Ministri i Brendshëm dekonspiron lidhjet me bandën e Elbasanit
NË FAQEN 4
“Himara - porti i kontrabandës”
Bregu dhunohet nga trafiku i klandestinëve dhe cigareve
NË FAQEN 4
“Stefani” bllokon derdhjen e Bunës
Vazhdon kontrabanda e cigareve në linjën e lumgumenicë - Velipojë
Vazhdon kontrabanda e cigareve në linjën lumgumenicë - Velipojë
“Stefani” bllokon derdhjen e Bunës
NË FAQEN 4
Prodi: “Nano, bëj kujdes!”
Nano detyrohet të premtojë mosdhunimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut. Kryeministri e kthen Shqipërinë pesë vjet prapa në raportet me Aleancën e Atlantikut. Emigrantët shqiptarë në Itali akuzojnë: Nano na shiti për ndihmat italiane
Mesazh i ashpër i kryeministrit italian për qeverinë shqiptare. Kryeministri shqiptar dështon në Vjenë dhe Bruksel
“Kujdes, Shqipëria nuk mund të zhvillohet as vetëm dhe as në konflikt me fqinjët. Italia është e interesuar të arrijë një marrëveshje.” Këtë marrëveshje pastaj duhet ta garantosh ti. Në këtë ju themi, përndryshe investimet tona nuk vijnë.
Dështim në start i “qeverisë së sherrit”
Turneu europian i të pafajturit Nano po përfundon ashtu si nisi me paralajmërime të forta të perëndimit për të garantuar liritë e shqiptarëve dhe për të mos abuzuar si deri tani me pushtetin, si kushte elementare edhe për një mbështetje minimale të Europës për Shqipërinë.
Ndërkohë që në Vjenë kryeministri shqiptar nuk ka ditur ku të futet pasi në të gjitha takimet i janë tërhequr veshët, kryeministri italian Romano Prodi veç paralajmëronte atë që të bënte kujdes dhe të mos të abuzonte me pushtetin, ndryshe duhet t’i qante ndihmat e Europës. Prodi i kujtonte Nanos se politika e tij që po e izolonte Shqipërinë nga bota nuk mund të ketë kurrsesi të ardhme. Kryeministri italian në mesazhin e drejtpërdrejtë për Nanon e obligon atë personalisht që të respektojë marrëveshjet me perëndimin, që ka si kusht themelor respektimin e lirive në vend, si kusht për mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë. Paralajmërimi i drejtpërdrejtë i Prodit për Nanon është edhe një sinjal tjetër se Europa e ka tashmë të qartë se në Shqipëri ka një kryeministër të gjithëpushtetshëm dhe një president kukull, në kundërshtim me dispozitat kryesore kushtetuese. Paralajmërimi i ashpër i Prodit vjen në të njëjtën ditë që Nano e kthen Shqipërinë disa vjet prapa kur nënshkruan në Bruksel një marrëveshje të ezauar prej kohësh nga qeveria Meksi me Aleancën e Atlantikut. Kredencialet e ulëta të qeverisë së re shqiptare në perëndim, që çuan në shtyrjen me pasoja të rënda për Shqipërinë të Konferencës së Romës, janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikës revanshiste dhe të papërgjegjshme të pushtetarëve të rinj, që erdhën në pushtet pas organizimit të rebelimit të armatosur që diktoi zgjedhjet e 29 qershorit. Rikthimi në kuotat e pesë vjetëve më parë të raporteve të Shqipërisë me NATO-n vjen pas një fushate të egër spastrimesh të entuziastëve që kanë pushtuar ministrinë e Mbrojtjes mbi gjeneralët dhe ushtarakët e tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare. Një ditë më parë gjeneral Vangjani, ish-zëvendës-shef i Shtabit të Përgjithshëm, dëshmoi me fakte tronditëse se cilët ishin ata që i përgatitën varrin ushtrisë shqiptare, të cilët kanë të njëjtat fytyra dhe të njëjtat emra me ata që thërrasin sulmet dhe grabitjet e depove ushtarake. Deverja Nano, dëshmon kështu se është e rrethuar nga të k… që janë dhe se forca e Brukselit, Vjenës dhe Romës paralajmëron një të ardhme tepër të zymtë të raporteve të Tiranës me Europën, gjë që duket se do ta vënë për një kohë të gjatë shqiptarët. Mesazhi i Prodit, i shprehur në frazeologjinë e zakonshme diplomatike në raste të tilla, provon se kabineti i Nanos që do të drejton vetëm prej pak ditësh Shqipërinë nuk dihet se çfarë po ngurruar si qeveri e sherrit. Është e vetmja periudhë e paimagjinueshme që në kaq pak kohë të krijohen hendeqe të tilla të thella dhe konflikte të hapura me gjithë këshillën e Europës, ashtu si qeveria Nano e P. Kokëta ushtron ku mund ta menaxhojë këtë revanshizëm, të rritur që erdhën në pushtet me ndihmën e bandave të armatosura dhe i ashpër jo vetëm me opozitën, por me kërcënimin e niveleve dhe drejtat e të gjithë shqiptarëve, si të atyre nga themeli besojnë e Europës demokratike. Nano pret të kthehet në Shqipëri së bashku me destinimin e misionit të tij, siç mund të thuhet se lindi i dëshmuar që kur ai u pa në fuqi, kur në mjetet e Europës. Kuptohet që ky dështrim nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen e vendit në vështirësi të shumta. A. P.
Berisha në ceremoninë mortore të Nënë Terezës
Lideri i PD, niset për në Kalkuta të Indisë
Berisha u nis dje për në Kalkutë të Indisë për të marrë pjesë në funeralin e Nënë Terezës, nobelistes me origjinë shqiptare. Berisha gjatë Presidencës së tij ka pritur dy herë Nënë Terezën në Shqipëri. Ai ka vlerësuar gjithmonë lart punën e bamirëses shqiptare dhe gjithashtu ka dekretuar edhe Medaljen e Artë “Nënë Tereza”. Varrimi i Nënë Terezës bëhet të shtunën në Kalkutë dhe në ceremoninë e funeralit të saj do të marrin pjesë personalitete politike nga gjithë bota. Shqipëria ka shpallur tre ditë zi në shenjë nderimi për Nënë Terezën. Gjithashtu një delegacion i lartë shtetëror nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nobelistes shqiptare i kryesuar nga Presidenti i Republikës.
“Garanto liritë e shqiptarëve”
Viena i tërheq veshët fort Nanos
Fatos Nano, premtoi të martën në Vjenë se do të garantojë të drejtat e njeriut dhe liritë civile në Shqipëri, si dhe mbështetjen me pushtetin në vend, duke bashkëpunuar ngushtë me organizmat ndërkombëtare.
Premtimi i tij vjen pas mesazheve të ashpra të Europës, e cila shtyu ndihmat për Shqipërinë në një afat të pacaktuar për shkak të revanshit të pushtetarëve të rinj shqiptarë mbi opozitën dhe liritë e shqiptarëve në përgjithësi.
NË FAQEN 3
Emigrantët: Nano na shiti për ndihmat italiane
Vazhdon me ritme të larta fshesa e policisë italiane për shqiptarët
Shumica e emigrantëve të kapur nga autoritetet italiane janë nga Vlora dhe ata shprehen me tone mjaft të ashpra ndaj qeverisë shqiptare
NË FAQEN 3
Dy partitë e vogla do të mbarsohen vetë
PSD dhe PAD rebelohen. Plas arije të mëdha në koalicionin e qeverisë së bandave
Ndihen kërcitjet e para të tërmetit brenda qeverisë së instaluar. Në fillim largohen minjtë…
NË FAQEN 3
Nano kthen Shqipërinë pesë vjet mbrapa
Stop çmontimit të Kryeministrit në Bruksel
NË FAQEN 3
KE: qeveria të respektojë detyrimet
Sot në Tiranë, raporterët e Këshillit të Europës
Një delegacion parlamentar i Këshillit të Europës do të vijë sot në Shqipëri për të vëzhguar nga afër qëndrimet e fundit të pushtetarëve shqiptarë ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut në vend. Sipas një komunikate të KE “diskutimet do të përqendrohen në masat e marra nga qeveria e re për të garantuar normalizimin demokratik, duke pasur parasysh sidomos disa detyrime dhe angazhime të miratuara nga Shqipëria në drejtuim të Këshillit të Europës”. Teksti thekson se “Asambleja i kushton një rëndësi të veçantë dialogut politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës”. Delegacioni, kryesuar nga holandezi René van der Linden (Partia Popullore Europiane, kristiandemokratët), raportues i Komisionit për Çështjet Politike, do të ketë bisedime me kryeministrin Nano, si dhe me deputetë të koalicionit e të opozitës. Parlamentarët europianë do t’i shënojnë informacionet e mbledhura në Tiranë në një raport për të cilin parashikohet të diskutohet më 24 shtator, në kuadër të sesionit të vjeshtës së Asamblesë parlamentare. Ky është një mision i jashtëzakonshëm i raportuesve të KE-së në Shqipëri, pasi pas procedurës normale ad hoc e çdo pyetje në dhjetor të këtij viti. Alarmi në KE për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri, e detyroi Asamblenë që të përshpejtonte procedurën e vëzhgimit për pushtetarët e Tiranës.