Socialistët kërënojnë me vrasje
Dh*në e shantazh mbi Ymer Yzeirin, kryetari i BSPSH-së në Vlorë
NË FAQEN 4
Shteti rrethon deputetët
Ceka e kthen Tiranën si në kohën e Ramiz Alisë. Qindra policë dhe forca speciale nuk kanë lënë asnjëri të shkojë tek grevistët. Drejtuesit e televizionit të japin dorëheqje
Gardh kallashnikovësh rreth televizionit Berisha në konferencë shtypi: Kjo është “Popa 2”
Shteti fut deputetët në grevë urie. Është rasti i dytë brenda dy muajve që deputetët e opozitës detyrohen nga shteti të zgjedhin protestën më të avancuar, grevën e urisë, për të përballuar nanokthimin e ka përfshirë të gjitha segmentet e shtetit shqiptar. Është e paprecedent edhe në vende më pak të zhvilluara që shteti detyron parlamentarët e vet të njohuen drejt vetëflijimit. Një shtet i tillë meriton më pak ditë, për hir të zgjatjes së jetës së demokracisë në vend. Klika Nano - Gjingji - Meidani të kujton diktaturat e Amerikës Latine dhe funksionimi i shtetit nën drejtimin e tyre është modeli i dhunës dhe represionit mbi këdo që mendon ndryshe. Tani para tejeturit shqiptar ndodhen të ngujuar në grevë urie katër deputetë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, lideri i Djathtor[it], Kryetar i Grupit Parlamentar të Mbrojtjes, tentuar të vritet një muaj më parë, nga banditët që drejtojnë sot shtetin shqiptar, është me katër plagë në trup, ende të pambyllura. Tjetri është Prof. Dr. Ylli Vejsiu, ish-nënkryetar i Akademisë së Shkencave, tani sekretar organizativ i Medias dhe Dr. Shaban Memia, ish-pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, tani sekretar i PD-së për Tiranën. Vendi ku ata bëjnë grevën është rrethuar nga të gjitha anët prej policisë. Me pafytyrësinë e këtij shteti është urdhëruar nga ministri i Brendshëm, Çeka, që të mos lejohen as shtypi, as njerëzit e afërt të tyre që të komunikojnë me grevistët. Në të gjitha rrugët që të çojnë drejt godinës së RTV-së janë vendosur forca të shumta policore, ndërsa pasdite janë shtuar edhe forca të Gardës gjë që është plotësisht në kundërshtim me ligjin. Për më shumë pas shpinës së tyre kanë televizionin shqiptar, korridoret e të cilit janë mbushur me ish-sigurimsa dhe punëtorë parti që hetojnë çdonjërin që tenton të shkojë e të bisedojë me grevistët. Një pamje e tillë të kujton themthimin e ambasadës italiane kur u ngujuan në të familja Popa. Fatkeqësi e madhe për qeverinë e sotme shqiptare që histori të tilla të përsëriten edhe pas përmbysjes së diktaturës. Grevistët kanë deklaruar grevë urie pa afat. Ata presin që të reagojnë me amandamenti Arbnori, spoketon amendamenti dhe RTv. Është në turpin e drejtuesve të RTV-së që kanë mbyllur ekranin për opozitën shqiptare, për alternativat e saj, për të cilën deputetët e opozitës detyrohen të ngujohen në dyert e këtij institucioni. Janë po këta drejtues, që me autoritetet e larta parlamentare dhe shtetërore detyruan një muaj më parë të mbyllej në grevë urie edhe deputeti Arbnori. Janë po këta drejtues që e kanë kthyer ekranin e vetëm shqiptar në një simbol të errësirës, kërcënimit simbol dhe moral për shqiptarët. Nëse u ka mbetur ende një grimë sedër, ata duhet të japin dorëheqjen dhe t’i lënë vendin në mos njerëzve profesionistë të paktën atyre që pak komunisti se ata.
Shteti fut deputetët në grevë urie.
Agresohen deputetët e grevës së urisë
Shteti vë në lëvizje mekanizmat shtypës
Policia shqiptare tërhoqi brutal-isht me kavo njërën prej makinave, ku po bëjnë grevën e urisë katër deputetët e PD-së, Hajdari, Vejsiu, Minarolli dhe Memia. Pas kësaj ajo filloi të tërheqë edhe makinën e ish-Presidentit Berisha, të cilën ai e kishte vënë në dispozicion të grevistëve për shkak të kushteve të rënda ku ata po vazhdojnë grevën. Për të mos lejuar këtë veprim të policisë, deputetët Minarolli dhe Vejsiu dolën
Greva deri në nënshkrimin e marrëveshjes tripalëshe
Deputetët grevistë prononcohen për RD-në (Materialet janë marrë fshehurazi policisë së Cekës)
Deputetët grevistë prononcohen për RD-në
(Materialet janë marrë fshehurazi policisë së Cekës)
Greva deri në nënshkrimin e marrëveshjes tripalëshe
Nano kopjon Hoxhën
Azem Hajdari:
Të dalim nga izolimi dhe censura
Vili Minarolli:
Tryeza shtyhet për të hënën
Tavolina politike e partive sabotohet nga Klika e pushtetit. Qeveria të plotësojë kushtet për grevë
Fati i Tryezës në dorën e policit Pashk Tusha
Memia shtrihet përpara makinës
Në kohën kur diçagi i policisë tentoi të tërhiqte makinën e deputetëve grevistë, deputeti Shaban Memia është ka qëndruar para saj i shtrirë në një pellg uji.
Ai sëbashku me Hajdarin qëndruan nga njëra anë makinës ndërkohë që Minarolli dhe Vesiu ishin nga ana tjetër në mënyrë që makina të mos mund tërhiqej nga asnjëra anë.
Policia izolon grevistët
Deklaratë e PD-së rreth grevës së urisë së katër deputetëve të saj: Në mbështetim
Të enjten në mbrëmje, rreth orës 23.00, katër deputetë të Partisë Demokratike, pasi kontaktuan me Drejtorinë e RTVSH-së, hynë në grevë urie përpara godinës së Radio-televizionit shqiptar.
Të enjten në mbrëmje, rreth orës 23.00, katër deputetë të Partisë Demokratike, pasi kontaktuan me Drejtorinë e RTVSH-së, hynë në grevë urie përpara godinës së Radiotelevizionit shqiptar. Pas 35 ditësh protestash paqësore, të censuruara tërësisht nga televizioni, pas një sërë manipulimesh informative si ndaj Partisë Demokratike dhe partive të tjera të djathta, 50 ditë pas aprovimit nga Parlamenti të “Amendamenti Arbnori”, në bazë të të cilit u garantohet partive politike e drejta e paraqitjes në televizion të qëndrimeve dhe aktiviteteve e tyre në një kohë të përcaktuar për përmbushjen me rezultatin e votimeve në zgjedhjet e fundit, Prof. Dr. Ylli Vesiu, ish-nënkryetar i Akademisë së Shkencave, aktualisht Sekretar Organizativ i PD-së dhe deputet i saj, Azem Hajdari, udhëheqës i Lëvizjes së Dhjetorit 1990, ndaj të cilit regjimi aktual ndërmori aktin e vrasjes së mbetur në tentativë në Parlamentin shqiptar, Vili Minarolli, ish-diplomat, ish-Ambasador në Beograd, ish-Drejtor drejtorie në Ministrinë e Jashtme, aktualisht Sekretar i Marrëdhënieve Publike dhe deputet i PD si dhe Shaban Memia, Profesor në shkencat biologjike dhe deputet i PD, pas një hutimi papërcaktuar paralajmëruan televizionin shqiptar, vendosën të hyjnë në grevë urie.
Vendi ku ata ndodhen përpara godinës së RTV është i rrethuar nga qindra policë, forca të SHIK-ut, makina policie e blinduara dhe makina të tjera. Familjarët e tyre nuk u lejohen të takohen me ta. Deputetët grevistë gjenden të vendosur në një izolim të plotë ndaj shtypit dhe organeve të tjera të medias, të cilat pengohen të kontaktojnë me ta. Disa prej gazetareve dhe fotoreporterëve që kanë tentuar t’u afrohen janë keqtrajtuar nga policia. Një bllokim i tillë në këtë zonë është vendosur vetëm në kohën kur tre vëllezërit Popa, në protestë kundër regjimit të Hoxhës u ngujuan në ambasadën italiane. Territori po njeh një kopje të tillë, përmasa dhe herë më të mëdha. Në orën 02.00 të mëngjesit, forca policore me maska kanë sulmuar grevistët, duke u grabitur me forcë bananet me të cilat mbuloheshin në kamionçinë, ku bëjnë grevën. Atyre nuk u është lejuar furnizimi me ujë dhe medikamente. Theksojmë se deputeti Hajdan është duke mjekuar plagët e plumbave të marra në parlament, ndërsa deputet Minarolli dhe Vesiu janë në trajtim mjekësor pas vuajtjes nga sëmundje kronike.
Grevisët në kushte të vështira
Oficerë civilë kërcënojnë gazetarët dhe shajnë deputetët grevistë
Pushteti policor vazhdon përgjimin e telefonit të liderit të PD-së, Sali Berisha
Opozita nën përgjim
Sigurimi i shtetit i Fatos Klosit dhe policia përgjon në mënyrë të papërmbajtur telefonin e liderit të PD-së, Sali Berisha.
Faktet e shumta të bëra publike vazhdojnë të përforcohen. Pamërmbë Komisarit të policisë një protestues paqësor i ka telefonuar liderit të opozitës, Sali Berisha, ku e ka vënë në dijeni për ndalimin e protestuesve paqësorë të mitingut të Partisë Demokratike para televizionit.
Nuk kanë kaluar as 5 minuta dhe civile të Fatos Klosit e policë të Albert Dervishit kanë zbritur në qeli dhe kanë kërkuar telefonin celular Dilaver Kotomit. Kotomi ka mohuar se kishte telefon, por njerëzit e dhunës dhe krimit politik i kanë bërë të qartë se e kishin identifikuar tashmë në përgjimet e dispononte celularin duke u shprehur se ato nuk banin bar!. Përgjimi i telefonit të Dr. Berishës i shtohet ky fakt flagrant i cili vërteton përfundimisht se Klika e instaluar vepron njëlloj si Enver Hoxha.
Pangalos: Nanon do takohet me Millosheviçin
Greqia në Kretë afron Shqipërinë me Serbinë
Ministri i jashtëm grek, Pangalos, tha të premten në Athinë, se e konsideron shumë të mundshme një takim të nivelit të lartë midis kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, dhe presidentit të Jugosllavisë së mbetur, Slobodan Millosheviç, në samitin e Kretës.
Autoritetet nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar për mundësinë e një takimi të tillë, por agjencia zyrtare e lajmeve publikoi të premten një shkrim ku nënkuptohej një mundësi e tillë dhe thuhej: “Shqipëria dhe Serbia, dy fqinjë historikë, të pashmangshëm dhe me Kosovën në mes”.
Njoftim
Anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, qytetarë të Tiranës!
Të gjithë sëbashku të protestojmë sot në orën 18.30 kundër regjimit policor të Nanos, i cili përdor dhunën kundër opozitës, në mbështetje të katër deputetëve grevistë.
TË GJITHË TË PROTESTOJME!
Sot në ora 18.30.
Njoftim
Ditën e hënë datë, 27.10.1997, ora 10.00 në pallatin e pionierëve në Tiranë, mblidhet Këshilli Kombëtar i PDSH-së, me këtë rend dite:
1. Zgjedhja e kryesisë dhe drejtuesve të partisë
2. Bashkëpunimi në kuadrin e “Bashkimit për Demokraci”
Bashkëshortet e deputetëve grevistë u shkruajnë gjithë institucioneve ndërkombëtare
NE FAQEN 2