Tepelena i përgjigjet me armë specialeve
Britet tensioni në jug të vendit. Ndalo(h)en 30 persona
NË FAQEN 4
Britet tensioni në jug të vendit. Ndalo(h)en 30 persona
Tepelena i përgjigjet me armë specialeve
NË FAQEN 4
Arrin 16 mijë numri i të riatdhesuarve
Dëbohen 91 refugjatë shqiptarë nga Italia
NË FAQEN 4
Dëbohen 91 refugjatë shqiptarë nga Italia
Arrin 16 mijë numri i të riatdhesuarve
NË FAQEN 4
Paratë e fajdeve i ka Nano
Shumica dërrmuese e shqiptarëve presin t’u kthehen paratë e humbura
61 përqind e qytetarëve të pyetur besojnë në zbatimin e premtimit të 9 qershorit në Sheshin e Flamurit. Shqiptarët po presin që kryeministri të mbajë fjalën
Shumica dërrmuese e shqiptarëve presin t’u kthehen paratë e humbura Paratë e fajdeve i ka Nano 61 përqind e qytetarëve të pyetur besojnë në zbatimin e premtimit të 9 qershorit në Sheshin e Flamurit. Shqiptarët po presin që kryeministri të mbajë fjalën Kretë: Milosheviçi tallet me Nanon Milosheviçi pas dy javë insistimi nga Qeveria shqiptare pranoi të takonte kryeministrin, Fatos Nano, gjatë Samitit të Kretës. Sic theksohet edhe nga vëzhguesit dhe analistët e këtij Samiti, takimi Nano - Milosheviç ka vlera për arkivat diplomatike (dhe për të dy të takuarit) por jo për probleme konkrete të cilat pas këtij takimi duket se komplikohen. Faktorët që e bënë të parëndësishëm këtë takim janë të shumtë dhe lidhen kryesisht me ndikimin e drejtpërdrejtë që kanë të dy të takuarit në vendet respektive dhe për problemin kyç të Kosovës. Pa u ndalur shumë në analizimin e këtyre faktorëve, do të mjaftonte refuzimi sistematik i Presidentit të Jugosllavisë së vjetër shpallur deri gjashtëm orë para takimit Nano - Milosheviç, për të arritur në konkluzionin se ky takim ishte në funksion të poshtërimit të mëtejshëm të diplomacisë dhe politikës së Qeverisë shqiptare të zotit Nano, pas shpinës së Kosovës Refuzimi i Millosheviçit për të takuar Nanon me arsyen se pala serbe nuk pranonte të bisedonte për Kosovën duke e konsideruar si çështje e brendshme e Serbisë, dhe realizimi i takimit vetëm disa orë më vonë, të le të kuptosh se koncesionet e palës shqiptare kanë qenë në disfavor të çështjes së Kosovës, e cila pranoi të trajtohej në një mënyrë poshtëruese vetëm e vetëm që të vetëparaqitet si Qeveri e dialogut dhe frazave të tjera të kësaj natyre. Zoti Nano i trajtuar në Kretë si një qen i rrahur nga Millosheviçi me takimin e realizuar në kushte poshtëruese e ktheu çështjen e Kosovës shumë vite prapa. Ai e katandisi problemin më të madh të Ballkanit në çështje të arsimit, hoqi mundësinë që për këtë problem të angazhohej një palë e tretë në bisedimet Prishtinë - Beograd dhe me këto e komplikon edhe më tej situatën në Kosovë. Duke u përmbajtur linjës së bisedimeve të Nju Jorkut, Milo - Millutinoviç, Nano praktikisht e kthen çështjen e Kosovës në çështje pakicash, një pikëpamje që përkrahet sot vetëm nga nacionalizmi agresiv dhe shovinist i Ballkanit. Linja e Nju Jorkut në bisedimet e Kretës, mes palës shqiptare dhe palës serbe, ka lënë jashtë faktorin politik të Kosovës, Kryetari i Qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, në deklaratën e djeshme, saktëson se askush nuk kishte mandat për të biseduar për Kosovën, veç institucioneve politike të saj të njohura në Kosovë dhe në të gjitha kancelaritë perëndimore. Kjo do të thotë se takimi Millosheviç-Nano, jo vetëm që nuk do të ndikojë pozitivisht në situatën në Kosovë, por ka gjasa reale që ta bëjë më shpërthyese atë. Përdorimi i Nanos prej Millosheviçit dje në Kretë, tallja me të, tregojnë nivelin e trishtueshëm ku po e katandisin politikën e jashtme të Shqipërisë socialistët dhe Qeveria e tyre që është vënë tërësisht në interes të situatave dhe taktikave konfliktuozë ballkanike. Samiti i Kretës tregoi edhe njëherë se sa e papërgjegjshme është diplomacia shqiptare, Qeveria e saj dhe vetë Kryeministri. Pas këtij takimi, Nanos i mbetet që në demagogjinë e radhës të përrallë për flasë për optimizma ballkanike dhe të parimet ballkanike, pa le të merren me takimin Millosheviçin në Kretë. Këtë e pakti duhet të kthehet për një leksion për të mos u bërë aq qesharak. SH. PEPOHI
Pasi e poshtëroi disa ditë me radhë, Milosheviçi pranoi të takohet vetëm në çastet e fundit me kryeministrin shqiptar
Brojka denoncon vendimin e Nanos
Spastrimi politik i administratës lokale vazhdon të ngjallë reagime negative
Majko garanton në emër të grupit të tij bashkëpunim me pushtetin lokal
Majko garanton në emër të grupit të tij bashkëpunim me pushtetin lokal Albert Brojka, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive denoncon ashpër vendimin 451 të Këshillit të Ministrave të datës 28 tetor 1997, në bazë të të cilit prefektët socialistë po shkarkojnë në masë nga detyra sekretarët e Këshillave Bashkiakë, të Këshillave të Rretheve dhe të Komunave. Brojka thekson se lirimi nuk shoqërohet me motivacion përkatës, por kjo bëhet thjeshtë duke i konsideruar ata si persona politikë. Kjo është e kundraligjshme pasi sipas ligjit për Shërbimin Civil është krejt e qartë që sekretarët e Pushtetit Lokal janë nëpunës civilë dhe nuk mund të trajtohen si persona të trajtohen si persona politikë. Pushimet masive ndër sekretarët e Pushtetit Lokal i kanë dënuar edhe Partitë e Bashkimit për Demokraci të cilët e kanë quajtur këtë operacion “fshesë të Nanos” dhe u kanë kërkuar të gjithë sekretarëve të shkarkuar që t’u drejtohen organeve gjyqësore për t’a shpallur të paligjshëm vendimin dhe të mos lëshojnë detyrën deri në një vendim të formës së prerë. Grupi parlamentar i PD po shqyrton ankimin në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.451 të paligjshëm. Këtë javë, Bashkimi për Demokraci organizon një takim me tërë pushtetarët lokalë të tij ku ndër të tjera do të diskutohet dhe çështja e këtyre spastrimeve. Gjithashtu dje, Brojka, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së kryetarëve të Bashkive ka detyruar kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Pandeli Majko të firmosë një marrëveshje angazhimi, që mazhoranca komuniste të mos sabotojë përpjekjet e pushtetit lokal për t’iu ardhur qytetarëve. Majko me firmën e tij merr përsipër institucionalizimin e kontakteve dhe një bashkëpunim të sinqertë, ku vota e deputetëve të tij nuk do të vështirësojë aktivitetin e pushtetit lokal, i cili në shumicë kontrollohet nga Partia Demokratike. S. L.
Kushtetuesja, litar për kreditorët e VEFA-s
Brenda javës Gjykata vendos. Burime thonë se fitoreja i takon Nanos, pas presionit të këtij të fundit mbi gjykatat
Huadhënësit, të refuzuar nga pjesëmarrja në duelim VEFA - Qeveri do të trajtohen sipas një skeme shpërndarjeje që është shumë larg premtimit të kryeministrit për kthimin e plotë të parave të lëna me fajde
NË FAQEN 5
Dollari me lekun dje shënuan 145 pikë
Kontroll i dyshimtë mbi valutat
Bankat shtojnë dollarë në tregun e valutave - deklarojnë kambistët
Unioni Demokratik Europian shpreh shqetësim për gjendjen në Shqipëri
Autoritetet të respektojnë parimet demokratike
Dialog me seksionet, protesta dhe alternativa
Aktiv i zgjeruar i kryesisë së degës së PD - Tiranë. Merr pjesë edhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha
Dialogu me seksionet për përgatitjen e PD për protesta dhe zgjedhje ishte në qendër të vëmendjes së aktivitetit të djeshëm të zgjeruar të PD së Tiranës. Morën pjesë anëtarë të kryesisë së PDSH-së, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të kryesisë së degës Tiranë, kryetarët e grupseksioneve dhe koordinatorët.
Në këtë takim, ku u trajtua problemi i dialogut me masën e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe organizimin e grupseksioneve, ishin të pranishëm kryetari i PDSH, Prof. Dr. Sali Berisha, nënkryetari i PDSH, Genc Pollo, sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, dhe sekretarët Beja, Minarolli, Demi.
Ka një kërkesë shumë të drejtë nga baza e PD-së, tha në këtë takim lideri Berisha. Ata duan të dinë mbi gjithçka që u tha dhe u vendos në Kuvendin Kombëtar. Për këtë tha ai, e gjykojmë të domosdoshme që të zhvillojmë një dialog të sinqertë me seksionet - me masën e anëtarësisë së PD-së. Kjo, tha Berisha, është puna kryesore që ne duhet të bëjmë, pas realizimit të zgjedhjeve dhe përfundimit të Kuvendit Kombëtar.
Berisha tha, se në seksione duhet të bëjmë analizën e shkaqeve të humbjes më 29 qershor, por edhe alternativën që kemi për zgjedhje, pasi zgjedhja e 29 qershorit ka dëshmuar dhe ne kemi shtruar alternativën e zgjedhjeve të reja.
Më tej, tha lideri i PDSH, masa e anëtarëve të PD-së duhet të dijë motivet e kësaj alternative. Por ajo që është kryesore, shton ai, PD duhet të konsolidojë më parë dhe të motivojë vetveten, dhe kjo fillon atje në seksion me anëtarët në seksione.
Më tej Berisha, u bëri të qartë të pranishmëve se PD-ja është parti e protestës dhe e alternativës, kjo duhet sqaruar që anëtarët e PD-së të jenë të ndërgjegjshëm për atë çka duhet të bëjnë më tej. Berisha tha se, jemi përpara një alternative të vështirë dhe motivi i saj është shpëtimi i Shqipërisë nga kjo qeveri e mashtrimit dhe dhunës.
Qeverinë ne vërtet e pranuam, tha Berisha, dhe shkakqet ditën, por jo se e miratuam, për çka ajo po bën në mënyrën brutale ndaj shqiptarëve, Shqipërisë, opozitës dhe veçanërisht ndaj PD.
Ka shumë motive, tha Berisha, që na japin të drejtën morale dhe argumentin politik që ne kërkojmë zgjedhje të reja. Ato janë dhuna, spastrimet e paligjshme të anëtarëve të PD-së, çarmatimi i diferencuar, taksat që varfërojnë njerëzit dhe bllokojnë zhvillimin, pavarësia e gjykatave e cenuar, çështja kombëtare e rrezikuar, por motivi më i rëndësishëm, tha Berisha, është këmbëngulja jonë në çdo orë, çdo ditë, çdo javë, në kthimin e parave nga ana e qeverisë, të cilat ajo i premtoi. Pra të bindim demokratët në qëndresën kundër pushtetarëve që ata ose e mbajnë premtimin ose të largohen nga pushteti si mashtrues të mëdhenj. Këtë gjë, tha Berisha, e tha dhe Vranicki për pushtetarët dhe Nanon, “Keni premtuar para”. Është e pafalshme për ne, tha Berisha, që ta falim pushtetarëve këtë mashtrim. Kështu që, vlerësoi ai, ne duhet të qëndrojmë të organizuar, por për të gjitha duhet të dialogojmë me seksionet, të marrim mendimin e tyre, për të motivuar për çdo çështje që shtrohet për zgjedhje në PD.
Sekretari i PD-dega Tiranë, Memia, foli rreth një grafiku të punës dhe shpërndarjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve të kryesisë së degës Tiranë dhe mbledhjet për dialog në seksione.
Anëtari i kryesisë Azem Hajdari, pasi vlerësoi këtë praktikë pune dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së lidhjeve të gjalla të kryesisë me seksionet, kërkoi një disiplinë të rregullt në të gjitha strukturat. Kjo tha ai, bëhet midis të tjerash edhe me miratimin e statutit nga të gjithë anëtarët e PD-së. Ndryshimet në statut janë cilësore dhe këto duhet të njihen. Hajdari, tha gjithashtu se mund të kemi një masë të madhe anëtarësie, dhe i kemi, por e rëndësishme është se sa kjo masë është grupuar në organizata, në disiplinë që jeta e gatshme në momentin që duhet. Këtë duhet të këmbëngulim në punën tonë.
Në takim diskutuan anëtarë të kryesisë së PDSH, të Këshillit Kombëtar dhe të kryesisë së degës së Tiranës. Ata vlerësuan dhe bënë propozime për një organizim dhe konsolidim të mëtejshëm të punës me seksionet.
Mentor SHEHU
Pasi e poshtëroi disa ditë me radhë, Milosheviçi pranoi të takohet vetëm në çastet e fundit me kryeministrin shqiptar
NJOF TIM
NJOFTIM
Partitë e “Bashkimit për Demokraci” organizojnë me datë 5 nëntor ora 10.00 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve takimin e parë kombëtar me qeveritarët lokalë të këtyre partive. Janë të ftuar të marrin pjesë: Kryetarët e rretheve, Kryetarët e Bashkive, Kryetarët e komunave, kryetarët e këshillave, të rretheve dhe bashkive që përfaqësojnë këto parti në mbarë vendin si dhe sekretarët e rretheve Bashkive dhe të komunave të këtyre partive.
Partitë e Bashkimit për Demokraci