Malaj dhe Bleta të zhytyr në korrupsion
Kontrabanda e qeveritarëve nuk njeh kufi
NË FAQEN 4
Ditë të lumtura për skafet
Dëshmi për trafikun e klandestinëve dhe drogës
NË FAQEN 4
Nano, hiqi prangat shtypit!
Pushteti i instaluar i socialistëve kërkon falimentimin e gazetave shqiptare. Botuesit paralajmërojnë grevë të përgjithshme. Më 15 nëntor Shqipëria pa gazeta dhe revista
Me 15 nëntor Shqipëria do të gjendet pa shtypin e saj të lirë, pra pa një nga kolonat më të forta për një shoqëri të lirë dhe demokratike.
Botuesit kryesorë të shtypit shqiptar vendosën grevën pa afat të gazetave të përditshme dhe revistave, si përgjigje ndaj injorimit që qeveria i ka bërë kërkesave të tyre të vazhdueshme që të hiqen nga konsideratë vështirësitë e shtuara që kanë rrezikuar seriozisht mbijetesën e shtypit të lirë në Shqipëri. Vendimi i botuesve dhe drejtuesve të gazetave kryesore shqiptare për të mbyllur dyert e redaksive është provokuar nga qëndrimi i papërgjegjshëm i qeveritarëve tanë të lartë ndaj problemeve të mprehta jo vetëm ekonomike, me të cilat po përballohet sot shtypi. Rritja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe e detyrimeve të tjera fiskale për gazetat e kanë ngushtuar mjaft hapësirën e mbijetesës së shtypit shqiptar, i cili edhe pa këto ka pasur mjaft andralla në të shkuarën. Vendimi i djeshëm i gazetave dhe revistave për grevën pa afat, vjen pas disa përpjekjesh të dështuara për të bindur qeveritarët socialistë që të ... vinin dorën në zemër për të shpëtuar shtypin që po shkon drejt gremisjes, e cila është thelluar sidomos në 100 ditët e qeverisjes së Fatos Nanos. Por në vend që të gjenin qoftë edhe mirëkuptimin me minimal për një problem që kurresesi nuk i takon vetëm shtypit, drejtuesit e gazetave kryesore në vend janë përballur me cinizmin e pushtetit, i cili ka lënë të kuptohej se i intereson më shumë falimentimi sesa mbijetesë e fjalës së lirë në Shqipëri. Shtypi shqiptar nuk i ka kërkuar asnjëherë qeverisë subvencione, por i ka sugjeruar disa rrugë që gazetat dhe revistat të garantojnë mbijetesën. Por kjo qeveri, që në 100 ditë vetëm se e ka ngushtuar edhe më lakun në fytin e shtypit shqiptar, nuk ka pasur as kurajon dhe as dëshirën minimale, që të kuptojë të cilontë disi zinxhirët e rëndë që kanë prangosur fjalën e shkruar, një nga pasuritë më të mëdha të një shoqërie pluraliste. Në vend që të merren në konsideratë kërkesat asnjëherë maksimaliste të gazetareve, qeveritarët tanë kanë preferuar që të flasin me gjuhën e vrazhdë të Kastriot Islamit, cili u tha se nuk ka asnjë shpëtim pasi, sipas tij edhe reklamat që mbahen nëpër gazeta dalin me humbje. Ndërkohë kryeministri Nano, i cili nuk ka denjuar në asnjë rast të takohet me gazetarët për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, është shprehur gjatë 100 ditëve të tij për fryrjet dhe denigrimet që u ka bërë këtyre të fundit vetëm se i kanë kërkuar që t’i ndihmojë. Po të kishte qenë një fije njeri ky kryeministri shqiptar, më parë se vërejtje nuk mund t’i ndihmonte që t’i kishte pse të larta dhe tallemi me shoqërinë shqiptare përballë të shtypit shqiptar. Kurse ndihmësi i tij Kastriot Islami, pas mbylljes së Universitetit kur ishte ministër i Arsimit në vitin 1991, mesa duket ka vendosur që të mbyllë historinë e zezë të Shqipërisë edhe si mbyllës i gazetave dhe revistave shqiptare. Në një takim të mëparshëm të botuesve, njëri prej tyre tha me shaka se qeverisur nuk i kushtonte ndonjë gjë e madhe që të lironte shtypin jo nga pengesat e taksave, mjafton që njëri prej qeveritarëve të lartë të hiqte dorë nga fitimi i një makine me cigare kontrabandë. Duke e quajtur këtë si peshë e përgjithshme të së sotëm, në e kemi të qartë se askush prej tyre nuk do të bënte një lëvizje të tillë, jo pa (vijon në faqen 3)
Europa vendos vëzhgimin e qeverisë shqiptare
Berisha dhe Pollo në takime të rëndësishme në Tuluzë të Francës
Në nëntor Këshilli i Europës do të dërgojë në Shqipëri kryetarët e të gjitha Grupeve Parlamentare për të vlerësuar situatën politike në vend dhe po brenda nëntorit, një delegacion i Parlamentit Europian i kryesuar nga Doris Pack do të ekzaminojë raportet politike dhe situatën e sigurisë e të stabilitetit në Shqipëri.
Nga ana tjetër, po për këtë qëllim, delegacione nga EDU, EUCD, PPE, do të dërgojnë së shpejti delegacione faktmbledhëse. Takime të shumta dhe të rëndësishme të liderëve të PD-së, në Tulluzë të Francës. Delegacioni i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Prof. Dr. Sali Berisha, që ndodhet në një sesion të Partive Popullore Europiane, ka vazhduar edhe dje takimet e tij të shumta me personalitete të shquara politike europiane. Kështu, ai është takuar me Presidentin e EUCD-së Velzen, me Kryetarin e Grupit Popullor në Këshillin e Europës Shvimer, me Kryetaren e Komisionit të Europës Lindore në Parlamentin Europian Doris Pack, me Presidentin e Fondacionit “Shuman” Langer, me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Ruperez, me Kryetarin e Grupit Parlamentar të UDF në Asamblenë Kombëtare të Francës Francois Bayrou, me Presidentin e Internacionales Demokristiane Calderon, me ish-Presidentin e Parlamentit Europian Egon Klepsh. Në të gjitha këto takime, Berisha e Pollo u bënë bashkëbiseduesve një paraqitje të situatës të vështirë politike në Shqipërinë, dhunës dhe revanshit që po ushtrohet ndaj opozitës, institucioneve dhe ligjeve. Nga ana e tyre të gjithë liderët politikë europianë u shprehën me shqetësim për situatën politike të vendit dhe se këto akte jodemokratike dhe joeuropiane anë nxjerrin aktuale në Shqipëri po e vënë Komunitetin Ndërkombëtar përpara dilemave të mëdha. Duke folur në Samit, deputeti gjerman Schimpss, kryetari i Komisionit Parlamentar për Europën theksoi se “Duhet të ndalojmë që dora e Miloshevicit të shtrihet edhe në Tiranë”. Si rezultat i takimeve të Tulluzës, u arrit që në nëntor Këshilli i Europës këtë qëllim, delegacione nga EDU, EUCD, PPE, do të të dërgojnë së shpejti delegacione faktmbledhëse. Ndërkohë janë planifikuar të realizohen edhe takime të tjera të delegacionit të Partisë Demokratike.
Berisha dhe Pollo takojnë VIP-ët e Evropës. Liderët e PD-së bisedojnë me Pack, Velzen, Calderon, Klepsh, Ruperez, Langer etj
Grevë pa afat e shtypit shqiptar
Greva do të fillojë me 15 nëntor dhe varësisht nga realizimi i kërkesave prej qeverisë mund të vazhdojë për shumë ditë
Dje, më datë 11 nëntor 1997 u mblodhën të gjithë botuesit dhe drejtuesit e gazetave të përditshme, si dhe revistave ku u diskutua situata e rëndë ekonomike e shtypit shqiptar si pasojë e rritjes së TVSH dhe detyrimeve të tjera fiskale mbi shtypin.
Kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e rritjes marramendëse të tarifave të shtypshkronjave, e rritjes së tarifave të transportit të shtypit, i cili tashmë nuk përballohet nga asnjë organ shtypi. Gjithashtu akoma shtypi nuk mund të shkojë afër 60 % të popullsisë shqiptare që banon në fshat, pa harruar që reklamat nëpër faqet e gazetave janë inegzistente ç’ka ka bërë uljen e ndjeshme të të ardhurave nga ky marketing.
Nisur nga gjendja e rëndë ekonomike, e cila do të çojë në falimentimin e të gjithë shtypit të shkruar, nisur nga kërkesat e herë pas hershme të drejtuesve të shtypit për t’u takuar me ministrin e Financave apo me kryeministrin për të diskutuar rrugëzgjidhjet, nisur nga përgjigjet mohuese të kabinetit Nano, të gjithë botuesit dhe drejtuesit e shtypit të shkruar shqiptar.
- Aleksandër Frangaj që të negociojnë me qeverinë apo presidentin e Republikës për zgjidhjen e kërkesave të shtypit shqiptar.
3. Të bëjmë thirrje të gjitha gazetave dhe revistave të tjera shqiptare që të solidarizohen me grevën tonë.
1. Me datë 15 nëntor 1997 do të fillojë greva e paafat e të gjithë shtypit shqiptar deri në zgjidhjen e problemeve konkrete të shtypit.
2. Botuesit dhe drejtuesit e gazetave kryesore ngarkojnë një komision prej katër vetësh të përbërë nga
- Shpëtim Nazarko
- Dalip Guma
- Ylli Rakipi
1. Koha Jonë
2. Republika
3. Gazeta Shqiptare
4. Albania
5. RD
6. Dita Informacion
7. Klan
8. Bulevard
9. Hosteni
Tiranë, më 11 nëntor 1997
Deklaratë e gazetave të përditshme dhe revistave shqiptare
Partia Socialiste provokon elektoratin e Shkodrës
Pushteti lokal i Shkodrës reagon ashpër ndaj revanshit të Qeverisë. Letër e hapur drejtuar Presidentit Meidani
Nano: Do të largoj 26 krerë të rretheve
Rikthehet fryma e Bënçës në PS. Vihen në shënjestër përkrahësit e Pëllumbit dhe Metës
NË FAQEN 3
[Fotografi me kolazh gazetash; titujt e dukshëm: “REPUBLIKA”, “GAZETA SHQIPTARE”, “Koha Jonë”, “Bulevard”.]
Njoftim
Sot në orën 12⁰⁰ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode jep një konferencë shtypi në Selinë e Partisë Demokratike
Shqipëria dhe Bjellorusia - dy vendet europiane ku dhunohet pushteti lokal
Intervistë me Albert Brojkën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
NË FAQEN 2