Prokuroria nuk heton bashkëpunëtorët
Të hënën Mazreku në gjykatën e Tiranës
NË FAQEN 4
Telefonata zyrtare liron maunet
Vazhdon kontrabanda e pushtetarëve
NË FAQEN 4
Buka 70 lekë, humbet 200 gram
“Si t’i shpëtojmë TVSH-së?”. Rriten çmimet 1.6 %
NË FAQEN 5
100 % kushte, 1 % ndihma
1 miliard e 200 milion dollarët e Nanos dhe Pashkos shndërrohen në 12 milion dollarë. Shqiptarët paguajnë taksën e lartë të qeverisë së tyre, të injoruar dhe flakur nga perëndimi
Qeveria e Fatos Nanos u rrëzua dje me hundë në provimin e Konferencës së Romës, duke mbajtur sërish peng ndihmat ndërkombëtare, aq të domosdoshme për stabilitetin e vendit.
Konferenca, e cila për shkak të dështimit të Nanos përfundoi në një kohë rekord, përcaktoi kushtëzime të ashpra politike për qeverinë socialiste të Tiranës, në këmbim të ndihmës tmerrësisht modeste për Shqipërinë. Shifrat pompoze të deklaruara nga Nano dhe Pashko para mbajtjes së konferencës së Romës, rezultuan një fiasko e plotë, për shkak se asnjë nga donatorët europianë nuk tregoi gatishmërinë më të vogël për të zgjidhur qesen për qeverinë aventuriere të Fatos Nanos, të ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe të supermashtimit elektoral për këtrimin e parave të fajdeve. Nga 1 miliard e 200 milion dollarë, që pretenduan Nano dhe këshilltari i tij Gramoz Pashko, vetëm një ditë para konferencës së Romës, vendet donatore e bënë zemrën gur vetëm për një të gjashtën e kësaj shume. Edhe 12 milion dollarët për të cilat u dha vistonja e vendeve donatore, u theksua se kjo ndihmë nuk jepet për qeveritarët, por për popullin shqiptar, duke i kujtuar Nanos dhe njerëzve të tij se perëndimi nuk beson aspak tek administratë revanshiste dhe aventuriere si qeveria socialiste e Shqipërisë. Deklaratat e presidentit të BE-së, Pos, Vranickit dhe ministrit të Jashtëm italian, Lamberto Dini, shkuan në unison me frymën e konferencës që i kërkonte qeverisë shqiptare të respektonte linjën e pajtimit kombëtar, t’i japë fund dhunimit të lirive dhe të drejtave të opozitës, si dhe të respektojë marrëveshjen e San Edixhios, nënshkruar në prag të zgjedhjeve të 29 qershorit. Ndërkohë, në Konferencën e Romës ra në sy një bojkot masiv i vendeve donatore, rreth 60 përqind e të cilave nuk u dërguan fare përfaqësues në konferencë, ndërkohë që shumë prej vendeve të tjera që asistuan ulen në mënyrë të ndjeshme nivelin e përfaqësimit. Mungesa e shumicës së donatorëve dhe niveli i ulët i përfaqësimit të të tjerëve, në raport me konferencën parapërgatitore të 31 korrikut, ka të bëjë direkt me rënien e mosbesimit të perëndimit ndaj administratës socialiste, e cila vetëm në tre muajt që ka kaluar shumë vite ndihmat Shqipërisë. Dështimi i plotë i Nanos në Romë provon edhe një herë se zgjedhjet e dhunuara dhe të vëna me terror dhe plumba të 29 qershorit nuk ishin zgjidhje politike për Shqipërinë. Qeveria socialiste që doli prej tyre i provoi shqiptarëve dhe botës në pak muaj se ajo nuk mund të kontribuojë për asnjë çast për daljen e vendit nga kriza e thellë që e përjetoi pas rebelimit të armatosur, ndonëse ishin të njëjtat njerëz që e kishin nxitur dhe drejtuar rebelimin e armatosur. Nano mori në Romë vetëm 1 përqind të ndihmave, për të cilat kishte nevojë vendi, për shkak se perëndimi nuk mund të tolerojë të paratë taksapaguesve europianë të shkojnë për të ndihmuar një qeveri që po instalon një diktaturë të re socialiste në Shqipëri, e cila po ushtron që nga dita e betimit politik revansh e egër dhe shtypje politike mbi opozitën dhe mbi shtetasin e saj në përgjithësi. Konferenca e Romës dëshmoi edhe një herë se shqiptarët janë të detyruar të paguajnë taksën e lartë të qeverisë së tyre aventuriere dhe mashtruese, që doli nga zgjedhjet e 29 qershorit, të cilat po provohen se nuk ishin aspak zgjidhje për Shqipërinë.
Konferenca e Romës - turpi i Nanos. Donatorët perëndimorë nuk pranojnë të zgjidhin qesen për një qeveri aventuriere dhe mashtruese
PUSHTETARËT TANË KTHEHEN NGA EVROPA ME XHEPAT BOSH.
Nano nxiti bojkotin e vendeve donatore
Pse u rrëgjua Konferenca e Romës?
Konferenca e Romës, që përfundoi dje me dështimin e plotë të qeverisë Nano, dëshmoi për një interesim të ulët të vendeve donatore dhe për një ulje të nivelit të përfaqësimit të shumë prej tyre.
Në konferencën e djeshme morën pjesë vetëm 17 vende donatore, nga 39 që kishin marrë pjesë në konferencën parapërgatitore që u mbajt po në Romë më 31 korrik të këtij viti. Përveç mungesës së rreth 60 përqind të vendeve donatore, në konferencë u vu re një nivel i ulët përfaqësimi të delegacioneve pjesëmarrëse. Përveç Italisë, si vend organizator, që u përfaqësua në nivel të lartë, gati të gjitha vendet e tjera kishin më përfaqësues të delegacioneve në nivele më të ulëta se në konferencën e korrikut.
Mungesa e shumë vendeve dhe niveli i ulët i atyre që morën pjesë dëshmon se kredibiliteti i qeverisë Nano ka ardhur gjithnjë duke u ulur, që prej përfundimit të zgjedhjeve të 29 qershorit e deri tani. Qeveria Nano mori aq pak ndihma, sa nuk dihet do të dalin ato për të paguar të gjitha dietat dhe shpenzimet e delegacioneve në konferencë, e jo më të mbesë diçka që ta ndjejnë shqiptarët e thjeshtë.
PUSHTETARËT TANË KTHEHEN NGA EVROPA ME XHEPAT BOSH.
Pseudoopozita nuk e shpëtoi Nanon
Dështimi i Nanos në Romë ka filluar në Tiranë. Ai i preu rrugën opozitës që të përfaqësojë opinionin dhe alternativën e saj në konferencën ministeriale, aq të rëndësishme për Shqipërinë.
Refuzimi i një marrëveshjeje të ofruar nga lideri i opozitës Berisha për të dërguar edhe fjala e opozitës nga vendet donatore ishte një nga shkaqet kryesore të dështimit të tij. Ai transferoi me këtë rast revanshin e tij komunist edhe në kryeqytetin italian ndërkohë që la shijen e dështimit të qeverisë së tij në aplikimin e Pajtimit Kombëtar në vend.
Pseudoopozita që kishte marrë me vete nuk e nxori dot nga uji. Sabri Godo kësaj radhe u bë më i papërdorshëm se kurrë po aq sa edhe i djathti Spartak Ngjela. Që të dy nuk arritën t’i mbushnin mendjen kujt se përfaqësonin më shumë se 2 përqind të opozitës. Përfundimisht, Nanos iu dogj edhe karta e vetme që kishte arritur të siguronte nëpërmjet postave në komisionet parlamentare për të përdorur si fasadë në institucionet ndërkombëtare apo vendet e Perëndimit. Ndërkohë dëshmimi i kryeministrit shqiptar tregoi se sa e papranueshme është politika e brendshme e tij që fillon revanshin në administratë për të mbrojtur tek likuidimet fizike të përfaqësuesve të opozitës reale.
Konferenca e Romës dhe Teletrupi
Sa gënjen televizioni shtetëror i Mazit
Televizioni shtetëror i Nanos dhe i Mazit shkroi dje një faqe tjetër të turpit informativ që emeton çdo ditë, kur njoftoi se Konferenca e Romës i ka akorduar Shqipërisë 360 milion dollarë.
Vetëm disa minuta më parë radio BBC, Zëri i Amerikës dhe dy agjenci të tjera prestigjioze në botë kishin dhënë lajmin për vetëm 12 milion dollarë për qeverinë Nano, edhe kjo pas një sërë kushtëzimesh të vendeve donatore.
Por nuk mjaftoi me kaq, edhe në edicionin tjetër, televizioni i Eduard Mazit dha shifrën 100 milion dollarë, në vend të 360 milion dollarëve të mëparshëm, por gjithësesi shumë larg rezultatit real të Konferencës së Romës. Ky është një shembull tjetër i shëmtuar në vazhdën e dezinformimeve bajate dhe abuzive të Televizionit Shtetëror, i cili duke u tall në mënyrën më të paskrupullt me shqiptarët duke u dhënë atyre shifra të stërzmadhuara. Me ritmin e uljes së shifrës së ndihmës në çdo edicion lajmesh, pritet që pas disa ditëve TVSH të arrijë më në fund tek ajo e vërteta që kanë dhënë BBC dhe Zëri i Amerikës.
Sa qenë televizioni shtetëror i Mazit
Karapici në krye të demokratëve kryeqytetas
Berisha: Zgjedhjet provuan se nuk ishin një zgjidhje politike
Konferenca e Tiranës kundër nanokraturës
NË FAQEN 2
KE fillon hetime intensive për Nanon
Një mision i Këshillit të Europës viziton Tiranën në fund të tetorit
Një delegacion i dytë i Kongresit të pushteteve lokale dhe rajonale të KE-së do të jetë në qytete të ndryshme shqiptare nga 15 deri 19 nëntor
NË FAQEN 3