Sabit Brokaj shtyn grumbullimin e armëve
NË FAQEN 4
Armët vrasin çdo ditë njerëzit
10 të vrarë dhe të plagosur gjatë 24 orëve
NË FAQEN 4
Ceka, xhelati i opozitës
Shigjeta mbi programin demagogjik të qeverisë. Pëllumbi: Nano rikthen centralizmin demokratik. Program etatist dhe partiak
Qeveria socialiste e dalë nga parlamenti i kallashnikovëve shpalli që në ditët e votëbesimit si objektiv primar të mandatit të saj shkatërrimin e opozitës dhe organizimin e represionit në Veri të Shqipërisë. Ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, deklaroi dje në sallën e parlamentit se kiste të dhëna se njerëz të Partisë Demokratike po organizonin një rezistencë kundër policisë në Veri të vendit. Kjo insinuatë e pështirë dhe krejtësisht e pabazuar është në fakt përpjekja për fillimin e një dhune të egër policore mbi opozitën, po aq sa edhe përpjekja e gjeografisë tërësisht të çbalancuar të qeverisë Nano 3.
Që në ditën e emërimit të tij në postin e ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka, ka bërë deklarata të njëpasnjëshme kundër Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj, të cilat janë sinjale ogurzeza për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Por nga ana tjetër, fakti që ato lëshohen në sallën e parlamentit, që në ditën e parë të zyrtarizimit të qeverisë së re, flasin për një strategji të kobshme kundër opozitës dhe në favor të përplasjeve kombëtare.
Neritan Ceka, që duket se është kacafytur prej Fatos Nanos me detyrën e xhelatit të opozitës, duhet ta ketë të qartë se shoqëria presion gjakove, që doli nga zgjedhjet vetëm të pranuara me për kushtet, të vendosë fillimisht rendin dhe sigurinë në mjedisin banditë dhe kriminalët që i kanë prishur paqen këtij vendi. Nëse ai do të abuzojë me postin e tij, nëse për hakmarrje politike dhe për interesa të tjera të ngushta do të fryjë përçarjes kombëtare, do të ketë një fund të shpejtë dhe të tmerrshëm. Por nga ana tjetër, Nano dhe të gjithë klani politik i tij fitoi zgjedhjet me ndihmën e bandave të armatosura, kryesisht në jug të Shqipërisë, duhet të ketë të qartë që nuk mund të fshihet përgjegjësia pas marrëzive politike të Cekës dhe të ndonjë tjetri policiasit në qeverinë e tyre.
Çdo provokacion dhe çdo përpjekje për të goditur opozitën është fare e qartë se ka për autorë njerëzit e qeverisë së instaluar socialiste, që ashtu siç kanë marrë pushtetin me revan, kanë shtrirë në mënyrë të papërmbajtur sundimin e tyre dhe gjithë vendin që nga qeveria qendrore deri në gjykata dhe gjithë pushtetin. Vlerësimet dhe shoqërimi ndërmjet panë me veprim të komunizmit.
Fakti që Ceka paraqitet si përfaqësues në Veri të Shqipërisë, ku aktiviteti kriminal i këtyre kohëve ka qenë shumë i madh dhe se në jug të Shqipërisë i shihet shtrirja e madhe e një shtrati kriminal, si Fatos Nano? Në të vërtetë në Veri e instaluar PD Fatos Nano? Në kohën që Neritan Ceka ka qenë në detyrë, Sarandë, Berat, Gjirokastër, e me qëndra organizuar po bën kërdi dhe shkon edhe në fjalë…? Ceka e dëshiron shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe drejt Veriut.
Qeveria e bandave të armatosura të Partisë Socialiste po tregon se është e vendosur të godasë me sy ministrin për të shkatërruar opozitën shqiptare, me të gjitha armët që forcat terroriste së përdorin kundër atyre që në ditët e para të mandati të qeverisë së rebelimit komunist që zhyti vendin në kaos e gjakderdhje. Që në ditën e parë të mandatit të saj qeveria e instaluar socialiste përmes Neritan Cekës e inkurajon tërë zvarritje dhe hakmarrje, e përçanë kombëtare. Duhet në vend djemtë e banditët, nuk mund të njohin karrierën bashkëkohore, rrugë zyrtarish synimet për rritjen e forcave të PD. Por meve kriminale në shoqërinë dhe në përbërjen e qeverisë së sotme do të vazhdojnë të jenë pastruar…
Ministri Ceka dhe një diçag i policisë i vendosur para RD-së në ditën e hapjes së Parlamentit të kallashnikovëve
Neritan Ceka largon njerëzit antikrim
Vazhdon spastr imet politike në Ministrinë e Brendshme
Pushimi i nënkolonel Muçosllami nga Neritan Ceka nuk ka vetëm motive politike, për të spastruar të gjithë ministrinë e Brendshme, por lidhet edhe me arsye dhe interesa mafioze e kriminale të klanit të Nanos që është instaluar në pushtet
NË FAQEN 2
Fino shpërblen vattësin e tij me 99 milion lekë
Fillon kthimi i parave. Nano do të paguajë për kiosken e Lush Përpalit
Të paguhen 99 milion lekë për kiosken e Lush Përpalit nga fondi i Këshillit të Ministrave dhe Bashkia e Tiranës. Këshua urdhëron ish-kryeministrin Bashkim Fino pas propozimit të sekretariatit të pushtetit lokal me vendimin nr. 299 disa orë përpara se të linte poshtë e kryeministrit dhe të zinë kolltukun e zëvendësit të Nanos.
NË FAQEN 2
Arben Puto kërcënon: Opozita të mbyllë gojën
Komiteti i mbrojtjes së komunistëve zgjat dorën mbi shtypin opozitar
Arben Puto, kryetar i Komitetit të Helsinkit deklaron dje në një gazetë se fjalët e opozitës duhet mbyllur për sa kohë që janë opozitë. Nuk është fjala për liri shtypi, por për armën e saj të rëndë, gazetën. Në një intervistë ai godet të gjithë ata që mendojnë se opozita nuk duhet të flasë. NË FAQEN 2
Dhunë shtetërore ndaj PD-së dhe simpatizantëve të saj
PD proteston ndaj deklarimeve të ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka
Sipas Ministrit socialist Ceka, jo bandat dhe komitetet që mbjellin dhunë, terror dhe vdekje me të gjitha llojet e armëve, përfshirë edhe artilerinë, do ditë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e gjekë, vetëm në Berat janë 230 të vrarë, ndërsa gjatë tre ditëve të fundit në këto rrethina janë vrarë 30 qytetarë, por anëtarët, aktivistët e PD janë problemi themelor për rivendosjen e rendit
NË FAQEN 3
Ligji i hap rrugën grabitjes së shqiptarëve
Nano miraton ligjërisht vjedhjen e madhe
NË FAQEN 3
Ndahet prej nesh Ali Ukaj
Gjendet i vdekur në banesë gazetari. Nda lohet kushëriri i tij
TIRANE - Në një banesë në rrugën M. Shyri dje në mëngjes u gjengjes i vdekur gazetari i “Gazetës Shqiptare”, Ali Ukaj. Komisarjati i policisë së rajonit nr. 1 ka arrestuar djalin e xhaxhait të viktimës Selman (Ukaj), nga Deçani i Kosovës, i cili dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen.
Burime të komisariatit të policisë së rajonit nr. 1 bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur aty rreth orës 2.00 e ditës së djeshme. Ukaj bashkë me kushëririn e tij, i cili kishte takuar - pesë ditë qëndronte aty nga Kosova, pasi kanë porë në një lokal të Tiranës, kanë shkuar në banesë. Komshinjë kanë dëshmuar se natën vonë kanë dëgjuar zhurmë dhe sherr në apartament e gazetarit, porse askush nuk u kishte bërë asgjë në kushtet e frikës dhe ngjarjet rrethë ngjarjes, porse ngjarjes të kësaj kohe. Sipas atij ai kishte qenë në këtë apartament pak ditë qëndronte aty në këtë kohë e më parë dhe ndonjë dëshmitar apo vëllai… Sipas tij ai kishte fjetur në divan ndërsa viktima kishte preferuar të flinte në dysheme dhe vetëm në mëngjes kishte konstatuar se ai nuk jetonte më. Grupi hetimor konfirmoi se Motivi së kufoma e gazetarit kishte një goditje mekanike të fortë në kokë. Organi i prokurorisë vazhdon hetimet mëtejshme, për ndriçimin e plotë ngjarjes. Komisarjati i policisë mund por se ka asgjësuar disa persona që janë pyetur për ngjarjen.
Sa e dhimbshme ndarja!
Pikëllim për vrasjen e kolegut të “Gazetës Shqiptare”
Duar kriminale ndanë dje prej nesh mikun tonë të mirë nga Kosova, gazetarin e respektuar Ali Ukaj. Policia e gjeti dje të pajetë në banesën e tij trupin e Ukajt, i cili ishte goditur në kokë. Rrethet e gazetarëve e përjetuan me dhimbje të madhe humbjen e mikut të tyre në rrethana ende misterioze.
Ndërsa ishim hidhëruar gjithë këta muaj nga vrasjet e dhjetëra e dhjetëra shqiptarëve të pafajshëm, dje na pikëlloi vrasja e gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, kolegut tonë të mirë.
Ne e kemi të vështirë të ndahemi sot nga Aliu. Djalin e imët, me syre dhe me pak mjekër do ta presim sërish sot, nesër e gjithnjë në çdo cep të “Dëshirës”, për të pirë kafenë e mëngjesit, për ta filluar ditën me humor, për të kuptuar dhimbjen për gjërat që ndodhin në Kosovë dhe në Shqipëri.
Gazeta “Rilindja Demokratike” shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij, pasi ishte njëri prej tyre, një emri tjetër ndarja që i bëjnë me birin e dëshmuar, me shkrimtarin e palodhur për vendlindjen e s’mundte ta shkëlqejë. I kërkojmë institucionve shtetërore që të dënojnë me forcë krimin e pashembullt ndaj gazetarit dhe të vënë në lëvizje organet e policisë për të saktësuar motivet dhe zbuluar autorët e vrasjes së Ukajt.
Shoqatat e gazetarëve kërkojnë zbulimin e autorëve të vrasjes
Shtypi shqiptar mban zi
Shoqatat e gazetarëve reaguan dje me deklarata ndaj vrasjes së gazetarit Ali Ukaj, dhe i kërkuan organeve policore të zbulojë menjëherë autorët e këtij krimi të rëndë. Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehu keqardhjen e thellë për vdekjen e shokut të saj, duke u shprehur se kjo vrasje është një goditje e madhe e gazetarisë shqiptare. Ajo kërkon autorët kompetentë për të ndriçuar sa më shpejt ngjarjen.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë thotë se deklaratat e saj se vdekja tragjike e Ali Ukajt është një humbje dhe një goditje e madhe për gjithë shtypin shqiptar. Sot për këtë ngjarje e shtypit bëjnë një ditë zie, por edhe respekti, në ndërrim të gazetarit 26 vjeçar që përmbi tre vjet reshti ka ushtruar me përkushtim e profesionalizëm.
PD dënon vrasjen e gazetarit Ukaj
Të gjenden autorët e krimit
Dje PD reagoi ndaj vrasjes së gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Ukaj. Në një deklaratë u shpreh se ky krim shënon pasiguri për pas katër vjetësh, të një vraje ndaj gazetarëve.
PDSH proteston energjikisht ndaj vrasjes së gazetarit Ukaj dhe dënon rëndë vrasjen e tij. Ajo i kërkon Qeverisë Nano që të marrë të gjitha masat për sigurimin e jetës së gazetarëve dhe të nxjerrë përpara drejtësisë autorët e krimit. Më poshtë deklarata thotë se PDSH merr pjesë në dhimbjen e familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën gazetarin Ukaj dhe i ngushëllon përzemërsisht ata.
Njoftim shtypi
Sot më datë 30 korrik 1997 ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH z.Genc Pollo jep një konferencë shtypi. Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Parlamenti i kallashnikovëve votëbeson njerëzi kabinetin “Nano 3”. Qeveria i shpall luftë PD-së