26/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 shtator 1997

SHIK-u pushton TELEKOM-in

Skandali i përgjimit të telefonave. Uotërgejti shqiptar nuk ndalet Punonjësit e TELEKOM-it kërcënohen me kallashnikovë që të braktisin vendin e punës Skandali i përgjimit të telefonave të opozitës, shtypit dhe të ambasadave perëndimore vazhdon me ritme të pandërprera, edhe pas publikimit të lajmeve, të cilat do të mahnitjon që një qeveri normale e jepte dorëheqjen. Punonjës të TELEKOM-it të Tiranës konfirmuan se gjatë ditës së djeshme salla e aparaturave ka qenë e pushtuar nga njërezit e ish-sigurimsave Agron Ismailati dhe Anastas Konomi. Sipas tyre, njerëzit e SHIK-ut e kanë shtruar presionin të mërkurën pasdite, por punonjësit e TELEKOM-it kanë kërkuar urdhërin nga prokuroria për të devijuar linjat. Në një çast acarimi specialë e Konomit dhe të Ismailatit kanë nxjerrë edhe armët për t’i detyruar punonjësit e TELEKOM-it për të zbatuar urdhërat e shefave të tyre. Duke hasur në rezistencë, ata i kanë nxjerrë jashtë punonjësit e TELEKOM-it dhe kanë vënë punën vetë në sallën e përgjimit për hundhish prej tyre. Që nga ora dhjetë e mëngjesit së të mërkurës e deri sot salla e linjave telefonike ka qenë e bllokuar nga njerëzit e Fatos Nanos dhe të Fatos Klosit. Sipas burimeve nga TELEKOM-i, dy aparate atje kanë mbërritur specialistë të rinj nga SHIK-u që kanë vijuar punën gjatë gjithë ditës së djeshme. Skandali i përgjimit të telefonave të opozitës, shtypit dhe ambasadave të huaja është më dëshmi e tmerrshme e rikthimit të Shqipërisë shumë vite prapa, në kohërat kur Sigurimi i Shtetit drejtonte vrasjet, burgosjet dhe internimet e mijëra shqiptarëve.

Socialistët shqiptarë, shtëmia e Strasburgut

Vetëm dy muaj qeverisje dhe socialistët shqiptarë u gjendën në Strasburg jo si në një organizëm ku Shqipëria është vend anëtar, por si përpara një gjykate. Do të mahniten vetëm raporti i reporterit për Shqipërinë, Van der Linden që qeveria e instaluar shqiptare të ndjejë ngushtë për njollat e vazhdueshme që po vë në vendin, pa kaluar pastaj në seancën e debatit të posaçëm e cila ishte një seancë e vërtetë gjyqi që i bëhej kësaj qeverie të mbrapshtë që në këtë kohë shqiptare. Është e panevojshme që të përmenden edhe njëherë të gjitha ato fakte tronditëse të cilat në Shqipëri njihen mirë, të cilave iu shtruan edhe njëherë përpara zyrtarëve shqiptarë duke filluar nga çmontimi i ligjeve, institucioneve, të drejtave të njeriut e opozitës, greva e Arbnorit dhe atër- tati politik kundër deputetit Azem Hajdari. Qeveris sëpatore dhe autoritetet të kërkua të ndërpresë lidhjet me bandat kriminale, të cilat i sollën në pushtet, duke e bërë përfundimisht të qartë se komuniteti ndërkombëtar është tepër i shqetësuar për mënyrën se si erdhën deri në pushtet ish-komunistët. Gjatë debatit të përgjithshëm pati debate tepër të ashpra të parlamentarëve të Shqipërisë nga Këshilli i Europës, çka do të thotë se mosrespektimi i saj e lë atë të huaj një mundësi të tillë. Mirëpo përfaqësuesi zyrtar i Nanos, Namik Dokle, kujtoi Traktatin e Varshavës të cilin Qeveria e tij e rehabilitoi para disa ditësh. Të pranuarit mbeten të shokuar tek fliste Namik Dokle, sepse shihnin tek ai misherimin e komunistit fanatik të para 40 viteve. Vetëm dy muaj qeverisje dhe mbi Qeverinë e instaluar rëndojnë tashmë një mal i madh me kushte, sugjerime, vërejtje dhe deri kërkesa. Vetëm dy muaj qeverisje dhe socialistët po i shtojnë njollat ndaj vendit të tyre, duke e zbërdhye maksimalisht të ardhmen dhe rolin e vendit të barabartë mes vendeve të civilizuara. Dhe sigurisht mosmarrëveshja të gjitha këto, administrata e instaluar socialisto vazhdon të thellojë revanshin. Protestat qytetare të PD janë bërë pre e vëzhgimeve, kërcënimeve dhe diverimeve të tjera, të ish-sigurimsave të rigarduar sërish nëpër detyra, në shërbimin sekret. Policia e Nanos-Klosit sistematikisht ndalon protestuesit për çdo natë dhe i mban për orë të tëra në komisariate, veç komisarëve. Dje paradite policia e Kocës rrëmbyen një person në Kalo ‘Ballkani’, i cili po pinte kafe me një të njohur, e futën në fugonin e komisariatit 2 dhe e hodhën në një gropisë afër Gardës duke eyer dhe sharë pese merte pjesë në mitingjet e PD. Ndërsa mbrëmë ndaluan ish-kryetarin e Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela, me pretekstin se kishte marrë pjesë në miting. Arsyeja e vërtetë në fakt është aktiviteti demokratik dhe hakmarrja ndaj njeriut që denoncoi privatizimin e ndihmave humanitare rrethoja nga Kryeministri i instaluar, Fatos Nano. Administrata dhe Qeveria e instaluar e Klosit, nuk u ka për të lë poshtë- rësive kundër e vet, në Strasburg, Hoxha Kola, Nilok, Washington, etj. Por nuk duhet të harrojmë se me këto veprime vetëm sa shkurtojnë dhe zë vetë atyre të opozitës e kanë kujtuar që një organizim për komunistët shqiptarët kjo domosdoshmëri që më tepër u ka bërë të lëvizë, mbeten thjesht futëzime.

Nga takimi i djeshëm i partive të opozitës me Alimuçën

Policia ndalon Blerim Çelën

Ceka nis gjyqet ndaj drejtuesve të PD Blerim Çela është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe deri para dy ditësh ka qenë kryetar i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Ai ka denoncuar vjedhjen e madhe të kryeministrit Fatos Nano në vitin 1991 Policia ka ndaluar mbrëmë rreth orës 20.30 ish-kryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela. Një makinë policie ka ndaluar përpara shtëpisë së tij prej së cilës kanë zbritur një tufë uniformash blu që kanë detyruar atë të dalë nga shtëpia. Akuzë paraprake është marrje pjesë në mitingjet e PD-së, organizuar në sheshin “Skënderbej” për të tretën ditë radhazi. Pas një orë pyetjesh Blerim Çela është shoqëruar për në shtëpinë e tij, ndërkohë që i është komunikuar padia për hapjen e çështjes penale për pjesëmarrje në miting të paligjshëm. Blerim Çela ka qenë dy ditë që është shkarkuar nga detyra e verifikimit nëpërmjet një ligji absurdit miratuar nga Parlamenti i kallashnikovëve. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe një nga njerëzit më aktivë të saj në demokraci. Pas arrestimit të tretë të deputetit pjesëmarrësve dy ditë të fundit, kulmi i egërsisë komuniste vjen me arrestimin e një prej figurave të PD-së. Dukët se është zbatuar me përpikmëri urdhri i Nanos për të likuiduar dhe izoluar të gjithë kundërshtarët e tij politikë. Ndërkohë Çela është edhe një nga denoncuesit e vjedhjes së ndihmave të huaja nga Fatos Nano në vitin 1991. Hakmarrja komuniste po vjen duke u ashpërsuar çdo ditë e më tepër, por edhe vendosmëria e demokratëve po vjen duke u shtuar gjithnjë e më shumë.

Strasburgu i bën gjyqin Meidanit

Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë nën lupën e KE Komisioni Juridik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ka vendosur të caktojë disa ekspertë për të shqyrtuar ligjin antikushtetues dhe antidemokratik për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që është nënshkruar nga presidenti Meidani. Në Asamblenë Parlamentare të KE-së është diskutuar me shqetësim të thellë për pasojat që mund t’i shkaktojë drejtësisë shqiptare ligji i dekretuar nga Meidani. Duke shqiptuar ndëshkimin e parë për cenimin e pavarësisë së gjykatave, Këshilli i Europës shpreh shqetësimin e tij që revanshi i pushtettarëve socialistë ka prekur thellë edhe sistemin e drejtësisë. Krizimi i këtij komisioni të posaçëm vëzhgon është një shenjë tjetër e përëndimit për klikën Nanos-Meidani. Ky fakt është një tjetër provë për reaksionin që kanë shkaktuar në Europë hapat e para të revanshit arrogant të qeverisë së socialistëve shqiptarë.

Nanon merr një dush të ftohtë për mosmirënjohjen

Nju Jork, Kryeministri takon Kinkelin Kryeministri i instaluar Fatos Nano në një takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Kinkelin, Klaus Kinkel, në Nju Jork u gjend zbuluar para kërkesës të tij mosmirënjohëse. Kinkel i kujtoi Nanos se Gjermania ishte kontribuesja më e madhe e Bashkimit Europian për Shqipërinë me rreth 400 milion dollarë. Kinkel i kujtoi Nanos mosmirënjohje që Gjermania është mike e mirë e Shqipërisë. Ministri i Jashtëm gjerman në një takim me Fatos Nanon, kryeministër i papërgjegjshëm dhe mosmirënjohës i Shqipërisë, dëshmoi edhe njëherë miqësinë e vendit të tij ndaj Shqipërisë dhe vullnetin e palëkundur së kjo miqësi nuk do të zbehet as nga mosmirënjohja, as nga papërgjegjshmëria dhe as nga politika dritëshkurtër e Fatos Nanos dhe qeverisë së instaluar.

Kryeministri vazhdon të mbajë peng ndihmat

Wolfenson, Kamdesv dhe Campi pyesin Nanon se si do të kthejë paratë e premtuara huadhënësve NË FAQEN 3

Dhuna dhe arrestimet nuk e ndalin protestën

Dita e tetë e demonstrimeve në sheshin “Skënderbej” PD dënon ndalimin nga policia të protestuesve Partia Demokratike dënon ashpër veprimin e policisë ndaj demonstruesve paqësorë, anëtarë e simpatizantë të saj, që mbron pjesë në mitingun e solidarizimit me deputetin Azem Hajdari të 25 shtatorit 1997. Ndërsa po kërcëhshin në selinë e Partisë Demokratike, një grup i gatshëm i policisë së Rajonit nr. 3 ndërhyri me forcë në mes të turmës, duke arrestuar disa pjesëtarë të saj. Ky akt i shëmtuar dhe politik i policisë së Cekës synon të dobësojë frymën e protestës që ka përfshirë mbarë popullin shqiptar kundër qeverisë dhe parlamentarëve shqiptarë pas përgjatjes nga krimi i organizuar politik ndaj Azem Hajdarit. Por i sigurojmë policët dhe drejtuesit e tyre Ceka se aktet e tyre ndaj demonstruesve jo vetëm që nuk do ta ulin vullnetin e protestës, por do ta shtojnë atë më shumë. Nga ana tjetër i bëjmë thirrje policisë që të mos zbatojë urdhërat e Cekës e të Tushës që të mos bëhet vegël e hakmarrjes komuniste. Mijëra demonstrues që kanë pushtuar sheshin për protestuar nuk mund t’i ndalë askush.

Dita e tetë e demonstrimeve në sheshin “Skënderbej”

Nanon po mbyll VEFA-n

Partitë e opozitës takojnë Alimuçën: “Pa transparencë, nuk mund të luhet me kursimet e shqiptarëve”

Njoftim

Sot në orën 12.00, në një nga ambientet e Spitalit Ushtarak, deputeti Azem Hajdari do të japë një konferencë shtypi për gazetarët. Në qendër të saj do të jetë atentati politik i deputetit socialist Mazreku.