dhe të rrëmbenin celularët, duke filluar që ditën e parë të ngjitjes së tyre në pushtet vënien e pastrimeve politike. Por qeveria më e inkriminuar në botë po mundohet të ngushëllohet me telegramet e kortezisë të kancelarive perëndimore për të kapërcyer shijen e keqe që u ka lënë shqiptarëve shpallja e emrave që do të drejtojnë Shqipërinë. Harta e qeverisë e publikuar dje nga një gazetë e pavarur shqiptare është sinteza rrëqethëse e asaj që ka ndodhur në Shqipëri. Më shumë se diskriminuese për Shqipërinë e Mesme dhe Veriun e Shqipërisë, gjeografia e qeverisë “Nano 3” është skandaloze për faktin se shumica e njerëzve të saj kanë dalë deputetë në zonat më të nxeh[a]ta të rebelimit. Ky është shpërblimi më i mirë që Fatos Nano u ka bërë njerëzve të armatosur që vranë, dogjën dhe shkatërruan qytete të tëra në Jug të vendit, në këmbim të fitores së Partisë Socialiste. Tashmë është e qartë për të gjithë se kemi të bëjmë me pushtetin e një klani të egër komunist, që është i gatshëm t’i përmbysë të gjitha balancat e ekuilibrit politik, social dhe gjeografik në kriterin e besnikërisë dhe meritave në organizimin e rebelimit që përmbysi me dhunë shtetin demokratik në Shqipëri. Të gjitha bandat e njohura të Jugut kanë tani nëpër dikasteret më të rëndësishme të shtetit njerëzit e tyre, që u kanë premtuar një shpërblim të shpejtë. Në një intervistë për një radio të huaj kryeministri i qeverisë së instaluar, Fatos Nano pohon se administrata e tij do të neutralizojë bandat e armatosura që qëndrojnë lirshëm e qetësisht. Në nuk dimë kriteret që do të përdo[r]ë ai dhe qeveria e tij për të identifikuar bandat, por ka pak gjasa që të ketë pasur fajin për bandat e Golekës, Zanit e shumë të tjerëve në Jug që kanë kontribuar fuqishëm në fitoren e Partisë së tij në zgjedhje. Aq më e vështirë duket kjo punë kur mësohet se kryebanditi i njohur i Vlorës ka qenë mik i kryetarit të misionit të vëzhguesve të OSBE-së për atë qytet, Hans Pics[h]ler. Aq e vërtetë është kjo fakt tronditës, sa ambasadori dhe disa prej vëzhguesve të OSBE-së kanë pozuar me Zanin në lokalin e vëllait të tij në Vlorë, vëzhgueshmëri me intimitet të çobardish. Ky është fakt më komprometues për misionin e OSBE-së për zgjedhjet e votimeve të 29 Qershorit në Shqipëri, të cilat i fitoi në shumicë dërrmuese Partia Socialiste, megjithëse zgjedhjet u quajtën vetë të pranueshme për masat. Para kësaj fotoje, rastet e vëzhguesve të OSBE-së, veçanërisht në jug të vendit të rebelimit, duken të zgjedhura e 26 Majit, dukën vërtetë si roda e fëmijëve. Por pavarësisht se kjo është një parti e tillë e huaj i zgjedhjeve të 29 qershorit, kjo e përfshinë në shënim që PS me Nanon 3 më shumë do të ketë administrueshmërinë për kushtet bëhet një qeveri e rebelimit, shumë baza pothuajse as pe kudo e gjallë dhe të ashtme të pushtetit të këtij vendi në përgjegjësi kombëtare e Partisë Socialiste. Kjo qeveri “3” e pakta ku pozicionin e OSBE-së, duke komprometuar u dhënë një pasion në sajë në Shkodër, edhe ato në vend që ai bën, do të kryer ndoshta me seriozitet. Po nga ana tjetër ai është një arsye me shumicë dhe një tjetër në botë si nën-komuniste të gjitha tre përpjekjet për të justifikuar qëndrimin dhe tolerimin në zgjedhjet më të papranueshme në botë dhe për të përcaktuar qeverinë “Nano 3” me orientim të qeverisë e rebelimit. Autori PATOZI

Qeveria , Kabineti i bandave

Nano përmbush premtimin ndaj komiteteve Kur janë zbardhur të gjithë emrat e drejtimit ekzekutiv dhe legjislativ të Shqipërisë, shuhen të gjitha hamendjet se PS do të përpiqej të frenonte rebelimin pas përmbysjes me dhunë të qeverisë së Partisë Demokratike. Për fat të keq rebelimi i armatosur komunist tani e tutje do të drejtojë vendin. Presidenti i Republikës, vjen si deputet nga një zonë elektorale e cila lejoi si poster elektoral veç fotos së Mejdanit, vetëm foton e Enver Hoxhës. Po kështu Kryetari i Parlamentit, Skënder Gjinushi, Kryeministri, Fatos Nano dhe gati gjithë ministrat e tjerë të kabinetit të Nanos janë deputetë të dalë nga zonat e kallashnikovëve ku nuk u lejuan të konkurronin partitë e tjera politike dhe kandidatët e tyre. NË FAQEN 3

“Nano 3”, qeveri e pamoralshme

PD reagon ndaj instalimit të administratës socialiste “ Nano 3”, qeveri e pamoralshme Ne ftojmë shqiptarët të dalin mbi qëllimet e mbrapshta të qeveritarëve aktualë dhe të mos harrojnë se pajtimi dhe uniteti kombëtar janë kushtet më themelore të ekzistencës sonë si komb i qytetëruar. Ne ftojmë Komunitetin Ndërkombëtar të tregojë mirëkuptim për qëndrimin tonë në mospërjashtimin në Parlament gjatë zgjedhjes së “Presidentit të klaneve” dhe Qeverisë “Nano 3”. NË FAQEN 3

Socialistët do të takojnë Millosheviçin

Bisedime PASOK - PS Socialistët do të takojnë Millosheviçin Sekretari i Përgjithshëm i PASOK-ut, kujton se ekziston një problem i minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin qarqe ekstremiste greke mendojnë ta zgjidhin përmes dhunës Një kryetar i Partisë Socialiste, ... i së greke (PASOK) në pushtet deklaroi në një konferencë shtypi në Selanik se “problemi i minoritetit shqiptar në Greqi, e problemi i minoritetit grek në Shqipëri për të cilin qarqe ekstremiste në Greqi mendojnë se duhet ta zgjidhin përmes dhunës. Ai tha se qeveria greke nuk është e keq me mendimi, por se ajo nuk ka mundur të ndajë qëndrimin e grekëve dhe shqiptarëve në ...” Ai paralajmëroi forca të caktuara politike në Shqipëri që të mos minojnë politikën e re që pritet të ndiqet kreu i socialistëve shqiptarë në marrëdhëniet me fqinjët pasi një gjë e tillë mund të çonte në përkeqësimin e ndonjë krize të re në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nga ana tjetër dhe diplomati, Majko, Sekretari i Përgjithshëm i PASOK-ut, Skandalidis, i cili ndodhet në Shqipëri për të uruar fitoren e socialistëve shqiptarë në zgjedhjet e dhunshme të 29 Qershorit nuk e saktësoi se cili ishte problemi për zgjedhjen e cilit synojnë divergjenca mes ekstremistëve dhe qeverisë greke.

Nano provokon unitetin e vendit

Përbërja e qeverisë “Nano 3” hedh poshtë kriteret krahinore, regjionale, dhe teknokrate Kabineti ministror i përzgjedhur nga kryeministri Nano dhe i bekuar nga Presidenti Mejdani tashmë u bë prezent në shtypin shqiptar. Lidhur me përbërjen e këtij kabineti morëm vlerësimin e politikanëve: Sekretarit të Marrëdhënieve publike të PDSH-së - së Vili Minarolli, kryetarit të PLL - së, z. Guri Duro[l]lari dhe kryetarit të PDK z. Zef Bushati NË FAQEN 3

Sabotohet krijimi i grupit të djathtë

Opozita nuk ka asnjë grup parlamentar

Përleshje në Zejmen

LEZHË - Pesë të vrarë dhe katër të plagosur dhe në Zejmen të Lezhës nga shkëmbimi i zjarrit mes forcave të policisë së gatshme të Trupave dhe një grupi të armatosur nga qyteti i Shkodrës, që nuk iu bind thirrjes së postbllokut për t’u ndalur. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se nga përleshja ka mbetur i vrarë policia Shabudin Isufi, 37 vjeç, dhe janë plagosur katër policë të tjerë, që gjenden jashtë rrezikut dhe tre persona të tjerë të plagosur. Në përplasje me shënjeshtrën e kryengritësve në postbllokun e mbërritur dhjetëra forca policore, pas zjarrit që ka vazhduar për disa kohë, kanë mbetur të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur, që u dërguan në spitalin në “Bënçë” me qytetin e Shkodrës. Policia tha se personat e armatosur prej saj janë Lekë Leka, 29 vjeç, person shume i kërkuar nga policia, Pashuk Leka 28 vjeç, Lajçi [?] dhe [?] Mate Ferra 25 vjeç.