Tryeza e partive është një ogur i mirë për zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit
Deklaratë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në konferencën e djeshme të shtypit
NË FAQEN 3
Parlamenti miraton varfërimin e qytetarëve dhe pasurimin e shtetarëve
Kontrabanda plagos buxhetin
Malaj: Qeveria nuk paguan taksat. Deficiti buxhetor 49 miliardë lekë. Bode: Socialistët rrëkullisin ekonominë në greminë
Misioni i vështirë i opozitës
Opozita shqiptare provoi edhe një herë vendosmërinë e saj të palëkundur në mbrojtje të vlerave të demokracisë në vend, ndërkohë që po bëhet çdo ditë e më e qartë se pushteti i instaluar i Fatos Nanos mund të lëshojë terren vetëm i detyruar apo i ndodhur nën presion të fortë. Greva sublime e urisë e katër deputetëve të Partisë Demokratike i tregoi shqiptarëve dhe perëndimit se demokratët shqiptarë do të përdorin të gjitha mjetet dhe sakrificat për të mos lejuar instalimin e një diktature të re socialisto-komuniste në Shqipëri. Tërheqja e socialistëve dhe nënshkrimi i një marrëveshje për respektimin e fjalës së lirë të opozitës nga media shtetërore është një tjetër fitore e rëndësishme e Partisë Demokratike dhe e të gjithë aleatëve të saj të Bashkimit për Demokraci, si dhe të atyre natyralë. Greva e urisë e deputetëve Azem Hajdari, Vil Minarolli, Ylli Vejsiu dhe Shaban Memia u mbështet dhe u përkrah fuqishëm nga opinioni publik shqiptar si dhe nga shtypi në përgjithësi, për shkak të çështjes së drejtë që ata mbronin, e cila bënte më shumë kontrast me mënyrat barbare të sjelljes së pushtetarëve ndaj grevistëve dhe ndaj kërkesave të tyre. Por ndërsa fakti që greva dhe rezultati i saj ishte një fitore e rëndësishme e opozitës është i padiskutueshëm, duhet nënvizuar se suksesi i saj, edhe pas një dhimbjeje të madhe njerëzore, e cila mund të kishte përfunduar me pasoja të paparashikuara, në rast se do të vonohej edhe pak tryeza e partive. Ashtu si edhe greva e Pjetër Arbnorit, i identifikuar tashmë si Mandela e Europës, i cili në fillim e filloi atë me fillimin e grevës së tij të urisë me millimetër vdekjes për shkak të cinizmit dhe antihumanizmit të shkallëzuar të pushtetit të pranuar vetëm për kushtet, edhe rasti i fundit provoi se opozitës i duhet që të sakrifikojë shumë për të mbrojtur liritë e shqiptarëve, dhunimi i të cilave filloi sistematikisht në organizimin dhe drejtimin e rebelimit të armatosur, për të vijuar deri sot me intensitet të shtuar. Suksesi i grevës së urisë, që i detyroi katër deputetët e Partisë Demokratike të pranonin kushtet më njerëzore dhe provokimet më të ulëta nga pushtetarët e sotëm, është ndokund një apel i madh për të gjithë demokratët shqiptarë. Ata duhet të ndërgjegjësohen se për të mos lejuar narkotizimin dhe për të mos lejuar përdorimin e Vlerave që ndërtuan shqiptarët në pesë vjet, nuk mjafton vetëm të jenë humbës, por gjithmonë të shëndoshë fort, pasi administrata e instaluar e Fatos Nanos, në vetëm tre muaj jetë, po tregon se ka ndërmend që të shkojë në fund se ka ndërmend të arrijë në fund se ka ndërruar jetë i armatosur që u kurorëzua me zgjedhjet e vrara dhe të dhunuara të 29 qershorit. Revanshi i pandalur i ish-komunistëve, i cili po shtrihet në mënyrë të frikshme në çdo qelizë të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, nuk do të ndalet vetëm nga demokratët e gatshëm për të sakrifikuar. Deviza e Kuvendit të Katërt të Partisë Demokratike që zgjedhjet e 29 qershorit nuk ishin zgjedhje ka kuptimin vetëm të rast demokratët shqiptarë do të gjenden në këto të ardhme të afërt të gëzohen në emër të ish-komunistëve për të instaluar diktaturën e re në Shqipëri. Opozita duhet të jetë protestat e dhunshme në përpjekje të kontrabandës supermaxhimit për kthimin e parave të humbura, bile nuk është e gjithë se ka ndarë doren e krimit e para kundërshtarëve politike. Kjo është një fitore e madhe në karakterizimin dhe filozofi më qendrore të shoqërisë shqiptare si opozitë. Ky qëndrim, i vetmi shpëtim për Shqipërinë.
Mazreku në pranga, deputet i Partisë Socialiste
Kryeqytetasit festojnë fitoren mbi censurën
Të shtunën në orën 17.00 miting madhështor në “Sheshin Skënderbej”
Kërkonte kthimin e parave sipas premtimit
Teksti i Marrëveshjes së Partive politike për RTSH
Partitë politike të tryezës së bisedimeve me datë 28 tetor 1997 ranë në marrëveshje me konsensus të plotë që:
1. Brenda një afati ditor Këshilli Drejtues i RTSH në zbatim të ligjit NR. 7524 datë 19.12.1991 “Mbi statusin e RTSH” dhe të amendamentit shtesë Nr.8243 datë 17.9.1997 “Për një ndryshim në statusin e RTSH” të hartojë rregulloren përkatëse që të krijojë hapësirën kohore dhe kushtet të njëjta të parashikuara në ligj për pasqyrimin e veprimtarive dhe opinioneve të pozitës dhe opozitës.
2. Për kontrollin e zbatimit të ligjit të krijohet me konsensus një komision i përhershëm monitorimi. Deri në krijimin e tij këtë rol ta ketë nënkomisioni përkatsis i Komisionit Qendror të zgjedhjeve të fundit.
Partitë nënshkruese janë:
Partia Socialiste, Partia Demokratike, Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Republikane, Partia demokristiane, Partia Bashkimi Socialdemokrat, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut dhe Partia e Unitetit Kombëtar
Shkarkohet nga puna protestuesi i fajdeve
Kërkonte kthimin e parave sipas premtimit të Kryeministrit
NË FAQEN 3
Imami: Do t’i shkruajmë këshillat e rretheve
Pushteti lokal i kërcënuar nga Qeveria
Ministri i reformave socialiste, Arben Imami, shpalli platformën e shkrirjes së këshillave të rretheve në një përpjekje për të centralizuar dhe kontrolluar edhe më tej pushtetin e ligjshëm vendor të dalë nga vota e 20 tetorit. Në një takim testues në Këshillin e rrethit të Durrësit, Imami, nuk u shpreh përfundimisht, por deklaroi se qeveria socialiste është në dilemën “ta shkrijnë apo ta mbajë këshillin e rrethit”. Takimi i mbyllur për shtypin ishte testues sepse Imami nuk deklaroi objektivat e qeverisë socialiste për shkrirjen e Këshillave të rretheve. Por ai duke shtruar në formën e dilemës këtë objektiv qartëson se Qeveria e Nanos po diskuton mundësinë e shkrirjes së këshillave të rretheve.
NË FAQEN 2
Mafia politike dominon Shqipërinë
PD: Nëse shkelet marrëveshja, protesta “non stop” para RTV-së
PD nuk do të lejojë që elektorati i saj të mbetet për shumë kohë viktimë e megamashtrimit të Nanos për kthimin e parave të humbura në skemat piramidale
PD: Nëse shkelet marrëveshja, protesta “non stop” para RTV-së
Mafia politike dominon Shqipërinë
PD nuk do të lejojë që elektorati i saj të mbetet për shumë kohë viktimë e megamashtrimit të Nanos për kthimin e parave të humbura në skemat piramidale
NË FAQEN 3
Miralëzët kërkojnë procesin gjyqësor
Nën masat e një sigurie të rreptë fillon gjyqi Mazrekut
NË FAQEN 4
Fakset lajmërojnë kthime në masë
15600 numri i të rikthyerve. 134 vetëm dje
NË FAQEN 4
Ndërtimi i shefit të komisariatit, një dështim
Zëvendësimi konsiderohet si një metodë joefikase
NË FAQEN 4