Peticion: Çeka të japë dorëheqjen
Qytetarët e Elbasanit protestojnë kundër ministrit
NË FAQEN 4
Qytetarët e Elbasanit protestojnë kundër ministrit
Peticion: Çeka të japë dorëheqjen
NË FAQEN 4
Bllokoni ndihmat për Shqipërinë
Politikanët italianë reagojnë ndaj qeverisë shqiptare
NË FAQEN 4
Politikanët italianë reagojnë ndaj qeverisë shqiptare
Bllokoni ndihmat për Shqipërinë
NË FAQEN 4
Ligjet socialiste drejt Strasburgut
PD do të denoncojë amendimin e disa ligjeve në gjykatat ndërkombëtare. Sot, tryezë e partive për grevën e Arbnorit. Ndërkombëtarizohet më tej Mandela i ngujuar.
Drejtësia e kryqëzuar
Inisiativa e ligjvënësve e Presidentit Meidani, i hapi mugën instalimit të diktaturës në Shqipëri. Me propozimin e tij për të amenduar ligjin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, propozon që të thellohet nga mazhoranca e kallashnikovëve në drejtim të pavarësisë së sistemit gjyqësor. Presidenti i Republikës, tregoi se është vetëm një shërbëtor i përvuajtur për t’i siguruar Nanos pushtet të pakufizuar. Mazhoranca socialiste në pushtet me amendimin e ligjit kushtetues për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, shënoi regresin më të madh institucional për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Vënia e drejtësisë në pushtet politik të mazhorancës socialiste dhe të ekzekutivit të saj, reflekton pasojat e drejtëpërdrejta jo vetëm në pushtetin gjyqësor, por në të ardhmen e demokracisë shqiptare dhe në kredibilitetin politik të ekzekutivit të instaluar në opinionin ndërkombëtar. Pa u ndalur gjatë në pasojat konkrete që do të ketë amendimi i ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilat janë thënë këto ditë, qoftë në parlament qoftë në shtyp, janë të nevojshme të njihen pasojat që reflekton ky kontroll i sistemit të drejtësisë nga sistemi politik në pushtet në arenën ndërkombëtare dhe organizmat ku Shqipëria është anëtare. Vërejtjet e Këshillit të Europës dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë për pavarësinë e plotë të gjyqësorit nga strukturat parlamentare dhe ekzeku- ekzekutive të Partisë Demokratike gjatë qeverisjes së saj, u morën në konsideratë dhe u përgatit ligji për sistemin e drejtësisë që flenë në sitarët e Gjykatës. Ekspertët shqiptarë, juristët dhe ekspertët e huaj që ndihmuan në përgatitjen e ligjit, u nisën nga parimi i sistemeve demokratike për të dhënë një pavarësi e plotë sistemit të drejtësisë. Mazhoranca socialiste vetëm që nuk mori në konsideratë gjithë këtë punë të bërë dhe investim serioz, por përkundrazi me mentalitetin primitiv që e shoqëron, ndërmori hapin final për të përmbysur edhe ligjin ekzistues. Gjatë diskutimeve në Parlament nga shumica e deputetëve të kallashnikovëve, kuptohej qartë se shqetësimi i tyre nuk ishte drejtësia dhe pavarësia e saj, por kontrolli politik nëpërmjet ekzekutivit dhe emocioneve ideologjike të shumicës ish-komuniste. Rast tipik për të provuar këtë fakt është diskutimi i një prej drejtuesve kyçve që s’duhej të rebërit në Vlorë, udhëheqës lokal i socialistëve të këtij qyteti, Eduard Alushi. Tashmë pas amendimit të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, social-istët mund të ndihen të qetë se më në fund nuk kanë asnjë pengesë ligjore për spastrime politike në të gjitha shkallët e pushtet, duke përfshirë edhe gjyqësorin. Por ndërkohë ambicien e tyre për të kontrolluar gjithçka, për të spastruar administratën, për të kontrolluar RTSH, SHIK-un, Kontrollin e Shtetit, Prokurorinë, Bankën Qendrore dhe institucionet tjera, përpjekjet dhe ndryshimet të ligjeve, për të hequr drejtuesit e tyre, do ta paguajnë në fund të fundit shqiptarët. Çmimi i kësaj pagese sa herë ndryshojnë ligjet në mënyrë antikushtetuese socialiste, më, për më ky çmim është i pakalkulueshëm. Nga pikëpamja politike dhe institucionale u hap rruga instalimit përfundimtar të diktaturës politike prej pushtetit të instaluar socialist, kurse nga pikëpamja ndërkombëtare Shqipëria rrezikon jo vetëm ndihmat e huaja aq të domosdoshme, por një izolim tërësor. Opozita premtoi dje se ky ligj që cenon rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, që shkeli konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria dhe i hap rrugë instalimit të diktaturës, do të përcillet në Strasburg. Ko ndeshita është rruga e vetme për të mbrojtur pavarësinë e gjykatës dhe të prokurorisë. SH. PEPOSHI
Nano, jeni përgjegjës për Arbnorin
Shefi i EDU-së, Mock dhe Johnsson, zv/sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar Europian shprehen për grevën e Arbnorit
NË FAQEN 2
Shefi i EDU-së, Mock dhe Johnsson, zv/sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar Europian shprehen për grevën e Arbnorit
Nano, jeni përgjegjës për Arbnorin
NË FAQEN 2
Pjetër Arbnori është i njohur në arenën ndërkombëtare si një mbrojtës i pa-gabueshëm i demokracisë. Jo vetëm si simbol i demokracisë në Shqipëri, jo vetëm si ish - burrë i lartë i shtetit shqiptar, por mbi të gjitha këto si një personalitet i cili
Heqim dorë nga të gjitha funksionet në parlament
Deklaratë e Grupit Parlamentar të PDSH. Ngushtohen më tej hapësirat për opozitën
Dje në parlament u konfirmua edhe një herë qëndrimi i mazhorancës socialiste për të mos respektuar marrëveshjen e nënshkruar më 23 Qershor midis PDSH dhe PSSH sipas së cilës opozitës do t’i lihej drejtimi i Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe një pjesë e qenësishme e posteve të kryetarëve të Komisioneve Parlamentare.
Dje, përfaqësuesit socialistë bënë të qartë se përjashtuan PD nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit ndërsa i kanë dhënë asaj drejtimin e 3 komisioneve nga 13 që është numri i përgjithshëm i tyre.
Kjo gjë përbën një thyerje të hapur të marrëveshjes dhe për këtë arsye edhe deputetët demokratë të zgjedhur në instancat parlamentare në fjalë nuk do të ushtrojnë funksionet e tyre.
Partia Demokratike kërkon që tryeza e organizuar fillimisht nga Komuniteti i San Egidios të mblidhet përsëri për të diskutuar mbi përmbushjen e marrëveshjes.
Elbasani përgjaket përsëri
Të paktën një i vdekur dhe shtatë të plagosur. Një burim jospitalor flet për tre të vrarë
Përleshje e madhe me armë mes dy grupeve rivale në Elbasan. Nga burimet spitalore mësohet se ka të paktën një të vdekur ndërsa numri i të plagosurve shkon në shtatë. Mbrëmë rreth orës 19.45 afër një bilardoje në lagjen “Beqir Dardha”, ka filluar një përpjekje me armë mes dy grupeve disa prej të cilëve mendohet se bëjnë pjesë në bandën Cerma. Plumbat janë hedhur pa kursim mbi njëri-tjetrin ndërsa qytetarë afër vendit të ngjarjes thonë se ka pasur edhe plasjë bombash.
Ndërhyrja e policisë së qytetit ka arritur të ndërpresë një përgjakje edhe më të madhe, por ndërkohë janë plagosur pesë policë. Nga spitali i Elbasanit njoftohemi se policët janë jashtë rrezikut po ashtu edhe dy civilë të tjerë të plagosur. Ndërkohë burime të tjera nga Elbasani thonë se numri i të vrarëve shkon në tre.
Është e dyta herë që brenda pak ditësh qyteti i Elbasanit kthehet në një arenë përleshjesh me armë duke patur edhe shumë viktima.
Një delegacion grek në PD arriti të çajë ekranin e TVSH-së
Duhet të vijë një delegacion grek në selinë e PD-së që televizioni i okupuar nga mazhoranca të japë aktivitetet ndërkombëtare të Partisë Demokratike. Për herë të parë ky televizion dha një aktivitet ndërkombëtar mbërmë dhe pikërisht takimin grek Sekretari i Përgjithshëm, Geno Pollo, kishte me Kostandupolos, lider i Partisë Synaspizmos. Në të njëjtën kohë, për herë të parë grek që më në fund arriti të çajë ekranin e televizionit shqiptar nga selia e PD-së. Ky televizion tani ka bllokuar të gjitha informacionet lidhur me veprimtarinë ndërkombëtare të partisë më të madhe opozitare. Nuk është dhënë takimi me drejtorin politik të min-istrisë së Jashtme të Gjermanisë, takimi me përfaqësues të LDK-së dhe nuk bëhet fjalë për më-shelt apo letra nga drejtues të rëndësishëm të institucioneve ndërkombëtare dhe udhëheqës shtetesh.
Qëndrimi i FRPD-së i pandryshuar
Kryetari i FRPD, përngjendështr oi mbrëmë vonë lajmet e deklaratat rreth të të ashtuquajturve firmëtarë në radhët e strukturave të Forumit Rinor.
“Spekulimet e shtypit, medias si dhe ndonjë deklaratë e nënshkruar nuk përfaqëson strukturat legale të FRPD e cila zyrtarisht ka përcaktuar qëndrimin dhe pozicionin në mbledhjet e Forumeve më të larta vendimmarrëse të saj, për ri-organizimin dhe konsolidimin e PD, për çka edhe po jap kontributin konkret”, - tha Kryetari i FRPD, Afrim Krasniqi për RD-në.
Marrëdhëniet shqiptaro - greke, të vijojnë
Pollo takohet me Kostandopulos
Dje pasdite, në selinë e PDSH, nënkryetari i saj, Genç Pollo, dhe anëtari i kryesisë, Maksim Çikuli, pritën në një takim delegacionin e Partisë SYNASPIZMOS, të kryesuar nga kryetari i saj z. Kostandopulos.
Pasi shpreh kënaqësinë për vizitën e këtij delegacioni, z. Pollo i tha mikut grek se PDSH, megjithëse tani është në opozitë, dëshiron që të vijojnë marrëdhëniet miqësore shqiptaro-greke të viteve të fundit, që u kulmuan në “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit” i përfunduar në Tiranë nga presidentët e dy vendeve në pranverën e vitit të kaluar. Në përshëndesim angazhimin e partisë dhe luajnë personalisht për legalizimin e emigrantëve shqiptarë që janë në Greqi dhe që do të dëshironim që procedurat e lidhura dy vjet më parë të përfundonin.
Më pas z. Pollo u shpreh se pakica greke në Shqipëri, gjatë drejtimit të vendit nga Partia Demokratike njohu një hapësirë gjithnjë e më të madhe dhe vendi njohu standardet europiane të trajtimit të pakicave.
Më pas z. Pollo i njohu miqtë me situatën politike në vend dhe qëndrimet e PDSH. Nga ana e tij z. Kostandopulos shprehu kënaqësinë e tij që pikërisht në methana të tilla speciale ai po vizitonte Shqipërinë. Shpreson që bisedimet shqiptare-greke që ju përket tani. Ai theksoi dëshirën e tij për vazhdimin e miqësisë mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Europë. Z. Kostandopulos u shpreh gjithashtu se favor i një zgjidhje të problemit të emigrantëve shqiptarë në Greqi ishte aspektet politike, ekonomike e sociale.
Kthehet “çeku i bardhë”
Pashko i afrohet karriges së Nanos. Dje arriti në Tiranë
Media shtetërore lajmëroi dje për kthimin nga Amerika të Gramoz Pashkos, ekonomisti i “çekut të bardhë”. Sipas burimeve shtetërore, ai do të jetë në krah të Nanos për të këshilluar lidhur me reformat ekonomike. Edhe nga publiciteti që media shtetërore po i bën kthimit nga Amerika të Pashkos duket se shumë shpejt ai do të jetë personi që do të hujë Nanon në qeverinë e tij. Pashko, nuk mund të pranonte në qeverinë e tij. Pashko, nuk mund të pranonte atë që thjesht u tha një kohë në pushtet. një kohë në pushtet. një kohë në pushtet. Pashko nuk mund të pranonte këto pozita duke qenë në një kohë këshilltarësh të tij (ala) vjen është Daut Gumeni. Kuptohet se Pashkos nuk do të jetë i tillë, ai shpreson që shumë shpejt të jetë më tepër se këshilltar.
Njoftim
Partia Demokratike e Shqipërisë ka ftuar të gjitha partitë parlamentare të Shqipërisë në një tryezë të rrumbullakët sot, datë 29.08.1997, në ora 10.00, në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar mbi zgjedhjen e mundshme të raportit mazhorancë - opozitë në paraqitjen e veprimtarisë së tyre në mediat shtetërore elektronike.
Sot, dita e dhjetë e grevës së urisë së Pjetër Arbnorit. Berisha takohet me gazetarët
Për Arbnorin
mbrojtës i pagabueshëm i demokracisë. Jo vetëm simboli i demokracisë në Shqipëri, jo vetëm si ish - këto si një personalitet i cili ka vuajtur shumë për bindjet e tij të mira. Zoti Arbnori ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë meriton një trajtim më të mirë nga autoritetet.
Si lider i ri i Shqipërisë, influenca e të cilit është e njohur përtej përkufizimeve konstitucionale të postit tuaj, Ju kërkoj personalisht të merrni përsipër përgjegjësinë e mbarësisë së zotit Arbnori”.
1.5 milionë shqiptarë mbyten bashkë me kompanitë
Socialistët adoptojnë konfondimin duke realizuar kështu një proces falls transparence, përfundimi i të cilit do të jetë një përshpirtje e gjatë për kursimet e groposura të 200 mijë shqiptarëve dhe të mijra objektivëve të firmave rentiere dhe investuesve.
NË FAQEN 5