15/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 tetor 1997

Tusha kundër Neritan Cekës

Çarmatim përplas krerët e ministrisë së Brendshme NË FAQEN 4

Nën hetim protestuesit

300 dosje të hapura për pjesëmarrësit në mitingje NË FAQEN 4

Krimet mbeten pa autorë

Kërkohet pushimi i çështjes kundër Alisë NË FAQEN 4

Berisha: Ndihmoni Shqipërinë!

Opozita nuk mund të jetë fasadë e qeverisë. Berisha i hedh dorashkën kabinetit Nano për debat televiziv Opozita demokratike mbërriti në Romë tre ditë para hapjes së konferencës së donatorëve, duke i bërë thirrje të vendosur perëndimit për të ndihmuar Shqipërinë, pavarësisht klimës politike tepër konfrontuese që ekziston në vend, për shkak të revanshit të egër të qeverisë Nano 3. Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi dje se mesazhi që Shqipëria të ndihmohet mbetet i palëkundur, dhe aspak i kushtëzuar me pjesëmarrjen ose jo të tij në delegacionin qeveritar që do të marrë pjesë në konferencën e Romës. Berisha dha një shembull të qartë fleksibiliteti, kur deklaroi para gazetarëve se e vlerësonte si një eveniment për jetën politike shqiptare ftesën e qeverisë që ai të përfshihej në delegacionin qeveritar, që do të nisen nesër për në kryeqytetin italian. Qëllësi i Berishës mund të konsiderohet pak tolerant edhe nga vetë përkrahësit e tij demokratë, të cilët në unison gjykojnë se ftesa është thjesht një hipokrizi dhe taktikë politike e kryeministrit Nano. Megjithëse për të ardhur deri tek ftesa e qeverisë për në konferencën e Romës, opozita shqiptare është ndeshur me një terror dhe shtypje politike nga qeveria revanshiste e Fatos Nanos, Berisha pati kurajon të përshëndesë Këshillin e Ministrave në atë që ai e quajti si gjestin e parë pozitiv të qeverisë socialiste ndaj opozitës, që pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Por megjithatë Berisha i kujtoi qeverisë socialiste se opozita shqiptare nuk mund të jetë kurresesi fasada e një pushteti, që po provon çdo ditë e më tepër se zgjedhjet, prej të cilave doli, nuk ishin një zgjedhje për Shqipërinë. Ai theksoi se Partia Demokratike, si opozita kryesore në vend do të qëndrojë e pamposhtur, duke përdorur të gjitha rrugët e mundshme paqësore në mbrojtje të demokracisë së rrezikuar seriozisht në Shqipëri nga revanshi i administratës së instaluar të Nanos dhe Meidanit. Mesazhi paraprak i Berishës për konferencën e Romës, që Shqipëria të ndihmohet pavarësisht mëkateve të rënda të krimeve të panumërta politike të pushtetarëve të sotëm, i rrikthen vendit, pas një mungese të gjatë rolin e një opozite normale dhe konstruktive. Në kontrast të thellë me të gjitha qëndrimet e mëparshme të ish-opozitës komuniste, sot më në pushtet, Partia Demokratike po dëshmon se ashtu siç pranoi rezultatin e zgjedhjeve, të pranueshme vetëm për kushtet, është e gatshme për hir të interesave të mëdha të vendit të lërë mënjanë dhimbjen dhe plagët e saj ende të hapura nga revanshi i egër i klikës që po instalohet në Shqipëri, dhe të kërkojë sërish që ky vend të mos braktiset, por të ndihmohet nga komuniteti ndërkombëtar. Vetëm dy vjet më parë, ne kushte krejtësisht të ndryshme për mirë, me situatën e sotme politike në vend, Partia Socialiste kërkoi që Shqipëria të mos pranohej në Këshillin e Europës, përmes shprehjes më cinike të politikës shqiptare përplas pluralizmin “molla nuk është pjekur ende” nga turma e Namik Dokles. Në kohën që është nxjerrë nga parlamenti me plumba, është përgjakur dhe dhunuar nga një revanshi i paparë politik kundër saj, nga pushtetarët e sotëm, opozita demokratike po i tregon perëndimit dhe shqiptarëve se ajo mbetet shpresa dhe shpëtimi i vetëm i fateve të Shqipërisë. Astrit PATOZI Tre ditë para konferencës së donatorëve në Romë mbërrin mesazhi i opozitës shqiptare

Shteti asfikson pushtetin lokal

Protestë e shoqatës së kryetarëve të këshillave të rretheve NË FAQEN 3

Shpërfillja e realitetit, ngjall nacionalizmat

Qeveria me politikën e saj, një rrezik serioz për Shqipërinë dhe Ballkanin NË FAQEN 3

Presidenti i Parlamentit Europian i përgjigjet Berishës

Presidenti i Parlamentit Europian Z. Jose Maria Gil-Robles, në një mesazh drejtuar liderit të PDSH, Prof. Dr. Sali Berisha, në përgjigje të letrës së z. Berisha i ka dërguar lidhur me arsyet ... NË FAQEN 3

Gjinushi takon viktimat e tij në jug të vendit

Udhëtimi i dytë i Gjinushit në rrethet në jugut. Kryetari i Parlamentit të kallashnikovëve në kërkim të faljes apo fshehjes së krimeve që ka bërë NË FAQEN 2

Gafurr Mazreku mbrohet nga qeveritarët e lartë

Vazhdon të zbardhet “misteri” i atentatit ndaj Azem Hajdarit Një makinë me targën e lartë shtetërore RSH 020 është vënë nën shërbimin e atentatorit Atentatori politik Gafurr Mazreku ka mbrojtjen e krerëve më të lartë socialistë. Një makinë qeveritare me targën RSH 020 e furnizon atë çdo ditë me ushqime si dhe kujdeset që deputeti t’i lehtësohet sa më shumë qëndrimi prapa hekurave. Lajmin e kanë bërë të njohur burime nga burgu i Tiranës. Fillon të zbardhet akoma “e humbur misteri i atentatit ndaj Azem Hajdarit”, atentat të cilit Partia Socialiste është munduar t’i hedhë vellon e kanunit. Në fakt, siç dihet në gjithë se makinat me targën RSH i përkasin zyrtarëve tepër të lartë. Në hierarkinë shtetërore shqiptare të drejtën për të patur një makinë me targë të tillë e kanë që nga Presidenti i Republikës deri tek Ministrat. Askush poshtë rangut të ministrit nuk e gëzon këtë privilegj. Dikush nga nomenklatura e lartë është posaçërisht i interesuar që Mazreku të mos ndihet i braktisur. Për të fshehur përkujdesjet Partisë Socialiste i shërben deputeti i pavarur komunist, Maksim Hasani. Duke mbajtur në njërën dorë kartën e humanizmit e në tjetrën një pije të pjekur ai ka dashur t’i bëjë dy ditë më parë një vizitë atentatorit, gjë që është e bërë e e pohuar edhe përmes shtypit. Duke harruar më pas korezinë. Komunisti ka deklaruar se faji nuk duhet kërkuar tek Mazreku por tek Berisha. E këtu më shumë se mendimet e një njeriu që nuk ka asgjë të përbashkët me parlamentin e pluralizmit duket se kemi të bëjmë me qëndrimin edhe të pushtetit socialist. Hasani është i pari që shtjellon “hapur” mendimet e tij idhones ...[?] Të fshehura pas një pije të pjekur. Pas tu mund të vërehet qeveritarë të tjerë. Deri tani ata janë mjaftuar me shërbime përmes makinës me targën e lartë shtetërore RSH 020. Farsa gjyqësore po bëhet gati. Ndonëse ligjet kanunore nuk i ndihmojnë, socialistët shqiptarë nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre për Mazrekun. Ai duhet t’i shtohet me “kusht”. Makina më shumë se ndihmë materiale i jep ndihmë psikologjike e morale, e njëkohësisht përpiqet t’i tregojë prokurorisë, nëse ende nuk e ka të qartë, se Mazreku mbrohet. Por mbi të gjitha kërkohet që atentatori të vazhdojë të mbajë linjën e atentatit të kryer në gjakmarrje sipër. E ndërkohë linja e policisë vazhdon të qartësojë gjëra që më shumë A. S

Nga konferenca e degës së PD Shkodër. Berishën e duam kryetar Partia Demokratike e gatshme për të rimarrë pushtetin Konferenca zgjodhi për kryetar të degës Astrit Bushatin NË FAQEN 3

pushtetin lokal

NË FAQEN 3 Vazhdon protesta në sheshin “Skënderbej” Protesta deri në shporrjen e masht ruesve NË FAQEN 3