24/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 shtator 1997

Tirana kundër parlamentit të Mazrekëve

Mijëra demonstrues marshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Çdo ditë në sheshin “Skënderbej” Mijëra demonstrues marshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tirana kundër parlamentit të Mazrekëve Çdo ditë në sheshin “Skënderbej” Bashkohuni me Ne, në orën 18.30 në sheshin “Skënderbej”. PD vazhdon protestat kundër dhunës, parlamentit të kallashnikovëve dhe instalimit të diktaturës. Bashkohuni me Ne, Të protestojmë të gjithë kundër dhunës, qeverisë së instaluar të krimit dhe kontrabandës, revanshit komunist, parlamentit të kallashnikovëve. Bashkohuni me Ne, Në protestën civile për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat e saj nga dhunimi i vazhdueshëm i pushtetarëve të instaluar. Bashkohuni me Ne, Në protestë për të shpëtuar demokracinë shqiptare.

KE i bën gjyqin Nanos

Plagosia e Hajdarit, krim politik. Masat për vendosjen e rendit të pamjaftueshme. Nëse nuk bëni pajtimin, qani ndihmat! Siguroni lirinë e shtypit! Mos prekni drejtësinë dhe pushtetin lokal! Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës pritet të miratojë sot një rezolutë, ku i bëhet fajgjia qeverisë socialiste të Fatos Nanos. Rezoluta, e cila tashmë ka marrë formën përfundimtare, dënon me forcë si atentat politik krimin në parlamentin shqiptar ndaj deputetit Azem Hajdari, i cili ka ngjallur një valë të madhe protestash në të gjithë vendin. Ndërkohë kritikohen si të pamjaftueshme përpjekjet e qeverisë për vendosjen e rendit, duke i dhënë kështu një përgjigje dërrmuese kërkesave të Nanos në Hong Kong. Rezoluta e përgatitur nga raporterët e KE që vizituan kohët e fundit Tiranën, kërkon garanci për procesin e pajtimit në Shqipëri, duke theksuar se kjo do të kondicionojë edhe ndihmat ndërkombëtare për Shqipërinë. Në dokumentin që pritet të miratohet sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i kërkohet qeverisë së Tiranës garantimi i lirisë së shtypit, duke reflektuar kështu aktet e dhunës ekstreme që pushtetarët e rinj kanë ndërmarrë kundër gazetareve. Gjithnjë në këtë kuadër kërkohet që qeveria të heqë dorë nga diskriminimi i shpërndarjes së reklamave, duke përjashtuar çdo opozitar dhe duke mos sponsorizuar atë qeveritare dhe proqeveritare. Një pikë e veçantë e rezolutës i kushtohet pavarësisë së pushtetit lokal dhe garancive që qeveria nuk do ta cenojë atë, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste në Shqipëri, kur po shtohen rastet që po kërkohen edhe zgjedhje të parakohshme vendore nga përfaqësuesit e opozitës. Rezoluta kritikon të ashtuquajturën meritokraci të Nanos, të cilën e konsideron si revansh të pastër ndaj administratës nga pushteti i socialistëve. Në dokument kritikohen ashpër edhe ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë si një cenim i pavarësisë së sistemit gjyqësor nga ekzekutivi. Në seancën e sotme opozita demokratike do të përfaqësohet me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Genc Pollo, dhe sekretarin për marrëdhënie publike, Vili Minarolli. Përfaqësuesit e opozitës do t’i bëjnë prezent Asamblesë të gjitha zhvillimet postzgjedhore në vend që nga revanshi në instituci... Nano kërkon pasaportë për qeverinë e krimit Kryeministri i bandave dhe i krimit, Fatos Nano, po kërkon nëpër botë një pasaportë ndërkombëtare për qeverinë e tij terroriste, ndërkohë që në Kuvendin Popullor nuk është thënë ende gjëja e vërtetë për Azem Hajdarin. Në takimet e tij në Hong Kong, kreu i klikës, Fatos Nano, po mundohet të lajë duart e përgjakura nga krimi politik, duke u deklaruar si kampion i pajtimit dhe i përgjegjshmërisë. Në një takim me ministrin gjerman Shpranger, kryeministri i bandave u shpreh me pompozitet se qeveria e tij ka vendosur rendin në Shqipëri dhe se ajo është e angazhuar për pajtim kombëtar. Deklarata e mashtruesit të Hong-Kongut vjen vetëm pesë ditë pas vrasjes politike në parlamentin shqiptar, kur kriminelët Mazrekut, të vetëmsërisht udhëhënë organizator të kësaj për të likuiduar nga drejtpërdrejt kryesor të opozitës. Ai po kërkon mbështetje për qeverinë e tij në perëndim, në kohën që po ndjekin të gjitha detajet e skenarit për të likuiduar fizikisht Sali Berishën dhe Azem Hajdarin dhe në Shqipëri protestat që vijnë duke u forcuar shenjtëdën ditën e tyre të gjashtë. Kryeministri i rebelimit po deklaron se në Shqipëri është vendosur rendi, ndërkohë që në të gjithë vendin po bëhen këndime? kimi, kontrabanda dhe trafiket e ndryshme, ku janë të implikuar qeveritarët e tij. Por edhe sikur të gjitha këto të ishin të vërteta, do të mjaftonte vetëm ngjarja e papërfytyrueshme e parlamentit, që kryeministri i krimit të shkonte për të kërkuar falje në perëndim. Ndërsa Nano po lutet me dorë të shtrirë që të pranojë si të vërtetë mashtrimin në Hong Kong, sejmenët e tij në Tiranë po kërcënojnë dëshmitarë dhe po kërkojnë për hakmarrje të reja mbi opozitën. Drejtuesit e Partisë Demokratike po kërënohen çdo ditë me burg nga shërbëtorët e klonës së Nanos, ndërsa ministri i Policisë, Nentan? Çeka, ka quar sërish në gjyq gazetën e opozitës “Rilindja Demokratike”. Nano po thotë se ka vendosur rendin në Shqipëri, në kohën që masakra e pushtetit të Çekës dhe të Klosit po qelbin e pastruar mbi gazetaret për të mbrojtur gënjeshtrat e tij. Masakrimi i kryebashkiakut nga gazetës Bulevard, Bej? Maio, përpara shtëpisë së tij nga terroristët e shtetit provoi edhe një herë se faktet janë ashtu siç i thotë shtypi nga gazetarë bashkiakëve e Fatos Nanos dhe të Shkëlqim Gjushit. Një pushtet që po shkel çdo ditë me këmbë Kushtetutën dhe të drejtat e opozitës dhe të shtypit të lirë, duke përdorur edhe terrorin, nuk mund të quhet qeverisje nga perëndimtarë demokratikë. Sërishmi në krah të parlamentit janë përkrahur pas politikës së tij shqiptar, kur vrasësi komunist Gafurr Mazreku, që përpara kishte bërë dy dëtyra në gjyqësor. Azem Hajdari, në atë ngjarje, që ishte në sallë së bashku me Gafurrin, i janë lënë të qartë se të gjitha bërë European dhe SHBA të pësuara? të tjera. Ata do të jenë kujtimi për demokracinë dhe e ardhmja e përparimit, kështu nga krimi që kuptuan dhe e përqafuan? ...

Do të nxjerrë plumbin e katërt

Sot deputeti Hajdari në sallën e operacionit Sot deputeti Azem Hajdari me katër plagë në trup do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë. Është fjala për nxjerrjen e një plumbi i cili ka mbetur në brendësi të trupit të tij në një vend mjaft delikat afër cipës mbështjellëse të mushkërive. Mjekët gjermanë janë optimistë se operacioni i Hajdarit do të dalë me sukses, ndërsa vetë Hajdari paraqitet në një gjendje qëndrueshmërie përpara kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë. Gjendja shëndetësore e Hajdarit dje nuk ka qenë më ndryshe se ditët e tjera pas goditjeve që ka marrë. Ka pasur në mënyrë të vazhdueshme dhimbje të forta të plagëve të shumta, ndërkohë që nga ekipi mjekësor vazhdon një terapi intensive. Nuk ka komplikacione të plagëve, ndërsa vetë Hajdari ende nuk arrin të lëvizë në krevat.

Berisha uron Valesën

Pas fitores së të djathtëve në Poloni Fitorja juaj, shembull për përmbysjen e neokomunizmit Lideri i PD, Sali Berisha, uron udhëheqësin e “Solidarnost”, Les Valensa, për fitoren e zgjedhjeve legjislative në Poloni. Në mesazhin e urimit Berisha shkruan: “Kam kënaqësinë të bashkohem me gëzimin tuaj për fitoren e ‘SOLIDAR-NOSTIT’ në zgjedhjet e përgjithshme legjislative të vendit tuaj. Ju e keni gjetur një simbol i luftës kundër komunizmit dhe dhatë dhe një shembull se si i përmbysim përsëri forcat neokomuniste që u rikthyen në pushtet përkohësisht. Shpreh bindjen time se suksesi juaj do të jetë nxitje edhe për Partinë Demokratike shqiptare, për t’i çliruar revanshit komunist, të ndërmarrë nga pushtetarët ndaj demokracisë, arritjeve të saj ekonomike, politike e sociale”. Berisha në mesazhin e tij gjithashtu shpreh dëshirën e PD për të thelluar bashkëpunimin në fushën politike mes PD dhe Solidarnost në shërbim të dy popujve që vuajtën diktaturën komuniste.

Majko: Shqipërisë nuk i duhet nacionalizmi

Lideri socialist sulmon ministrin e Jashtëm: Po prish imazhin e Shqipërisë Për të parën herë shqiptarët kanë dëgjuar dje nga goja e një lideri të së majtës në pushtet, se e keqja Shqipërisë mund t’i vijë nga nacionalizmi

Ceka kërkon burg për “RD”-në

Kryepolici padit gazetën në Gjykatë

Fatos Nano: Të shkatërrohet VEFA

Atë që se deklaron dot në Tiranë, kryeministri e thotë në Hong Kong Komiteti Kombëtar i Kreditorëve: “Ktheni paratë sipas premtimit ose përndryshe demonstrata publike” Atë që se deklaron dot në Tiranë, kryeministri e thotë në Hong Kong Fatos Nano: Të shkatërrohet VEFA Komiteti Kombëtar i Kreditorëve: “Ktheni paratë sipas premtimit ose përndryshe demonstrata publike” NË FAQEN 5

Nano mashtruesi ordiner i Hong Kongut

Nga takimi i Nanos me ministrin gjerman, Spranger NË FAQEN 3

Majko e dinte se do të vritej Hajdari

Pandeli Majko thirret në prokurori në lidhje me çështjen “Mazreku” Majko e ka konsideruar thirrjen e tij në prokurori si politike, ndërsa plagosjen me pesë plumba të deputetit të PD-së Azem Hajdari e quan ordinere Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Pandeli Majko është thirrur në prokurori për të dëshmuar rreth krimit politik kundër Azem Hajdarit. Po dje në një konferencë shtypi ai ka thënë se Mazreku nuk kishte ndërmend të vriste Berishën. Siç duket edhe nga kjo deklaratë merret vesh se Majko është brenda skenaristëve të eliminimit të opozitës. Të paktën me deklarimin e tij lë të kuptoje se Majko dinte që do të vritej vetëm Hajdari. Majko e ka konsideruar thirrjen e tij në prokurori si politike, ndërsa plagosjen me pesë plumba të deputetit të PD-së Azem Hajdari e quan ordinere. Po ashtu ai nuk ka hezituar të sulmojë edhe zv/prokurorin e Tiranës, Beqir Kokoshi, që sipas tij është në këtë pozicion që nga koha e Berishës.

Sot Strasburgu miraton rezolutën për Shqipërinë. Prurje mbi pushtetarët e bandave dhe të revanshit

... raste në Shqipëri, kur po shtohen rastet që po kërkojnë dhe lëngojnë të parakohshme vendore nga përfaqësuesit e pozitës. Rezola kritikohen të ashtë-tuqajuartën meritokratë përgjithshëm të PD-së, Genc Pollo, dhe sekretarin për marrëdhënien në institucione, ligjet kushtetuese, dhe sidomos revanshin kundër opozitës që kulmoi me dy ngjarje të rëndësishme vetëflijimi i Pjetër Arbnorit dhe atentati politik kundër deputetit Azem Hajdari. Ndërsa përfaqësuesit e pozitës do të japin sot shpjegime për të gjitha shkeljet dhe dhunimet që i janë bërë demokracisë gjatë qeverisjes së tyre dymujore. A.GJ.