Partitë e “Bashkimit për Demokraci”, Partia Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Socialdemokrat, Partia Bashkimi Demokratik Shqiptar, Shoqata e të Përndjekurve Politikë Demokratë dhe Antikomunistë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve, Shoqata Kombëtare “Kosova”, “Çamëria” dhe “Fan Noli”, Shoqata Kombëtare për Kthimin e parave të premtuara, Sindikata e Biznesmenëve të vegjël dhe të Mesëm ftojnë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e tyre, si dhe të gjithë qytetarët e Tiranës në një miting paqësor, ditën e dielë, datë 12 tetor 1997, ora 11.00, për të kërkuar:
- ndalimin e çdo akti dhune, përsekutimi ndaj opozitës shqiptare;
- kthimin e parave të premtuara nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Nano;
- rritjen dhe indeksimin e pagave të punonjësve;
- heqjen e taksave mbi pagat e ulëta;
- uljen e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm.
[Foto e një turme me pankartë]
Greva e përgjithshme në prag
Vazhdon polemika e qeveritarëve me VEFA-n. Alimuçaj: Qeveritarët do të ikin pas tre muajsh nga Shqipëria
[Foto e një burri të ulur, me kokën të mbështetur në dorë]
Kryeministri mashtrues dhe qeveria piramidale e PS
Shqiptarët po binden çdo ditë e më tepër se po drejtohen prej mëse dy muajsh prej një kryeministri mashtrues dhe një qeverie piramidale, fundi i të cilave duket se do të ketë edhe fatin e të gjitha piramidave.
Prej shumë kohësh kryeministri shqiptar është në garë me ministrin e Financave në përzgjedhjen e fjalorit rrugaç për t’u sharë me drejtuesit e kompanive të mbetura rentiere, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi presin që ai të mbajë premtimin e bujshëm të Sheshit të Flamurit për kthimin dhe kompensimin e parave të humbura. Akuzat e rënda të Nanos për drejtuesit e kompanive rentiere, sharjet dhe kërcënimet, që janë shoqëruar në mjaft raste me spekullime të rënda financiare dhe dhe me masa arbitrare, është rruga që ka zgjedhur kryeministri për t’iu shmangur përgjegjësisë së thjeshtë që presin prej tij të gjithë shqiptarët që e besuan më 9 qershor. “Kur do t’i kthejë paratë e premtuara”. Ata që i kanë dhënë votën e 29 qershorit Nanos, vetëm për shkak të premtimit të tij se, pas ardhjes në pushtet, do t’i ... suksesshëm për të sheshuar Flamutit, nuk duan të dinë fare se kush i fiton polemikat mes kryeministrit dhe Alimucajt. Atyre bile nuk u intereson as edhe niveli i etikës së kryeministrit, shumë më poshtë se ai i Alimucajt dhe bosëve dhe ish-bosëve të tjerë të fajdeve, pasi presin vetëm një përgjigje, atë për paratë e premtuara. Por ndërsa shumë qytetarë janë ende të paqartë, se çfarë përfaqësojnë realisht ngrehinat që kanë mbetur nga kompanitë e mëdha rentiere, pasi nuk ka përfunduar ende transparenca, gati të gjithë po arrijnë dalëngadalë në përfundimin e lidhur se janë mashtruar në mënyrën më të poshtër nga kryeministri aktual dhe qeveria. Dhe nëse nesër do të provohen me prova dhe dëshmi të pakontestueshme se të gjitha firmat rentiere, kanë qenë piramida mashtruese, kjo veçse do të shtonte bindjen e shqiptarëve se kryemashtruesi është Fatos Nano. E shprehur më qartë, edhe sikur të ishte provuar katërcipërisht se VEFA ishte provuar katërcipërisht se VEFA ishte e disa firmat e tjera ku kanë mbetur financiarë-administratore të Partisë Socialiste, të gjitha piramidat, polemikat e Nanos dhe Malajt me bosët e fajdeve nuk do të ishin gjë tjetër veçse një luftë e zakonshme brenda llojit, me këtë rast vend që nuk duhet të kishte fytyrë të akuzonte për mashtrim, duhet të ishte kryeministri Nano. Nëse piramidat e kompanive u grabitën shqiptarëve një pjesë të kursimeve të tyre, Fatos Nano dhe partia e tij u grabitën stabilitetin dhe qetësinë e parave, votën e 29 qershorit dhe shpresën që fenomeni i fajdeve të mos ishte më kërcënues për Shqipërinë. Nëse emrat e bosëve të firmave rentiere do të harrohen për pak kohë, emri i Fatos Nanos do të mbetet në historinë e këtij vendi si kryeministri i supermashtrimit të një qeverie piramidale, të dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit, të vëna dhe të dhunuara prej shorit, të vëna dhe të dhunuara prej shorit, të vëna dhe të dhunuara prej shorit. Sepse është plotësisht e pranueshme në një shoqëri pranë e mashtruesve ordinere dhe e banditëve mafiozë, të cilët kur zbulohen, kanë arritur të gjykohen pastaj nga drejtësia. Por është tërësisht e patolerueshme që një vend i drejtohet nga një kryeministër, që i ka mashtruar, i herë në drejtimin e tyre dhe përgjumuar qytetarët e tij, në mënyrën më të çuditshme në më publike, sa nuk ka fare nevojë që 16 ndryshojë drejtësia. Fatos Nano tashmë është një mashtrues i shpallur dhe pikërisht për këtë arsye pushteti i tij nuk e ka të gjatë.
Xhaferri: Gjinushi dhe Dokle izolojnë opozitën
Deputeti i PD-së pajtohet nga delegacioni parlamentar i Asamblesë vjetore të Atlantikut Verior
Vrasjet, burgosjet, torturat dhe keqtrajtimet për kundërshtarët politikë, dhe varfëria ekstreme për të gjithë shqiptarët fatkeqësisht po zënë vend në Shqipëri
NË FAQEN 3
“Nuk i besohet premtimeve të Nanos”
Shqipëri
Vazhdon greva e minatorëve në Memaliaj. Sot, dita e pestë
“Nuk i besohet premtimeve të Nanos”
NË FAQEN 3
Kryeministri Prodi dha dorëheqjen
Itali: Bie qeveria e koalicionit të majtë
ROME, Enter ANSA/ - Kryeministri italian, Romano Prodi, njoftoi dje dorëheqjen e tij, pasi komunistët refuzuan ta mbështesin qeverinë e tij.
Romano Prodi njoftoi dje dorëheqjen e tij mbasi komunistët e tërhequr prej kabinetit qeverinë. Prodi, 58 vjeç, njoftoi se do të zhvillojë bisedime me presidentin Oskar Luixhi Skalfaro dje mbasdite. Rënia e qeverisë së 55-të italiane që mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ndodhi mbasi komunistët e kundërshtuan thirrjen e kryeministrit për të ruajtur përkrahjen për kabinetin e tij. Në një debat të zjarrtë në parlament, komunistët e kundërshtuan marrëveshjen e kompromisit të Prodit lidhur me buxhetin për vitin 1998. Prodi u kish kërkuar komunistëve të mos e tërhiqnin përkrahjen e tyre për hir të bashkimit europian. “Ne ndodhemi vetëm një hap larg arritjes së objektivit tonë, tha kryeministri italian në parlament, duke iu referuar bashkimit monetar europian të planifikuar për në 1999.
Të martën, Prodi tha se rënia e qeverisë së tij do të ndalë reformën e vendit e do të rrezikojë anëtarësimin në Bashkimin Monetar Europian. Ai tha se në rast se kabineti i qendrës së majtë largohet, kjo do të jetë “kriza më e çmendur në botë”. Rrëzimi i Prodit shkakton një hap mbrapa për Italinë në përpjekje për integrimin e saj në reformën monetare të Bashkimit Europian.
Si mund të zgjidhet kriza italiane
Skalfaro ka më shumë mundësi të fillojë konsultimet në ditët e ardhshme me forcat politike për të vendosur nëse mund të formohet një qeveri e re. Pas konsultimeve me ish kryetarët e shtetit, ish kryetarët e parlamentit dhe drejtuesit e partive politike, Skalfaro mund të vendosë për t’i kërkuar një personi tjetër formimin e qeverisë së re. Nëse një numër i mjaftueshëm forcash politike do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme Skalfaro mund të mos ketë rrugëdalje tjetër, veçse të shpërndajë parlamentin 3 vjet e gjysmë para përfundimit të mandatit.
Por Skalfaro thuhet se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, sepse ato do të shkaktonin planet për zbatimin e reformave institucionale dhe kushtetuese, që pritet të paraqiten në të dy dhomat e parlamentit në fund të vitit. Skalfaro mund t’i kërkojë Prodit të përpiqet të drejtojë një koalicion të ri. Në këtë skenar Prodi do të fillojë konsultimet me partitë politike për të vendosur nëse do të mund të krijojë një maxhorancë të re. Por Prodi tha se koalicioni që pe largojë, i cili nuk ka më një maxhorancë, për shkak të largimit të Rifondacionit Komunist, është vetmja qeveri që ai do të dëshironte të udhëhiqte. Por ai mund të bindet për të udhëhequr një koalicion të ri. Udhëheqësi i opozitës, Silvio Berlusconi, tha se Italia ka nevojë për një qeveri të një koalicioni shumëpartiak për të siguruar një anëtarësim të shpejtë në bashkimin ekonomik dhe monetar të Europës (EMU). Nëse Prodi i kërkohet të formojë një qeveri të re, por ai nuk arrin ta realizojë, atëherë kryetari i shtetit mund t’ia kërkojë atë një personi tjetër. Presidenti mund t’i kërkojë një figure institucionale, si një ish-bankier qendror, ose drejtuesi parlamentar, që të përpiqet të formojë një qeveri jo-politike teknokrate. Nëse nuk arrihet të formohet asnjë qeveri, Skalfaro nuk do të ketë rrugë tjetër veç shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.
Pollo: Këtë qeveri e drejtojnë pijanicët
Vazhdojnë protestat në sheshin Skënderbej
Nëse TV do të gjejë skupe, tha Pollo, duhet të kishte qenë para tre netësh në Hotel Rogner e të kishte xhiruar Nanon në orët e vona të natës kar nga gotat e uiskit përfundoi në pishinën mbrapa hotelit bashkë me këshilltarin e tij
NË FAQEN 3
Dario Fo, nobelisti i 1997-ës
I papritur çmimi i madh për dramaturgun italian
“Jam i befasuar” qe reagimi i parë i Dario Fosë, të cilit iu dha në enjte Çmimi Nobel për letërsinë.
Ai e mori vesh lajmin teksa udhëtonte me veturën e tij nëpër autostradën Romë-Milano. “Unë e mora lajmin nga një veturë, e cila iu afrua veturës sime duke thirrur: ‘Dario! U ke fituar çmimin Nobel’”, shtoi ai. Çmimi Nobel për letërsinë iu dha dramaturgut dhe aktorit italian Dario Fo, njoftoi të enjten në Stokholm akademia mbretërore e Suedisë. Fo, në Shqipëri njihet përmes dy veprave të tij, “Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri” dhe “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq”. E para është ngjitur në skenën e teatrit Kombëtar nën regjinë e Mitko Kutalit, ndërsa tjetra është interpretuar në skenën e Akademisë së Arteve nga studentët e dramaturgjisë. I cilësuar si “mjeshtër i komedisë italiane” Dario Fo përveçse komedian është njëkohësisht edhe regjisor, skenarist e aktor.
Hobi i tij është vrapimi i madh dhe deklaruar se po të mos kishte zgjedhur komedinë do të ishte bërë një atlet shume i mirë.
Rritet shqetësimi tek kreditorët e VEFA-s. Paralajmërohet shkallëzimi i protestave