Ceka ruan mauzole dhe enët e kontrabandës
Qeveria Nano merr nën kontroll rjetin ballkanik të kontrabandës së cigareve
NË FAQEN 4
Qeveria Nano merr nën kontroll rjetin ballkanik të kontrabandës së cigareve
Ceka ruan mauzole dhe enët e kontrabandës
NË FAQEN 4
Shqipëria lutet për Arbnorin
Perëndimi rrit presionin ndaj pushtetarëve ish-komunistë. Kërkohet që të garantohen me urgjencë liritë për opozitën
Shqipëria lutet sot për Pjetër Arbnorin që po lufton me vdekjen në sallën e reanimacionit dhe për idealet që e çuan atë në sakrificën sublime.
Shëndeti i Arbnorit ishte deri mbrëmë vonë në një pikë mjaft kritike, ndoshta në të nejat përmasa që kanë edhe liritë dhe të drejtat e shqiptarëve për shkak të dhunimit të tyre nga zyrtarët ish-komunistë që erdhën në pushtet me ndihmën e bandave të armatosura. Pjetër Arbnori ka sot me vete bekimin e të gjithë shqiptarëve që kanë luftuar dhe luftojnë për liritë dhe të drejtat e mohuara përndryshe nga pushtetarët e sotëm që po e çojnë vendin në një diktaturë të re. Mandela i Europës po lëngon sot në ditën e 16 të grevës së tij të urisë, për shkak se administrata e instaluar e ish-komunistëve po përpiqet që ta çojë vendin edhe një herë në kohërat e mundimeve dhe vuajtjeve të mëdha të vetë Arbnorit, ashtu si të gjithë shqiptarëve. Ai ka sot bekimin e shumicës së shqiptarëve që kanë respekt për fjalën e lirë, si një nga fitoret më të mëdha të demokracisë në Shqipëri. Kjo fitore është arritur prej të gjithë demokratëve shqiptarë në luftë me të njëjtët njerëz që po kërkojnë sot instalimin e një diktature të ngjashme me atë që persekutoi Arbnorin dhe qindra mijëra të tjerë. Sakrifica sublime e Pjetër Arbnorit ka sot një përkrahje masive që sa vjen e rritet për shkak të rëndësisë që ka për demokracinë e dhunuar shqiptare, fjala e lirë. Një ditë më parë parlamenti i kallashnikovëve kishte legjitimuar edhe një herë emrin që mban duke miratuar një ligj që i kufizon edhe më tepër liritë e komunikimit për opozitën. Me këtë vendim arbitrar, deputetët e mazhorancës, shumë prej të cilëve bien ende e barut, shfaqen qartë se janë të frikësuar nga fjala e opozitës dhe nga komunikimi i saj me njerëzit. Ata miratuan një ligj bastard, të denjë vetëm për një parlament bandash, dhe vetëm një ditë më vonë grevisti i urisë u dërgua me shpejtësi nga mjekët në sallën e reanimacionit. Ajo që ka ndodhur me Arbnorin është në fakt simboli i revanshizmit komunist që po e çon Shqipërinë drejt një diktature të re. Arbnori u ngujua në grevën e urisë që në këtë vend të mos vijë më kurrë koha e persekutimeve të tij të djeshme. Shqetësimi i tij ka në përkatësi të gjerë jo vetëm Shqipërinë, ku vidhet drejtpërdrejtë prej presionit të pushtetit të instaluar, por edhe të gjitha kancelaritë e vendeve të tjera të rëndësishme perëndimore. Përëndimi ka ndjekur me shqetësim në rritje të gjitha ngjarjet që kanë shoqëruar fenomenin Arbnori, duke rritur presionin mbi pushtetarët e Tiranës që po mbajnë peng liritë dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve. Sidomos në dy ditët e fundit perëndimi i ka bërë të qartë me tonet ultimative qeverisë se instalimi i një diktature të re nga vendet e gjendura në hapësirën për fjalën e opozitës, që është dhe çështja për të cilën u vetësakrifikua Arbnori. Vende si Franca, Italia, Gjermania, Austria, etj., kanë mbajtur një qëndrim të përkundërt në mbështetje të Arbnorit dhe idealeve të tij, duke i kushtuar vëmendje të sotme që në mënyrë urgjente t'i japin fund revanshit të përmbaruesave të frikshëm, sidomos në ditët e fundit. Fenomeni Arbnor ka nxitur gjithnjë e më shumë ide të kancelarive perëndimore për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke i shqyrtuar Bashkimin e Europës që të japë urgjentisht raporte Vanden der dhe misioni të posaçëm në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve dhe perëndimorëve janë me Arbnorin, në përkrahje të fjalës së tij të lirë, për të mos lejuar që pushtetari të shohë që të rikthejë diktaturën në Shqipëri.
Mandela i Europës në luftë me vdekjen. Dita e 15-të e grevës së urisë në sallën e reanimacionit. Mjekët të alarmuar për shëndetin e grevistit
Liritë e shqiptarëve në reanimacion
Nata e dytë e protestave në Tiranë në mbështetje të grevës së urisë së Pjetër ...
Lideri i PD, Sali Berisha, para gazetarëve
Dita e 15 - të e grevës së urisë së deputetit grevist të PD-së, ora 10.00, shënoi një keqësim e gjendjes shëndetësore të tij deri në rrezikimin e jetës. Kjo orë shënoi dhe rënien e tij në gjendje kome dhe shënoi ndërprerjen e çdo komunikimi të Pjetër Arbnorit me njerëzit që e rrethonin, gruan e tij, Suzanën dhe të motrën.
Ora 11.40 minuta. Mandela i Europës, Pjetër Arbnori, përfundon në
Nata e dytë e protestave në Tiranë në mbështetje të grevës së urisë së Pjetër Arbnorit. Mijëra qytetarë të Tiranës mblidhen para selisë së PD-së
grevës së urisë së Pjetër Arbnorit. Mijëra qytetarë të Tiranës mblidhen para selisë së PD-së bllokun e reanimacionit të urgjencës kardiologjike ku mjekët me të shpejtojnë të këtij blloku u vunë në lëvizje për t'i shpëtuar jetën këtij njeriu që kish vendosur vetëflijimin si protestë ndaj revanshit të pushtetarëve kundër lirisë së fjalës në median elektronike dhe më tej.
NË FAQEN 3
FMN-ja largohet me kushte plumb të rënda
Qeveria dhe FMN nuk nënshkruajnë marrëveshjen 6 mujore: “Të shohim në Bruksel”
NË FAQEN 5
Shpërthim pranë Gjykatës së Faktit
Sërish akte terroriste në kryeqytet.
NË FAQEN 4
Socialistët heqin ligjin dhe lënë plumbat
Shtypi jo i majtë nuk lejohet në shumë qytete nga bandat e pushtetit
Socialistët me një farë tjetër në Parlament shfuqizuan ligjin për shtypin. Natyrisht që veprimi i tij nuk e çliron pushtetin e instaluar nga plumbat që ka lëshuar mbi gazetaret. Plumbat mbi Mujë Bupçapaj janë akoma në trupin e tij. Plumbat mbi Ali Ukajn i morën jetën gazetarit. Kërcënimet dhe shantazhet ndaj gazetarëve të opozitës dhe gazetareve të pavaruar janë shtuar. Hiqet ligji dhe thuhet se shtypi është i lirë, por gazetat jo të majta nuk lejohen nga bandat e deputetëve të shumicës në një të tretën e vendit. Parlamenti i kallashnikovëve para se të bëjë ligje le të garantojë më parë shpërndërjen e shtypit dhe jetën e gazetarëve nga pushteti i instaluar i bandave.
Njerëzit e shkollës së partisë, të zgjedhurit e Milos
Ambasadorët e pushuar nga Milo zëvendësohen me aparatçikë partiakë
Rreth 25 aparatçikë të Partisë Socialiste do të zëvendësojnë ambasadorët e shkarkuar nga ministri i Jashtëm, Milo. Njerëzit ndër më me vlera të vendit e të cilët kanë bërë emër si diplomatë të shquar të Shqipërisë do të kenë pasardhës njerëz pa asnjë lloj afrimi në jetën demokratike të vendit po aq edhe në strukturat e diplomacisë së së. Burime të Ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur se kryesisht ata janë me shkollë partie, kjo e vetmja diplomë që ata u ofrojnë diplomacisë perëndimore dhe homologëve të tyre në këto vende.
Ministri i Jashtëm, Milo, me këtë akt bën veprimin më antishqiptar duke krijuar mundësinë e një izolimi të ri të Shqipërisë nëpërmjet paraqitjes së vendit si një tokë komuniste. Njerëzit që ai ka mbledhur nga bodrumet e Partisë Socialiste dhe klubet e rrugës më saj përbëjnë në të njëjtën kohë edhe përfaqësimin më ordiner të vendit që ka më shumë nevojë se cilido vend tjetër të paraqitet me dinjitet.
Ministria e Jashtme që nga ministri e deri tek ambasadorët e rinj që ka përzgjedhur janë njerëzit që kanë për detyrë të sabotojnë më së shumti lidhjet e Shqipërisë me Evropën për t'i orientuar ato më vonë me vende të tjera sipas shijes së shkollës së partisë apo vetë ministrit Milo.
Revanshi komunist mbi diplomacinë shënon edhe thyerjen e një prej shtyllave më të organizuara të shtetit të ri shqiptar. Me këtë rënie tani profilizohet plotësisht vendi i papranueshëm për perëndimin ashtu si dhe shfaqen konturet e Shqipërisë së vitit 1974. Askush në perëndim nuk mund të pranojë që në vend të Akademisë së Vjenës apo të Maltës, Bonit apo Uashingtonit të ishtefaqen në zyrat e ambasadave shqiptare në perëndim shkolla e partisë e Laprakës.
Ngushtim tjetër i hapësirës për opozitën
Ligji i amenduar për TVSH-në, dy ditë më parë, një mashtrim i paskrupullt
Partia Demokratike deklaron se amendimi i ligjit të ri të RTSH për gjobat gjyqësore i hapësirës informative në mediat shtetërore për opozitën, përbën një mashtrim të paskrupullt të pushtetarëve të sotëm. Kështu, ligji shprehet për kushtet e barabarta dhe shpërndarje proporcionale të kohës në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve. Por shumica instaluar në parlamentin e kallashnikovëve nuk pranoi amendamentin, që parashtrohej 2/3 e kohës së parashikuar për ndryshimin e përfaqësimit politik të emisioneve televizive për pozicion dhe 1/3 për opozitën. Ajo nuk pranoi as shpërndarjen e kohës për partitë politike në përputhje me përqindjen e votave në zgjedhjen e fundit, sikundër refuzoi të përfshijë qeverinë në nocionin pozicion dhe prej parashtoi nga normimi i kohës përfaqësues i Presidentit dhe Qeverisë, duke konsideruar si opozitë parti që formojnë qeverinë. Përsa i përket zotimit për të transmetuar lajme për aktivitetin e partive politike, ky zotim cilësoi edhe në rregullore aktuale të RTSH. Praktikisht, me ligjin e djeshëm, pushtetarët e rinj konfirmuan një ngushtim tjetër ligjor të hapësirës informative për opozitën shqiptare.
Arbnori po sakrifikohet për një ideal të madh
Partia Demokratike denoncon cinizmin dhe hipokrizinë e pushtetarëve me të cilat po përcjellin dramën e madhe të Arbnorit
Në ditën e 15-të të grevës së urisë, në luftën kundër terrorit informativ, censurës dhe kufizimit të lirisë së shprehjes nga pushtetarët komunistë, Mandela e Europës, deputeti i Partisë Demokratike, Pjetër Arbnori, po lufton në vend që në sallën e reanimacionit në spitalin e Tiranës.
Pjetër Arbnori, që qëndrestar i madh shqiptar nuk po sakrifikohet për një çështje vetjake, por për një ideal të madh, që është i çmuar për çdo qytetar në Shqipëri dhe më mbarë botën.
Dje, parlamenti i kallashnikovëve, i terrorizuar nga fjala e lirë e opozitës, pas diskutimeve që shënuan histori kolektive hodhën poshtë amendamentin Arbnorit dhe formulua një ligj farsë, i cili ngushton edhe më tej hapësirën të Arbnorit, që është njëkohësisht edhe drama e Shqipërisë, me një qëndrim të përbindshëm. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike në shenjë proteste për qëndrimin e autoriteteve ndaj kërkesave dhe në solidarizim të plotë me deputetin Arbnori, vendosi mos pjesëmarrjen e tij në seancat vijuese të Kuvendit Popullor.
Partia Demokratike falënderon të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve demokratike të Europës për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj deputetit Arbnori dhe idealeve që ai mbron, si dhe i siguron ato se Partia Demokratike do të mbetet gjithnjë një mbrojtëse e palëkundur e vlerave të demokracisë në Shqipëri.
Të lutemi me qiri në dorë për shpëtimin e Arbnorit
Demokratë dhe demokrate të Tiranës!
Të mblidhemi sot të gjithë me qiri në dorë para selisë së Partisë Demokratike në orën 19.00 që të lutemi për shpëtimin e Mandelës së Europës, Pjetër Arbnori, jeta e të cilit është në rrezik pas flijimit në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të të gjithë shqiptarëve të dhunuara nga pushtetarët e sotëm.