03/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 tetor 1997

Vranicki: Nano premtoi paratë

OSBE: Paratë e piramidave nuk mund të kthehen Kryeministri duhet t’u kthejë shqiptarëve ose paratë, ose votat Ish - kancelari austriak, Vranicki, cituar nga agjencia Enter, konfirmoi edhe njëherë premtimin elektoral të Nanos për kthimin e plotë të parave të humbura në skemat piramidale. Ai u prononcua dje në Vjenë lidhur me këtë problem kur tha se gjashtë fshatës zgjedhore në Shqipëri janë thënë fjalë të qarta për kthimin e parave të humbura në sistemet piramidale. Këtu u bë fjalë për kthimin e...

Uashingtoni kërkon hetime për Nanon

Kongresi Amerikan kërkon që Departamenti i Shtetit të hetojë qeverinë shqiptare të kryeministrit Nano, pas akuzave të rënda për shtypjen politike ndaj partive dhe organizatave të opozitës. Kongresmeni amerikan Xhejms Trafikant kritikoi ashpër qeverinë shqiptare për situatën e rëndë politike që ka krijuar në Shqipëri, vetëm në dy muaj qeverisjeje. Ndërkohë, Trafikant akuzoi Departamentin e Shtetit për heshtjen e mbajtur ndaj incidenteve të përsëritura politike ndaj opozitës nga administrata socialiste e Fatos Nanos. Një natë më parë gjatë diskutimeve në Kongresin Amerikan për ligjin për buxhetin e Departamentit të Shtetit, Trafikant kishte arritur të merrte konsensusin e ideve të mëdha të minorancës që në ligjin të përfshihej edhe një paragraf ku Departamenti i Shtetit detyrohej të ndërmerrte hetime ndaj qeverisë shqiptare, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut prej saj. Në kohën që Kongresi Amerikan po për vitin 1998, kongresmeni Trafikant angazhoi kryetarin e nënkomitetit të Fondeve mbi Tregtinë, Departamentin e Shtetit dhe Drejtësinë, republikanin Harold Roxhers në një diskutim të gjatë për situatën e vështirë politike në Shqipëri. Trafikant mori miratimin e kryetarit që në ligj të përfshihej paragrafi që Departamenti i Shtetit të hetonte qeverinë socialiste të kryeministrit Nano për lirine e shtypit, të shprehjes dhe të mbledhjes së partive dhe organizatave të opozitës. Paragrafi obligon Departamentin e Shtetit që të raportojë në Kongresin Amerikan brenda 180 ditëve, pas hyrjes në fuqi të ligjit për rezultatet e hetimeve mbi qeverinë shqiptare. Trafikant ka ngritur fort shqetësimin e tij se në Shqipëri ka shumë probleme serioze. Ai ka këmbëngulur që në rast se Departamenti i Shtetit nuk do të ushtrojë presionin e duhur mbi qeverinë e Nanos, atëherë i takon Kongresit Amerikan që ta detyrojë administratën shqiptare të heqë dorë nga tensionet dhe shtypja e opozitës. Shqetësimi në rritje i Kongresit Amerikan vjen pas një vale të furishme revanshi dhe incidentesh politike të njëpasnjëshme në Shqipëri në dëm të opozitës dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi. Futja e paragrafit për hetime ndaj qeverisë së Nanos në një ligj buxhetor të Kongresit Amerikan është shprehje e shqetësimit në rritje me të cilën Washingtoni po e përcjell revanshin e ish-komunistëve të ardhur në pushtet pas zgjedhjesh vetëm të pranueshme për kushtet, ndaj opozitës demokratike. Krimi i rëndë politik në parlamentin shqiptar, kur një enveristo-deputet qëlloi me armë për të likuiduar fizikisht liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, tronditi fort të gjithë kancelaritë e perëndimit. Ky është akti ekstrem i një maxhorance të komprometuar nga bashkëpunimi me krimin gjatë trazirave, që pas zgjedhjeve u përfshi në një fushatë shtypjeje dhe spastrim politik mbi opozitën. Ky ligj i kishkullon në mënyrë të vendosur dhe të qartë Fatos Nanon dhe qeverinë e tij, dhe provon se administrata e tij do të jetë nën survejimin e rreptë të Departamentit të Shtetit, për shkak se ajo është dëshmuar si administratë e komprometuar që në hapat e para të saj. A.P. Qeveria Shqiptare nën vëzhgimin e rreptë të Departamentit të Shtetit. Uashingtoni i shqetësuar për shtypjen e opozitës në Shqipëri

Dhuna barbare ndaj kryetarëve të bashkive

KE: Jemi të shqetësuar për dhunën ndaj pushtetit lokal Nano mbledh enveristët dhe gardistët në Pallatin e Kongreseve për të rrahur të zgjedhurit lokalë Ceka kërkon shpejtimin e hetimeve për burgosjen e gazetarëve NË FAQEN 2 Shteti, në sulm për

Policia ndaloi 12 protestues

Ceka provokon mitingjet e PD-së Përsëri policia e Cekës u zuri pritë pjesëmarrësve në protestat e Partisë Demokratike. Në vijim të ushtrimit të dhunës dhe kërcënimit ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së të mërkurën në mbrëmje policia ndaloi 12 simpatizantë të Partisë Demokratike. Komisariati numër tre i Tiranës ndaloi Eduard Gjonpalin, 20 vjeç, Maringlen Dikën, 20 vjeç, Arian Jatën, 23 vjeç, Arjan Gecin, 19 vjeç, Afrim Ilën, 20 vjeç, Rondo Nazarko, 18 vjeç, Bajram Rexhmetaj, 30 vjeç, Rifat Ajdini, 34 vjeç, Besnik Ajdini, Asllan Toro, 34 vjeç, Nebi Progja, 30 vjeç dhe Artur Hoxha, 26 vjeç. Do të ishte në nderin e kësaj policie të mos bëhej një masë politike në duart e qeveritarëve kriminalë që erdhën në pushtet nga banda dhe ka-llashnikovët. Mitingjet e PD-së janë qindra herë më të ligjshme se qeveria dhe parlamenti i sotëm.

Shteti, në sulm për burgosjen e “RD”-së

Ceka kërkon shpejtimin e hetimeve për burgosjen e gazetarëve NË FAQEN 2

Çarmatim me forcë masakron Tiranën

Ashpërsohet terrori mbi kryeqytet. “Gjuha e ligjit” kthehet në “gjuhë të dhunës” U bastis në orët e para të mëngjesit më shumë se gjysma e Tiranës, pa patur mandatin e prokurorisë, dhe u mblodhën jo më shumë se njëqind armë. Policia ka siguruar se operacioni për “grumbullimin masiv” të armëve do të vazhdojë... NË FAQEN 4

Brukseli, sërish kushte për Nanon

Qeveria mban peng ndihmat për Shqipërinë Edhe Konferenca e Brukselit do të ketë kushte politike për ndihmën ndaj Shqipërisë. Siç bëhet e ditur nga Viena, Konferenca e Donatorëve do të përcaktojë kushtëzimet politike për ndihmën financiare ndaj Shqipërisë. Zëdhënësja e OSBE deklaroi dje se në takimin e Vjenës “kushtëzimi ka qenë tema kryesore”. Takimi i dytë në Romës dhe ai i Brukselit menjëherë pas tij, pason Konferencën e parë të Romës në të cilën u parashtruan një sërë kushtesh të cilat Qeveria shqiptare nuk i përmbushi. Termat diplomatikë që po përdoren për mospërmbushjen e këtyre kushteve nuk shprehen drejtpërdrejt me fjalët që qeveria e instaluar “nuk i përmbushi ato”, por me terma më të butë si kushtëzimat do të kondicionojnë ndihmën financiare. Tashmë kryeministri të instaluar është bërë e qartë dhe do t’i përsëritet përfundimisht në Bruksel se duhet të fillojë procesin e Pajtimit Kombëtar që u ndërpre pas instalimit të tij në pushtet, të respektojë opozitën, pushtetin lokal dhe të ndërpresë lidhjet me bandat që e sollën në pushtet. Gjithshtu kryeministrit do të kushtëzojë ndihmat ndaj Shqipërisë me mosbesimin e donatorëve ndaj abuzimeve të mundshme të tij për të cilat ka dhënë prova në vitin 1990-1991. SH. P.

BE dhe SHBA, shansi i madh për Kosovën

Berisha përshëndet mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën Lideri i PDSH Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti deklaratën e përbashkët të BE dhe SHBA mbi dhunën policore të ushtruar dje nga autoritetet e Beogradit gjatë protestave paqësore të studentëve në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës. Kjo deklaratë është një mbështetje për kërkesat e drejta të studentëve shqiptarë në Kosovë nga njëra anë dhe në dënim ndaj dhunës së ndërmarrë ndaj protestuesve paqësore, për të cilën BE dhe qeveria e SHBA bëjnë përgjegjës drejtk Presidentin Milosheviç dhe lidershipin serb. Zoti Berisha shpreh bindjen se një qëndrim i përbashkët i BE dhe qeverisë së SHBA përbën shansin më të madh për një zgjidhje të drejtë të çështjes së Kosovës.