Teka e Çekës kushton një milion dollarë
Ministri i Brendshëm fiton tenderin e parë
NË FAQEN 4
Qeveria e kontrabandës “gosfit” policinë
Trafikantët “ngecin” në Ujin e Ftohtë.
NË FAQEN 4
Ligji komunist shkel pavarësinë e gjyqësorit
Batare sulmesh ndaj ministrit Kondi
NË FAQEN 4
Opozita gjunjëzon Nanon
Ndërpritet në ditën e 20-të greva sublime e Mandelës së Europës. Mirënjohje dhe përshëndetje për të gjithë përkrahësit brenda dhe jashtë vendit
Fitore e rëndësishme e opozitës. Rikthehet në parlament amendamenti Arbnori. Meidani dhe Majko detyrohen të nënshkruajnë
Mandela i Europës dhe opozita detyruan qeverinë të lërë të qeverisë së instaluar të tërhiqen nga revanshi i tyre arrogant mbi fjalën e lirë. Në ditën e 20 të urisë së Pjetër Arbnorit, mexhanxha pranoi më në fund të rikthejë në parlament ligjin arbitrar të miratuar një javë më parë, cili i ngushtonte hapësirat e shprehjes opozitës. Një ditë më parë presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, kishte vendosur mosdekre[t]imin e ligjit, që i hapte rrugë një diktature të re mbi fjalën e lirë në Shqipëri, ndërkohë që gjendja shëndetësore e Arbnorit e vendosur në sakrificën e tij sublime sa vinte e keqësohej. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, u detyrua dje të lërë mënjanë pompëzitetin dhe kre-kosjen e zakonshme dhe të mendojë sërish se 100 vendet e socialistëve në parlament e quajtjur të kallashnikovëve, nuk janë ende të mjaftueshme për të përmbysur të gjitha vlerat e ndërtuara me mundim nga shqiptarët në vitet e fundit. Rikthimi i ligjit të kundërshtuar me forcë nga opozita, që mbështet vetëqimish vetësakrifikimin e Arbnorit, është një nga fitoret më të rëndësishme të opozitës, që nga përfundimi i zgjedhjeve të dhunura të 29 qershorit, që vendosën regjimin vetëm të pranueshëm për kushtet pranuar për kushtet e Nanos dhe Meidanit. Ajo u arrit me një mbështetje të fuqishme dhe plotësisht të argumentuar të të gjithë demokratëve shqiptarë, që u solidarizuan në demonstrime paqësore në mbështetje të kauzës së Arbnorit, i cili qëndroi në një rol vendimtar për këtë përfundim luftë edhe presioni në rritje i perëndimit mbi pushtetarët e sotëm. Vetë Arbnori, i cili u shndërrua në këtë ditë në një simbol të mbrojtjes së vlerave më të rëndësishme të demokracisë në Shqipëri, përsëritën nxehësisht për mbështetjen dhe solidaritetin brenda vendit dhe ndërkombëtar, ndërkohë që deklaroi edhe pushimin e grevës së tij të urisë, duke na lënë të shpresojmë të gjithë se shëndeti i tij do të përmirësohet dhe se kjo histori do të ndikojë që pushtetarët e sotëm ta kenë më të vështirë në revanshin e tyre mbi opozitën dhe demokracinë në përgjithësi. Fitorja e djeshme e Arbnorit, që në të vërtetë është një fitore e të gjithë opozitës shqiptare, ka një rëndësi të jashtëzakonshme në radhë të parë se i dha një shembull të qartë qeveritarëve të bandave se nuk është aspak e lehtë të shkelet me të dyja këmbët mbi ligjit dhe të drejtat e shqiptarëve, të fituara me mijëra mundime e sakrifica. Por ndërkohë, ajo nuk presupozon as pak fundin e një beteje të ashpër që ka nisur që ditën kur shumë prej qeveritarëve të sotëm u vunë në krye të rebelimit që dogji dhe shkatërroi vendin, për ta finalizuar me zgjedhjet e vrara të 29 qershorit. Sepse në rastin e një ligji të padekretuar nga Meidani po kthehet në parlament në censurën e emëruar në krye të Radio - Televizionit kanë ngritur dhomën e kontrollit të emisioneve, ose bunkerin e censurës së diktaturës. Dhe ringjallja e kësaj monstre informacioni ua ka dhënë frytet e saj të para duke arritur deri në censurimin e emisioneve kushtuar vdekjes së simbolit të Paqes, Nënë Tereza, e për shumë të tjerë po kaq të turpshëm. Fitorja e Arbnorit dhe opozitës u arrit vetëm një ditë pasi kryeparlamentari Gjinushi deklaronte se Mandela i Europës, duhet të dilte nga greva, kurse presidenti i Republikës nuk kishte asnjë arsye pse ta thirrte në parlamet. Po kështu ishte pikërisht Gjinushi ai që shtyu
Hapet dhoma e censurës
PD reagon ndaj rikthimit të metodave të diktaturës në RTSH
Menjëherë pas ndryshimeve të paligjshme në RTVSH, drejtuesit e rinj të tij po instalojnë censurën ndaj gazetareve nëpërmjet rihapjes së dhomës së kontrollit, praktikë kjo e kohës komuniste.
Shumë gazetarë të televizionit e dinë se nga kjo dhomë varet transmetimi në ekran
Malaj: Në rrugë 22 mijë nëpunës
Ministri i Financave kundërshton FMN “Për buxhetin e shtetit janë pak 10 mijë “viktima””
NË FAQEN 5
Nano premton diktaturën
555 vjetët e Kryeministrit. Mohimi i historisë dhe kthim te “njeriu i ri”
NË FAQEN 2
Socialistët mposhten, fiton opozita
Amendamenti Arbnori fitore e parë e PD - së në opozitë
Demokratët festojnë arritjen e parë të protestave demokratike
Mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD - së u mblodhën mbrëmë përpara selisë së Partisë Demokratike për të manifestuar përkrahjen për Pjetër Arbnorin i cili prej tre javësh qëndron në grevë urie. Në fjalën e tij, lideri i demokratëve Berisha tha se fitoria e amendamentit Arbnori është një fitore e demokratëve të gjithë Shqipërisë, e cila u realizua edhe me mbështetjen e fuqishme të Europës të personaliteteve të shquara, të parlamentarëve, të kryetarëve të shteteve, të drejtuesve të institucioneve ndërkombëtare etj. Të gjitha këto bënë që amendamenti të triumfojë dhe pushtetarët sot të nëshkruajnë atë që në ua propozuam një javë më parë. Kjo është fitorja e parë që do të na çojë të gjithë së bashku drejt fitores së madhe. Ata që qëndrojnë, fitojnë, ata që mbrojnë çështje të drejta fitojnë, vazhdoi Berisha. Ne, si opozitë luajale dhe konstruktive jemi të vendosur të mbrojmë vlerat e demokracisë. Kjo, tha ai mer akoma më tepër vlerë sot, kur pushtetarët socialistë deklarojnë haptas se do të çmontojnë 555 vjet të historisë së Shqipërisë. Të mos harrojmë tha Berisha se ky pushtet është i etuzuar dhe angazhuar në rrugën e përparimit. Por, ne të gjithë së bashku duhet të përgatisim të kundërshtojmë fuqishëm çdo tentativë të tillë, për të varfëruar individin, shoqërinë, për të mbushur xhepat e tyre.
Genc Pollo, Sekretari i përgjithshëm i PDSH - së tha se sot PD si opozitë në shkroi fitoren e parë të madhe, ndërsa PS disfatën e parë të madhe. Kjo në radhë të parë dua ai është fitore e juaja që me bujshni sheshet anekënd vendit por mbi të gjitha i dedikohet Pjetër Arbnorit, që me një rezistencë heroike, diti t’i bëje ballë vdekjes, të vërë dinjitetin përballë mugacërisë, të vërë latësinë përballë harbutërisë, dhe me shembullin e tij të bëhet frymëzim për të gjithë demokratët e Shqipërisë, fikë për ata që u tërhoqën me turp.
Ne të gjithë falenderojmë Komunitetin Ndërkombëtar, Europën e Shtetet e Bashkuara, qeveritë mike dhe parlamentarët, KE dhe Parlamentin Europian të cilët që në ditët e para kur u fut në grevë Pjetër Arbnori, nuk reshtën me protesta në favor të të drejtave të opozitës. Pollo, tha se ishte dhe diçka tjetër që i detyroi ata të firmosin disfatën. Nano ka deklaruar se do të shkojë nesër në Europë pa e ftuar njeri dhe atje nesër shkon pa e mbullur çështjen Arbnori, po tryezë nuk do diskutohet asnjë çështje përveç kësaj.
Në takim folën dhe zëvendësgjilli Ylli Vejsiu dhe Azem Hajdari.
Zef LLESHI
Meidani do të dëshmojë si Alia
Është vështirë të besohet që Meidani, Nano, Islami, Gjinushi apo ndonjë tjetër do të gjejë tek Kadareja, Daut Gumenin, Fatos Lubonjën apo Kurt Kolën
Kuvendi për Pajt im Kombëtar si “Forumi për Demokraci”
Presidenti Meidani i ka kërkuar shkrimtarit të shquar Ismail Kadare që të marrë pjesë në iniciativën e tij për një kuvend të pajtimit kombëtar të tipit Alia.
Është po Meidani që para shfaqë majash e ka quajtur Kadarenë shkrimtarin e oborrit. Një hipokrizi e tillë është e natyrshme të dalë prej Presidentit Meidani. Për të plotësuar kërkimet e veta ai nuk e ka për gjë të realizojë ftesa edhe me të guximshme se kjo paravarisht se njerëzit si Kadare kanë kaluar nëpër përgjumje e silesë së Partisë Socialiste.
Mesa duket ende në kohën e Meidanit apo shefave të tij cendek se-ma e grupimit “Forumi për Demokra-ci”. Këtu janë edhe piketat e ftesave të tilla të nisura nga socialistët pikërisht tek ata njerëz që deri dje i kanë poshtëruar deri në palcë. ndonjë tjetër do të gjejë tek Kadare, Daut Gumenin, Fatos Lubonjën apo Kurt Kolën. Skema e “Forumit për Demokraci” u pa se ç’është solli vendin. Një pjesë e vrasjeve e shkatërrimeve e kanë fillesën që kur Kurti deklaroi në një konferencë për shtyp se në Vlorë ka ushtarë serbë dhe maqedonas.
Ideja e Alisë për një kuvend mbarëkombëtar për Pajtimin Kombëtar përfundoi në honorare biletrash për Drithero Agollin dhe një kuvend marksistësh në Stamboll për të mos u dëgjuar më deri sa në karrigen e Presidentit të vendit erdhi njeriu i Alisë. Nëse edhe ky e ka seriozisht me këtë ide “filantropike” i duhet dhënë i saktë itinerari i tre pensionistëve dhe po ashtu guida e disa klubeve marksiste në Zyrih, Kopenhagen dhe Bruksel të cilat kanë sponsorizuar PS-në deri në këto ditë.
Loja me emrat e shquar të kombit është e vështirë të bëhet. Asnjë njeri i madh i këtij vendi nuk mund me besojë tek një palë që për pesë vjet dy herë ka kërkuar përseri të falur për tragjedinë që i ka sjellë kombit dhe çështjes shqiptare. Po aq sa Meidani duhet të mendojë se njerëz si Kola, Gumeni dhe Lubonja janë vetëm ata. Të tjerë në lojën e tyre nuk ka.
S. NEZA
Jemi të hapur për kushtetutën
Nuk shkojmë në tryezën e Godos
Deklaratë e Bashkimit për Demokraci.
NË FAQEN 3
Buka shpejt 120 lekë
Prodhuesit e bukës: “Rrezikojmë falimentimin”
Liberalizohet çmimi i grurit, taksat dhe tatimet do të rriten
NË FAQEN 5
Demokratët përshëndesin fitoren para selisë së PD. Lart, Pjetër Arbnori në ditën e fundit të urisë
Censurës
rinj të tij po instalojnë censurën ndaj gazetave dhomë varej transmetimi në ekran i çdo materiali. Njëkohësisht, nga kjo dhomë kontrolli përcaktoheshin dënimet për gazetarët “që nxinin realitetin” apo nuk “shpalosnin sukseset e socializmit fitimtar” që fillonin nga dërgimi për redukimin në bujqësi e gjer në qelitë e burgjeve.
NË FAQEN 3