24/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 tetor 1997

Nano: “Pësimi t’ju bëhet mësim”

Kryeministri vazhdon të trajtojë me cinizëm shqiptarët NË FAQEN 4

Ceka shkarkon antikontrabandën

Lirohen 48 policë në Lezhë, punësohen 20 të tjerë NË FAQEN 4

Fëmijët, përsëri viktima

Minat e ministrit Brokaj vazhdojnë të vrasin NË FAQEN 4

Katër deputetë në grevë urie

Që prej orës 21.00 të natës së kaluar, deputetët e PD-së Azem Hajdari, Vili Minarolli, Ylli Vejsiu dhe Shaban Memia janë ngujuar në grevë urie Tirana në rrugë kundër teletur… Dita e 33-të e protestave të demokratëve Ndaloni terrin informativ

Brukseli si Roma

Konferenca e Brukselit si ajo e Romës për qeverinë shqiptare. Sërish kushte dhe para sa për të mbajtur tymën. Megjithatë konferenca e Brukselit dëshmoi se Evropa është e përgatitur për të ndihmuar Shqipërinë në masën më të madhe të mundshme, por vetëm shqiptarët duhet të kenë një qeveri tjetër. Nëse Evropa jep sinjalet e ndihmës për vendin e rebelimit komunist nga qeveria shqiptare nuk është e përgatitur për të pritur një ndihmë të tillë. Në konkluzionet e kryetarëve të Konferencës së Brukselit i kujtohej edhe njëherë qeverisë Nano, përveç kushteve politike edhe Thëmbra e Akilit e kësaj qeverie, vendosja e rendit. Ende Komuniteti Ndërkombëtar nuk ka parë një përpjekje serioze nga qeveritarët shqiptarë në drejtim të vendosjes së rendit. Vetë platforma e kësaj qeverie për të arritur një gjë të tillë përshkohet nga një dyshim i madh e cila lë mjaft hapësirë edhe për kriminalitet në Shqipëri. Ende rrugët kryesore nacionale po edhe ato rurale janë të pasigurta dhe pothuajse çdo ditë ndodhin vrasje, grabitje etj. Bandat në Shqipëri nuk janë zhdukur përkundrazi ndonjë kryebandit i është dhënë edhe leja shtetërore për të ndërtuar polici private. Ndryshe kjo mund të lexohet si një bandë e legalizuar e cila mund të ve- veprojë në çdo rast, bile edhe e veshur me ligj. Ndërkohë që Komuniteti Ndërkombëtar ka dhënë një shumë prej 100 milionë dollarë për bilancin e pagesave në tërë korridorin Shkodër-Sarandë vazhdon me këmbëngulje kontrabanda e duhanit por edhe e produkteve si naftë, pije alkoolike etj. Në të gjithë këtë bilanc të madh tregu të paligjshëm vetëm në tre raste ka pasur lajmërim nga policia për kapjen e njerëzve apo automjeteve të kontrabandës. Tashmë dihet nga të gjithë në Shqipëri se janë qeveritarët shqiptarë që e inkurajojnë këtë fenomen si edhe marrin pjesë në organizimin dhe vjeljen e fryteve të tij. Nëse Evropa dhe një pjesë të parave të domosdoshme të Shqipërisë është e arsyeshme që vetë shqiptarët të ngrejnë këto para, në rast se nga shkollat këto para. Donatorët ndërkohë e kanë patuar parashtesë një gjë të tillë. Nga ana e tyre ata kanë ngritur një komision mikrobiznes që do të ndjekë lëvizjet e parave, ashtu si edhe është dashur të rikujtojnë një projekt të hapur në Itali për vjedhje dhe korrupsion të kryeministrit aktual shqiptar, pikërisht me ndihmat e Perëndimit. Vetë konkluzionet e kryetarëve e kanë pasur shumë të vështirë të gjenin një referencë konkrete tek qeveria socialiste. Pothuajse të gjitha paragrafët citohen premtimet e Nanos çfarë është një deficencë e madhe në rastet e një ballafaqimi ndërkombëtar. Qeveria e socialistëve ka mbushur më shumë se njëqind ditë. Është fatkeqësi që nuk gjenjë drejtim kjo është shpalosur zotësia e saj apo produktiviteti politikës të re që të përdoret si një presje në konkluzionet e Brukselit duke kuaj… [?] fikur ndihmën e parashme si më të dyshimtën që është dhënë ndonjëherë Shqipërisë. Evropianët janë ndodhur kësaj rradhe ballë përballë me revolucionarët e Tiranës. Ata e dinë mirë se kush është dhe çfarë rëndon mbi ta. Është parë dhe se çfarë rëndon mbi ta. Është fakt që donatorët kanë bërë njën… [?] dhe kanë vënë dorën në zemër për dhe kanë vënë në dukje se përmirësimi i situatës është duke kaluar në numrin e llogarisë dhe Malaj paratë e… [?] e administratën shqiptare. Por, pranë e qeveritarëve të tyre në Romë ka kushtruar pak Shqipërisë. Për pak kohë shqiptarëve u duhen… [?] horizontin optimist e vështirë të Perëndimit, la harrojnë 1.2 miliardë dollarë të lëshuara në memorien e tyre që në pranverën e vjeshtës me kthimin e tyre në Rinas… [?] dhe se si Nanos premton përpara qytetarëve se do të bëhet marrëveshje të kush… [?] nuk mund të vijë në Shqipëri, kryeministri në sa aktual.

Meidani sulmohet në Brindizi

Të afërmit e viktimave të tragjedisë së Otrantos tentojnë të godasin Meidanin NË FAQEN 3 Presidenti shqiptar, Meidani, sulmua dje në Brindizi, nga familjarë të viktimave të tragjedisë së Otrantos, ndërsa ai ndodhej pranë anijes shqiptare prej nga vazhdon të nxirren trupat e dhjetra familjarëve dhe fëmijëve të mbytur në ... dhe parinë që përfaqëson, si autorë të tragjedisë së Otrantos. Kanalet televizive italiane kanë transmetuar skenën e sulmit të Meidanit, në krah të të cilit ndodhej Dokle, nga të afërmit e viktimave. Sipas këtyre kanaleve televizive Meidani ka mundur të

Televizioni - metropol i errësirës

Për herë të dytë Nanokratura ngujon deputetët në grevë urie Katër deputetët e Partisë Demokratike, Azem Hajdari, Vili Minarolli, Ylli Vejsiu dhe Shaban Memia kanë zënë vend fare pranë hyrjes kryesore të godinës së RTV-së për të filluar grevën e tyre të urisë. Deri në orët e vona të natës së kaluar ata kanë qenë të tulur në karrige. Shumë njerëz nuk kishin pranuar të largoheshin për qëndrimin pranë tyre. Shumë gazetarë e kanë ndjekur grevën e tyre gjer në orët e vona të natës. Policia ka bërë përforcime rreth e rrotull RTV-së, ku nuk mungonte edhe drejtori i policisë Tusha. Nga ambientet e brendshme të TV vazhdonte shurdhëria. Ja si u shprehën ata për “RD”: AZEM HAJDARI: Televizioni shqiptar ka vendosur monopolin e mashtrimit dhe të propagandës kundër opozitës shqiptare, partive që bëjnë pjesë në Bashkimin për Demokraci. Ka 33 ditë që ato nuk japin asnjë kronikë në zhvillimin e mitingjeve në sheshin Skënderbej. Kjo tregon që amendamenti Arbnori i cili pati një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ata e vendosën në bibliotekë. Ata mashtruan si për çdo gjë opinionin publik dhe sot kur në erdhën me protestë para televizionit kërkuam që metropoli i errësirës të transmetohej, populli të demonstronte për lirinë e fjalës. Ju lamë një orë afat televizionit. Ndërkohë Minarolli dhe Vejsiu morën takim me drejtorin e televizionit, ata nuk dëshironin të dalin dhe të zhvillojnë protestën. Kjo na detyroi që të ngujoheshim në grevë urie për të shprehur vendosmërinë tonë në mbrojtje të elektoratit demokrat që na dha votën. Ne jemi në vendosur ta vazhdojmë grevën deri në prononcimin zyrtar të amendamentit Arbnori. Ne po vetëflijohemi përpara televizionit shqiptar të cilin e paguan taksapaguesi shqiptar për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Ai jep protestat në Zaire dhe në gjithë botën, ndërsa me gojën e ministrit dhe të financave, ministrit të mbrojtjes dhe kryeministrit arrin të mashtrojë opinionin publik për të krijuar një opinion kundër Partisë Demokratike. Ne nuk do të lejojmë që vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbeten në letër. VILI MINAROLLI: Me arsyetimin e demokratëve Partia Socialiste po përdor të njëjtën skemë që kanë përdorur komunistët kur erdhën në pushtet kundër njerëzve të pafajshëm antikomunistë dhe nacionalistë. Ata duket se po ndjekin shembullin e Polpotit në Kamboxhia, po ne nuk do t’i lemë se jemi në mes të Europës. SHABAN MEMIA: TVSH i kthyer në telepup na detyron… [?] YLLI VEJSIU: Këtu luftohet për një çështje të drejtë që është e drejta për mbrojtjen e njeriut dhe e drejta për t’u informuar. Terri informativ i filluar që prej 29 qershorit e dhunon krejtësisht opozitën dhe e privon nga komunikimi me elektoratin e saj. Është e quditshme si pushtetarët kanë frikë nga fjala e lirë. Duke shuar zërin e opozitës ata kërkojnë të zhdukin nga politika shqiptare. Nano të mos harrojë se në Bruksel i është vënë kush respektimi i opozitës.

Ndalime dhe dhunë mbi demonstruesit

Policia politike e Fatos Nanos ushtron dhunë ndaj protestës paqësore Forca të shumta policore demonstronin dje nëpër rrugët e kryeqytetit për të frikësuar demonstruesit paqësorë të PD pranë selisë së KRTSH-së. Të gjitha kryqëzimet e Tiranës ishin bllokuar, kurse arrestet që… [?]

Në Brindizi

Presidenti shqiptar, Mej[d]ani, u sulmua dje në Brindizi, nga familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos. Presidenti shqiptar, Mej[d]ani, u sulmua dje në Brindizi, nga familjarët e shqiptare prej nga vazhdon të nxirren trupat e dhjetëra familjarëve dhe fëmijëve të mbytur në mënyrë enigmatike më 28 Mars. Të afërmit e viktimave që ndodhen aktualisht në brigjet e Brindizit e kanë akuzuar Presidentin shqiptar dhe patinë italiane kanë transmetuar skenën e sulmit të Mejdanit, e viktimave. Sipas këtyre kanaleve televizive Mej[d]ani ka mundur të shpëtojë pa pasoja nga sulmi dhe ka vazhduar më tej vizitën e tij zyrtare në Itali.

Martir i gjallë i Kishës dhe Kombit

Berisha ngushëllon Konferencën Ipeshkvnore dhe familjen të ndjerit Monsinjor Frano Illia Në këtë ditë zie, për ju dhe mbarë kombin shqiptar ju shpreh juve dhe gjithë besimtarëve katolik shqiptarë, pikëllimin dhe ngushëllimet e mia të thella. Me vdekjen e Monsinjor Frano Illias, Kisha Katolike shqiptare humbi martirin e saj të gjallë, kurse kombi shqiptar burrin e tij të shquar simbolin e qëndresës së tij të pamposhtur ndaj kalvarit komunist. Monsinjor Frano Illia ndahet nga ne si hero i krishtërimit të besimit të njeriut tek Zoti, tek kombi dhe vendi i tij. Familja e tij, miqtë e tij, Shqipëria dhe shqiptarët kudo në botë do t’i jenë Monsinjor Frano Illias përjetë mirënjohës dhe do të krenohen gjithnjë me qëndresën e meshtarit dhe atdhetarit tonë të madh dhe të pamposhtshëm me veprën e tij të ndritur.

Policia ndalon Berishën të takojë deputetët e urisë

Pushtetarët urdhërojnë bllokimin e Liderit të Partisë Demokratike Policia politike e Fatos Nanos. Aksionine bllokimit të Kryetarit të PD, Sali Berisha e kryesonin krerët e policisë së Tiranës, si dhe mercenarë të tjerë të shumtë të infiltruar në polici dhe SHIK. Berisha pasi policia i bënë të ditur se ishin urdhëruar ta pengonin zbriti nga makina dhe shkoi në këmbë tek deputetët e ngujuar. Policia gjithashtu e detyron forçërisht gazetarët që të kalonin në anën tjetër të rrugës. Rreth orës 21 përballë kryeministrisë policia e armatosur e Çekës i bllokoi rrugën e makinës së liderit të PD-së Sali Berisha që ishte drejtuar për tu interesuar rreth grevës së urisë së katër deputetëve.