17/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 tetor 1997

Ethem Ruka grabitës pronash

Kryetari i sapozgjedhur i gjykatës së Tiranës i shpëblen socialistëve nderin NË FAQEN 4

Flota detare hidhet në grevë

Sindikatat: Punëtorët kanë 9-muaj pa rroga, ushqime e shpenzime portuale NË FAQEN 5

Roma pret ftohtë Nanon

Rikthehet fantazma e “çekut të bardhë”. Pashko: Presim të marrim 1 miliard e 200 milion dollarë. Më 4 prill 1996 presidenti Berisha deklaronte se janë garantuar 1.2 miliard dollarë për infrastrukturën e Shqipërisë Fillon me mashtrim publik prezenca e qeveritarëve shqiptarë në Konferencën e Romës. Këshilltari kryeministrit, Gramoz Pashko, tha dhe pas mbërritjes së delegacionit shqiptar në kryeqytetin italian se është gati një ndihmë prej 1 miliard e 200 milion dollarësh për Shqipërinë, përveç 370 milion dollarëve të emergjencës. Shifra e shqiptuar nga Pashko është pikë për pikë me atë që ish-presidenti Berisha, ka bërë publike më 4 prill 1996, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësenjë vit më parë lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar se Shqipëria ka garantuar 1.2 miliard dollarë investime për infrastrukturën, pikërisht aq sa shifra që po rimerr sot Gramoz Pashko. Nuk ka asnjë rastësi në atë që tha këshilltari i Nanos, pasi tashmë ekziston përvoja e takimeve të tjera të kryeministrit ku është gënjyer në mënyrë të paskrupullt me shifrat. Pas takimit të Nanos me ministrin e Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, zëdhënësi i qeverisë dhe media zyrtare mashtruan publikun shqiptar për gjëra një ndihmë gjermane prej 400 milion markash. Siç u provua më vonë, ajo nuk ishte gjë tjetër veçse kontributi gjerman për Shqipërinë, i cili ishte nënshkruar në kohën që Nano vuante dënimin për korrupsion me ndihmat italiane në burgun e Bënçës. Gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Genc Pollo, në Gjermani, u konfirmua disa herë se historia e 400 milion markave, në rastin më të mirë ka qenë një shaka e keqe, kurse në rastin më të keq një mashtrim i madh. Duket se ka një ngjashmëri të përpiktë mes mashtrimit me ndihmën gjermane prej 400 milion markash me shifrën që përmendi këshilltari i Nanos, një ditë para fillimit të punimeve të Konferencës së Romës. Deklarata e tij vjen pas një pritje tmerrësisht të ftohtë për delegacionin shqiptar në aeroportin e Romës, ku për të pritur Nanon nuk kishte dalë asnjë titullar i shtetit italian, por vetëm një nëpunës i thjeshtë i Ministrisë së Jashtme. Kjo atmosferë e akullt rëndohet më shumë prej faktit që vendet donatore e kanë ulur shumë nivelin e përfaqësimit në Konferencën e Romës, ndërkohë që disa prej vendeve të BE-së nuk do të marrin fare pjesë. Ndërkohë disa organizata për të Drejtat e Njeriut i kanë kërkuar paraprakisht konferencës që ndihmat e mundshme për Shqipërinë të shoqërohen me kushte të forta për shkak të problemeve serioze që qeveria e Nanos ka krijuar në vend. Në Konferencën e Romës do të mungojë opozita, të cilës iu privua fjala pas një vendimi arbitrar të qeverisë shqiptare. Me këtë gjest, i cili kurrësesi nuk mund të kalojë pa ndikim në konferencë, administrata e Nanos provon katërcipërisht se ajo është e vendosur për t'i shkuar deri në fund revanshit të papërmbajtur dhe shtypjes politike që është shtrirë në të gjithë vendin dhe pas ardhjes së saj në pushtet. Kryetari i radhës së OSBE-së, Pedersen deklaroi dje se nuk mund të priten reforma të suksesshme në Shqipëri, pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike, pa pjesëmarrjen e Berishës. Po ashtu, siç është bërë e njohur për të gjithë, opozita shqiptare është përjashtuar nga Konferenca e Romës, për shkak se qeveria Nano nuk ka dashur që zëri i saj të dëgjohej nga vendet donatore. Nano nuk mund të gënjejë njeri në perëndim, duke marrë me vete disa njerëz, që kurrësesi nuk përfaqësojnë opozitën e vërtetë shqiptare. Mungesa e liderit të PD-së, Sali Berisha, në krye të delegacionit qeveritar shqiptar, është në fakt pasqyra e vërtetë e asaj që ka ndodhur me opozitën në Shqipëri, që prej ditës kur në pushtet erdhën bandat e Fatos Nanos. E megjithatë, vendi bosh i opozitës nuk do ta ndryshojë aspak mesazhin e saj, që ka mbërritur shumë ditë në Romë, që Shqipëria të ndihmohet.

Nano, mashtr0ve për marrëveshjen

Monsinjor Palia takohet me kryeministrin shqiptar Monsinjor Palia i Urdhërit të San Exhidios i kërkoi dje Nanos respektimin e marrëveshjes së nënshkruar në Romë, mes partive kryesore politike shqiptare, të cilët angazhoheshin se pas zgjedhjeve të 29 qershorit do të ndiqnin linjën e pajtimit kombëtar. Takimi midis tyre u zhvillua pak kohë pas mbërritjes së Nanos në Romë, ku Nanos iu kujtuan se shumë prej pikave të marrëveshjes, së ndërmjetësuar nga Urdhëri i San Exhidios, janë shkelur me të dyja këmbët nga ai dhe nga qeveria e tij. Palia i ka thënë Nanos se marrëveshja parashtikonte që Shërbimi i Kontrollit të Shtetit dhe një numër substancial komisionesh të drejtoheshin nga opozita. Të dyja këto pika shumë të rëndësishme të marrëveshjes, janë nëpërkëmbur në mënyrën më abuzive nga qeveria e Nanos. Marrëveshja e Romës ishte nënshkruar nga Tritan Shehu për Partinë Demokratike dhe nga Fatos Nano për Partinë Socialiste, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 29 qershorit.

Arbnori përballë Berishës

Këshilli Kombëtar përcakton kandidaturat për kryetarin e ardhshëm të PD-së Lideri i PD-së, Sali Berisha prezanton përgatitjet e Kuvendit, PD - forca e qëndrës mbarëkombëtare. Në këtë fazë përgatitjesh për Kuvendin Kombëtar Partia Demokratike i ka kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme seksioneve, si mënyra e vetme për të zgjeruar bazën e vendimmarrjes NË FAQEN 3

Vlonjatët nuk janë komunistë

U zhvillua aktivi i degës së PD-së, Vlorë. Thirrje dhe brohoritje për PD brenda dhe jashtë kinoteatrit në qendër të qytetit Demokratët e Vlorës: “E duam PD me Sali Berishën”. Një minutë heshtje për viktimat e rebelimit komunist NË FAQEN 2

Dy të vrarë dhe një i plagosur

Goditet makina e policisë Tiranë - Persona të armatosur goditën dje me breshëri automatiku makinën e shefit të komisariatit të policisë nr 2 në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.30 pranë fabrikës së tullave ku si pasojë gjetën vdekjen Shkëlqim Xhabalfti dhe Çlirimi Boçi si dhe është plagosur një person tjetër që ndodhet në spitalin ushtarak. Sipas njoftimeve të policisë së Tiranës është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e çështjes dhe identifikimin e personave. Në rrugët e kryeqytetit u panë dje përforcime të forcave të ruajtjes së rendit. Në daljet e Tiranës u ngritën menjëherë postblloqet me policë që kontrollonin çdo makinë. Rasti i djeshëm rrit në 62 numrin e të vrarëve nga forcat e rendit që pas rebelimit majist.

Nano, rob i vesit edhe në Romë

Kryeministri Nano nuk mund të heqë dorë nga vesi i tij i pirjes dhe rastet e konferencash apo takimesh të rëndësishme ndërkombëtare. Mëqëherë pas mbërritjes së tij në “Grand Hotel” të Romës, kryeministri shqiptar u drejtua menjëherë për në klub, ku bëri porosinë e rastit për pijet e tij të preferuara. Në ndryshim nga pijet e porositura në lokalet e Tiranës, të cilat mund të mos jenë edhe origjinale, Nano duket se e ka marrë për zemër faktin që gjatë turneve jashtë shtetit të konsumojë alkool të standardeve të larta. Kjo është edhe arsyeja që ai sa herë që del jashtë shtetit, e rrit edhe dozën e pijeve që porosit dhe konsumon. Shpresojmë me sinqeritet që kjo situatë e mos keqëndje ndikim të madh në rezultatet e bisedimeve tepër të rëndësishme të kryeministrit shqiptar me shtetarë të lartë të vendeve, prej të cilave Shqipëria pret që të ndihmohet.

Nuk ka sukses pa pjesëmarrje të Partisë Demokratike

OSBE thekson rolin e opozitës në zhvillimet politike në Shqipëri VJENË, 16 tetor, Rojter - Kryetari i Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit në Evropë, OSBE, tha sot se, që reformat dhe ripajtimi të kenë sukses në Shqipëri, duhet edhe pjesëmarrja në to e demokratëve të ish-presidentit Sali Berisha. Ministri i Jashtëm danez, Nils Helveg Petersen, tha se shpreson sen vendimi i Berishës për të mos marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm, që do të diskutojnë të premten në Romë reformat në Shqipëri, nuk duhet të përbëjë një kthim mbrapa në këtë vend ballkanik. “Shpresoj që vendimi i tij nuk do të thotë se e gjithë Partia Demokratike nuk ka ndërmend të marrë pjesë në reforma, - tha Petersen në një konferencë shtypi, pas një mbledhjeje të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. - Ne e ndjemë të nevojshme pjesëmarrjen e Berishës dhe të demokratëve në zbatimin e procesit të reformave”, shtoi Petersen. Berisha u ftua të bënte pjesë në delegacionin e koalicionit qeveritar shqiptar, të udhëhequr nga socialistët dhe kryesuar nga Fatos Nano, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm, në Romë. Por Berisha tha se ai nuk do të merrte pjesë, sepse u kundërshtua kërkesa e tij për të pasur pikëpamjet e demokratëve të tij, me prirje të djathta, për situatën në Shqipëri, që ka qeverëria që u rrëzua në mars. OSBE-ja vëzhgoi zgjedhjet e qershorit dhe ndihmoi koordinimin e forcës shumëkombëshe, të përbërë nga 7 000 ushtarë, forcë e cila mbështeti shpërndarjen e ndihmave në të gjithë vendin, si dhe ndihmoi që vendi të merrte veten, pas valës së anarkisë, që u nxiti nga falimentimi i skemave piramidale, mashtruese. Petersen tha se OSBE-ja, tani, ka për detyrë të vendosë rendin civil në Shqipëri. “Një nga detyrat kryesore që qëndron tani para Shqipërisë, është një kusht i vështirë e shkruar Unë, personalisht, besoj se OSBE-ja duhet të ketë një dorë të fortë në këtë”, tha ai. Kushtetuta komuniste e Shqipërisë doli jashtë përdorimit, kur në regjimin komunist, në vitin 1990. Shqipëria postkomuniste nuk ka Kushtetutë, por vetëm Disa Kushtetues. të hartuara në vitet 1991 dhe 1992.

Të ringrihemi për të mposhtur revanshin komunist

U mbajt konferenca e PD-së e rrethit të Sarandës. Demokratët nuk u thyen nga bandat kriminale të PS NË FAQEN 2

Sot me ne në sheshin “Skënderbej”

Bashkohuni me ne në sheshin “Skënderbej”, sot në orën 18.30 të gjithë sëbashku të protestojmë kundër nanokraturës, revanshit komunist, dhunës politike ndaj opozitës, rritjes së taksave dhe çmimeve, kundër mashtrimit të madh për kthimin e parave. Bashkohuni të gjithë me ne në sheshin Skënderbej, në orën 18.30.

Prezenca e qeverisë shqiptare në konferencën e donatorëve nis me mashtrim publik