Sot, të gjithë me ne në sheshin “Skënderbej”
Ndizen protestat në Tiranë, Shkodër, Korçë, Pukë, Kavajë, Tropojë, Fier etj.
Qytetarë të Tiranës! Të gjithë me ne sot në orën 11.00, në sheshin “Skënderbe” për të shprehur edhe njëherë protestën kundër Klikës që qëlloi për vdekje Liderin e dhjetorit, Azem Hajdari. Partia Demokratike dhe “Bashkimi për Demokraci” i thonë ndal instalimit të diktaturës!
Mazreku kërkoi të vriste Berishën
Dje në gjykatën e Tiranës manipulohet gjykimi i vrasësit Mazreku. Ndryshon akuza për krim në bashkëpunim
Krimineli Mazreku ngjit shkallët e Gjykatës së Tiranës. Mungojnë urdhëruesit dhe bashkëautorët e krimit
Rikthehet si vlerë protesta politike
Demokratët po shkallëzojnë protestat politike kundër dhunës shtetërore dhe krimit politik. Kërkesat e tyre të shpallura tashmë po gjejnë përkrahje në të gjitha qytetet e vendit. Shqetësimi i qytetarëve për krimin në rritje, kontrabandën, revanshin komunist që kulmoi me atentatin politik kundër Hajdarit, po merr formën e një proteste popullore, krejt të kundërt me protestat e dhunës që organizonte dhe inspironte ish - opozita, tashmë e instaluar në pushtet. Edhe mënyra se si po proteston opozita e sotme demokratike, është një shembull i qartë i distancës që kanë kampi i qeverisë së instaluar dhe forcat e vërteta demokratike. Protestat të qytetëruara, larg dhunës, larg bandave, larg krimit, me kërkesa të artikuluara qartë, të drejtuara dhe të udhëhequra nga opozita, - është kjo një vlerë e madhe që po shfaqet këto ditë, të cilën ish - opozita e kishte kthyer në një skenë krimi dhe gjakosje bizantine. Shqiptarët nëpër qytete dhe sidomos në kryeqytet kishin harruar të shihnin turma njerëzish që protestojnë paqë... paqësisht, pa armë, pa banda, pa vrasje, pa dhunë. Shqiptarët po shohin tek manifestimet e opozitës një vlerë që gati e kishin harruar dhe e shihnin vetëm në televizor, në lajmet e huaja. Protesta si vlerë po i kthehet shoqërisë shqiptare. Ish - opozita komuniste kishte dhunuar edhe vlerën e protestës, edhe vlerën e kundërshtimit dhe vlerën e alternativës së mijëra politikë të një shoqërie civile. Shqiptarët për disa muaj përjetuan dhe panë skena të përbindshme djegiesh, zjarri, tymi, gjaku, dhunimi, vrasjesh, krismash dhe përdhunimesh të tjera, të denja vetëm për shoqëritë primitive. Të gjitha këto organizoheshin e frymëzoheshin nga - opozitarët fanatikë, kurse ditën banditët e paguar drejtonin aktet më makabre që ka parë ndonjëherë shoqëria shqiptare. Shqiptarët po shohin këto ditë se çfarë është protesta e lirë e njerëzve të lirë, ndërkohë që muaj më parë shtrëngoheshin nga kallashnikovët e banditëve të majtë të dilnin rrugëve dhe të manifestonin, të pozonin para kamerave duke shikuar deri në vrasjen e fëmijëve të tyre. Protesta si akt qytetar ishte harruar, ishte dhunuar e ishte nënpërkëmbur. Etja e ish - opozitarëve për të përmbysur me dhunë pushtetin dhe akte të tjera prej bandash e kriminelësh që erdhën deri në sallën e Parlamentit apo në Qeveri, e shlyenë kështu akt të madh të shprehjes së një shoqërie të lirë e civile. Opozita po i kthen dinjitetin protestës si akt civil, po e vë në vendin e saj shprehjen publike të njerëzve. Edhe kaq do të mjaftonte për të vlerësuar protestat e sotme të opozitës demokratike si një kontribut të jashtëzakonshëm për demokracinë shqiptare dhe ardhjen e saj. Shqiptarët po kuptojnë se e ardhmja është shpresëdhënëse dhe tenton drejt demokracisë, progresit, përparimit. Opozita me protestat e saj po jep një shembull të madh se si një shoqëri duhet të reagojë në rast se nukpajtohet me diçka, sidomos në dhunën dhe krimin politik, revanshin dhe kontrabandën e pushtetarëve të sotëm shqiptarë. Protestat paqësore që ka nisur opozita dhe një shpresë e madhe po shfaqet, njerëzish të sajë të mbështetur bandash, maskash, vandalizimesh, vrasjesh, masakrash, kontrabande. Ai do të jetë për një revansh të gjakut, organizimit të bandave të lira. Ato të opozitës që do të kthehen ndaj pushtetit bandit, edhe pse nëse janë në pushtet me dy shkaqe demokrate. Të cilën pushtetin e sotëm po e përpiqen çdo ditë ta dhunojnë.
Skenar i kobshëm për eliminimin e opozitës
Deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, nga spitali ushtarak i Tiranës
Së pari dua të përshëndes e të falënderoj nga zemra gjithë elektoratin tim, gjithë demokratët shqiptarë, gjithë popullin shqiptar për solidaritetin, për mbështetjen e fuqishme që po tregojnë ndaj meje, ndaj Partisë Demokratike, ndaj demokracisë në Shqipëri. Duke shkallëzuar politikën e revan-shit komunist klika kriminale e Nanos dhe grupi i tij në parlamentin e kallash-nikovëve nuk po ndalet para asnjë krimi të shëmtuar, as para vrasjes prapa anti-shqiptarë, anti-kombëtarë ashtu siç është kjo klikë. Ky skenar kishte për qëllim eliminimin fizik të Sali Berishës si simbol i luftës për mbrojtjen e demokracisë, të interesave kombëtare, dhe të dinjitetit njerëzor e kombëtar të shqiptarëve. Të gjitha këto do t’i nxirrte në dritë të diellit hetimi mbi këtë akt barbar e të paprecedent në historinë e parlamenteve.
Nuk di ka klika e tij nuk kanë pse të fshihen as prapa Kanunit, as prapa
shëmtuar, as para vrasjes prapa krahëve, ashtu siç kanë bërë gjatë 50 vjetëve, ashtu siç kanë bërë në kufi gjatë viteve ’90, siç bënë me 2 prill 1991, siç bënë në Vlorë e në gjithë Shqipërinë gjatë rebelimit të kuq gjatë gjithë këtij viti. Për t’iu shmangur përgjegjësisë Nano dhe klika e tij po përpiqen të paraqesin krimin ndaj meje dhe ndaj demokracisë si hakmarrje personale e një krimineli ordiner të papërgjegjshëm duke ngatërruar në këtë mes edhe normat e Kanunit, për të cilin komunistët dhe pjella e tyre kurrë nuk kanë pasur asnjë farë respekti; po të ndikojë Kanuni i sulmuar dhe i ofenduar kam qenë unë, por kjo që gjuaj me mua ishte një skenar i përgatitur mirë nga Nano, Mejdan, Gjinushi, Dokle e të tjerë. Ky skenar kishte për synim eliminimin tim fizik sepse një natë më parë i stigmatizova në Parlament si kriminelë, hajdutë, t’i nxjerrë të paprecedent në historinë e parlamenteve.
Nano dhe Kanunit, as prapa papërgjegjshmërisë së kriminelit. Të cilin mundohen ta paraqesin edhe si një egërsirë nga veriu, duke kërkuar përsëri të krijojnë përçarje kombëtare, ç’ka është një krim i rëndë me tërënda që ata kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë.
Unë jam i bindur se me mbështetjen morale të fuqishme të të gjithë shqiptarëve demokratë dhe nën kujdesin e mjekëve të mrekullueshëm shqiptarë që nuk do t’i ndërroj me asnjë mjek të botës do të shërohem shumë shpejt për të luftuar me të gjithë fuqinë e shpirtit tim për fitoren e demokracisë dhe të idealeve të Dhjetorit që unë përfaqësoj.
Rroftë Demokracia!
Rroftë Shqipëria!
Azem HAJDARI
Berisha: Kriminelët shumë shpejt do marrin përgjigjen e merituar
Sigurimi i Shtetit provokon protestuesit paqësorë në Sheshin Skënderbej. Një person i armatosur ka qëlluar me grushta mbi një protestues, ndërsa është zhdukur me vrap në Ministrinë e Brendshme, i ndjekur nga dhjetëra demonstrues
Kryeqyteti për të tretën ditë radhazi në Sheshin “Skënderbej”
NË FAQEN 3
Dhunë policore mbi shkodranët protestues
Arrestohen dhe keqtrajtohen 65 tifozët shkodranë, të cilët kërkonin të bashkoheshin me mijëra protestues tiranas
Stadiumi “Qemal Stafa” ushton nga thirrjet antikomuniste
65 shkodranë arrestohen dhe keqtrajtohen dje nga Policia e Tiranës. Shkodranëve u janë vënë prangat në stadiumin “Qemal Stafa” në të cilin zhvillohej ndeshja e futbollit mes skuadrave Vllaznia dhe Partizani. Disa minuta para përfundimit të ndeshjes tifozët shkodranë janë shndërruar menjëherë në përkrahës të deputetit të Partisë Demokratike, duke hedhur parullat “Azem Hajdari, hero”, “Stadiumi ka filluar të ushqejë nga protestat antikomuniste ‘Hajdari’, “Shkrofe Azem Hajdari”, “Hajdari hero”. Pas pak minutash tipo e policisë së Tiranës janë drejtuar drejt anti-komunistëve shkodranë, duke shkaktuar urinë me stadium. Sipas burimeve policore ka penguar demonstruesit shkodranë të bashkohen me thirrjet anti-komuniste që ushtojnë në prej tre ditësh në kryeqytetin e Shqipërisë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Azen Hajdari, është qëlluar e çnjerëzuar në sallën e parlamentit shqiptar nga dora e deputetit të Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku. Ky akt është konsideruar nga Partia Demokratike si vrasje, duke ndaluar lëvizje të kësaj partie dhe demonstrime në Shkodër. U bënë me se tre ditë që mbi 10 mijë qytetarë të Tiranës demonstrojnë kundër komunizmit. Të tilla protesta janë zhvilluar në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Edhe shkodranët dje i lëvizjeve anti-komuniste protestoi kundër killës së komunisteve të akuzuar për atentatin ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe të demokracisë shqiptare. E njëjta ndjenjë ndodhi dhe tifozët shkodranë të cilët kërkuan të bashkoheshin me thirrjet e qytetarëve të Tiranës “Azemi hero”, “Poshtë parlamenti”.
M.D
Viktima nuk ka se ç’të bisedojë me vrasësit
Çfarë kërkoi Majko në Spitalin Ushtarak?
NË FAQEN 3
Mos e prisni Nanon, ai është kriminel
Letër e hapur drejtuar Sekretares Amerikane të Shtetit, Madlen Ollbrajt
NË FAQEN 3
Krimineli Mazreku ngjit shkallët e Gjykatës së Tiranës. Mungojnë urdhëruesit dhe bashkëautorët e krimit
Deputeti socialist Gramoz Ruçi zbulon pjesën e dytë të skenarit ogurzi të Klikës së Nanos
Nesër, mblidhet Këshilli Kombëtar i PDSH
Ditën e hënë, me datë 22. 9.1997 në Pallatin e Kongreseve, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kryesia e PDSH-së