05/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 nëntor 1997

Klosi kërkon llogari për planin e arrestimeve

Vazhdon shkelja e ligjeve. Sigurimi i Shtetit pushton SHK-un NË FAQEN 4

Dhunë, presion e hedhje për demonstruesit

Mbi 600 dosje të hapura për pjesëmarrësit në mitingjet paqësore NË FAQEN 4

Nano - xholi i Milosheviçit

Opozita dënon inferioritetin dhe papërgjegjshmërinë e kryeministrit shqiptar në Samitin e Kretës. Reagime të ashpra nga forcat politike në Kosovë Nano pa Prishtinën Iluzionistët ranë. Ky ishte mesazhi që dëgjoi dhe përmendi një intervistë në “Zërin e Amerikës”, Adem Demaçi. Është fjala për të gjithë ata që ende kishin njëfarë besimi se qëndrimi i Tiranës ndaj Kosovës nuk do të ndryshonte edhe pas ndryshimit të qeverisjes. Takimi Nano - Milosheviç, dy ditë më parë në Kretë, i ka vënë shqiptarët për herë të dytë në historinë e tyre para faktit të kryer. Kryeministri i Shqipërisë ka folur me diktatorin e Ballkanit për një komunitet shqiptar në Kosovë, por detajet e njeriut atje, ashtu si edhe ka zbardhur dhëmbët kur Milosheviçi i ka thënë se problemi i Kosovës është një problem i brendshëm i Serbisë. Kallë ta ngritën ura për çështjen e Kosovës në Tiranë u rrëzuan. Tani Kosova përkëdheqet i ka mbetur vetëm vetja, ndërsa kryeministri shqiptar është pa Prishtinën. Takimi Nano - Milosheviç, është në skenën e zhvlerësimit të tërë përpjekjeve të autoriteteve legjitime të Kosovës për shtatë vite rresht. Po ashtu ajo është në skenën e zhvlerësimit të tërë atyre aksionave ndërkombëtare të qeverive demokratike të Tiranës pëse vite me radhë për të arritur në njëfarë mirëkuptimi me komunitetin ndërkombëtar për zgjidhjen imediate të çështjes së Kosovës. Kryeministri shqiptar hodhi baltë mbi referendumin e pavarësisë së Kosovës, kushtetutën e saj e për më tepër mori me rrugë politikën ekzistuese të Kosovës duke e thirrur atë komunitet shqiptar. Asnjë shqiptar nuk do të guxonte ta bënte këtë gjë të tillë. Takimi i tij me Milosheviçin, njeriun që ka dërrmuar zjar e hekur mbi shqiptarët, që u mori me tanke autonominë, nuk është një partneritet në favor qoftë edhe të një zgjidhjeje të mesme. Ai ishte partneritet kundër çështjes zgjidhjeje, përveç asaj se për Kosovën nuk ka zgjidhje e aq më pak ajo mund të presë nga Tirana diçka më shumë se sa ndodhi në Kretë. Ndarja e Nanos me Kosovën është një precedent i rrezikshëm jo vetëm për çështjen e problemit të saj por edhe për vetë pavarësinë e Shqipërisë. Njeriu i papërgjegjshëm që e bën kryeministrat bardh e kuqe, është në gjendje të bëjë edhe më keq se sa në Kretë. Kjo pasi askush nuk mund ta ndalojë atë të takojë njerëzit nëpër samite dhe në emër të popullit shqiptar të flasë kundër tij. Me kredencialet e kryeministrit përballë një presidenti inferior dhe me një kontroll të mangët në një pjesë me të heqë të gjitha internacionalistët ai mund të bëjë çdo gjë nga kjo ndaj vetë, veçse jo gjëra të mira. Fakti se ai takoi serbët pas pushtimeve vetëosht ngjarje nuk jep të drejtën të bëjë një takim të tillë për të siguruar poshtëdhjetë vite të tëra ngritjeje në një ngritje, e aq vuajtje e sundim serb mbi Kosovën. Ai ose të takojë për garnizon, që është më tokë. Takimet e tilla gjykojnë këtë sensibilitet të madh kombëtar dhe politik. Ato ose të varrosin ose të shthijnë jetën. Në rastin e Nanos ai u vetëvarros. Tani mbetet vetëm për të sqaruar faktin se sa mund të drejtojë Shqipërinë, në situatën e sotme evropiane dhe ballkanike, një udhëheqës që nuk e ka mandatín moral të Kosovës. Shqiptarët në Tiranë ndodhen përpara dorëz të indiadhe në ndërgjegjen së tyre kombëtare. Fatkeqësisht kësaj radhe indikatorët për këtë provë është kryeministri i tyre. Sami NEZA

Forcat politike në Kosovë kundërshtojnë pazaret në kurriz të tyre

Për Kosovën, nuk bisedohet pa Kosovën

Forcat politike në Kosovë kundërshtojnë pazaret në kurriz të tyre NË FAQEN 3

OSBE: Zgjedhjet të pranueshme vetëm për rrethanat

29 qershori nuk ishte zgjidhje për Shqipërinë TIRANË, 4 nëntor, ENTER - OSBE ritheksoi të martën në Tiranë se zgjedhjet e 29 qershorit “mund të” vlerësohen si të pranueshme për rrethanat”. OSBE tha gjithashtu se ODIHR i ka ofruar Komisionit të Zgjedhjeve një shumë prej 10 mijë dollarësh për financimin, grumbullimin dhe hedhjen e të dhënave në kompjuter, për paraqitjen grafike dhe me tabela dhe për shtypjen e Buletinit të Zgjedhjeve, si pjesë e mandatit të ODIHR-it për të ofruar asistencën e tij në zgjedhjet parlamentare të 1997-tës në Shqipëri. OSBE tha se buletini është botuar në 500 kopje.

Kolumbergu kundër Meidanit

Komisioni Juridik i Asamblesë Parlamentare të KE-së do të shqyrtojë ndryshimet në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë Komisioni Juridik i Asamblesë të Këshillit të Europës do të shqyrtojë në mbledhjen e tij të 17 nëntorit në Paris ndryshimet e bëra në Ligjin Kushtetues me iniciativë të Presidentit lidhur me përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të njohur ndryshe si Amendamenti Meidanit. Këto çështje bëjnë të ditur burime pranë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas tyre në një letër drejtuar Kryetarit të Komisionit Juridik, z. Briger Hagard, mësohet se deputeti zviceran Kolumberg ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për dominimin e këshillit nga njerëz politikë dhe për kalimin me pakicë të anëtarëve të gjyqësorit dhe ka kërkuar që kjo të shqyrtohet në Komisionin Juridik. Gjithashtu Kolumberg ka propozuar që të kërkohet Komisionit të Venecias të studiojë Amendamentin Meidanit dhe të japë opinionet e tij për këtë çështje. Propozimi i Kolumbergut ka gjetur aprovimin e kryetarit Hagard (suedz) i cili ka vendosur përfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e datës 17 nëntor. Dumen Kolumberg ka qenë për periudhën 1992 - 1997 Raporter për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Udhëzues nga PS për spastrimin e administratës

Ja “meritokracia” e Nanos. Partitë e majta emërojnë dhe shkarkojnë administratën Gjuetia e shtrigave dhe spastrimi politik tashmë kryhen në grup. Një shkresë e tre partive të majta për emërimin është edhe tipi i ri i shkarkimeve dhe emërimeve të administratës sipas “meritokracisë”. Udhëzimet nga qendra socialiste për të shkarkuar “en blok” gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve duke qarë në faksimilen që po botojmë NË FAQEN 2

Pollo: Kompromisi për Kushtetutën është ofruar nga PD-ja

Republikanë nga SHBA në PD Instituti Republikan Amerikan - Në këto rrethana kushtetuta është aprovuar gjithmonë me Asamble Kushtetuese NË FAQEN 2

VEFA nuk pranon dialog me kushte

Alimuça i thotë jo dialogut. Arapi: Do të hyjmë me forcë Policia do të ndërhyjë për zbatimin e vendimit qeveritar NË FAQEN 5

Vrasje nga segmente të caktuara të policisë?

Deputeti i PD-së, Murrizi, i kërkon Çekës të zbardhë rrethanat e vrasjes së Aurel Xhekës Deputeti i PD Mysi Murrizi, përgjegjësi edhe anëtar i Komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un, ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Neritan Ceka, përmes së cilës shpreh shqetësimin për vrasjen e të riut Aurel Xheka si dhe kërkesën për hollësi për vrasjen misterioze të Xhekës, në cilën dyshohet se kanë marrë pjesë segmente të caktuara të policisë. Në një letër që familja Xheka i ka dërguar grupit parlamentar të PD-së përmendet deputeti Murrizi, i cili u interesua për të dalë në shesh o vërteta mbi vrasjen misterioze të birit të tyre Aurel Xheka.

VITI I VII I BOTIMIT Nr.255 (1780) E MËRKURË 5 NËNTOR 1997 Çmimi 20 lekë 1000 lireta it. 250 dhrahmi

NJOFTIM

Partitë e “Bashkimit për Demokraci” organizojnë sot ora 10.00 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve takimin e parë kombëtar me qeveritarët lokalë të këtyre partive. Janë të ftuar të marrin pjesë: Kryetarët e rretheve, Kryetarët e Bashkive, Kryetarët e komunave,kryetarët e këshillave, të rretheve dhe bashkive që përfaqësojnë këto parti në mbarë vendin si dhe sekretarët e rretheve Bashkive dhe të komunave të këtyre partive. Partitë e Bashkimit për Demokraci