Plan special kundër bandave
Vazhdonë operacionet policore në Vlorë
NË FAQEN 5
Eksploziv në një fjetore nxënësish
Aktet terroriste rikthejnë panikun në Gjirokastër
NË FAQEN 5
Ngrihet mali i kufomave
3 të vrarë, 8 të plagosur në 24 orët e fundit
NË FAQEN 5
Kallashnikovët, zjarr mbi opozitën
Klika Nano-Mejdani inskenon incidentin e turpshëm në Parlament. Rrihen dhe kërcënohen gazetarët. Banditët e komiteteve në lozhën e Parlamentit
Parlamenti i kallashnikovëve përpiqet plotësisht emrin që mban duke u identifikuar me fytyrën çnjerëzore të enveristëve. Maksim Hasani dhe të njëjtët kryetarësh kooperativash nga zonat më të nxehëta të rebelimit. Fatjon Nano, Beqir Mejdani, Skënder Gjinushi, Namik Dokle dhe pjesa tjetër e bandës enveriste së instaluar komuniste foli dje me gjuhën e Hasanit dhe të një grupi të syçkëzëve të panjohur enveristë, që gati sa nuk nxorën kallashnikovët e vet dhe të rojeve të tyre në rastin e mbërthimit së opozitës në parlament. I gjithë ky skenar i turpshëm që ka për protagonistë së majtën pushtetshte e dalë nga parlamenti i kallashnikovëve, veçse provon edhe një herë legjitimitetin e shumicës së deputetëve të bandave të armatosura. Në çastin që banda e deputetëve socialistë që u mblodhën rreth enveristit të deklaruar Hasani po e acarontë më tej situatën në sallën e parlamentit, nënkryetari Dokle zgurdullohej gorançe, ndërsa kryetari Gjinushi nuk mori mundimin as formalisht të urdhëronte nxjerrjen jashtë të mësuesve të veshur deputetë. Ndërsa pak minuta më vonë, me një gjakftohtësi kriminale, kryetari Gjinushi deklaroi për Radio Tiranën se ai e priste që një gjë e tillë të ndodhte. Incidenti i djeshëm qe përballua me gjakftohtësi të admirueshme nga opozita- është prija me breshëri kallashnikov që deputetët e bandave i bënë hyrjes në parlament të deputetëve demokratë. Ata nuk bënë gjë tjetër veçse transmetuan në sallën e parlamentit atë që kanë bërë gjatë muajve kaosi dhe shkatërrimeve si dhe gjakfushatës elektorale në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Pamja më të madhe të territorit shqiptar. Pamja e energjive me të çakërritura që çirreshin dhe e shërbëtorëve që e shisnin atë të përleshur, është në fakt fytyra reale e parlamentit të kallashnikovëve. Përveç gladiatorëve protagonistë të incidentit në sallë, pushtetarët komunistë kishin mbushur edhe lozhën me militantë fanatikë që provokonin një skenë të ngjashme me atë të sallës si dhe me oficerë të ushtrisë e të policisë që rrethonin gazetarët. Njëri nga shefat e rojëve të parlamentit u urdhërua artistikisht të amatosur të futej në një kokë gazetarëve para kamerave të fotografinë, dhe diklofonët, ndërkohë që një pjesë e gazetarëve u pengua për një kohë të gjatë që të asistonte në vazhdim. Një pjesë e gazetarëve u penguan Shkëndër Gjinushi. Sulmi mbi gazetarët kishte shkuar shumë kohë para se në parlament të mbërrinin deputetët e Partisë Demokratike kur një grup xhelatësh të sallës së Partisë Socialiste, përherë të pranishëm në lozhë që nga 29 qershori dhe disa përfaqësues të komiteteve të shpëtimit, kishin provokuar njerëzit e shtypit për të sjellë një skenë incidenti. Inskurimi i këtij incidenti të turpshëm nga pushtetarët më të lartë ish-komunistë është thellimi i revanshizmit të tejskajshëm, dhe ashtu siç është thënë shpesh në deklaratatë Partisë Demokratike, drejtohet së pari mbi opozitën. Deputetët kallashnikovë deshmuam dhe se ata do të preferonin që opozita të mos vinte fare në parlament, dhe se ata janë gati të tentojnë marrin çdo akt banditesk për t’ia vështirësuar asaj misionin historik për t’ia kthyer durimin kriminale të revanshit komunist. Shqiptarët panë dje një parlamentarizëm parlamentar në kuptimin e duhur, në mentalitetin politik dhe nga takikat e përdorura në Tiranë. Koci? dhe kriminelët e tjerë që ishin në pushtet. Përballë kësaj lufte të dhunës barbare, opozita demokratike gjendeshin e paepur, duke u përballur dhe drejtimin e një force të gjeneruar politike, që ka për mision, në mos frenuar, të paktën të zgjerojë zullumin e bandës së kallashnikovëve në këmbë andur në pushtet. Opozita demokratike dhe shembullin e saj ajo do të ingjallë të gjitha provokimet e deputetëve kallashnikovëve dhe të shërbëtorëve të tyre, që nuk ishin të pranishëm në parlament, duke përdorur të gjitha energjitë e saj për të ndaluar dërën dhe duke ngritur kërcënuesve të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.
Parlamenti i instaluar i bandave identifikohet me fytyrën çnjerëzore të një kori enveristësh
Ne jemi në opozitë dhe së bashku me ne në opozitë është mirënjohja më e thellë shqiptare ndaj solidaritetit dhe bujarisë më të madhe që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre nga taksapaguesit, qeveritë, institucionet e vendeve të mëdha anëtare dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, të cilat nëpërmjet Komisionit Evropian i dhanë falas Shqipërisë nga viti 1991 e gjer sot si ndihma humanitare, grante në bilancin e pagesave, me programet PHARE, Tempus, Kuprnik, Intereg, Crossborder mbi 800 milionë dollarë dhe pothuaj të njëjtën shumë i dhanë vendet mike Italia, Gjermania, Franca, Britania, Austria, Hollanda, Belgjika, etj. SPECIALE faqë 2-3
Mazi dhe Luto, më enveristë se Hasani
Fillon era e censurës dhe e iskenimeve të ulëta kundër opozitës
Montazh i përshtirë i Televizionit Shqiptar
Radio-Televizioni Shqiptar, i pushtuar prej disa ditësh nga censura e egër e ish-komunistëve u rreshtua me një korin e enveristëve, që shkaktuan incidentin e turpshëm në parlament. Censorët komunistë, Eduard Mazi, i mbështetur nga shërbëtori i pushtetit, Timo Luto u bënë autorët e një iskenimi të ndyrë, po aq sa edhe incidenti i pushtetarëve enveristë që përdorën Maksim Hasanin, Gazetari Timo Luto, i cili në kronikën e tij nuk e paraqiti fare shkaftarin e incidentit, Maksim Hasani, por disa nga pasojat e ngjarjes, regoi se është më enverist dhe më i lig se marksist-leninisti nga Berati. Po kështu, momentin kur Berisha dhe grupi i deputetëve demokratë u larguan nga salla, ai e paraqiti sikur kjo ndodhi pasi Majko foli parlamentin për të mbytur dy minuta heshtje për viktimat e kohëve të fundit, ndërkohë që ata kishin ikur disa minuta para. Një njeri që mund t’i shtrembërojë faktet në mënyrë të tillë, pa përfillur praninë e qindra dëshmitarëve, tregon se është njësi me ata banditë që kanë vrarë dhe djegur në shumë qytete të Shqipërisë dhe kanë shkaktuar viktimat për të cilat u kërkua që të mbahej zi.
Në ë dimë se ai ka kërcënuar të ftojë betimin e censurës së rinj, për të pasur të lehte që të merret pastaj me kronika 500 dollarëshe të firmave private, siç ka bërë deri tani. Në dimë gjithashtu se kjo kategori e ulët shoqërore mund ta përdorë në mënyrën më kriminale të drejtën e kamerës dhe të informimit, duke abuzuar me të gjitha format për t’i hyrë në zemër pushtetarëve të rinj, aq më tepër tani që janë në prag të pensionit.
Ndërkohë, ne denoncojmë urdhërin e enveristit Eduard Mazi, i cili pas marrëveshjes me Gjinushin, ka urdhëruar që të mos filmohet e të mos shfaqet e gjithçmja, që të mbetet vetëm montazhi i përshtirë i Timo Lutos. Kërcërcës së disa gazetarëve për të cuar autobuzin e televizionit në parlament, kryecensori Mazi i është përgjigjur me një “jo” të prerë, pasi sipas tij nuk kishte kërkesë nga kryesia. Provohet kështu përfundimisht se incidenti i djeshëm ka qenë një skenar i përgatitur, në të cilin ka luajtur rolin e vet Televizioni i pushtuar nga enveristët.
Kryecensori Eduard Mazi dhe shërbëtori i përshtirë Timo Luto do të mbeten përgjithmonë në ngjarjen së turpshme në parlament, po aq sa edhe enveristi Maksim Hasani dhe kor i kallashnikovëve që e mbështetën atë.
Ndërkohë, ngjarja e djeshme është një sinjal se Televizioni Shqiptar po kthehet censurës e egër dhe abuzimet e përshtira me montazhe dhe falsifikime kundër opozitës.
“RD”
Të gjendet krimineli që na vrau djalin
Prokurorit të përgjithshëm z. Arben Rakipi. Për dijeni Presidenti të Republikës dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim për shtypin sot se në një shkëmbim zjarri ka gjetur vdekjen 23 vjeçari Aurel Xheka.
Ka thotë policia. E vërteta është se sot në mëngjes na lajmëruan në shtëpi që është plagosur nipi në kokë. E kërkuam në spital dhe me të pyetur e gjetëm në morg.
Aureli ishte keqtrajtuar me katër dhëmbët e para të thyera, syrin e enjtur, dy të çara sipër buzës dhe një të nxirë në gjoks në krahun e djathtë. Mendimi ynë është se mbasi është keqtrajtuar është vrarë, ndryshe nuk shpjegohet keqtrajtimi. Kjo është e vërteta dhe jo siç thotë njoftimi i policisë që mbasi policia i zuri pritë e gjeti të vrarë në makinë. Sipas policisë autori i është gjetur një pistoletë zastava, por sipas nesh nuk është e vërtetë.
Kërkojmë të gjenden fajtorët dhe jo siç thotë njoftimi i policisë që kriminelët u larguan dhe nuk dimë kush e kreu vrasjen.
Ekspertiza nga policia është bërë sot në orën 11.00 pa praninë e familjarëve. Theksojmë se Aurel Xheka asnjëherë nuk ka pasur probleme me policinë. Kërkojmë ndihmën e autoriteteve të të larta të shtetit, të vënë në vend nderin duke ndriçuar të vërtetën për ngjarjen dhe vënien para përgjegjësisë të kriminelëve që masakruan djalin tonë.
Për familjen Xheka
Agim XHEKA (xhaxhai)
Xheka - viktimë e dhunës policore
Duar kriminale në radhët e policisë vranë dje Aurel Xhekën, një 23-vjeçar nga kryeqyteti. Dëshmitë e familjarëve të tij me lot në sy dhe fotografia që po botojmë janë bërë të besosh se fajkqësisht policia shqiptare po kthehet në një armë vrasëse në shërbim të qeverisë së socialistëve që erdhi në pushtet me terrorin e kallashnikovëve.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme, thuhet se ka pasur shkëmbim zjarri mes një grupi të armatosur dhe policisë, ku si pasojë u vra një person. Policia tha se e kishte gjetur të vdekur në një makinë tip BMW. Duke parë fotografinë e kufomës është e lehtë të dallosh në fytyrën e të riut nga kryeqyteti shenjat e një dhune çnjerëzore që është ushtruar mbi të. Familjarët e tij tregojnë se Aureli është keqtrajtuar me katër dhëmbët e një të nxirë në gjoks në krahun e djathtë.
Organet e drejtësisë duhet të nxjerrin menjëherë para përgjegjësisë ato duar kriminale në radhët e policisë, që për të mbajtur karriget dhe spaletat nuk ngurrojnë të vrasin të pafajshëm.
V. E.
Protestë e Lidhjes së Gazetarëve
Gazetarët përjashtohen nga punimet e parlamentit
Konflikt mes gazetarëve dhe eskortave të qeveritarëve
NË FAQEN 2
Jozefina Topalli zgjidhet nënkryetare e Parlamentit
NË FAQEN 2