Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike cakton platformën e qëndresës së fortë opozitare, të ripërtëritjes dhe ristrukturimit në të gjithë vendin
.
Vendoset hyrja në parlament, pasi ky i fundit të shprehet për pezullimin arbitrar të Laços dhe Bushatit. Votohet dhe miratohet grupi i punës që do të përgatisë Kuvendin Kombëtar. Caktohen strukturat parlamentare të PD. Rol vendimtar riorganizimi i shpejtë i partisë në zonat e nxehta të Jugut.
Ja grupi që do të përgatisë Kuvendin Kombëtar
1. Leonard DEMI
2. Ferdinand XHAFERRI
3. Genc POLLO
4. Engjëll HYSENBEGASI
5. Vili MINAROLLI
6. Jemin GJANA
7. Pjetër ARBNORI
8. Fatos BEJA
9. Bamir TOPI
10. Jozefina TOPALLI
11. Albert BROJKA
12. Luigj GJOKA
13. Emin RIZA
14. Ylli VEJSIU
15. Ormir RUSI
16. Ridvan BODE
17. Natasha SHEHU
18. Buron KACELI
19. Afrim HACI
20. Pëllumb ÇELA
21. Ilir BANO
22. Azem HAJDARI
23. Marjeta PRONJARI
24. Arben XHIKU
25. Margarita QIRKO
26. Luan MALLTEZI
27. Agim PARILLAKU
Kryesia e grupit parlamentar
Genc POLLO - kryetar
Jemin GJANA - nënkryetar
Ferdinand XHAFERRI - nënkryetar
Për nënkryetar të Parlamentit
Pjetër ARBNORI
Jozefina TOPALLI
Deputetet e kallashnikovëve përkulen përpara presionit të forcave demokratike në vend dhe komunitetit ndërkombëtar
Dhunohen zgjedhjet në zonën katër
Në katër qendra votimi nuk është votuar
Protestë e Partisë Demokratike, dega Shkodër
Partia Demokratike Shqiptare, Dega Shkodër protestoi dje në lidhje me votimin e së dielës në zonën 4 ku kandidati i saj kandidat alternativ i Partisë Demokratike z. Ali Spahia.
Janë dy motivet e forta që e detyrojnë degën e Shkodrës për të protestuar ndaj votimit, e para ka lidhje me procesin e PDSH të dy ditëve më parë me aktin e vjedhjes së vulës së KQZ nga ana e nënkryetarit të KQZ, akt flagrant në kundërshtim me ligjin dhe nga nënshkrimi në po të njëjtëve ja mëhacet rezultatet në këto zona. Së dyti demokratët shkodranë protestojnë për shkak të presioneve dhe debateve që kanë lindur në votimin e bashkëshortëve të tyre në ulqinjën nga KQZ” e cila ka çuar në moszhvillimin e votimit në katër qendra votimi konkretisht në qendrën e votimit Nr.10, Gjimaj, në qendrën e votimit Nr.23 Papsunaj në qendrën e votimit Nr.27 Plan, në qendrën e votimit Nr.28 Kuje.
Mos votimi në këto qendra e përmbledhin 877 votues ndikojnë ndjeshëm në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Tiranë, më 11.08.1997
Bushati dhe Laço rifitojnë mandatet
Deputetet e kallashnikovëve përkulen përpara presionit të forcave demokratike në vend dhe komunitetit ndërkombëtar
Bushati dhe Laço rifitojnë mandatet
Deputeti socialist u thyen dje përballë presionit të madh të forcave demokratike në vend si dhe presionit ndërkombëtar. Zef Bushati dhe Teodor Laço fituan mandatet dje të hyrë në parlament, pas refuzimit të paprecedent, që iu bënë mandatëve të tyre ditën e parë të punimeve të Kuvendit Popullor.
Parlamenti me shumicë votash mori me rëndë që të bëri vetëm tre javë më parë. Në komisioni i mandateve dhe verifikimit nga Fehmi Abdulliu u refuzua futja e dy deputetëve të listës së PD-së në Parlament, duke shkelur të gjitha procedurat dhe duke dëmtuar natyrën demokratike të këtij parlamenti. Menjëherë kjo u pasua nga protesta të forcës së PD-së dhe shembja të tjera të djathta, gjë që sensibilizoi edhe organizmat ndërkombëtarë, të cilat kërkuan që të rishikoheshin urgjent në parlament çështja Bushati dhe Laço. Deputetët e PD-së vendosën të kushtëzojnë futjen e tyre në parlament, përveç të tjerash edhe me rikthimin e mandatit të Bushatit dhe Laços.
Kryesia e Kuvendit Popullor kërkoi që të votohej njëherazi për dy deputetët, gjë që u mbështet edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Majko. Grupi konservator i PS-së, drejtuar nga Gramoz Ruçi, e kundërshtoi këtë, por votimi i një votim të tillë. Në votimin e parë fitoi vetëm Bushati, ndërsa Laço nuk arriti të grumbullonte numrin e nevojshëm të votave. Një mbledhje e grupit parlamentar të PS-së bëri që votimi të përsëritej, duke shkëputur nga pjesa komuniste deputetëve të PS-së, të paktën katër vota, që nevojiteshin që Laço të futet në parlament. Rezultati ishte tepër i ngushtë, megjithëse Laço fitoi mandatin e deputetit dhe refuzuar padrejtësisht.
Ishte hera e parë që në parlamentin e kallashnikovëve nuk u votua 100 për qind. Ky reagim u prish, jo në rastin e votimeve të paligjshme, por vetëm atëherë kur u desh të korrigjohej një sjellje skandaloze e parlamentit të kallashnikovëve.
Pas votimit, deputeti Zef Bushati tha se Parlamenti bëri atë që duhej ta bënte që ditën e parë të tij. E kam thënë që në fillim, tha ai, se refuzimi i dy mandateve ishte një veprim politik. Me sa duket, socialistët e kanë kuptuar se fryma e Parlamentit Kombëtar nuk mund të zvëndesohet me frymën e revanshit, përfundoi Bushati.
S.N.
Ushtarët grekë vrasin në tokën shqiptare
Nga dora kriminale mbetet i vrarë Agim Gjihani dhe plagosen dy të tjerë
Incident i rëndë në afërsi të piramidës 51
Një grup ushtarësh grekë vranë dje një shqiptar dhe plagosën dy të tjerë, pasi kishin hyrë në thellësi të tokës sonë në fshatin Vidohovë të rrethit të Korçës. Sipas agjencisë ENTR, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 të ditës së djeshme, kur nga breshëria e grekëve ka mbetur i vrarë Agim Gjihani nga Vidohova dhe janë plagosur dy bashkëfshatarë të tij.
Ushtarët e armatosur kishin kapërcyer kufirin në afërsi të piramidës 51, që ndodhet në afërsi të fshatit Vidohovë dhe kishin vijuar të pashtëshuar rrugën, deri në vendin e krimit. Pas vrasjes, ata janë larguar nga vendi, duke mbjellë terror e panik tek fshatarët e asaj zone.
Ky është një tjetër incident me të rënda në kufirin greko-shqiptar gjatë kohëve të fundit. Tre vjet më parë një komandë greke sulmoi një repart ushtarak në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, duke vrarë 2 ushtarake shqiptarë.
A.GJ
Ceka emëron kriminalë në polici
I kërkuar nga policia bëhet shef i krimeve në Elbasan
Ministri i Brendshëm Neritan Ceka emëroi javën e kaluar në detyrën e shefit të Policisë Kriminale, një nga njerëzit e listës së personave të kërkuar prej dy vjetësh nga policia e Elbasanit. Shefi i ri, Josif Muçolli, është në akuzë për zhdukjen e mbi 47 ton çimento, gjatë kohës që mbrojnë Fabrikën e Çimentos në këtë qytet. Ky fakt komprometon rëndë slogane e kreut të qeverisë së socialisteve, Fatos Nano, kur deklaron se ndryshimet me administratë do të bëhen mbi bazën e “meritokracisë”, e të tjera si këto. Duket se kriteret e qeverisë së socialisteve qëndrojnë mbi përzgjedhjen e një fute banditësh, grabitësish, hajdutësh dhe kriminelësh, që patjetër duhen të jenë me teserë kuqe e nxehtë. Ndërkaq, ministri Ceka ka larguar nga puna dhjetëra e dhjetëra specialistë dhe ekspertë për të vendosur aty sa u bënë mbrojtës fanatikë të vetë apo subjektet e revolucioni kanë qenë që kundër kësaj dhe që kanë patur gjithë politikë teksa i sulmoi kritikët e vjetër. Përveç kësaj, shtohet edhe qëndrimet e kriminelëve, ngjarja e fundit bën të gjykim të shembër të qeverisë e të gjitha kjo është qëndrimi i krimit dhe vrasje po i hap vetvetes që në ditët e para.
A.KOPANI