Urdhërohet përgjimi masiv i opozitës, i shtypit dhe i ambasadave perëndimore
Ish-sigurimsat Agron Ismailati dhe Anastas Konomi, të kthyer në SHIK, drejtojnë operacionin
Shërbimi sekret i Nanos nis përgjimin masiv të telefonave të opozitës, shtypit dhe ambasadave perëndimore. Shpërthën kështu Uotergjeiti shqiptar, që provon rikthimin e metodave të Sigurimit të Shtetit në SHIK-un e pushtuar nga njerëzit e ferrit. Pranë Partisë Demokratike, siç janë sjellë denoncime për presionin që dy ish-zyrtarë të Sigurimit të Shtetit, të rikthyer në SHIK, Agron Ismailati dhe Anastas Konomi, kanë drejtuar operacionin e lidhjeve telefonike të liderit të opozitës, Sali Berisha, të selisë së PD-së, të ish-kryeministrit Meksi, të ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnori, të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Genc Pollo, të liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si dhe disa gazeta të pavarura dhe intelektualëve të njohur të Tiranës. Të mërkurën në mëngjes disa nga punonjësit e Telekomit të Tiranës kanë refuzuar që të fillojnë punën, pa pasur në dorë një vendim nga prokuroria për të devijuar linjat telefonike. Sipas punonjësve të kërcënuar të Telekomit, përveç opozitës dhe shtypit, në përgjim janë vënë edhe disa ambasada perëndimore në Tiranë.
Partia Demokratike denoncon ish-sigurimsat Ismailati dhe Konomi, njeri prej të cilëve është i njohur se ka tërhequr zvarrë kufomat e të vrarëve në kufi në Sarandë, në vitin 1991, si protagonistë të këtij skandali. Jo rastësisht, shumë gazeta në Tiranë janë ankuar për “defektet” në linjat telefonike në ditët e fundit. Edhe në gazetën tonë ka pasur probleme të mëdha me telefonat, ndërkohë që shpesh herë në linjat e saj ka pasur ndërhyrje të qarta të personave të tretë. Dëshmitë e punonjësve të Telekomit provojnë plotësisht se “defektet” kanë qenë diktuar nga urdhrat e sigurimasave për të përgjuar opozitën, shtypin dhe ambasadat.
KE: Hetime për Nanon
Të shqyrtohen rrethanat dhe pasojat e krimit në Parlament ndaj deputetit Hajdari. Kushtetutë me konsensusin e opozitës. Të mos cënohet drejtësia dhe pushteti lokal. Të garantohen liritë e shtypit
Në Këshillin e Europës bien këmbanat për qeverinë e instaluar të Fatos Nanos. Nuk ka mbetur hapësirë qeverie pa u qortuar ashpër nga institucionet e rëndësishme të Europës.
Të ashpër le të gjithë përfaqësuesit e vendeve të ndryshme në KE ndaj rënies së demokracisë në Tiranë, ndaj përsekutimit të opozitës, vrasjeve dhe dhunës ndaj shtypit të lirë.
KE ka dënuar rëndë plagosjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari, nga një deputet socialist si dhe ka kërkuar me ngulm hetime serioze për rrethanat e ndodhjes së krimit dhe pasojat e tij. Në shënjestrën e KE-së kanë qenë më së shumti revanshistët komunistë që kanë çuar qeverinë e instaluar socialiste në administratës shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me militantë politikë të Partisë Socialiste. Meritokracia e Nanos është konsideruar si një formulë justifikuese për fshehjen administrative në të gjitha institucionet e vendit.
KE ka mbajtur një qëndrim të ashpër edhe ndaj nënshtrimit të pushtetit aktual për të përfshirë në ombrellën shtetërore sistemin e drejtësisë. Një nga pikat e këtij qëndrimi të veçantë është kërkesa për një ligj për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili më vonë do t’i nënshtrohet edhe komisionit të Venecias.
KE ka konstatuar se ende nuk ka një përpjekje serioze të qeverisë Nano për vendosjen e rendit publik, që do të shkaktojë vonesën e ndihmave apo anulimin e tyre. Këto het që shkak i kolapsit të ardhshëm ekonomik do të jetë pikërisht bashkëpunimi i qeveritarëve të sotëm me krimin dhe inspirimi i tij tani në një formë të re siç është ajo e kontrabandës etj. Rezoluta e dhjeshme miratuar nga Këshilli i Europës kërkon garanci për vazhdimin e procesit të Pajtim Kombëtar, ndërkohë që vihen theks me momentet që qeveria aktuale e ka dëmtuar më së shumti një proces të tillë të domosdoshëm për dalin e vendit nga kriza e thellë pas rebelimit komunist. Në kuadrin e procesit të Pajtimt Kombëtar, rezoluta e KE-së sheh edhe procesin e forcimit të kushtetutës shqiptare. Ajo kërkon një pjesëmarrje të gjerë në hartimin e saj duke nxjerrë të tanë të parëve familjeve mbi vendosjen e vetme të pushtetit të vendit.
Në vëmendjen e rezolutës së Këshillit të Europës është edhe liria e shtypit dhe fjalës së lirë. Kërkohet nga qeveria e Nanos garantimi i këtyre të drejtave, ndërprerja e diskriminimit të tij nga përpjekjet shoqërore së reklamave dhe sponsorizimit të atij shtypi që mbështet qeverinë apo për aqen qeverisë. Këto kërkesa janë njëkohësisht të shpallura në kushtetutën e vendit, por ka shfaqur edhe një ngushtësim në përqafësim e ligjit si dhe për të plumbuar mbi gazetarët e tij.
Në kujtimet e KE-së është një garanci e madhe për forcat demokratike që mbas fitores në mbështetje në qeveri të tyre ndaj komunistët që dëmtojnë një vend demokratik siç në vend dhe instaluar nga këta njerëz të Nanos. Ajo është një kujtesë e të drejtave të qytetërueshme për të mos e dënuar fjalën e lirë, dhe gjithashtu një përgjegjësi së atij ndaj të gjithë komunitet që janë trashëgimi e demokracisë nga pas- fushat e çdo gjëzrajo përfitime të Parlamentit.
Azemi shkoi plumbin e Kliçkës
Një kopje e librit për Gensher dhuratë për liderin e PD-së
Kinkel i shkruan Berishës
Gjatë një takimi që kishte dje ambasadori gjerman Disdom me liderin e PD-së, Berisha, i dorëzoi një kopje të fundit të librit të Ministrit të Jashtëm Federal, zotit Klaus Kinkel dhe një kopje të librit për liderin e opozitës me 70 vjetori të personazheve të shquar gjermanë dhe Europës, ish-Zëvendës Kancelarit dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans Ditrih Gensher.
Në këtë libër kanë paraqitur kujtimet dhe vlerësimet e tyre për Hans Ditrih Gensher dhjetëra personalitete nga mbarë bota, ndër të cilët Helmut Kohl dhe Mihail Gorbaçov, Henry Kissinger dhe Felipe Gonzales, Richard Vajçker dhe Gyla Horn. Nelson Mandela dhe Brutos Butros Ghali, James Baker dhe Roland Dumas.
Rithasymut dhe Theo Vajgel, Zhah Delor dhe Havier Solana. Lideri i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka shkruar në këtë libër një kapitull me 10 faqe nga faqja 299-303, ku tregon që nga takimet që ka patur me Gjermaninë dhe Gjermaninë bërun e shquar të shtetit gjerman, Hans Ditrih Gensher të cilin Berisha nuk kujtohet që e vlerëson si një personalitet të përmasave botërore dhe më të madh në Shqipëri, si miq bëheshin proceset demokratike në Shqipëri dhe integrimin e Shqipërisë në institucionet Euro-Atlantike. Në letrën e tij Ministri i Jashtëm Federal, Klaus Kinkel, botuesi i librit, falënderon zotin Berisha përzemërsisht për kontributin e tij dhe i qin jo kopje të librit.
Arrestohen protestuesit
Vazhdon presioni i shtetit të instaluar mbi protestat paqësore
Arrestohen protestuesit
Komisariati numër një i Tiranës arrestoi të martën në mbrëmje në Tiranë, Erti Dhalen, Shkëlqim Xhajën, Aranit Hoxhën, Arjan Zenelin, Alfred Hoxhën, Hamit Katorren dhe Arben Dymishën.
Tiranë - Dhuna dhe represioni policor po institucionalizohen kundër anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Gjatë gjithë ditëve që vazhdojnë protestat kundër dhunës dhe krimit politik, policia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë organizuar sistematikisht qëllime të rënda ndaj protestës, sepse po të këmbëngulin policia e Tiranës bllokoi paraqitjen e çdo protestuesi, që nga protestuesi i PD ndaj më dërgje të komisarit 3 arrestare e FRPD-së. Gjithashtu militantët e pushtetit të ndyrshëm policor u telefonojnë njerëzve që ishin nën arrestojnë njerëzit e PD-së nga shtëpia e Fatos Klosit dhe të i kërcënojnë që të heqin dorë nga pjesëmarrja në protesta. Policia arrestoi të martën edhe 7 protestues të Partisë Demokratike duke i dënuar të gjithë të kenë arrestuar vetëm pse kishin marrë pjesë në manifestimet paqësore.
Shkëlqim Xhaja, Aranit Hoxhën, Arjan Zenelin, Alfred Hoxhën, Hamit Katorren dhe Arben Dymishën e të tjerë. Alidov Hoxhën, Hamit Katorren dhe Arben Dymishën. Policia nuk dha asnjë arsye për ndalimin e bërë, duke thënë se ata u shoqëruan në komisariat dhe u proceduan sipas ligjit. Ligi i policisë të Kloshës shpesh shndërrohet në “bashkëpunët e sabotimit manifestimet e PD kundër krimit dhunës policore dhe instalimit të diktaturës.
Por policia politikë e Nanos ka shkuar së Dafë Fatos Nanos, nuk duhet harrohet se as dhuna policore, as ndalimet e paligjshme dhe as presionet e gjithshojtë nuk do të pengojnë njerëzit që të shprehin publikisht qëndrimet e tyre për Qeverinë e instaluar të klikës, të protestojnë kundër dhunës dhe të kërkojnë dorëheqjen e tyre.
S. META
Revansh i egër mbi opozitën
Berisha, takohet me ambasadorin gjerman
Pushtetarët e rinj kanë zëvendësuar plotësisht pajtimin me revanshin e egër komunist, ka deklaruar dje lideri i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Hans Peter Disdom.
Berisha tha se ajo që ndodhi në parlament është të vazhdim i linjës së likuidimit fizik të kundërshtarëve politikë, linjë e cila në Shqipëri është aplikuar vetëm në periudha në të cilat zonat Nano ka qenë kryeministër. Revanshi i pushtetarëve të rinj vazhdon me spastrime staliniste të administratës shtetërore dhe me ndryshime bazës ligjore të institucioneve. Spastrime masive në institucionet shtetërore, në ushtri, diplomaci, financë, kançë, arsim dhe shumë sektorë të tjerë, në kundërshtim të hapur me ligjin e punonjësve të shërbimit civil, zëvendësimi i tyre pa asnjë kriter tjetër, veçse besnikërisë ndaj Partisë Socialiste, bëjnë të pamundur vazhdimin e reformave në Shqipëri, theksoi Berisha.
Ambasadori Disdom shprehu mendimin e tij se dialogu ndërmjet forcave politike, respektimi i ligjeve janë të domosdoshëm për stabilitetin e vendit. Në këtë takim ambasadori Disdom shprehu kënaqësinë e tij të thellë për ngjarjen e fundit në parlament dhe dënoi aktin e deputetit socialist, Mazreku.
Nano, mos u tall me paratë e shqiptarëve!
Katër parti të opozitës përkrah shqetësimit të kreditorëve të VEFA-s
Nëse do të falimentojë të gjitha kompanitë, i gjithë borxhi do t’i mbetet Partisë Socialiste, sepse kryetari i saj u premtoi shqiptarëve kthimin e parave gjatë fushatës elektorale
Katër parti të opozitës i kërkuan dje kryeministrit Nano që të marrë seriozisht qëndrimin ndaj kompanive rentiere dhe të rishikojë deklaratën e tij për mbylljen e VEFA-s si dhe kompanive të tjera që i njohura. Liderët e partive politike që bëjnë pjesë në grupin parlamentar “E Djathta e Qendrës”, PLL, PDK, PBDH dhe PBSD, Durrani, Bushati, Ndreka dhe Laco, diskutuan dje rreth deklaratës së Nanos në Hong-Kong ku paralajmërohet një ndërhyrje qeveritare në shkatërrimin e kompanive më të mëdha rentiere në Shqipëri, thuhet në një komunikatë shtypi të shpërndarë dje.
Liderët e partive politike u shprehën me shqetësim ndaj sulmit të Kryeministrit Nano, i cili pa përfunduar transparencën dhe procesin gjyqësor, kërcënon dhe urdhëron mbylljen e menjëhershme të kompanisë “VEFA”, ku kanë vendosur kursimet dhe shpresat e tyre dhjetëra e mijëra familje shqiptare.
Partitë i kujtojnë kryeministrit Nano se është ai, i vetmi politikan shqiptar, i cili deklaroi më 9 qershor 1997 para popullit të Vlorës se “Partia Socialiste do të sigurojë burime të posaçme për kthimin dhe kompensimin e parave të humbura në firmat e shpallura të falimentuara dhe se Partia Socialiste do të mbështesë të gjitha kompanitë huamarëse që nuk janë skema piramidale dhe që nuk janë marrë me veprimtari të paligjshme”.
Pyetësim zotin Nano dhe zotin Malaj cilat kompani huamarrëse kanë mbështetur dhe do t’i mbështesin më tej dhe nga cilat kompani të falimentuara do të fillojë kthimin e parave? Ndoshta do të falimentojë kompanitë huamarrëse që kanë dhe investime njëra pas tjetrës, sa do të shkojë borxhi i Partisë Socialiste ndaj qytetarëve shqiptarë dhe si do t’i shlyejnë ato? Janë këto pyetjet kryesore të katër partive opozitare të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri.
Liderët e partive janë të shqetësuar për mosrespektimin e marrëveshjes së 27-28 Marsit me Zëvendëskryeministrin Fino (ish-kryeministër). Përjashtimi i partive të tryezës nga procesi i transparencës së firmave huamarrëse i shton dyshimet për drejtësinë e kësaj tryeze.
Liderët e partive vendosën të marrin kontakte në emër të grupit parlamentar “E Djathta e Qendrës” me Presidentin e Kompanisë “VEFA” dhe me presidentë të tjerë të firmave të njohura për të qartësuar më tej situatën dhe për t’u parandaluar rrezikun që po kanoset. Deklarata është firmosur nga liderët e Partisë Lëvizja e Legalitetit, Partisë Demokristiane, Partisë së Bashkimit Demokrat, të Bashkimit Socialdemokrat.
TVSH i fsheh shikuesit shqiptar opozitën
Për minuta të tëra Euronews paraqet protestat e PD-së
Euronews s’jell protestat e Partisë Demokratike përpara shqiptarëve. Dhe, për minuta të tëra ky kanal televiziv privat, me miliona shikues, ka transmetuar protestat kundër krimit politik që prej një javë vazhdojnë në Tiranë dhe në rrethe të tjera të Shqipërisë.
Tabu për televizionin shqiptar, ato kanë qenë vend në me një minutazh të admirueshëm në televizionet europiane. Shikuesi shqiptar është dënuar që të mos shikojë që s’ndodh që në këto shën kryesore të vendit, gjë që po e bëjnë kanale të huaja televizive ku nuk mund të shihet dhe censurimi e komun- nistëve shqiptarë apo shërbëtorëve të tipit Mazi.
Strasburgu miraton rezolutën për Shqipërinë. Europa: “Pa pajtim, nuk ka ndihma”