29/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 tetor 1997

Sot, të gjithë me ne në Sheshin “Skënderbej”

Sot në orën 17.00, Partia Demokratike, organizon miting të madh proteste në Sheshin “Skënderbej”. Demokratë të Tiranës, simpatizantë të PD-së dhe qytetarë të kryeqytetit, sot të gjithë me ne në Sheshin “Skënderbej”, të protestojmë ndaj shtetit policor, revanshit komunist, terr[it?] informativ. Të përshëndesim fitoren e opozitës të arritur dje, aktin heroik të deputetëve Azem Hajdari, Vili Minarolli, Ylli Vejsiu dhe Shaban Memia që për pesë ditë u ngujuan në grevë urie kundër censurës shtetërore ndaj opozitës. Të gjithë sot në Sheshin “Skënderbej”, ora 17.00

Opozita mposht censurën

Socialistët nënshkruajnë me zemër të thyer. Politikanët, nga tryeza, tek furgoni i grevës. Mungojnë vetëm përfaqësuesit e PS. Brenda dy javësh, komisioni për monitorizimin e transmetimeve politike të RTSH. Greva sublime e deputetëve të PD detyron pushtetin të tërhiqet. Nënshkruhet marrëveshje mes partive për amendamentin “Arbnori”. Hajdari, Minarolli, Vejsiu dhe Memia lënë grevën

Grevat për fjalën e lirë

Greva e katër deputetëve të PD-së hyri në ditën e gjashtë. Është hera e dytë që në Shqipëri bëhet një grevë urie për fjalën e lirë. Kjo është edhe greva që ka për motive modelet më të emancipuara të një shoqërie demokratike. Ndoshta shumë njerëz nuk e kuptojnë thellë në momentin kur Shqipëria ballafaqohet me njëmijë probleme të cilat i lindi rebelimi komunist. Ndoshta është më e rëndë për shqiptarët rritja e taksave, bandat kriminale që grabisin dhe vrasin në rrugë, gjë që është e ndryshme të konsiderohen të tilla. Ndoshta për këto dy momente nuk është bërë një grevë urie, pasivizimi e bandave janë shumë më tepër se sa mund të ishin grevistë, ose më mirë ata janë grevistët e vetë që edhe kanë humbur jetën, ndërsa rritja e taksave ka krijuar kontingjentin e vet që gjithsot mund të thirren grevistë urie. Për fjalën e lirë nuk mund të bëjnë grevë fermerët, punëtorët e ndërtimit, policët. Shoqëria ka ngritur disa institucione ndër të cilat janë partitë politike që duhet të ezau[r?]ojnë këtë përgjegjësi përveç çështjeve të tjera. Për hir të faljes së lirë mund të ndërtohen barikada vetëm nga të tilla institucione dhe sot në Shqipëri mund ta bëjë një gjë të tillë vetëm Partia Demokratike. Katër deputetët e saj, mbyllur prej gjashtë ditësh në një makinë përballë simbolit të shpërdorimit të faljes së lirë, RTV-së, janë një vlerë e madhe për vendin. Pikërisht njerëz të tillë na bëjnë të barabartë në komunikim me të tjerët, të barabartë në civilizim, të barabartë në ndjenja demokratike. Ata mund të bëjnë greva për gjë të tillë që nuk është aq e prekshme sa të ta vëlin a darkës për eshtë ndryshimi i kombit pa të cilin njerëzit nuk do të kishin mundësi të filtrojnë vlerat e tyre për t’i përdorur pastaj kundër taksave, kundër bandave, për të pasuruar tavolinën e darkës së tyre, kundër regresit apo çfarëdo gjëje negative në shoqërinë e brishtë demokratike të Shqipërisë. Është pikërisht ky moment, i cili rendon Partinë Demokratike dhe i siguron asaj një mbështetje të fortë ndërkombëtare pavarësisht faktit se këtë nuk e bën vetëm i Helsinkut, apo ndonjë shoqatë tjetër e ndërtuar bordore e veta duke u mbyllur sy njerëzve përpara pushtimit shtetëror të lirisë së tyre. Nga një mbledhje e Komisionit Parlamentar të medias u mësua se TV paska pasqyruar në mënyrë korrekte gjithë ngjarjet në Shqipëri. Sipas drejtorit të këtij institucioni protesta nuk është dhënë për shkak se u bë një ngjarje rutinë pasi për përsërit një muaj rresht. Për korrektësinë protesta e PD-së është dhënë vetëm dy herë, ose një herë më pak se sa e ka dhënë vetë televizioni “Euronews”. Të mbledhur nuk ka kohë TV ka pasqyruar dy herë më pak se sa ky kanal televiziv europian. Të dy këta drejtues ose nuk janë normalë, ose konsiderojnë se nuk janë të tyre e shohin vetëm njerëz që nuk kanë gjykim a servil të njerëz të instaluar si gjitshëm tek institutal e gjashtë ditë grevë urie për faljen të një kusht më keq se një burg i keq përbën precedentë e madhi dhe e keq abuziv që ka në mentalitetin e vet njerëzve të parë nëpër hotele, gjëra, që nuk mund të shpjegohet se si katër deputetë, drejtues të rëndësishëm në Parlament dhe në partinë më të madhe të opozitës, me vlera të pakontestueshme në vendosjen e demokracisë në Shqipëri, janë rrethuar me dyqind policë dhe dy dronë të pa përgjeshëm përballë profesionit dhe misionit të tyre. profesionit dhe misionit të tyre. Sami MEZA

Duel i pabarabartë. Kondi i drejtësisë varr për VEFA-n

VEFA - Qeveri, briret përplasen në Kushtetuese. Gjykatësit shumë kohë për t’u menduar Avokati mbrojtës i VEFA-s: “Neni 7 është antikushtetues, Qeveria s’ka të drejtë që privilegjet e pronarit t’i kalojnë administratorit”. Ligji mbi huamarrjen është brenda dispozitave të kodit civil dhe se kjo e lejon një kompani të marrë para hua nga klientët Kondi dhe Çifligu pretendojnë se kontrolli i shtetit është i nevojshëm sepse kompania ka ushtruar një aktivitet huamarrje të jashtëligjshëm. NË FAQEN 5

SHIK-u sulmon protestuesit

Incident i rëndë në mitingun e mbrëmshëm të PD-së Makina e shikasve sulmon kreun e protestës. Një nga simpatizantët e PD-së është përplasur nga makina dhe është hedhur disa metra përtej. Polici dekonspiron njerëzit e Fatos Klosit NË FAQEN 3

Teleturpi, censurë dhe mashtrim

Shi u nuk i ndal protestat e demokratëve në Sheshin “Skënderbej” NË FAQEN 3

“RD” pa telefona

Prej mëse një jave, të gjithë numrat telefonikë të redaksisë tonë janë bllokuar nga Telekomi pa dhënë asnjë shpjegim. Gazeta jonë ka shlyer të gjitha detyrimet karshi këtij institucioni kështu që nuk mund të egzistojë asnjë pretekst lidhur me bllokimin e numrave të redaksisë. Mbeten vetëm arsyet politike që i shtyjnë militantët socialistë në drejtim të Telekomit të rinisin një bllokadë informative ndaj gazetës tonë opozitare me hanokauritë. Themi rinisur censurimin e informacionit pasi nuk është hera e parë që gazetës tonë i bllokohen numrat e telefonit. Të njëjtin veprim drejtuesit e telekomit ndërmorën edhe pas zgjedhjeve të dhunshme të 29 Qershorit. Tani është hera e dytë që asnjë nga numrat e telefonit nuk funksionon. Terri informativ që pushtetarët aktualë po ushtrojnë ndaj aktiviteteve të opozitës në masmedian shtetërore tani po shtrihet dhe në gazetat opozitare. Dihet që censura ndaj fjalës së lirë është hapi kryesor në instalimin e neodiktaturës komuniste. Pas një sërë vrasjesh politike përfshi dhe atentatin ndaj gazetarit tonë Bucsapaj, pas bllokimit të shtypit jo komunist në jug të vendit tani pushtetarët komunistë nisin bllokadën Telekom. Gjithsesi ne nuk do t’i lutemi drejtuesve të këtij institucioni të na ç’bllokojë numrat e telefonit të redaksisë pasi ata e kanë për detyrë që sa më parë t’a kryejnë këtë veprim. Në si gazetari të organit të parë antikomunist në Shqipëri, pavarësisht nga dhuna dhe atentatet politike që ka ndërmarrë ky regjim jemi të vendosur në qëndrueshmërinë tonë ndaj hanokauritës duke i qëndruar besnik misionit tonë të fjalës së lirë.

Fillon procesi ndaj atentatit politik

Sot, Gafurr Mazreku në Gjykatën e Tiranës NË FAQEN 4

Paratë e piramidave në bankat europiane

Çështja “Fondacioni Xhaferri” sërish në prokurori NË FAQEN 4

Kriminelët njihen, mungojnë dëshmitë

Në Laç, 150 dosje presin ditën e shqyrtimit NË FAQEN 4

E kaluara, bazë për të ardhmen

Ministri i Jashtëm i Turqisë në Tiranë: Shqipëria kërkon investimet turke NË FAQEN 3