27/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 shtator 1997

Fino zbrazi gjemitë e kontrabandës

Me sukses misioni i anijes bullgare me “Marlboro” NË FAQEN 5

Greqia rrit numrin e të riatdhesuarve

Kthehen edhe 175 shqiptarë të tjerë NË FAQEN 5

Psikoza e tmerrit, arma e socialistëve

Dosja e Vlorës. Ankthi i qytetit të terrorizuar NË FAQEN 5

Përgatitet grabitja e fajdeve

Gati plani për transportimin e parave që do të gjejnë administratorët Komisioni qeveritar i Nanos në sulm për shkatërrimin e kompanive huamarrëse. Fillon me VEFA-n

Evropa pa një Shqipëri komuniste

KE e pakënaqur me një Shqipëri socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i KE-së, Daniel Tarchys, ka deklaruar se organizata e tij që përfshin pothuajse të gjithë vendet e Evropës mund të rishikojë anëtarësinë e Shqipërisë në këtë grupim të madh. Arsyeja është se Shqipëria kohët e fundit është larguar mjaft nga parimet e Këshillit të Evropës të cilat ajo i ka firmosur dy vjet më parë me rastin e pranimit të saj si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë. Tarchys ka paralajmëruar një vëzhgim të rreptë të Shqipërisë për të ev- entuar reaguar më shumë ndaj kësaj rrëshqitjeje. Sipas tij kohët e fundit raste të tilla ka mjaft por në rastin e një analize në një kohë të përshtatshme mund të rishikohet anëtarësia e saj në KE. U deshën vetëm pak muaj qeveri- nga komunistët shqiptarë dhe rrezikon që tërë integrimi në Evropë ... Europë siguruar nga demokratët të rrëzohet menjëherë. Rezoluta e KE-së e paraqitur tre ditë më parë është nga më të ashpërat e hartuara ndonjëherë dhe për ndonjë vend anëtar të saj. Shqipëria në këtë rast tejkalon edhe Kroacinë e cila është vendi më i kritikuar lidhur me të drejtat e njeriut apo me kushte të tjera që burojnë nga anëtarësimi në këtë organizëm të madh europian. Rezoluta vinte në dukje shkelje të mëdha në fushën e pavarësisë së sistemit gjyqësor në vend gjë që tashmë është institucionalizuar nëpërmjet amendamentit të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Po ashtu citohej kërkesa për hetime të gjera dhe në disa shkallë të krimit që ka ndodhur në Parlament ku deputeti i PD-së u plagos nga një deputet i PS-së, krijimi i hapësirave të domosdoshme për shtypin dhe fjalën e lirë, shembja e shtyllave heqje dorë nga censurimi i opozitës, ndërkohë që u viheshin kufij deklaratave të liderëve të majtë se kushtetutën do ta bëjnë edhe vetë. Shqipëria këto ditë është më larg se kurrë nga Europa. Ajo është e rrezikuar seriozisht nga izolimi politik dhe ai ekonomik çfarë mund të dëmtojë rëndë edhe parametrat europiane të vendit përpara kritereve të themeluara në Shqipëri gjatë traditës së saj e kryesisht në këto pesë vitet e fundit. Natyrisht që për vendin e drobitur nga rebelimi komunist do të jetë mjaft e vështirë përballimi i kredos së kryeministrit të vendit për të zhdukur nga memoria e kombit pesë vitet. Ajo nga ndodhet e kërcënuar që nga ambicia e një qeveritari komunist që është krijuar mbi një shtet edhe nga ideologjia e socialistëve shqiptarë të cilët po zhbëjnë këto ditë një revansh të paparë mbi tërë segmentet demokratike të vendit. Europa nuk mund të konceptojë plumbat komunistë në Parlament dhe as plumbat mbi gazetarët, nuk mund të konceptojë një tërë përpjekje e saj të marrin fund përpjekjet në jug të vendit nga deputetë që janë të vendosura nga një kallashnikov për të krijuar të gjitha organizime kriminale. Për Europën Shqipëria është një shqetësim që mund të shqiptohet nga vetë mendoj (?). Faji për këtë është plotësisht i perceptueshëm. Liderët shqiptarë të jetës politike duan të shkojnë në një tubë demokratike të shprehur të vendit. Ata nuk mund të dalin nga formal të cilat u kanë në pushtet, terror, rebelim komunist, vrasjet, përdhunimet, djegiet, grabitjet

Largoni Nanon! Po shkatërron Shqipërinë

Shqiptarët e Amerikës apelojnë “Vatra”, shoqëri e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, i bëri thirrje Partisë Socialiste të largohet “nga rruga ku po e çon Nanoja me shokë”. “Partia Socialiste duhet të largohet nga kjo rrugë ku po i çon Nanoja me shokë. Ata po bëjnë ndryshime në të gjithë strukturën shtetërore. Ka shumë njerëz, në Partinë Socialiste dhe në popull, që nuk janë të kënaqur me këtë gjendje, sidomos për lidhjet e ngushta me Greqinë, se ku po shkojnë, nuk di”, tha kryetari i “Vatrës”, Agim Karagjozi. Kjo deklaratë është bërë gjatë kohës që kryeministri Nano është në SHBA. Shqiptarët e Amerikës nuk e kanë pritur shumë keq ardhjen e Fatos Nanos në krye të qeverisë shqiptare. SHBA: Rruga për demokraci është hapur prej kohësh Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se rruga e Shqipërisë për demokraci ...

Parlamentin e ka gjakosur kanuni i PS

Dita e nëntë e protestave në sheshin “Skënderbej” NË FAQEN 3

Mbështeten protestat e studentëve të Kosovës

Të rinjtë demokratë dhe eurosocialistët me deklaratë të përbashkët Duke qenë të shqetësuar për gjendjen në Kosovë, të shkaktuar nga represioni policor serb dhe nga mohimi i të gjitha të drejtave të shqiptarëve. Duke pasur parasysh gjendjen e pa pranueshme në shkollat fillore, të mesme, dhe në Universitet si rezultat i largimit me dhunë të nxënësve, studentëve dhe profesorëve nga objektet e tyre shkollore dhe universitare. Duke pasur parasysh se marrëveshja e nënshkruar para një viti në mes Kryetarit të Republikës së Kosovës, z. Rugova dhe atij të Serbisë, Millosheviçit, nuk u realizua për asnjë pjesë në vijim. Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike Shqiptare mbështesin me forcë iniciativën e unitetit përvarë (?) të studentëve të Universitetit të Prishtinës që të organizojë demonstrime paqësore nga 1 tetori 1997 me qëllim të rikthimit të objekteve shkollore dhe universitare për nxënësit, studentët dhe profesorët shqiptarë. U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore serbe që ta pranojnë deklaratën e Ministrave të jashtëm të grupit të kontaktit për ish-Jugosllavinë, të publikuar më 24.09.1997 në New York, në të cilën kërkohet realizimi i menjëhershëm i marrëveshjes për arsimin të vitit të kaluar si dhe fillimi i dialogut serioz për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. FRESSH dhe FRPDSH vlerësojnë se kthimi i mësimdhënësve në nxënësve, studentëve dhe arsimtarëve shqiptarë në objektet e tyre shkollore dhe universitare është e drejtë e tyre, gjëjtime dhe e arsyeshme. Veçanërisht në këtë Kosovë, nxënës, studentë, profesorë, si dhe çdo populli shqiptar të Kosovës, kanë përkrahjen tonë në plotë në realizimin e kërkesës për rikthimin në objektet e tyre shkollore e universitare. Rinia shqiptare e organizuar në FRESSH dhe në FRPDSH do të ndjekë vazhdimisht dhe me vendosmëri rrugën e negociimeve për kthimin në objektet shkollore në Kosovë dhe në çdo rast do të ngrejë zërin dhe do të organizojë veprimet e cilat do t’i konsiderojë adekuate për rikthimin e kërkesat e drejta të vëllezërve tanë në Kosovë.

Falsifikatori Kondi sulmon KE

Ligji antikushtetues për Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk mund të mbrohet NË FAQEN 3

SHBA: Rruga për demokraci është hapur prej kohësh

shumë keq ardhjen e Fatos Nanos në krye të qeverisjes demokraci është hapur prej vitesh. “Rruga e Shqipërisë për demokraci ka vite që është hapur, por vështirësia qëndron në arritjen e konsensusit të brendshëm politik”, tha zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit.

Do ndihmojmë ristrukturimin e ushtrisë

Havier Solana i shkruan Berishës Lideri i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, ka marrë këtë ditë një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, zoti Havier Solana, i cili pasi e falëndëron për letrën drejtuar atij më 9 shtator ’97, ndër të tjera thekson angazhimin e NATOs - që në programin e Partneritetit me Shqipërinë të ndihmojë ristrukturimin e forcave të armatosura nën kontroll civil, në një shoqëri demokratike. Sekretari i Përgjithshëm Solana vlerëson se progresi i ristrukturimit të institucioneve shtetërore në një shoqëri të lirë dhe demokratike është obligim i të gjithë atyre që duan ta shohin Shqipërinë të luajë rolin e saj në zonën Euro - Atlantike. NATO, thekson ai, dëshiron të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë këtë detyrë.

Kontribut në shembjen e sistemit komunist

Letër e Sprangerit për Berishën Këto ditë lideri i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori një letër nga ministri Federal i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë i Republikës Federale Gjermane, Karl Dieter Spranger, në të cilën zoti Spranger shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin e tij për bashkëpunimin e suksesshëm që ka patur me zotin Berisha, si dhe vlerëson kontributin e këtij të fundit në zhvillimin e vendit dhe në kapërcimin e barrës së rëndë të sistemit komunist. Ministri Federal shpreh bindjen se zoti Berisha do të kontribuojë në mirëqenien e shqiptarëve.

Edhe nën “Suden” në protesta

1 Tetor, 20 mijë kreditorë nisin protestat paqësore para parlamentit dhe Kryeministrisë: “Mos luani me djersën dhe gjakun tonë” Shoqata për kthimin e parave të lëna në fajde: “Nuk pranojmë politikanë në radhët tona” 1 Tetor, 20 mijë kreditorë nisin protestat paqësore para parlamentit dhe Kryeministrisë: “Mos luani me djersën dhe gjakun tonë” Edhe nën “Suden” në protesta Shoqata për kthimin e parave të lëna në fajde: “Nuk pranojmë politikanë në radhët tona”

Azem Hajdari mbi një karrocë invalidësh duke zbritur shkallët e Spitalit Ushtarak. Në një konferencë shtypi ai deklaroi se të hënën do të shkojë në Parlament

Plagët e opozitës në Parlament