Partitë e “Bashkimit për Demokraci”, Partia Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Socialdemokrat, Partia Bashkimi Demokratik Shqiptar, Shoqata e të Përndjekurve Politikë Demokratë dhe Antikomunistë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve, Shoqata Kombëtare “Kosova”, “Çamëria” dhe “Fan Noli”, Shoqata Kombëtare për Kthimin e parave të premtuara, Sindikata e Biznesmenëve të vegjël dhe të Mesëm ftojnë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e tyre, si dhe të gjithë qytetarët e Tiranës në një miting paqësor, sot, datë 12 tetor 1997, ora 11.00, për të kërkuar:
- ndalimin e çdo akti dhune, persektutimi ndaj opozitës shqiptare;
- kthimin e parave të premtuara nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Nano;
- rritjen dhe indeksimin e pagave të punonjësve;
- heqjen e taksave mbi pagat e ulëta;
- uljen e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm.
KE: Qeveria Nano nën hetime
Analistët e huaj: Zhvillimet në Shqipëri, një reagim i koordinuar mes grupeve politike të ekstremit të majtë dhe grupeve mafioze ndaj shtetit
Meidani në gjyqin e Strasburgut
Shqipëria sërish nën gjykimin e reptë të Strasburgut. Presidentit Meidani i komunikohet vendasia e monitorimit për Shqipërinë.
Po ashtu atij i kujtohen përsëri të gjitha kushtet e përmendura në rezolutën e KE-së si dhe Konferencën e Romës dhe paralajmërohet për përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës. Ka qenë radha e Meidanit për t’u njohur me rezervat dhe kritikat e forta të perëndimit për muajt e parë të qeverisjes socialiste në Shqipëri. Në të gjitha takimet e tij në Strasburg, ku merr pjesë në mbledhjen jubilare të Këshillit të Europës, Meidani i kanë kujtuar se Shqipëria nuk mund të presë as… e mbështetja nga Europa nëse ajo nuk heq dorë nga minimi i procesit të paqëtimit. Presidenti i Francës, Zhak Shirak, dhe kryeministri italian, Romano Prodi, i kanë kërkuar Meidanit që administrata socialiste në pushtet të heqë dorë nga revanshi dhe nga spastrimet politike, ndërkohë që është dënuar me forcë klima politike që ndodhi në parlamentin shqiptar, ku deputeti socialist… [teksti i prerë në fund të imazhit] kur deputeti socialist-oportunist Gafurr Mazreku, qëlloi për të vrarë liderin e Djehktorit, Azem Hajdari. Meidani vihet kështu para kushteve të forta të Europës, vetëm disa ditë pas përfundimit të seancës për Shqipërinë të Asamblesë Parlamentare të KE. Siç dihet nga të gjitha tashmë, kjombledhje miratoi një rezolutë tepër të hidhur për pushtetin e instaluar të Nanos dhe Meidanit, ndërkohë që u shtrua në diskutim parapërcaktimi i Shqipërisë nga Këshilli i Europës, në vetëm dy muajt e fundit të Partisë Socialiste. Dukej se ka qenë tepër e fortë insistimi i shteteve të rëndësishme që Shqipëria të ndryshojë kursin e politikës së revanshit ndaj opozitës, që po dëshmon dita-ditës, që nga çasti kur socialistët erdhën në pushtet, të ndihmuar nga bandat dhe nga premtimi supershastues i Nanos për kthimin e parave të humbura në skemat piramidale. Kjo pikë e fundit, mësohet se ka qenë pjesë e diskutimeve të takimeve të Meidanit me shtetarët e rëndësishëm europianë. Ata kanë kërkuar shpjegime për mënyrën sesi qeveria e re do të dalë nga rrethi vicioz i premtimit elektoral të Nanos në prag të zgjedhjeve të 29 qershorit. Dëshmitë e vizitës së presidentit Meidani në Strasburg u pa qartë në heshtjen informative të Televizionit Shqiptar dhe të mediave të tjera shtetërore dhe propagandere të turneun e parë europian të kreut të shtetit. Takimet me Shirakun, Prodin, Stefanopoulosin, Gjorovon nuk mu tundëj të thuhet kurrësesi, se u censuruan nga televizioni i Eduard Mazit dhe nga Agjencia e lajmeve e Frok Cupit. Ndërkohë, nga Strasburgu mësohet se presidenti Meidani ka mbajtur një fjalim për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, duke provuar qartë se është i vetëdijshëm për nevojën për respektimin e të gjitha takimeve të tij në kryeqytetin e Europës. Tema e fjalimit të Meidanit provon se aty i është dashur të bëjë apologjinë e qeverisë socialiste në Shqipëri, pas akuzave dhe kritikave të ashpra nga perëndimi që kanë shoqëruar të gjitha hapat e saj. Pas rezolutës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe kërkesës për përjashtimin e Shqipërisë nga familja europiane, vjen vendosja e moratoriumit për Shqipërinë, Strasburgu i përplas derën në fytyrë presidentit Meidani, duke i treguar se Europa nuk mund të tolerojë kurrësesi instalimin e një diktature të re në kontinent. Numri një (dhe jo i shtetit shqiptar ka këto paralajmërime nga Strasburgu, sepse për parametrat e Europës nuk mund të shikohet si kryetari i një shteti demokratik, i ashtuquajturi presidenti i Cërnikut, ku bandat e kuqe bëjnë kërdinë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e dhunuara të 29 qershorit.
Nano përsëri në burg
Krimet nuk i bëmë ne, krimet i ka bërë Nano, dek-
Shfaqet një rreze shprese për ç’inkriminimin e PS-së. Disa drejtues të PS-së në rrethe deklarojnë
Seksionet, infrastrukturë e protestave të PD-së
U mbajt aktivi i degës së PD-së për Tiranën. Vendoset për kandidaturat e kryesisë së degës
Bamir Topi dhe Fatos Beja do të konkurrojnë për kryetar të Tiranës. Berisha në aktivin e degës së PD-së, Tiranë. Supermashtuesi Nano duhet larguar nga pushteti
NË FAQEN 2
Gjermani - Shqipëri 4 - 3
Fati na dënon në minutën e fundit
Dhunë dhe terror policor mbi banorët e Kamzës
Dhjetra familje mes tyre dhe fëmijë e kalojnë natën nën shi
Dhjetra familje kanë përjetuar dje një dhunë dhe terror të policisë. Ata janë nxjerrë me forcë nga dhomat ku banonin. Pothuajse të gjithë banorët mes tyre dhe fëmijë e kanë kaluar natën në mes të shiut pa ndonjë shpresë për një strehë të shpejtë. Policia ka shkuar aty në orët e para të mëngjesit dhe sipas banorëve që jetojnë në qytetin industrial është përdorur forca ndërsa disa prej tyre janë marrë në ambientet e komisariatit numër 3. Misa Ulqini, deputet i Lëvizjes që kishte premtuar vetëm pak muaj më parë se do t’i ndihmonte për një problemim sensibilizues, tani, i dërgon policinë dhe i nxjerr jashtë. Sipas banorëve që jetojnë aty është përdorur edhe ushtria që ata të strehohen në këtë qytet pa përkujdesur fare kushtet e studentëve
Demokratët, të vendosur kundër revanshit
Mbahet aktivi i Partisë Demokratike në Tepelenë
Në Tepelenë, në kuadrin e riorganizimit të PD-së, dje u zhvillua aktivi dhe konferenca me një pjesëmarrje jashtë çdo parashikimi ku dominonte brezi i ri, i cili ishte mbi afti i interesuar për zhvillimet në PD.
Objektivi i aktivitetit ishte ngritja e grupit të punës që do të bëjë riorganizimin e PD.
Aktivimi me votim të lirë miratoi grupin e punës dhe gjithashtu ky grup zhvilloi mbledhjen e parë pas krijimit për të caktuar grupin e punës për zhvillimin e mbledhjeve të seksioneve të PD-së për degën e Tepelenës dhe fshatrat përreth saj. Me propozimin e aktivtit, konferenca miratoi 15 delegatë që do të marrin pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike. Të gjithë pjesëmarrësit ishin mjaft të interesuar për zhvillimet e fundit politike në vend, revanshi komunist dhe mashtrimi socialist. Ata u shprehën unanimisht në mbështetje të liderit të PD Sali Berisha dhe bënë atenatin politik ndaj deputetit Hajdaraj dhe mbështetën fuqimisht këtë të fundit për protestat e organizuara në kryeqytet. Tepelenasit dënuan masat e fundit ekonomike të qeverisë dhe i cilësuan ato si krim ekonomik.
Gjatë aktivit Çela u mesazhi i parë është ai i mirëkuptimit dhe pajtimit kombëtar. PD njeh gabimet dhe do të vazhdojë analizën edhe pas kuvendit.
Ka 9 muaj që ish opozita nuk ka vërtetuar asnjë nga akuzat që ka bërë ndaj PD-së, me të cilat u manipuluan revolta e javëve. Në të gjitha rrethet zgjedhja e elementit të ri ka qenë një nga objektivat kryesore që është mbështetur në votën e lirë. Procesi i riorganizimit të PD-së nis në seksion tha Çela, dhe përfundon në kuvendin e saj. PD është e vendosur të qëndrojë kundër revanshit me mbrojtje të demokracisë, kundër krimit politik dhe atij ekonomik. PD ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, e cila u tregua me qëndrimin e Europës ndaj grevës Arbon dhe në rezolutën e Këshillit të Europës në të gjitha pikat mbështet PD.
Në fund, Çela u tha pjesëmarrësve në aktiv që të gjithë demokratët duhet të ndiqen krenarë për qëndrimin që kanë mbajtur gjatë rebelimit komunist duke mbështetur se PD është parti që ka lindur duke u mbështetur në parimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Ajo ka ka vrarë dhe as ka plagosur asnjë njeri. Në fund të aktivit Pëllumb Çela bëri thirrje që anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të çojnë tek populli i Tepelenës frymën e pajtimit kombëtar dhe mirëkuptimit, duke biseduar me të gjithë për problemet që shqetësojnë sot shqiptarët.
V. ELBASANI
Skuadra policore bastis shtëpinë e kryeplakut
Vazhdon dhuna dhe terrori ndaj anëtarëve dhe liderëve të opozitës
Bukuresht. Dëshmi tronditëse në Asamblenë Vjetore të Atlantikut Verior. Në Shqipëri qeveris MAFIA