Prokuroria kërkon 5 vjet burg
Të hënën pritet vendimi ndaj fajdexhesës Sude
NË FAQEN 4
Kontrabanda “parajsa” e qeveritarëve
Trafikut të cigareve i shtohet ai i hekurishteve të vjedhura
NË FAQEN 4
Alia: “Dy gëzime në një ditë”
Vendimi përkon me ditëlindjen e Enver Hoxhës
NË FAQEN 4
Nano i trembet opozitës
Provohet falsiteti dhe hipokrizia e ftesës së Nanos. Berisha: Opozita nuk është fasadë e qeverisë. E palëkundur kërkesa që Shqipëria të ndihmohet
Qeveria e Fatos Nanos provoi dje falcitetin dhe hipokrizinë politike të ftesës së saj që përfshinte edhe opozitën në delegacionin e Konferencës së Romës. Ministri i Nanos, Kastriot Islami refuzoi dje të nënshkruante një marrëveshje, ku qeveria e tij bënte dakord që në Romë të dëgjohej edhe zëri i opozitës për zhvillimet në Shqipëri, krahas administratës së Nanos. “Vetëm një ditë më parë përfaqësuesit e qeverisë kishin deklaruar se ishte e drejta e organizatorëve të konferencës së donatorëve të vendosnin për rendin e ditës, duke transferuar kështu në Romë mundësinë e opozitës për të mos qenë fasadë e delegacionit qeveritar. Por, alibia e Nanos për t’ua lënë përgjegjësinë organizatorëve të konferencës mori fund dje kur Farnezina konfirmoi se ajo e quante krejtësisht normale dhe nuk kishte asnjë kundërshtim që në konferencë t’i jepej fjala edhe përfaqësuesit të opozitës. Drejtori i Drejtorisë Politike të ministrisë së Jashtme Italiane, Amadeo de Frankis, tha dje nga Roma se për të bërë të mundur kërkesën e opozitës për të mos qenë thjesht fasadë e qeverisë do të mjaftonte një marrëveshje e thjeshtë në Tiranë mes përfaqësuesve të pushtetit dhe të opozitës. Pasi Farnezina e kaloi topin në fushën e qeverisë shqiptare, kjo e fundit refuzoi marrëveshjen. Simitis, Berishës: “Keni luajtur rol jashtëzakonisht pozitiv për kapërcimin e krizës në Shqipëri” Vendet donatore ulin nivelin e përfaqësimit Qeveria Nano sfryn Konferencën e Romës Dy ditë para mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Shqipërinë, lajme jo të mira nga Roma paralajmërojnë zbehjen e rezultatit që pritej nga zhvillimi i saj. Niveli i pjesëmarrësve dhe i përfaqësimit të shumë vendeve donatore është ulur ndjeshëm. Sekretarja amerikane e shtetit, Madlen Olbrajt ka konfirmuar tashmë vendimin e saj se nuk do të paraqitet në konferencë ndërkombëtare, por që do të dërgojë mbi fati në ndihmave që i duhen Shqipërisë për të kapërcyer gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet. Gjithashtu, burime nga Roma thanë dje se kësaj konference do t’i mungojnë edhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian. Këto shtete, disa prej tyre të njohura si vende mike të shqiptarëve, në mënyrë diplomatike i janë shprehur organizatorëve të konferencës se “nuk kemi interesa të drejtpërdrejta ndaj Shqipërisë, që të ndiejmë të detyruar për të hedhur para tona”. Kjo ftohje e Komunitetit Ndërkombëtar në gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë duket se vjen pas njohjes së tyre me politikën primitive që po ndjek qeveria shqiptare ndaj opozitës. Ish-komunistët që erdhën në pushtet me bandat kriminale dhe komitetet kanë aplikuar një instalim e pushtetit të tyre në revansh të paparë ndaj administratës, i cili është kulmuar me një radhë atentatesh politike ndaj kundërshtarëve politikë. Në dy muaj pushtet, Partia Socialiste ka dëshmuar se është fanatike e ndjekjes së mëgësve të konfrontimit, që synojnë deri eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë. Në rreth 80 ditë sundim të komunistëve opozita më e përndjekur në Europë. Regjimet e papritura disa vendeve europiane që heqin dorë nga angazhimi për të ndihmuar Shqipërinë duket se vijnë edhe si reflektim ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare që injoroi kërkesën e opozitës për t’u prezantuar në Romë vlerësimet e saj mbi zhvillimet në Shqipëri, pas 29 qershorit. A. KOPANI dhe të opozitës. Pasi Farmezina e kaloi topin në fushën e qeverisë shqiptare, e cila njëkohësisht ishte edhe autore e ftesës, ndodhi e papritura e refuzimit të Nanos, që u artikulua nga ministri i tij personal, Kastriot Islami. Me mospranimin e tij absurd, Fatos Nano, dëshmoi se atë dhe qeverinë e tij të inkriminuar e tremb fakti që mund të gjendet në një tryezë, ku do të dëgjohet edhe zëri i opozitës. Duke pasur kompleksin e fajtorit dhe të njeriut me duart të përlyera, si gjatë rebelimit, ashtu edhe gjatë kohës së shkurtër që është duke qeverisur në mënyrën më të keqe vendin, Fatos Nano ka ndjerë turpin dhe dëshpërimin e të parit Komunitetin Ndërkombëtar. Ky refuzim provon se e ashtuquajtura ftesë e Nanos është bërë me qëllimin e keq që Berisha ta refuzonte, dhe qeveritarët e bandave dhe të parlamentit të përgjakur të shkonin në Romë e të denonconin opozitën. Në qëndrimin e pa denjë të qeverisë së Nanos nuk ka mbetur të mos shfaqet edhe fakti i bërë i njohur që ditën e mbërritjes së ftesës së ngrohtë e Partisë Demokratike se, megjithë shtypjen politike në Shqipëri, opozita do të bënte thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që vendi të ndihmohej. Ëndërgjeshmë për rolin e saj historik dhe konstruktiv, opozita reale shqiptare nuk do të rreshtë së kërkuari që Shqipëria të ndihmohet, natyrisht duke denoncuar dhe luftuar me të gjitha mjetet dhe rrugët paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë në vend. Ajo është e pranishme që të marrë pjesë në konferencën e Romës dhe mesazhin e saj që Shqipëria të ndihmohet, të bëjë në çdo rënde- si të madhe nëse do të mungojë fizikisht. Por mungesa e saj në tryezën e delegacionit qeveritar shqiptar do të jetë një akuzë tjetër e rëndë ndaj Nanos dhe qeverisë së tij, si dhe shprehje e revanshit të egër që ka përfshirë vendin pas ardhjes së tyre në pushtet. Përfaqësuesit e vendeve donatore do të kenë para tyre një kryeministër të një qeverie që përveç terrorit dhe spastrimeve politike, i ka mbyllur të gjitha shtigjet lirike së shprehjes së opozitës. E megjithatë opozita serish do të kërkojë që të luhet në Shqipëria të ndihmohet, por jo atë mënyrë që taksapaguesit perëndimorë të mos i njohin zullumet e Nanos dhe njerëzve të tij.
Italia fton Berishën në Romë. Qeveria shqiptare refuzon marrëveshjen që opozita të dëgjohet në konferencën e donatorëve
Protesta bllokon Nanon
Në javën e tretë të demonstrimeve në kryeqytet
Protesta bllokon Nanon
Kryeministri del nga dera e pasme e Pallatit të Kulturës
Kryeministri Nano u bllokua dje për rreth një orë në Pallatin e Kulturës nga protesta e zakonshme e demonstruesve të Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Nano, i cili ndodhej në ambientet e Pallatit të Kulturës ngritën të dalë nga dera kryesore ndërkohë që protestuesit vijonin të hidhnin parulla të forta kundër qeverisë.
Pas një pritjeje të gjatë, mësohet se kryeministri i shoqëruar nga eskorta e tij ka dalë nga dera e pasme e Pallatit të Kulturës për të evituar një incident të mundshëm me protestuesit që vijonin demonstrimin e tyre të panatyrshëm në sheshin qendror të kryeqytetit.
Ndoshta është hera e parë që kryeministri Nano e ndjen kaq afër zemërimin dhe pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisë së tij. Dhe ai doli nga dera e pasme e Pallatit të Kulturës, por shkal-lëzimi i protestave do ta detyrojë atë që shumë shpejt të dalë nga dera e pasme e godinës së qeverisë.
Piramida e Nanos drejt falimentimit
Vazhdon protesta në sheshin “Skënderbej”
Edhe mbrëmë si çdo natë në këto tre javët e fundit, banorë të kryeqytetit u bënë pjesë e rrugët e Tiranës e më pas në sheshin “Skënderbej” kundër qeverisë.
Shtynë politikë ndaj opozitës, rritjes së taksave dhe çmimeve si dhe kundër mashtrimit të madh të Fatos Nanos për kthimin e parave të firmave piramidale.
Deputeti Azem Hajdari duke u prononcuar rreth vizitës së delegacionit qeveritar grek në vendin tonë, dënoi marrëveshjet që bëhen pas mbylljes me kabinetet. Çdo marrëveshje e tillë e qeverisë mashtruese të Nanos nuk do të ketë jetën të gjatë tha Hajdari. Si mund të bisedosh me një kryeministër që një vendin fqinj të mos i ngjallë çështjen çame?!
Si mund të bisedohet me një kryeministër të një vendi anëtar të Aleancës Atlantike e të mos i ngrihej perspekti- vi dhe dhuna ndaj popullit të Kosovës?!Me tej, Hajdari rickësoi edhe një herë inkriminimin e parlamentarëve dhe të qeverisë.
Ardhja në pushtet e komunistëve, nënvizoi Azem Hajdari është një luftë për Shqipërinë. Shqiptarët, tha ai, nuk duhet të lejojnë që të drejtohen nga një qeveri e ardhur në pushtet mbi gjakun e popullit të vet. Në fund Azem Hajdari i bëri edhe një herë thirrje organeve të policisë që të tregohen tolerantë ndaj protestuesve, pasi siç tha ai, ato demonstrojnë për një çështje që u intereson të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Ato demonstrojnë që të rikthejnë demokracinë atë demonstrojnë kundër dhunës kundër çmimeve dhe taksave të larta. Të mos kërkohen organizatorët në mes-in e rinjngut, organizatori jam unë tha deputeti Hajdari.
Kryetari i shoqatës kombëtare për kthimin e fajdeve Mister Sahiti tha se po kuptohet qartë se qeveria jo vetëm që nuk ka ndërmend të kthejë paratë, por përkundrazi ajo është e angazhuar totalisht për të falimentuar VEFA-n. Pra është e qartë se mijëra kreditorë të kësaj firme nuk kanë pse paraqiten me lek sportele e firmës.
Me paraqitë janë aty do të mbushin xhepat administratori, mbesit e tij dhe transparenti. Prandaj tha Sahiti, ato që premton kthimin e parave gjene më për qind, kanë mashtruar ndaj ato shumë shpejt do të falimentojnë qind për qind.
Zef LLESHI
Nga SHBA kushte për Nanon
Qeveria shqiptare nën akuza të rënda
Organizata e të Drejtave të Njeriut Human Rights i kërkon vendeve donatore të konferencës së Romës që të kushtëzojnë ndihmat për Shqipërinë.
Organizata e të Drejtave të Njeriut Human Rights i kërkon vendeve donatore të konferencës së Romës që të kushtëzojnë ndihmat për Shqipërinë, për shkak të shtypjes politike që po ushtrojnë administrata e Nanos ndaj opozitës dhe lirive e të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi. Organizata me qendër në SHBA i kujton donatorëve që do të mblidhen nesër në Romë se qeveria Nano përpara se të marrë ndihma duhet të detyrohet që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në Shqipëri, t’i japë fund revanshit ndaj opozitës, spastrimeve politike, dhunës policore dhe një sërë akuzash të tjera të rënda për ish-komunistët në pushtet.
Mesazhi i organizatës së Drejtave të Njeriut ka mbërritur në Romë dy ditë para Konferencës së Vendeve donatore që ka një rëndësi jetike për Shqipërinë. Përveç kritikave dhe akuzave nga të gjitha anët që po rrethojnë qeverinë socialiste të Fatos Nanos, mësohet se shumë vende kanë ulur nivelin e përfaqësimit në konferencë, kurse disa të tjera kanë vendosur të mos dërgojnë fare përfaqësues në Romë.
Në mbështetje të kërkesës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar...
42 punonjës në grevë urie
Letër e hapur Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit
Të larguarit nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit vendosin për protesta.
Policia lë jashtë 200 banorë, gra dhe fëmijë
Banorët do të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale
Dhunë e ashpër e policisë së Tiranës mbi banorët e Institutit Bujqësor të Kamzës
NË FAQEN 2
Rezistoni ndaj komunistëve në pushtet!
Zëvendës Presidenti i Senatit Italian i shkruan PD:
Politika italiane shpreh mbështetjen e saj për qëndresën e PD-së ndaj revanshit komunist në Shqipëri.
Në një letër që zëvendëspresidenti i Senatit Italian i shkruan sekretarit të PD-së Genc Pollo kërkon nga PD rezistencë ndaj komunistëve. “Unë e di që Partia Demokratike dhe opozita shqiptare po përballen me një situatë të vështirë, por ju nuk duhet të lejoni të bëni rezistencë ndaj ish-komunistëve të kyçer hashmë në pushtet. Për këtë ju duhet të besoni në mbështetjen time politike”, shkruan zv. Presidenti i Senatit Italian Domeniko Kontestabile. Ai shpreh keqardhjen që kësaj radhe nuk mund të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Në këtë kuvend pritet të marrin pjesë të luar nga shumë parti politike italiane.
Kjo letër vjen në vigjilje të konferencës për Shqipërinë të vendeve donatore që do të organizohet në Romë nga qeveria italiane.
NË FAQEN 2