Ceka vë e heq policët, ndërsa çdo ditë vriten dhjetëra njerëz
NË FAQEN 4
Nano dhe Maqedonia injorojnë shqiptarët
Sllavët nuk pranojnë të hetohet për të vrarët në kufi
NË FAQEN 4
Asnjë gjindarkë nga Roma
Presidenti i hap rrugë Kryeministrit. Nano pohon dështimin e tij në kryeqytetin italian
Roma injoroi programin e Nanos
Përfundimi më negativ për Shqipërinë në Konferencën e Romës është injorimi që vendet donatore i bënë programit të qeverisë “Nano 3”. Është ky shkaku kryesor i dështimit të administratës së instaluar të Nanos, që u kthye duarbosh në Shqipëri, duke sjellë kushte në vend të ndihmave, aq të shumëpritura për eliminimin e pasojave të rebelimit. Por shqetësimi më i madh qëndron në faktin se tashmë mund të thuhet me siguri se e ardhmja e ndihmave për Shqipërinë mbetet tepër e rrezikuar ende për një kohë të gjatë. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me vonesë të mbërritjes së ndihmave, por shumë më keq se kaq.
Në konkluzionet e Konferencës së Romës duket fare qartë injorimi dhe pakënaqësia që ka shkaktuar programi i qeverisë “Nano 3” tek vendet e mundshme donatore, qëndrim i cili e cilave ka një rëndësi jetike për Shqipërinë. Bie në sy që nuk ka asnjë vlerësim pozitiv për programin ekonomik dhe atë social të qeverisë “Nano 3”. Nga ana tjetër, është injoruar krejtësisht programi me tre faza i ministrit të Brendshëm Ceka për vendosjen e rendit me tre faza.
Duke pasur parasysh se këto janë pjesët më të rëndësishme të programit të kësaj qeverie, mund të thuhet pa hezituar se platforma qeverisëse e kryeministrit Nano ka marrë notë tepër të ulët në Konferencën e Romës duke vënë në pikëpyetje të madhe ndihmat për Shqipërinë. Nuk ka asnjë dyshim që vetëm një program i pranueshëm qeverisës, i gërshetuar edhe me kredibilitetin e njerëzve që kanë ardhur në pushtet, mund të garantojnë vijueshmërinë e raporteve të mira me perëndimin, dhe mbi të gjitha mbështetjen e ndihmave për një vend në vështirësi, si Shqipëria. Në rastin tonë, kemi të bëjmë me një ekip që shikohët me rezerva për shkak të së kaluarës së tij, ndërkohë që me kryesorja është se programi i është pritur me shumë buzëqeshje në prezantimin e parë në Romë. Duke pasur parasysh që mbi këtë program do të ndërtohet e gjithë struktura e bashkëpunimit të vendeve donatore me Shqipërinë, merret me mend lehtë se sa i dyshimtë mbetet fati i ndihmave për Shqipërinë.
Pjesë vë në pah, Grupi 24 mbështetës pa asnjë hezitim qeverinë e Partisë Demokratike, duke akuzuar që në fillim liderin e konferencës 42 milion dollarë dhe duke hapur rrugën për vitet e ardhshme. Në rezolucion e kësaj konference, ku theksohet se ajo u zhvillua në Tiranë, është kërkuar largimi, përshpejtimi fillestar i programit i qeverisë së socialistëve, si bazë për akordimin e ndihmave. Kjo paralelë është një argument i sigurt që ngjall besueshmëri, qoftë edhe i rëndë shpesh për Shqipërinë, si një vend si Shqipëria, hartimi i një programi të përbashkët ndërkombëtar për programin me të qeverisë socialiste. Nga Konferenca e Romës ka qenë tepër i shprehur në fjalët e daljes. Më konsiderohet e konferencës kërkohet administratës së Nanos që të rivendosë rendin dhe të ripëpaloje të gjitha të tjerat e drejtat njerëzore, duke zgjeruar standardet demokratike, ndërkohë që për programin më 3 faza të Cekës thuhet vetëm se është brenda së njëjtës, shprehje që nuk guxon diplomatikë do të thotë se nuk ka asnjë besim.
Ndërsa çështjet që të Shqipëri kërkohet stabilizimi ekonomik dhe zgjidhja e problemeve të skemave piramidale, injorohet krejtësisht programi ekonomik i qeverisë “Nano 3”.
Konkretisht konferenca e Romës përbëhet nga 16 të ftuar për kabinetin e Nanos, ndërkohë që apa parashikojnë një marrëveshje të lartë, që do të ndihmojë për investime, pra instalueshëm komuniste me perëndimin. Për fat të keq, qeverinë e këtij dështimi që në start do ta paguajë Shqipëria, në zvarritjen e pafundme të reformave për shkak të politikave të vjetra dhe të reja të Nanos.
Astrit PATOZI
Nano fshin djersët e Konferencës së Romës
Fatos Nano, politikani i oksiduar
Sulmet kundër Berishës nuk mund të kompensojë inferioritetin politik dhe moral të kryeministrit të instaluar socialist
Kryeministri i instaluar socialist nuk mund të kompensojë inferioritetin e tij moral dhe politik duke sharë Berishën. Gjatë një takimi me D’Alemën, sikurse ai vetë i ka bërë të ditur shtypit në Tiranë, është përpjekur të hedhë baltë mbi opozitën shqiptare dhe konkretisht mbi liderin e saj Sali Berisha. Ai ka thënë gjatë një takimi në Romë me liderin e PDS-së italiane se opozita është destruktive ndërsa Berisha duhet të largohet nga skena politike.
Guximi i socialistit Nano duhet të ketë ardhur pas një dështimi jo të vogël në konferencën e Romës.
NË FAQEN 3
Apel i Gjonajt: Pavarësia e gjykatave në rrezik
Ministri i Drejtësisë kërcenon kryegjyqtarin e Tiranës: Trepo s’ne zbatuan udhëherin
NË FAQEN 3
Kodra: Njerëzit do ta kuptojnë shumë shpejt të vërtetën
Berisha takohet me piktorin e mirënjohur Kodra
Piktori i madh i dhuroi zotit Berisha tablonë “Shqipëria fantastike” me dedikimin “për kontributin në zhvillimin demokratik të vendit”
Berisha takohet me piktorin e mirënjohur Kodra
Kodra: Njerëzit do ta kuptojnë shumë shpejt të vërtetën
Piktori i madh i dhuroi zotit Berisha tablonë “Shqipëria fantastike” me dedikimin “për kontributin në zhvillimin demokratik të vendit”
Dje pasdite, lideri i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti piktorin e mirënjohur shqiptar, Ibrahim Kodra me të cilin pati një bisedë të vlefshme.
Zoti Kodra e falënderoi zotin Berisha dhe shprehu atë mirënjohjen më të thellë për gjithçka ka bërë ai për demokracinë në Shqipëri, për ndriçimin e të bëra aty dhe veprës së tij krijuese, zoti Kodra shpërtheu besimin se njerëzit shumë shpejt do ta kuptojnë të vërtetën.
Piktori i madh i dhuroi zotit Berisha tablonë “Shqipëria fantastike” me dedikimin “për kontributin në zhvillimin demokratik të vendit”.
Zoti Berisha e falënderoi zotin Kodra për përpjekjet e tij dhe për veprën e tij artistike. Ai i ka bërë për Shqipërinë fantastike. Ai gjithashtu, shprehu besimin në atë që shqiptarët kanë forcën dhe mundësinë për një rikthim dhe zhvillim të saj. Natyrisht, theksoi zoti Berisha, kjo, kjo mund të arrihet jo nëpërmjet revanshit të papërmbajtur, por pajtimi.
Demirel fton Berishën për vizitë në Turqi
Liderit të demokratëve vazhdojnë t’i vijnë mesazhe miqësore nga personalitete të larta ndërkombëtare
Kreu i demokratianëve europianë vlerëson kontributin e Berishës në proceset demokratike në Shqipëri
Liderit të demokratëve vazhdojnë t’i vijnë mesazhe miqësore nga personalitete të larta ndërkombëtare
Demirel fton Berishën për vizitë në Turqi
Kreu i demokratianëve europianë vlerëson kontributin e Berishës në proceset demokratike në Shqipëri
Liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, vazhdojnë t’i vijnë mesazhe miqësore mirënjohjeje për rolin dhe kontributin e tij në zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri si dhe për integrimin e vendit në familjen Europiane. Përmes një telegrami, Presidenti i Bashkimit Kristian Demokrat Nderkombëtar, Van Velzen, vlerëson rolin e zotit Berisha në zhvillimet në vend dhe shpreh vlerësimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë në të ardhmen me z. Berisha, si lider i opozitës dhe Partisë Demokratike, si anëtar e Bashkimit.
Gjithashtu, Presidenti i Turqisë Sulejman Demirel i ka telefonuar këtë ditë në shtepi liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha. Në mesazhin e tij telefonik ai ka shprehur falënderimet e tij më të sinqerta për kontributin që zoti Berisha ka dhënë në miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Ai ka vlerësuar rolin vendimtar që ka luajtur zoti Berisha në nxjerrjen e Shqipërisë nga izolimi, zhvillimin e reformave dhe ndërtimin në Shqipëri të ekonomisë së tregut dhe të demokracisë, si zgjidhje me mjetë politike të krizës që mbërtheu vendin.
Presidenti Demirel e ka ftuar zotin Berisha të vizitojë Turqinë.
Partia Socialiste dhunon “paktin e Romës”
Revansh i komunistëve edhe në Kuvendin Popullor
Kryesia e cunguar e Kuvendit Popullor. Dhunë dhe mosmarëveshje komuniste i instal. Luar me dhunë në parlamentin e 29 qershorit, komunistë vendimin për komisionet e përhershme parlamentare që do të drejtohen nga opozita. Sipas këtij vendimi rezulton që PD do të ketë tre kryetarë komisionesh.
NË FAQEN 4