07/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 tetor 1997

Gjyqtarët e Tiranës kërçënojnë me grevë

Ministria e Drejtësisë falsifikon provat e kontrollit NË FAQEN 4 Ministria e Drejtësisë falsifikon provat e kontrollit Gjyqtarët e Tiranës kërçënojnë me grevë NË FAQEN 4

Shqiptarët të fundit në listën e krimeve

CISS jep statistikat e kriminalitetit në Itali NË FAQEN 4 CISS jep statistikat e kriminalitetit në Itali Shqiptarët të fundit në listën e krimeve NË FAQEN 4

Revoltat në Shkodër hynë në ditën e tretë

Forcat politike bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë NË FAQEN 4 Forcat politike bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë Revoltat në Shkodër hynë në ditën e tretë NË FAQEN 4

Të mashtuarit e Nanos në shesh

Malaj: Kreditorë, harroni premtimin e Nanos. Të djathtët: Rrëzimi i VEFA-s, rind ez luftën. “Qendra e Djathtë” braktis parlamentin e kallashnikovëve Sot në Tiranë “duam paratë tona”. Thirrje e shoqatës së kreditorëve: “Të gjithë në sheshin ‘Skënderbej’ në ora 17.00” Tirana kundër qeverisë së krimit. Sot në Tiranë do të rifillojnë protestat për kthimin e parave. Shoqata Kombëtare e Parave të Lëna me Fajde ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në Sheshin “Skënderbej”, me pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë depozita në kompanitë rentiere. Në një thirrje shpërndarë dje në çdo cep të kryeqytetit Shoqata u kërkon qytetarëve që të mblidhen në ora 17.00 në sheshin kryesor për t’i bashkuar thirrjes “duam paratë tona”, drejtuar qeverisë aktuale. Në thirrjen e Shoqatës për kthimin e Parave të Lëna me Fajde theksohet se për protestën janë lajmëruar edhe organet e ruajtjes së rendit. “Duam paratë tona”, “Nano mbaj premtimin e dhënë” dhe “Mashtruesit para gjyqit” janë disa nga parullat për të cilat është kërkuar leje në polici. Në thirrjen drejtuar qytetarëve të kryeqytetit, Shoqata kërkon pjesëmarrje të gjerë të atyre që kanë humbur paratë në piramidat mashtruese, si dhe zbatimin e normave demokratike për një protestë paqësore. Disprej drejtuesve të shoqatës thanë dje se protesta e tyre është provokuar nga qëndrimi mospërfillës i qeverisë ndaj hallit të madh të mijëra shqiptarëve që kanë humbur paratë në skemat piramidale. Qytetarët nuk kanë se çfarë presin më nga një qeveri, e cila jo vetëm që nuk po vë ujin në zjarr për problemin e tyre, por përkundrazi, po deklaron sot se paratë nuk mund të kthehen, ndryshe nga premtimi i Nanos më 9 qershor. Në thirrjen e shoqatës kërkohet sensibilizimi i të gjithë qytetarëve, duke u theksuar se vetëm një pjesëmarrje masive në protesta do të ndikojë në kthimin sa më të shpejtë të parave të lëna në firma e kompani. Kjo do të thotë se tek grupi i shoqatës, ashtu si edhe në shumë qytetarë, ekziston ende mendimi se paratë e premtuara nga ana e Nanos në Sheshin e Flamurit, mund të kthehen një ditë. Gjithësesi, si ata që nuk besojnë më tek Nano dhe tek Partia Socialiste, edhe ata që kanë ende një fije shprese, kanë vendosur të dalin në shesh për të shpejtuar veprimet e qeverisë, nëse kjo e fundit ka ndërmend që t’i kthejë paratë e premtuara, ose ta detyrojnë atë të japë llogari, në rast se e ka “harruar” premtimin e saj të bujshëm. A.GJ. Mijëra qytetarë të Kryeqytetit rindëzën dje sheshin “Skënderbej”, në protestën e tyre kundër krimit politik Foto A.Fusha

Pushtetarët lokalë nën dhunën e Nanokratikës

Dhuna ndaj drejtuesve të pushtetit lokal është një element tjetër që rreshton pushtetarët e sotëm tek pjesa kriminale e shoqërisë shqiptare. Në këtë shkallëzim të përditshëm të terrorit ndaj drejtuesve legjitimë lokalë janë përfshirë të gjitha segmentet e shtetit të sotëm, duke filluar që nga banda e tyre që ende funksionojnë në zona të ndryshme të vendit e deri tek bodigardët e kryeministrit shqiptar. Në projektimin e dhunës ndaj pushtetit që rezistoi rebelimin e armatosur janë përcaktuar skema nga segmentet më ekstreme të partive të majta të dirigjuara nga Gjinushi, Nano, Dokle, Ceka e të tjerë. Vetëm gjatë ditëve të rebelimit komunist u dogjën disa bashki, djegia e të cilave ka për autorë piramidën socialiste që sot janë edhe deputetë të Kuvendit Popullor, si Eduart Alushi dhe Luiza Hoxha. Njerëz të armatosur janë futur në godinat e pushtetit lokal gjatë atyre ditëve duke kërçënuar me armë që ata të linin kupolën ndërsa janë goditur ish-prefektët e Vlorës dhe Gjirokastrës. Instituti i dhunës politike aplikuar gjatë rebelimit prej socialistëve u mbajt gjallë edhe pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Ai u institucionalizua si një nga format e luftës për përfshirjen e të gjitha pushteteve nën në ombrellën e socialistëve. U rrah kryetari i Bashkisë në Sarandë, u hodh dinamit mbi shtëpinë e kryetarit të rrethit të Lushnjës, u kërcënuan me armë dhe u derdhën breshëri në shtëpitë e disa drejtuesve të tjerë lokalë, përfaqësues të Partisë Demokratike. Në disa raste ata nuk janë lejuar të ushtrojnë funksionet e tyre edhe pas zgjedhjeve të 29 qershorit ndërsa emrat e tyre janë përfshirë në listat e zeza të bandave të Partisë Socialiste apo drejtuesve kryesorë të pushtetit të sotëm. Mbi shumë prej tyre është bërë presion i hapur që të japin dorëheqje duke i kërcënuar edhe me jetë ata personalisht apo pjesëtarë të familjeve të tyre. Në se në parlament abrogohej një ligj që favorizonte vendosjen e partive socialiste në krye të institucioneve në Tiranë, në po të njëjtën ditë alternohej edhe ndëshkimi i një drejtuesi lokal apo disave prej tyre. Rasti më i paprecedent në historinë e një drejtuesi të shtetit shqiptar është ai i rrahjes së kryetarit të bashkisë së Fushë-Arrëzit, në të njëjtën kohë kryeministrin Fatos Nano, vetë pse ai ka kërkuar të marrë fjalën, Rojët e kryeministrit u urdhëruan që bashkiaku i Fushë-Arrëzit së bashku me disa përfaqësues të tjerë lokalë të nxirreshin nga takimi me dhunë edhe pse nga një drejtues i PS-së, Luan Hajdaraga, u ndërhy që të ndërpritej dhuna ndaj tyre. Fansat e Fatos Nanos shpërthen në duartrokitje e britma histerike për këtë gjest duke mos kuruar edhe skena të tjera mbi drejtuesit legjitimë të disa rretheve të vendit. Një dhunë e tillë është elementi i fundit që shfaq një diktaturë përpara vendosjes përfundimtare të saj. Ndërkohë që dhuna ndaj pushtetit lokal është sot në rendin e ditës së komunistëve shqiptarë, nga dy partitë satelite të socialistëve, PSD dhe PAD, është kërkuar që të këto zgjedhje të reja lokale. Askush as brenda dhe as jashtë vendit nuk ka kontestuar zgjedhjet e 20 tetorit të vitit të kaluar. Ato kanë qenë të drejta dhe të lira ndërsa drejtuesit e sotëm lokalë janë plotësisht legjitimë në funksionet e tyre. Illegitime janë pushtetarët e sotëm që përmes dhunës dhe krimit po përpiqen të instalojnë shtetin e tyre që nuk është, të jetë vetëm vegla shtetërore i bandave dhe banditëve, kontrabandës, mashtrimit dhe dhunës politike.

Tirana kundër qeverisë së krimit.

Kryeplaku, Hysni Kuka, 9 ditë në birucat e

Policia merr flamurin e luftës së klasave

Kryeplaku, Hysni Kuka, 9 ditë në birucat e Cekës si anëtar i PD-së NË FAQEN 2 kryeqytetit, Shoqata kërkoi përshpejtimin paqësore. Disa prej drejtuesve të shoqatës thamë dhe qeverisë. kanë qenë në shesh për të shprehur veprimet e tyre të rënda, A.GJ.

Nano ngujon në grevë minatorët

Memaliaj. Dje nisi protesta pa afat: “Pagat dhe miniera të fillojë prodhimin” Punëtorët e qytetit kanë paralajmëruar se do t’i shkallëzojnë protestat, ndërkohë kërkojnë edhe kthimin e parave të humbura në skemat piramidale Punëtorët e minierës së Memaliajt filluan të hënën një grevë të paralajmëruar pa afat. Punëtorët kërkojnë pagesën e asistencës dhe vënien në punë të minierës, e cila gjendet e mbyllur që prej një viti në proces ristrukturimi. Punëtorët kanë paralajmëruar se do të shkallëzojnë grevën nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Miniera e qymyrgurit në Memaliaj është më e madhja në Shqipëri dhe ka qenë e përzgjedhur si një ndërmarrje në ristrukturim nga Agjencia e Ristrukturimit të Ndërmarrjeve. NË FAQEN 5

Kriminelët hetojnë krimin

Komisioni parlamentar nga socialistët për të hetuar rebelimin komunist Kriminelët dhe autorët e rebelimit komunist në Shqipëri kanë vendosur dje të ngrënë një komision parlamentar i cili do të shqyrtojë ngjarjet në Shqipëri përgjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Përveç faktit se këtë komision e ngritën vetë ata që bënë krime që në tekstin ku motivohej ngritja e këtij komisioni vihej re se kishte mjaft mangësi dhe liheshin jashtë vëmendjes së komisionit mjaft ngjarje, dëshmi dhe probleme të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e plotë të skemave të rebelimit komunist në vend. Ndërsa prekëshin disa momente të këtij rebelimi liheshin jashtë vëmendjes nga pikëpamja ku ky rebelim, vrasja e oficerëve të SHIK-ut, në Vlorë, ardhja e kriminelëve në këtë qytet nga vendet fqinjë, krijimi i bandave të Zanit dhe të tjera homologe me të në Vlorë dhe qytete të tjera të jugut, lidhjet e tyre me grupe të njohura me krerët e majta. Nuk përmendeshin djegiet e bashkive në disa qytete sidomos në Lushnjë, Vlorë, Berat etj., prej të cilave mund të gjesh mjaft fiksione për të realizuar plotë autopsinë e shkatërrimit të vendit prej dorës zjarvënëse të atyre që janë në pushtet sot. Me themelorja që është lënë jashtë vëmendjes së versionit të ngritjes së komisionit parlamentar është lënia në hije e rolit të opozitës së atëhershme në këtë rebelim, partitë kryesore të opozitës, PS, PSD, PAD dhe “Forumi për demokraci”.

Schmeichel: Shqetësim për spastrimet politike

Lideri i PD, Sali Berisha, priti ambasadorin e Danimarkës Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti dje paradite me kërkesën e këtij të fundit ambasadorin e Danimarkës të akredituar në Shqipëri, zotin Peter Schmeichel. Në takim zoti Schmeichel shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe të zotit Berisha për të qëndruar si një opozitë luajale konstruktive në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Ai u shpreh se vlerëson rolin që luajnë zoti Berisha në menaxhimin e krizës në përputhje me vlerat dhe normat demokratike, si dhe me kontributin e tij të sotëm në jetën politike shqiptare. Ai gjithashtu vlerëson se konstaton me keqardhje se klima në vend është konfrontuese. Lideri i Partisë Demokratike, Berisha, i shprehu ambasadorit kënaqësinë për këtë takim dhe theksoi se për mendimin e tij klima në Shqipëri është tejet konfrontuese dhe kjo për faktin se pas 29 Qershorit procesi i pajtimit kombëtar që duhet të ishte një proces afatgjatë, u zëvendësua tërësisht me revanshin e papërmbajtur të pushtetarëve të rinj. Ky revansh është drejtuar me dhunë dhe likujdim fizik të kundërshtarëve politikë. Një linjë e tillë e dominuar në periudhën e diktaturës hoxhiste, ka ekzistuar gjatë pluralizmit, vetëm në shkurt qershor 1991, gjatë të cilës Nano krijesori komunist dhe rifilloi në marsin e kaluar me daljen e tij nga burgu dhe vazhdon me emërimin e tij në krye të qeverisë. Atentati në parlament kundër deputetit Hajdari ishte një akt kulmor në serinë e atij seri atentatesh kundër qeveritarëve lokalë në Lushnjë, Sarandë. Vetëm 10 ditë pas atentatit ndaj deputetit Hajdari, në takimin e kryeministrit shqiptar u rrahën dhe heqatuan nga shoqëruesit e tij, kryetarët e opozitës të ftuar prej tij. Në besojmë se opinioni ndërkombëtar duhet të kuptojë se kemi të bëjmë me një linjë politike të kryeministrit aktual, i cili, siç na kanë thënë miqtë tanë jashtë, në takimet që zhvillojnë nuk heq nga goja fjalën “pajtim dhe bashkëpunim me opozitën”, ndërsa në vend opozita përballet me sharjet e tij më ordinere. Revanshit komunist po i nënshtrohen ligjet kryesore të tregut, medias, drejtësisë dhe institucioneve shtetërore. Po ju rikujtoj këtu se vetëm pak ditë më parë Presidenti i Republikës dhe ish-avokati i Nanos, shkarkoi gjykatësin që gjeti fajtor Nanon për korrupsion. Revanshi i përmbajtur ndaj administratës shoqërohet me spastrim masiv publike të mijëra punonjësve të administratës publike, ushtria, diplomacia, gjer tek shkollat e drejtorët e tyre me gjithë mbrojtjen ligjore që kanë. Qeveritarët e sotëm nuk bëjnë fjalë për ndërtim qeverie, por sistemi. Ambasadori i Danimarkës theksoi se ne jemi të shqetësuar për spastrimet që po ndodhin dhe konstatoi se shumë prej tyre janë politikisht të motivuara. Ai dënoi atentatin e rëndë, për të cilin tha ai, nuk mund të ketë asnjë justifikim, si dhe keqtrajtim e kryetarëve të Bashkisë. Ai gjithashtu u shpreh se tejet e rëndë dhe e papranueshme është praktika e ndjekur me paketën fiskale nga parlamenti. Gjithashtu, ambasadori i Danimarkës shprehu kënaqësinë e tij për ftesat që Berisha ka bërë për tryezat e rrumbullakëta, për vendosjen e Partisë Demokratike për të dialoguar për kushtetutën dhe problemet e mëdha të vendit.

Mijëra qytetarë të Kryeqytetit rindëzën dje sheshin “Skënderbej”, në protestën e tyre kundër krimit politik. Foto A.Fusha