09/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 tetor 1997

Policët, të përbuzurit e qeverisë Nano

Pagat e ruajtësve të rendit janë përgjysmuar NË FAQEN 4

Të hapen kufijtë e kontrabandës

Ceka kërkon hapjen e pikës kufitare të Hanit të Hotit NË FAQEN 4

Ditët e pushtuara nga terrori i armëve

Gramshi, me 90 mijë armë, 54 të vrarë e 344 të plagosur NË FAQEN 4

Kreditorët: Nano, kthe paratë!

Qeveria bllokon paratë e VEFA-s. Dyllosen përfundimisht sportelet e kompanisë Rritet shqetësimi tek qytetarët e masht(r)uar: “Tani nuk kemi më punë me Alimuca(j)n, por me qeverinë që grabiti paratë tona nga bankat” Rritet shqetësimi tek qytetarët e mashtruar: “Tani nuk kemi më punë me Alimucajn, por me qeverinë që grabiti paratë tona nga bankat”

Shqiptarët, të kërcënuar nga Nanokratura

Shqiptarët po ngrihen për të shkurtuar ditët e pushtetit mashtrues Berisha në konferencë shtypi: “Opozita shqiptare më e persekutuara në Evropë” PD në krye të uraganit të protestave Nëse nuk protestojmë shqiptarët do të kthehen tek qeverat

Nano, në gjyq për mashtrim

Dita e nëntëmbëdhjetë e protestave popullore në sheshin “Skënderbej” Edhe mbrëmë si zakonisht vazhduan protestat e banorëve të kryeqytetit kundër dhunës, krimit politik dhe skandaleve të varfërisë, të shkaktuara nga pushtetarët komunistë. Folësit në miting kërkuan dorëheqjen e Nanos dhe të kryesisë së parlamentit si shkaktarë të krimit ndaj deputetit Azem Hajdari. Ylli Vejsiu, sekretar organizativ i PD, u tha protestuesve se sheshi “Skënderbej” është dëshmitar i shumë fitoreve të demokratëve që zënë fill me rrëzimin e monumentit të diktatorit Hoxha, prandaj tha ai, duhet të mblidhemi çdo natë këtu deri sa të shpëtojmë këtë qeveri që ka ardhur në pushtet me dhunë e mashtrim. Kryesindikalisti, Guzim Kalaja, duke përshëndetur protestuesit në emër të minatorëve të Shqipërisë tha se protestat do të vazhdojnë deri sa qeveria Nano të dorëzohet përfundimisht. Protesta jonë, - tha Kalaja, është legjitime pasi ajo bëhet kundër krimit, kundër mashtrimit, kundër varfërisë dhe ngritjes së taksave. Përfaqësues të shoqatës për kthimin e parave të futura në skemat piramidale thanë se policia nuk i kishte lënë të protestonin tek sheshi “Nënë Tereza” ndaj ata i bënë thirrje të gjithë kreditorëve të firmave të mbledhin çdo natë në këtë shesh për të demonstruar kërkesat ekonomike. Po kështu ata thanë se nga shumica e rretheve të vendit janë bërë kërkesa për të hedhur Nanon në gjyq për mashtrimin e madh të 9 qershorit. Guri Durollari, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, foli për dhunën sistematike të pushtetarëve komunistë ndaj forcave demokratike. Në këtë shesh tha ai bëri thirrje Leka i Parë për paqe, pajtim e vëllazërim, por u provokua me mënyrën më të turpshme nga komunistët deri sa u largua. Mes thirrjeve Mandela, Mandela... deputeti Arbnori sa kishte takuar disa ish të përndjekur me të cilët kishin diskutuar revanëshin e sotëm komunist. Ata i kishin treguar se drejtori i burgut të Burrelit është vënë shef komisariati në një nga rrethet e jugut. Po kështu, - tha Arbnori, kur ishim në burg në Burrel na u komunikua që do të ndërpriteshin të gjitha ushqimet e sjella nga jashtë. Në atëherë bëmë grevë urie 19 ditë mirëpo sot marr vesh se djali i atij që na futi në këtë grevë është zv/ministër i brendshëm. Lideri i PD, Berisha, tha se ata që menduan se kjo protestë do të shuhej u zhgënjyen. Fakti që çdo natë këtu në këtë shesh protestuesit tregojnë se njerëzit po kuptojnë realisht domosdoshmërinë e protestës për të shpëtuar vendin nga terrori dhe mashtrimi. Kjo protestë, - tha ai, duhet të marrë përmasa të fuqishme me qëllim që në Shqipëri të largohet. Mes protestave ndaj qeverisë mashtruese pa u përsëritur ende sindromi bullgar. Berisha dënoi veprimet arbitrare të policisë e cila po dhunon banesat e demokratëve me pretekstin e çarmatjosjes. Azem Hajdari u citoi protestuesve deklaratën e Nanos të bërë në Vlorë me 9 qershor për kthimin e parave dhe u kërkoi protestuesve që të vijnë në shesh çdo ditë për të shprehur protestën ndaj këtij mashtruesi që është instaluar në krye të qeverisë. Vështroni tha ai kush është Nano dhe kush është Berisha. Nano banon në hotel Rogner dhe prish çdo natë mbi 500 dollarë ndërsa Berisha jeton në një apartament të thjeshtë si gjithë qytetarët! Kush është pra mashtruesi? Pas përfundimit të mitingut Hajdari i ftoi protestuesit të demonstronin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Zef LLESHI

Kryeministri për momentin

Askush nuk mund të bëjë më keq se sa një pushtet që i ka ditët e numëruara dhe pret nga çasti në çast të largohet. I tillë është edhe pushteti i dhunshëm i Fatos Nanos. Ai ka ardhur në qeverisje si rezultat i rebelimit komunist, i armëve dhe vrasjeve nëpërmjet zgjedhjeve të panumërueshme për momentin. Kryeministri Nano është kryeministër për momentin, Presidenti Meidani është president për momentin, qeveria Nano 3 është e tillë për momentin. Pavarësisht faktit se secili nga segmentet e sotme ndien nga një përcaktim i tillë e keqja që vjen prej tyre është e mjaftueshme për të sabotuar demokracinë ende të brishtë shqiptare. Qeveria e momentit ka filluar raprezaljet e saj kundër opozitës. Rreth 500 demokratë kanë kaluar nëpër filtrin e policisë politike të Cekës ndërsa 120 policë janë mbajtur në qelitë e komisariateve për asgjë tjetër veç faktit se janë demokratë. Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike u përzunë nga parlamenti me plumba, ndërsa mbi pushtetarët lokalë janë hedhur eksplozivë, janë kërcënuar, goditur. Jashtë kësaj dhune të drejtpërdrejtë fizike nuk është as vetë kryeministri. Disa ditë më parë rojet e tij masakruan një kryetar bashkie gjatë takimit që kryeministri i përkohshëm kishte në Pallatin e Kongreseve. Po ashtu kryeministri i përkohshëm së bashku me ministrin e tij të përkohshëm, Malaj, kanë organizuar vjedhjen e parave të VEFA të cilat ishin depozituar në Bankën Tregtare. Pikërisht për këto dhe për shumë të këqija të tjera nga qeveritarët e përkohshëm opozita shqiptare ka njerëz ditë që proteston në kryeqytet dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’u marrë vesh me njerëzit që e konsiderojnë pushtetin si të tyrin dhe jo të vendit e po aq vuajnë edhe kompleksin e përkohësisë. Në asnjë rast ata nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë luajalitetin e domosdoshëm për një qeveri të një vendi demokratik përveçse padurimin për të pushtuar të gjitha nyjet e shtetit që nga rojet deri në instancat e larta. Ata po përpiqen të ndërtojnë një gardh për vlerat demokratike të vendit duke izoluar në maksimum opozitën. Liria për opozitën nuk është vetëm ajo e protestës. Një opozitë është e lirë kur i lihet vendi në media, kur protestuesit e saj nuk pengohen nga puna, kur nuk kthehen nga policia sapo mbaron mitingu, kur deputetët e opozitës nuk goditen me plumba e po ashtu kur nuk përndiqen përfaqësuesit e saj në pushtetin lokal. Liria për opozitën është edhe kur ajo nuk diskriminohet për t’u lejohen të komunikojë lirshëm me elektoratin e vet në të gjithë Shqipërinë, kur nuk i ndalohet fjala për gjëra të rëndësishme të politikës së shtetit e të ardhmen e vendit. Opozita në Shqipëri nuk është e lirë. Që nga dita e ardhjes në pushtet të të përkohshmëve janë derdhur mbi të disa herë plumba, disa herë dhuna policore, është e përgjuar në çdo hap të saj nga segmentet të SHIK-ut, është dhunuar sistematikisht nga pushtetarët e përkohshëm. Përkisht për këtë shtetarët e përkohshëm është mirë të qëndrojnë sa më pak. Përkohshmëria e tyre duhet të zbresë në minimum. Askush nuk sheh të mirë nga të përkohshmit aq më pak kur ata janë ish-komunistë, njerëz të lidhur me bandat, dhe disa herë edhe vetë banditë.

PD në krye të uraganit të protestave; Taksat e larta, varfërojnë shqiptarët; Kryetarët e Bashkive: Ndalni dhunën! Ndryshe nisin grevat dhe protestat

Shqiptarët po ngrihen për të shkurtuar ditët e pushtetit mashtrues Nëse nuk protestojmë shqiptarët do të kthehen tek gavatet Nano ndjek rrugë të gabuar për ngushtimin e deficitit buxhetor Berisha: PD ka alternativën e saj për paketën fiskale, por ajo u përjashtua me plumba nga diskutimi i saj në parlament Pushteti lokal i terrorizuar nga socialistët. Asambleja e pushtetarëve lokalë paralajmëron qeverinë Mbledhja e djeshme e Kryetarëve të Bashkive i bëri thirrje qeverisë që të firmosë kartën e Autonomisë Lokale të KE. Kryetarët ftuan për herë të fundit Nanon që të prononcohet dhe të marrë masa ndaj rojëve të tij që dhunuan kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrësit shqiptarët do të kthehen tek gavatet Nano ndjek rrugë të gabuar për ngushtimin e deficitit buxhetor Taksat e larta, varfërojnë shqiptarët Berisha: PD ka alternativën e saj për paketën fiskale, por ajo u përjashtua me plumba nga diskutimi i saj në parlament Pushteti lokal i terrorizuar nga socialistët. Asambleja e pushtetarëve lokalë paralajmëron qeverinë Kryetarët e Bashkive: Ndalni dhunën! Ndryshe nisin grevat dhe protestat Mbledhja e djeshme e Kryetarëve të Bashkive i bëri thirrje qeverisë që të firmosë kartën e Autonomisë Lokale të KE. Kryetarët ftuan për herë të fundit Nanon që të prononcohet dhe të marrë masa ndaj rojëve të tij që dhunuan kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrësit NË FAQEN 3

Meidani, Haxhi Leshi modern i Fatos Nanos

Bijtë e kriminelëve lirojnë kriminelët NË FAQEN 2