Nesër vendimi ndaj “Faraones”
Sudja për herë të fundit në gjykatë
NË FAQEN 6
Trafik i qetë drejt Malit të Zi
Anije me flamur grek shkarkon cigare kontrabandë
NË FAQEN 6
Qeveria torturon grevistët
Berisha: “Strategjia e qeverisë për të shpejtuar vetëflijimin, do ketë pasoja katastrofale”. Dhuna policore zgjeron protestën. Mbrëmë mijëra qytetarë të Tiranës në shesh kundër terrorit policor
Republika e bananeve
Katër deputetë grevistë të Partisë Demokratike të opozitës vazhdojnë të trajtohen nga shteti sikur të ishin pushtues. Një qytetar, kryetar i një shoqate jogeveritare u zhduk para dy ditësh nga policia sekrete dhe përfundoi në ruget e Brogozhinës. Dhjetra qytetarë të tjerë janë ndaluar këto ditë në mënyrë të paligjshme, janë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nëpër stacionet e policisë, janë mbajtur pa procesverbale dhe pa akuza paraprake. Një demonstrues paqësor u qëllua para dy ditësh në një protestë paqësore të opozitës dhe u zhduk për dhjetra orë pa adresë nga policia. Opozita vazhdon të përgjohet dhe të trajtohet njëlloj si në një regjim fashist. Veprimet e shtetit policor të Nanos ngjajnë me veprimet e Hoxhës kur u instalua në pushtet më 1946. Dhjetra shtetas të tjerë vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre serioz për dhunimet e banesave, kontrollet e paligjshme dhe grabitjet që bëjnë forcat e policisë të cilat kontrollojnë si në një diktaturë tipike latinoamerikane dhe nuk hartojnë as procesverbalet e kontrolleve që kryejnë. Në një stacion policie punonjës të policisë sekrete provuan se përgjigjen nën stop shefin e opozitës, kur ai morën i morën forcërisht telefonin celular një të njënda-luari i cili vetëm dy minuta më parë e njoftoi Berishën për ndalimin e protestuesve paqësorë. Policia kërcëtoi gjithashtu në harkun e këtyre ditëve të fundit gazetarët që nuk i përkasin pushtetit të instaluar. Të ashtuquajturat organizata që mbrojnë të drejtat njerëzore në Shqipëri si i premtuan Presidentit Kukuli, kanë heshtur dhe me heshtjen e tyre po e ndihmojnë aksionin për instalimin e diktaturës në vend. Fytyra e vërtetë e këtij pinoceti që është ulur këmbëkryq në Shqipëri duket edhe nga propaganda qeveritare. Gazeta zyrtare e partisë në pushtet prej ditësh bën thirrje për procese politike duke përdorur një fjalor tipik revolucionar ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj. Gazetat e tjera të pushtetit që vetëquhen të pavarura bëjnë thirrje dhe në editorialet e tyre që të dënohet dhunimi i opozitës nëpërmjet të ashtuquajturit zbatim të ligjeve. Mjetet shtetërore të informacionit të udhëhequra nga Agjencia zyrtare e lajmeve prodhojnë çdo sekondë lajme të gënjeshtërta dhe qëndrime denigruese ndaj opozitës. Republika e Shqipërisë po kthehet kësisoj në një republikë bananesh. Vazhdimi i revolucionit të dhunshëm të fillimit të vitit me të ashtuquajturat zgjedhje të pranueshme, nuk i ka arritur objektivat me ardhjen në pushtet, por synon që të zhdukë tërësisht opozitën dhe instalimin e një pluralizmi fasadë ku opozita i bën elozhe pushtetit dhe i mban ison të gjitha veprimeve e dhunshme arbitrare dhe devijimit nga demokracia. Opozita reale në këto kushte duhet të veprojë sa nuk është vonë. Aksioni politik i saj për denoncimin e republikës së bananeve që po instalon nanokratura duhet të shoqërohet me intensifikimin e veprimeve konkrete për të ndalur instalimin e karikaturave politike, ekonomike e shoqërore që u ngjajnë regjimeve të viteve ’60 në vendet e Amerikës Latine. Përgjegjësia e saj përballë këtij fakti mbetet e tillë që asnjë shqiptar nuk do ta justifikojë atë për mos përmbushjen e këtij roli. Shëmshi PEPOSHI
Të hënën skenari i SHIK-ut
Vazhdojnë përpjekjet për largimin e deputetëve
SHIK-u dhe policia hartojnë planin për heqjen e grevistëve nga vendi ku prej katër ditësh po zhvillojnë grevën e urisë. Pas dështimit të tërheqjes zvarrë të deputetëve me kavo dhe diçka në sajë të vendosmërisë së grevistëve, Shërbimi Sekret në bashkëpunim me segmentet të policisë kanë hartuar një plan tjetër për t’i lëvizuar nga vendi i grevës. Policia e Neritan Cekës dhe forcat e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit do të heqin rrethimin policor ditën e hënë dhe do të lejojnë qytetarët që kryejnë veprime pranë konsullatës italiane. Një numër i konsiderueshëm punonjësish të Shërbimit Sekret planifikohen të infiltronet në radhët e qytetarëve për të krijuar incidente me deputetët grevistë. Sigurimsat që do të paraqiten si qytetarë para kangjellave të konsullatës dhe do të provokojnë deputetët me “zemërimin” qytetar për kohën që kanë humbur këto ditë pa marrë viza për shkak të bllokimit të konsullatës nga policia. Ky do të jetë momenti kur policia do të ndërhyjë gjoja në mbrojtje të jetës së deputetëve dhe do t’i largojë ato prej vendit ku janë ngujuar.
Mos e keqpërdorni grevën e urisë
Rrethimi policor po krijon incident diplomatik me Italinë
Berisha falënderoi konsullin e Ambasadës Italiane që mesnatën e së premtes u kishte ofruar ujë deputetëve grevistë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi dje qeverinë se po përpiqet të krijojë incident diplomatik me Italinë.
Rrethimi i paparë policor ka bllokuar prej dy ditësh edhe aktivitetin e Ambasadës Italiane. Qeveria po keqpërdor grevën e urisë për të shkaktuar një incident diplomatik, njollosi si në kohën e Enver Hoxhës, kur ambasada u lidh me një radhë kordonësh policore pas hyrjes së vëllezërve Popa në mesin e saj. Berisha përsëriti kërkesën e tij ndaj qeverisë për heqjen e rrethimit policor, duke garantuar se aktivistët e Partisë Demokratike do të marrin masa për të krijuar kushte normale pune në Ambasadën Italiane, pa qenë nevoja për mijëra e mijëra policë që kanë mb-ulluar prej dy ditësh dyert e saj.
Berisha gjeti rastin të falënderonte konsullin e Ambasadës Italiane që mesnatën e së premtes i kishte ofruar ujë deputetëve grevistë. Pavarësisht, se nuk u lejua nga policia, Berisha i shprehu mirënjohje për aktin e tij human. Berisha u shpreh se për Europën është e palërueshme tortura ndaj qytetarëve, dhe jo më deputetëve, sikur po e ushtrojnë pushtetarët komunistë.
A. K.
Ceremoni madhështore në Shkodër
Monsinjor Frano Ilia përcillet në gjirin e Zotit
Kryetari i PD, Sali Berisha dhe ish Kryetari i Parlamentit, Pjetër Arbnori, morën pjesë në ceremoninë mortore
NË FAQEN 2
PS duhet të shpërndahet
Edhe 20 vjet PS mbetet trashëgimtare e partisë së Enver Hoxhës
NË FAQEN 3
Gazeta “RD” pa telefona
Dje bllokohet edhe numri i fax-it
Prej mëse një jave, të gjithë numrat telefonikë të redaksisë tonë janë bllokuar nga Telekomi pa dhënë asnjë shpjegim.
Gazeta jonë ka shlyer të gjitha detyrimet karshi këtij institucioni kështu që nuk mund të ekzistojë asnjë pretekst lidhur me bllokimin e numrave të redaksisë. Mbeten vetëm arsyet politike që i shtynë militantët socialistë në drejtim të Telekomit të rinisin një bllokadë informative ndaj gazetës tonë opozitare me nanokraturën. Themi rinisin cënurimin e informacionit pasi nuk është hera e parë që gazetës tonë i bllokohen numrat e telefonit. Të njëjtin veprim drejtuesit e Telekomit ndërmorrën edhe pas zgjedhjeve të dhunshme të 29 Qershorit. Tani është hera e dytë që asnjë nga numrat e telefonit nuk funksionon. Terri informativ që pushtetarët aktualë po ushtrojnë ndaj aktiviteteve të opozitës në mësim? [sic] shtetërore tani po shtrihet dhe në gazetat opozitare. Dihet që censura ndaj fjalës së lirë është hapi kryesor në rrëzimin e neodiktaturës komuniste. Pas një sërë vrasjesh politike përfshi dhe atentatin ndaj gazetarit tonë Buçpapaj, pas bllokimit të shtypit jo komunist në Jug të vendit tani pushtetarët komunistë nisin bllokadën Telekom. Gjithsesi ne nuk do t’i lejojmë drejtuesve të këtij institucioni të na e bllokojnë numrat e telefonit të redaksisë pasi ata e kanë për detyrë që sa më parë ta kryejnë këtë veprim. Ne si gazetë jemi në origjinë të parë antikomuniste në Shqipëri, pavarësisht nga dhuna dhe atentati politike që ka ndërmarrë në regjimin jemi të vendosur në qëndresën tonë ndaj nanokraturës duke i qëndruar besnik misionit tonë të fjalës së lirë.
Burg(u) përpara televizionit
Foto: A. Fusha
Njoftim
Ditën e hënë datë 27.10.1997, ora 10.00 në pallatin e pionierëve në Tiranë, mbledh Këshilli Kombëtar i PDSH-së, me këtë rend dite:
1. Zgjedhja e kryesisë dhe drejtuesve të partisë
2. Bashkëpunimi në kuadrin e “Bashkimit për Demokraci”
Kushte çnjerëzore dhe rrethim policor për grevistët. Katër ditë grevë urie e deputetëve të PD-së
Katër deputetë në ditën e dytë të grevës së urisë prononcohen për “RD”
Qeveria u mund në ditën e parë të grevës
Azem HAJDARI
Nano ka mashtruar Europën në Bruksel
Ylli VEJSIU
Gjinushi erdhi në pushtet me grusht shteti
Vili MINAROLLI
Shteti i Nanos ka fytyrën e Pinocetit
Shaban MEMIA