Mezini: Padia është absurditet
Prokuroria: Nuk ka denoncim ndaj kryetarit “të shtatëdhjetës”
NË FAQEN 4
Prokuroria: Nuk ka denoncim ndaj kryetarit “të shtatëdhjetës”
Mezini: Padia është absurditet
NË FAQEN 4
Serbët e bandat, bllokada e tregut
Shqetësime për kukësianët që tregtojnë në Prizren
NË FAQEN 4
Shqetësime për kukësianët që tregtojnë në Prizren
Serbët e bandat, bllokada e tregut
NË FAQEN 4
Na mbroni. Jemi të kërcënuar
Prokuroria e Gjirokastrës e pasigurt për të hapur dyert
NË FAQEN 4
Prokuroria e Gjirokastrës e pasigurt për të hapur dyert
Na mbroni. Jemi të kërcënuar
NË FAQEN 4
Sot, opozita në Parlament
Deputetët demokratë marrin përgjegjësinë e ndaljes së revanshit të kallashnikoveve
Deputetët e Partisë Demokratike marrin përgjegjësinë e ndaljes së revanshit të kallashnikoveve Sot, opozita në Parlament Deputetët e Partisë Demokratike do të hyjnë sot në parlament për t’i rikthyer vendit opozitën parlamentare të përgjegjshme dhe luajale që i ka munguar Shqipërisë prej shumë vitesh. Deputetët demokratë do të zënë vende e tyre në sallën e parlamentit, jo për të plotësuar integritetin e parlamentit të kallashnikoveve, por për të thjeskuar ndarjen e madhe që ekziston mes votës së lirë dhe rebelimit të armatosur komunist. Hyrja në parlament e deputetëve të Partisë Demokratike nuk do të thotë aspak se shumica e deputet-kallashnikoveve, të cilët e kanë përdhosur atë sallë të shenjtë me mbërthimin e tyre, tani mund të shpëläjnë duart e përja-gjuara. Me futjen e demokratëve në parlament, shqiptarët do të kenë më të lehtë të dallojnë kontrastin e thellë mes deputetëve të kallashnikoveve dhe atyre që kanë ardhur me konkurrim të mirëfilltë politik. Opozita mungoi për disa ditë në punimet e parlamentit për t’i kujtuar edhe një herë shqiptarëve dhe Komunitetit Ndërkombëtar se njerëzit që erdhën në pushtet me ndihmën e bandave të armatosura dhe të krimit, janë një kërcënim për jetë të vlerat dhe liritë e fituara në pesë vjetët e fundit. Deputetët e PD-së preferuan të mos jenë dëshmitarë të instalimit të administratës së mirat- [?] mirat-uar nëpërmjet parlamentit kallashnikovëve. Ata nuk mund të ishin të pranishëm në një sallë që i dha miratimin një presidenti klanor apo një qeverie të dy juganëve, me një kryeministër të inkriminuar, i cili për gjykatat shqiptare duhet të ishte ende në burg, ndërsa për drejtësinë italiane e ka dosjen ende të hapur. Nga ana tjetër, opozita nuk mund të hynte në një parlament i cili që ditën e parë të tij nisi me një revansh të egër duke qenë liderë proporcionale të Partisë Demokratike dhe deputetë të partive opozitare. Qëndrimi i palëkundur i PD-së si dhe mbështetja ndërkombëtare për këtë çështje e detyroi parlamentin e kallashnikovëve që të tërhiqet dhe të miratojë mandatet e deputetëve Laco dhe Bushati, duke shënuar kështu edhe fitoren e parë parlamentare të opozitës, e cila në revanshizmin arrogant të ish-komunistëve shqiptarë. Megjithëse shumë simpatizantë dhe përkrahës të Partisë Demokratike e kanë pyetur prej kohësh fustin në parlament të deputetëve demokratë, mungesa e tyre e parë në parlamentin e kallashnikovëve mund të ngjykohet tani si një mjet i qëlluar politik. Për Partinë Demokratike parlamenti i kallashnikovëve është po aq i pranuar për kushtet, sa ishin zgjedhjet e 29 qershorit. Por duke respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për arsye që kanë të bëjnë me stabilitetin e vendit, që prej sot, deputetët e opozitës do të marrin mbi supe përgjegjësinë e kundërshtimit dhe të denoncimit të të gjitha përpjekjeve të pushtetit të instaluar të Partisë Socialiste për të çarë dhe për të kufizuar në maksimum të drejtat themelore dhe liritë politike të shqiptarëve. Deputetët e opozitës kanë sot më tepër se kurrë misionin e larë të ndalimit apo të zbutjes së revanshizmit komunist që po endet kërcënues mbi kokën e çdo shqiptari. Që prej sot shqiptarët do të kenë mundësinë që të dëgjojnë edhe zërin e fortë të opozitës në parlament, akuzat, kritikat, por edhe alternativën e saj. Opozita ka për mision që të zgjojë me forcën e fjalës dhe të alternativave të saj habijen e saj të ngushtuar përdhunisht nga shumica e kallashnikovëve në zgjedhjet e vrapa të 29 qershorit. Opozita demokratike është fati dhe shpëtimi i Shqipërisë nga pushteti i instaluar i parlamentit të kallashnikovëve.
Zani del dhe hyn në rrethimin e policisë
Specialët rrethojnë lagjen “Çole”. Tetë të arrestuar në Vlorë. Mes tyre vëllai i kapobandës
Eliminimi i bandës së lagjes “Çole”, që konsiderohet si më e madhja në këtë qytet, do të bëjë të mundur më pas edhe eliminimin e bandave të lagjeve të tjera kundërshtare
Tepelenë e vranë Sherifi, Përpali dhe Kamberi
Si një qytet normal u shndërrua në qytet të rebelëve
NË FAQEN 3
Nuk kemi para për premtimet e Nanos
Me përfaqësuesin e përhershëm të Bankës Botërore në Shqipëri, Carlos Elbirt
—ndërsa Banka Botërore do të vazhdojë programet e zhvillimit aty ku u ndërprenë dhe do të bëjë të mundur sigurimin e donatorëve në rast përmbushjeje të kushteve që konferenca e Romës vendosi për qeverinë socialiste
NË FAQEN 5
PD fton partitë në tryezë
Të shtunën, diskutimi për kushtet e Romës
Partia Demokratike fton të gjitha partitë parlamentare në një tavolinë të rrumbullakët, ditën e shtunë, ora 10.00, në Pallatin e Kongreseve. Këtë gjë e bën të ditur zyra e shtypit pranë kësaj partie, ndërsa sqaron se qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me përmbushjen e kushteve të konferencës së Romës.
PD-ja ka disa ditë që ka marrë iniciativën për zhvillimin e tavolinës së rrumbullakët mes të gjitha partive parlamentare. Ky propozim i saj ka gjetur mbështetje tek të gjitha partitë e tjera. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Pandeli Majko është shprehur pro një tryeze të tillë, ndërsa lideri i PD-së Sali Berisha ka theksuar faktin se, kjo tryezë nuk është një dubëllim i forumeve të tjera, si parlamenti apo qeveria. Gjithsesi një tavolinë e tillë është në shërbim të zgjidhjes së krizës në vend dhe i shërben plotësimit të kushteve të Romës.
V.E
Arta Dade: Asnjë punonjës të mos lëvizë korridoreve
Ministria e Kulturës kthehet në burg
Pas gjithë kësaj kohe në postin e ministres së Kulturës, Arta Dade ka nxjerrë urdhrin e parë. Sikur të ishte drejtoreshë e burgjeve dhe jo ministre e Kulturës, Dade ka përcaktuar orarin e veprimeve dhe diktaturës, “Asnjë punonjës të mos lëvizë korridoreve”, “do të bëhen sondazhe” për disiplinën e lëvizjes së punonjësve edhe mes të tjerave urdhri i Dades.
Të martën zhurmaka që për dorim ministra, me sa duket e kanë burimin tek revizionisti (K?) viti që solli pushtetin partinë e saj dhe atë të gradi ministrive.
Dade e cila prej shumë kohësh nuk mbledh Kolegjin e ministrisë, me fakt e ka bllokuar punën e dikasterit. Ajo e si po nuk mbledh Kolegjiumin ku edhe jepen detyrat përkatëse, as-pjë punonjës jo vetëm që nuk di se çfarë të bëjë, por dhe nuk ka se çfarë të bëjë. Dade në pritje të urdhërave të reja nga qendra për të larguar drejtorët nga postet, ka bllokuar aktivitetin ministrisë dhe nuk i ka mbetur veçse të harxhojë dhe nxjerrë rregullore burgu.
N. Gj.
Skandal! Fino urdhëron grabitjen e vulës së KQZ-së
Nënkryetari i KQZ-së, përfaqësues i PS, Fatos Klosi vazhdon të shkelë ligjet
Socialistët vazhdojnë shkeljen e ligjeve. Fatos Klosi, nënkryetar i KQZ, përfaqësues i PS, me urdhër të Bashkim Finos ka grabitur vulën e KQZ duke shkelur ligjin dhe ka vazhduar falsifikimin e fletëve të votimit në zonën 4 të Shkodrës. Urdhëri për grabitjen e vulës së KQZ është dhënë nga Komisioni Qeveritar i Zgjedhjeve, kryetar i të cilit është Bashkim Fino.
Siç dihet në zgjedhjet e zhvilluara në zonën 22 ku fitoi kandidati i PD dhe në zonën 4 ku përsëri shkelje të ligjit, sepse nuk u votua në këtë qendër votimi dhe mbipati votimi dhe mbipati votimi në gjendër votimi dhe gjithë skandali i grabitjes së vulës nga KQZ.
Dr. Pellumb Cela, anëtar i KQZ, dhote se “vendimi i shumicës votash i KQZ për të shpallur fitues kandidatin e PS në zonën 4 është i paligjshëm, sepse në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese votimi duhej të zhvillohej në 14 qendra”. “4 qendra votimi refuzuan votimet për shkak të shenjave dhe vulës në fletën e votimit, pasi është e parregullt dhe e palëkundshme ligjërisht”, vazhdon Dr. Cela.
Revanshi komunist siç dihet nisi në fillim në KQZ, ku Klosi dhe Kondi, përfaqësues të PS filluan falsifikimet dhe shkeljen e ligjeve.
Skandali i fundit në KQZ, me grabitjen e vulës, implikimin e zëvendëskryeministrit Fino dhe me shpalljen e paligjshme të rezultateve të zonës 4, pa përmbushur detyrimin ligjor të Gjykatës Kushtetuese është kjo përmase të imagjinuarshme.
Neser do t’ju njoftojmë me të gjitha hollesitë e skandalit të grabitjes së vulës së KQZ-së.
SH.P.
“Tirana” kupën, “Flamurtari” gjobat
Federata e Futbollit voton kundër rebelimit në sport
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi dje të shpallë ekipin e Sport Klub Tiranës kampion të Shqipërisë, për edicionin e sivjetëm futbollistik dhe mori masa ndëshkimore ndaj ekipit vlonjat që çenoi me aktet e tij etikën sportive.
Vendimi i djeshëm që caktoi edhe rezultatin 2 me 0 për ndeshjen Tirana - Flamurtari, në favor të ekipit kryeqytetas, i dha fund edhe dilemës që u krijua pasi futbollistët vlonjatë braktisën takimin pesë minuta para përfundimit të saj, i cili u shoqërua edhe me akte të rënda dhune dhe disa dhjetëra tifozëve vlonjatë që shoqëruan ekipin.
Federata tha dje se vendimin e mori pasi analizoi të gjithë ngjarjen e rëndë, duke iu referuar procesverbalit të ndeshjes, dëshmive të vëzhguesit, pretendimeve për kupën e kampionatit dhe gjyqtarëve të takimit. Federata shpalli dje se ka vendosur për pezullimin për një vit nga drejtimi i ekipit të trajnerëve të Vlorës, një gjobë prej 100 mijë lekë dhe paralajmëroi se nuk do të tolerojë në të ardhmen veprime të tilla.
A. K.
Genc Pollo para gazetarëve në ditën e hapjes së Parlamentit të kallashnikovëve, ku nuk u lejua të lexonte deklaratën në emër të grupit të PD-së