Mbahni vlonjatët, ktheni të tjerët
Cekaj i ofron kompromis autoriteteve italiane
NË FAQEN 4
Cekaj i ofron kompromis autoriteteve italiane
Mbahni vlonjatët, ktheni të tjerët
NË FAQEN 4
Refugjatët në Itali akuzojnë Nanon
Me 26 gusht, gra e fëmijë fillojnë grevën e urisë
NË FAQEN 4
Me 26 gusht, gra e fëmijë fillojnë grevën e urisë
Refugjatët në Itali akuzojnë Nanon
NË FAQEN 4
Vritet krimineli i paguar i Gjinushit
Policia hakmerret ndaj terrorist në Kavajë
NË FAQEN 4
Policia hakmerret ndaj terrorist në Kavajë
Vritet krimineli i paguar i Gjinushit
NË FAQEN 4
Arbnori në qeli, komunistët në revansh
Dhjetëra deklarata në mbështetje të grevës së urisë të deputetit Pjetër Arbnori. Greva mund të përhapet edhe jashtë qelisë në Kuvendin Popullor. Kryeministri, Fatos Nano, nxjerr në rrugë zëvendësministrat dhe prefektët
Qeveria shqiptare dhe tre drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar po i hedhin çdo ditë e më shumë benzinë tensionit të përditshëm shqiptar. Kryetari i Parlamentit me ushtrimin e censurës shtetërore mbi opozitën e ka futur në një qeli të Kuvendit Popullor, Mandela e Shqipërisë, ish-kryetari i Parlamentit, dhe deputetin e PD-së Pjetër Arbnori. Ai është në një grevë urie e ndërkohë deri në këto çaste qindra e mijëra njerëz kanë sjellë përkrahjen e tyre për të, ashtu si edhe nuk ka munguar gatishmëria për të vazhduar grevën sëbashku me të. Nga shoqata antikomuniste deklaratat janë me tone më të ashpra se kurrë duke paralajmëruar kështu fillimin e një proteste ndaj revanshit komunist në Shqipëri. Në të njëjtën kohë media qeveritare nuk ka bërë asnjë ndryshim në sjelljen e saj. Ajo nuk transmeton asnjë rreth grevës së urisë e po ashtu, krijon një terr informativ ndaj aktiviteteve të opozitës në përgjithësi. Shtypi i majtë përpiqet të poshtërojë një akt të tillë sublim të antikomunistit Arbnori duke hedhur edhe më shumë zjarr në masat e zemëruara nga sjellja e qeverisë dhe qeveritarëve të sotëm. Dje Kryeministri shqiptar bëri fshesën mbi prefektët dhe zëvendësministrat. 12 prefektë u nxorën në rrugë e po ashtu edhe 20 zëvendës- zëvendësministra u shmangën nga drejtimi administrativ duke lënë kështu një vend vakant për adoleshentët e reformës që vijnë nga mitingjet e PS-së apo nga këmbët e shpejta të qyteteve të jugut. Kryeministri i bandave kapërcen revanshin e tij në shkallët më të larta të administrimit të vendit duke krijuar pak nga pak rrethin ku do të mbyllet vetë dhe duke lënë jashtë pjesëmarrjes në qeverisje tërë opozitën. Presidenti kukull dje shkarkoi kryetarin e SHIK-ut, një njeri që kishte ardhur nga një marrëveshje ndërpartiake në drejtim të institucionit të shërbimit sekret. Karkini është nga familjet e persekutuara në regjimin komunist, ndaj është e pamundur që të jetë vënë në shërbim të qeverisë. Në vend të tij vjen hajduti i vulave. Kushedi sa ka për të vjedhur tani që bëhet edhe kryetar i SHIK-ut. Fatos Klosi, i drejtohet postit të nderuar me një precedent për gjyq, bashkë me peshën e manipulimit të votave për referendumet e po ashtu edhe të votave për PD-në një pjesë të mirë të vendit. Klosi është simbol i vjedhjes dhe manipulimit në Shqipëri. Me një kontigjent sigurimash Shqipëria nuk ka për të parë kurrë hajër prej tij. Nën një petk bashkëpunimi, ministri i Brendshëm Neritan Ceka ka kërkuar të gjitha e të gjithë emigrantëve të marsit nga Italia dhe ju ka sugjeruar atyre që të mbahen vetëm monojat. Kjo është një thyerje e madhe e rregullave morale po aq sa edhe ndeshkim i qellimshëm mbi bijtë e pjesën tjetër të emigrantëve që janë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra etj. Në të njëjtën kohë makina e Cekës, mbushur me mercenarë të bandave dhe gjellëra gazetare. Dy ditë më parë u plagos nën plumbat e këtij lloji edhe gazetari “RD” Mujë Buxhapaj. E gjithë kjo është skema e uzurpimit të shtetit nga të majtët dhe ngushtimi i hapësirave të opozitës së tërë në mure. Po aq sa e madhe është edhe përpjekja e opozitës për të çarë këtë mur, gjë që po e bën çdo ditë. Kthimi i emigrantëve në pushtet është një shembull i qartë se çfarë përfaqëson e majta shqiptare. Njerëzit kanë rastin të shohin me sytë e tyre shumund të bëjnë komunistët me votat e njerëzve, sa si mund të dhunojnë në tërë përmasat demokracinë e njomë shqiptare.
Sot dita e katërt e grevës së urisë. Mandela i Shqipërisë sfidon komunistët. Gjinushi, gardiani i ri
Greva e Arbnorit kalon kufinjtë e vendit
Nga burime të grupit parlamentar të Partisë Demokratike mësohet se janë dërguar letra zyrtare në drejtim të Këshillit të Europës, Unionit Ndërparlamentar, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, shoqata të ndryshme jo qeveritare për të drejtat e njeriut për t’i informuar mbi grevën e urisë së deputetit Pjetër Arbnori.
Në letër shpjegohen motivet që e shtynë deputetin Arbnori për të ndërmarrë këtë hap edhe pasqyrohen në detaje embargoja informative që shumica neokomuniste i ka imponuar opozitës demokratike.
Nuk ka hezitim kur rrezikohet demokracia
Deklaratë në mbështetje të Grevës së Urisë të deputetit Pjetër Arbnori, nga subjekte politike të rrethit të Shkodrës
Deklaratë nga subjekte politike të rrethit të Shkodrës
Nuk ka hezitim kur rrezikohet demokracia
NË FAQEN 3
Gjasën njoftimet për grevën
Urdhri i Komandantit të Gardës
Komandanti aktual i Gardës së Republikës urdhëroi dje pasdite grisjen e të gjitha njoftimeve që lajmëronin thjesht vendin ku zhvillonte grevën e urisë deputeti i PDSH zotit Pjetër Arbnori. Ai urdhëroi ushtritë që të largohen me dhunë të gjithë ata që do të guxonin të ngjisnin njoftime të çfarëdollojshme, madje edhe ata që do të dëshironin të vizitonin Mandelën e Shqipërisë.
Në e kuptojmë dashurinë e komandantit për të qenë edhe komisar, dhe na vjen sinqerisht keq, që ai ende nuk e ka rimarrë këtë emërim. Ne i propozojmë atij të jetë më njerëzor ndaj protestës së njërit simbol të rezistencës ndaj dhunës, dhe jemi të detyruar t’i kujtojmë se të gjithë ata që vijnë të përshëndesin Mandelën e Shqipërisë, kanë ditur t’i rezistojnë urdhrave të paraardhësit të tij komunist (D.B), kur ai urdhëroi të shitej mbi rrëzuesit e bustit të diktatorit.
Tanke drejt Veriut
Lëvizje të mëdha ushtarake drejt zonave antikomuniste
Qeveria Nano 3 ka urdhëruar dje lëvizjen e forcave të shumta ushtarake drejt qyteteve në Veri, në vendin. Banorët e Mamurrasit dhe të Laçit konfirmuan dje se për gati një orë nëpër rrugët e qytetit të tyre kanë kaluar dhjetra tanke, topa, makina të blinduara, “Ira” me municione dhe ushtarë. Autokolona e gjatë ka bllokuar për një kohë të gjatë lëvizjen e automjeteve të tjera, duke shpërndarë tym dhe pluhur nëpër qytetet nga kalonte. Ushtrët e pyetur nuk e dinin se ku do të vendoseshin, por besonin se po i çonin në një qytetin e Shkodrës, banorët e të cilit nuk e kanë pritur mirë fitoren e dhunshme që morën ekstremistët e majtë në zgjedhjet e 29 qershorit. Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë dje asnjë njoftim për lëvizjen e madhe të trupave ushtarake drejt Veriut.
Analistët e krizës thanë se kjo lëvizje ushtarake mund të shpjegohet me alarmimin që dha ministri i Brendshëm Neritan Ceka se në disa qytete të Veriut segmentet e SHIK-ut dhe të PD-së po përgatitin trazira kundër qeverisë së majtë.
Shqiptarët nderojnë Beethovenin e tyre
Homazhe nderimi artistit të madh Çesk Zade-së
Bënë homazhe përpara trupit të artistit Çesk Zadeja, lideri i PD-së Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Genc Pollo
NË FAQEN 3
Shkaku i largimit-zbuloi kontrabandën
PD proteston ndaj shkarkimit të Karkinit
Shkarkimi i zotit Karkini, bëhet menjëherë pasi ai paraqiti një raport lidhur me kontrabandën e cigareve që bëhej në linjën Patras - Velipojë dhe vrasjen e Shefit të komisariatit të Malësisë së Madhe, arrestimin e Shefit të antidrogës së policisë së Tiranës me 600 mijë marka gjermane. Në këtë raport zoti Karkini ka zbuluar se në kontrabandën e cigareve ishin implikuar zyrtarë dhe persona të lidhur direkt me Kryeministrin Nano, Zëvendëskryeministrin dhe ministrat Ceka e Brokaj
PD proteston ndaj shkarkimit të Karkinit
Shkaku i largimit-zbuloi kontrabandën
Shkarkimi i zotit Karkini, bëhet menjëherë pasi ai paraqiti një raport lidhur me kontrabandën e cigareve që bëhej në linjën Patras - Velipojë dhe vrasjen e Shefit të komisariatit të Malësisë së Madhe, arrestimin e Shefit të antidrogës së policisë së Tiranës me 600 mijë marka gjermane. Në këtë raport zoti Karkini ka zbuluar se në kontrabandën e cigareve ishin implikuar zyrtarë dhe persona të lidhur direkt me Kryeministrin Nano, Zëvendëskryeministrin dhe ministrat Ceka e Brokaj
NË FAQEN 3
PD përshëndet angazhimin e Prodi për refugjatët shqiptarë
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet angazhimin e Kryeministrit italian Romano Prodi, për t’i propozuar Këshillit të Ministrave të Italisë shtyrjen e afatit të riatdhesimit të refugjatëve shqiptarë të marsit që shkoi.
Partia Demokratike po e ndjek me shqetësim të madh problemin e emigracionit.
Ajo e konsideron të papërgjegjshëm marrëveshjen dhe angazhimin e qeverisë socialiste për riatdhesimin e emigrantëve, ndaj reagoi, siç është bërë tashmë publike, me të gjitha mjetet dhe format demokratike për të penguar rikthimin e tyre.
Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje qeverisë italiane të rishikojë mundësinë e përpunimit sezonal të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga ai vend me shkas të dhunës dhe terrorit të komiteteve dhe bandave të tyre e konsideron këtë një akt ndihme të çmuar dhe humane për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë.
Partia Demokratike angazhohet se do të përpiqet pranë qeverisë së Romës dhe partive politike italiane, që ta konsiderojnë prioritet këtë çështje.
Greva, kundër bllokadës informative ndaj opozitës
Deklaratë e deputetit Pjetër Arbnori në ditën e tretë të grevës së urisë
Që të mos përsëriten më shkeljet e numëruara më sipër deklaroj se nuk do të ndërpres grevën e urisë pa u garantuar nga kryesia e parlamentit dhe mazhoranca e majtë:
- transmetimi i plotë në Televizion pas emisionit të lajmeve të debateve plenare për çështje të rëndësishme të interpelancave etj.
- dhënia e një kohë të caktuar në emisionin qendror të lajmeve në TV dhe në kohë të tjera të përshtatshme për të pasqyruar mendimet, qëndrimet, dhe aktivitetet e opozitës të shprehura me gojën e saj me miratimin e saj
NË FAQEN 3
Greva e Arbnorit kalon