Nano: Armët janë dorëzuar!
Kryeministri shqiptar gjëjen në Bruksel
NË FAQEN 4
Emigrantët: Na ktheu Nano
Kthehen nga Italia 73 refugjatë shqiptarë
NË FAQEN 4
Italianët nxjerrin 41 viktima
Vazhdon nxjerrja e të mbyturve të Otrantos
NË FAQEN 4
Nano djeg 1.2 miliardë $
Nanos i përsëriten kushtet edhe në Bruksel. Premtohet tre herë më pak se kishte siguruar qeveria demokratike në pranverën e vitit që shkoi
Nano dështon në Bruksel. Kryeministri i instaluar siguron para vetëm për bilancin e pag save. Shuma e premtuar është 30% e asaj që kishte siguruar qeveria demokratike
Edhe Konferenca e djeshme e Brukselit tregoi hapur se Komuniteti Ndërkombëtar nuk e tërheq të investojë në një vend ku drejton një qeveri të cilës i mungon morali për të drejtuar. Kryeministri shqiptar arriti dje të merrte vetëm një sasi parash në atë masë që i janë dhënë Ramiz Alisë në vitin 1991. 100 milionë dollarë që janë deklaruar për shtetin shqiptar nuk arrijnë të bëjnë më shumë se sa pagat e administratës shtetërore, ndërsa mbi pjesën tjetër të popullsisë do të rëndojë më tërë peshën e vet kriza permanente. Ndryshe nga Roma kësaj rradhe në tavolinat e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme ishte edhe një deklaratë nga SHBA ku u kujtohej tërë pjesëmarrësve se kanë të bëjnë me një qeveri shqiptare të cilës nuk i duhet besuar shumë. Pikërisht në rrethanat e tilla kryeministri i është dashur të thërrasë në ndihmë tërë projektet që ka realizuar qeveria demokratike duke u kujtuar pjesëmarrësve se para të cilat ai kërkon janë të negociuara dhe të mbështetura me projekte. Ata para janë bllokuar me fillimin e rebelimit komunist në vend dhe sigurisht ardhja në pushtet e ish-komunistëve i ngriti edhe më shumë ato. Qeveria e mëparshme ka deklaruar, që në pranverën e vitit të kaluar, se ka siguruar nga donatorët ndërkombëtarë 1.2 miliardë dollarë për një periudhë qeverisjeje katërvjeçare, të cilat natyrisht do të shtoheshin gradualisht në këto vite. Secila shumë, ishte e mbështetur nga projekte e ndërkohë ishte bërë publik edhe donatori përkatës duke e vendosur vendin në një ambient të vërtetë kapitalist dhe investues, i cili do të ishte mbështetje e zhvillimit në mënyrë progresive. Rebelimi komunist bëri që edhe një herë qeveritarët shqiptarë të fillonin nga zero veçse kësaj radhe fatkeqësisht janë ata që e realizuan këtë rebelim, të cilët shfaqen përballë Komunitetit Ndërkombëtar. Nuk kërkoi dje, që t’i jepeshin të paktën paratë për programet e bllokuara por as kjo nuk u bë. Për një periudhë fatkeqësisht ose jashtëmujorja ai mori vetëm 100 milionë dollarë para, tre herë më pak se kishte kërkuar e deklaruar në aeroportin e Rinasit kur u paraqit para një numri të madh në program afatmesëm që përfshinë një periudhë katërvjeçare, ose më shumë, atij i është premtuar një shumë prej 700 milionë dollarë, por kjo e shoqëruar me kushte politike, të cilat Nano e ka të pamundur t’i plotësojë pasi i ka shkelur që ditën e parë të ardhjes së tij në pushtet. Sana përkërish këto kushte të shkelura sistematikisht që e detyrojnë kryeministrin tonë të thotë edhe gjëra që nuk kanë ndodhur në Shqipëri, siç e rëndi është vendosur plotësisht apo armët janë mbledhur të gjitha. Nuk kanë kaluar as dy javë nga një konferencë për çarmatimin që u mbajt në Tiranë dhe u deklaruan se janë mbledhur vetëm 25 mijë që të gjitha ndërkohë që në duart e njerëzve janë edhe 600 mijë të tilla. Po ashtu ende në rrugët e Shqipërisë mund të vritesh, plagosesh, grabitesh dhe përdhunohesh. Gjendjestra të tilla jo vetëm që dihen paraqet o shoqëria por edhe ulin dinjitetin e shqiptarëve. Ngarë që të gjitha duket se predispozita e Komunitetit Ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë është mbi nivelin e qeverisë që drejton shqiptarët. Ata janë gati që të dërgojnë para në Shqipëri veçse duhen prirësi e duhur, ndër të cilat nuk mund të jetë kryeministri që vlerëson në qeveri edhe qyetarët e kombit të vet. Sami HEZA
Lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar
NË FAQEN 3
të Këshillit Kombëtar
Anëtarë të Këshillit Kombëtar janë gjithashtu të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në rrethe si dhe Kryetari i FRPD-së dhe Kryetarja e LDG-së
Berisha, Pollo, Grosruck, dje në konferencë shtypi
“Demokratët të përgatiten për zgjedhjet”
Përfaqësuesi i EDU-së, Volfgang Grosruck, e vlerëson të trishtueshme situatën politike në Shqipëri
Si e vlerëson EDU rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të demokratëve?
Personalisht ashtu sikurse dhe EDU-ja nuk kemi patur asnjë lloj dyshimi se Presidenti Berisha do të zgjidhej në krye të Partisë Demokratike nëse do të kandidonte. Ai është një personalitet i fuqishëm me karizmin e duhur, dhe jam i bindur që ai do ta udhëheqë PD-në drejt fitores.
Në Shqipëri pas zgjedhjeve të 29 Qershorit kanë ndodhur një sërë atentatesh politike ndaj opozitarëve duke arritur deri në atentatin ndaj deputetit Hajdari....
Kjo është një situatë e frikshme. Unë jam informuar për incidentin Hajdari nga vetë ky i fundit, i cili më ka treguar dhe vendet ku ka marrë plumbat në trup. Ajo që ka ndodhur këtu në lidhje me vlerat e demokracisë është e trishtueshme. Pra nuk mundet kurrsesi që të pranohen e durojmë het izolimi i simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe aq më keq dhuna apo arrestimi i tyre.
NE FAQEN 3
Nano: Shqipëria nuk ka kulturë politike
Komisioni Evropian për Shqipërinë: Ne i bëjmë llogaritë ndryshe
Dird Buda: “Para për ato programe që mendojmë ne”
NE FAQEN 2
Nano: Shqipëria nuk ka kulturë politike
NE FAQEN 3
Socialistët ofrojnë veç kolapsin ekonomik
Në ç’masë u dhunua ekuilibri ekonomik dhe cila është kostoja morale, sociale dhe kombëtare e revolucionit të marsit të këtij viti
Në projektin: Për disa ndryshime në “Ligjin e Bankës së Shqipërisë” është përfshirë amendamenti i lejimit të transferimit së lirë të kapitaleve jashtë vendit. E thënë ndryshe, në kushtet aktuale të infrastrukturës financiare dhe bankare të mbikëqyrjes institucionëve financiare, ky amendament ligjëron kryerjen e transaksioneve pa para të përshtatshme apo të pista, pa qenë tashmë nevoja për ta paraqitur të dalë mode të tipit “sudë”. “Xha-ferri”. Mos është kjo përsëri një lëvizje e papërgjegjshme? Apo një urë vazhdimësie për aktivitetet e mbetura përgjakshme “firmat piramidale”? Një strukturë udhëheqëse për ndihmat e Nanos dhe tipi “Seqdia”, “Levante Co”, etj?
Nga Albina Karamitro
NE FAQEN 5
Uragani i protestës do ta rrëzojë Nanon
Vazhdojnë protestat në Sheshin “Skënderbej”
NE FAQEN 3
Meidanit në Romë i bie piaca
Në një injorim të rëndë pëson Presidenti Meidani me vizitën e tij në Romë.
Në aeroport ai pritet nga një nëpunës i thjeshtë protokolli. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një President i cili injorohet turpshëm edhe në vendin e tij, duke filluar që nga kryeministri.
Ish-Presidenti Berisha në vizitën e tij në Romë u prit nga ministria e atëhershme e Jashtme, Anjeli.
Donatorët, përfaqësim i ulët
Edhe në Konferencën e Brukselit niveli i përfaqësimit ishte tepër i ulët si në Konferencën e Romës.
Niveli i përfaqësimit të donatorëve në Bruksel nuk ishte ai i parashikuar, por shumë më i ulët.
Vendet dhe organizatat donatore, përfaqësimin e tyre të paralajmëruar që para zgjedhjeve në konferencën për Shqipërinë, u shtrënguan ua ulën pasi Qeveria shqiptare nuk përmbushi asnjë nga kushtet e Konferencës së parë të Romës.
Edhe dy konferencat e tjera për Shqipërinë në Romë dhe e djeshmja në Bruksel përcaktën herë të dytë kushtet tashmë të njohura.
Niveli i ulët i përfaqësimit nga donatorët e ndryshëm edhe në Konferencën e Brukselit është një tjetër sinjal se sa seriozisht e marrin Nanon dhe mashtrimet e tij të huaja, të cilat megjithatë kanë predispozicionin dhe dëshirën për të ndihmuar vendin tonë.
Zgjedhjet e reja imperative për demokracinë