15/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 nëntor 1997

Kontrabanda falimenton tregtarët

Cigaret qeveritare bllokojnë tregun shkodran NË FAQEN 4

Kryetari i SHIK-ut vjedh 4 milionë lekë

A e di Fatos Klosi se kë ka emëruar në Elbasan?! NË FAQEN 4

Banditët marrin detyra të tjera

Brokaj gradon çetën e kryebanditit Zani NË FAQEN 4

Nano: PD të mos hyjë në Vlorë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, Nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ish kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, dhe deputeti Ylli Vejsiu ndalohen nga oficerët e Gardës së Republikës, autoblinda dhe forca speciale në hyrje të Urës së Mifolit. Qeveria bie shkelm Pajtimit Kombëtar. Akt i turpshëm i Nanos, Finos, Cekës, Brokajt, Gjinushit Dhimbje e madhe në Vlorë, Fier dhe Lushnjë. Neritan Ceka zëvendëson Zani Çaushin Autoblinda të ministrit të Brendshëm ndalojnë delegacionin e PD-së në Urën e Mifolit Pushteti i bandave, dje realizoi një nga skenat më të turpshme të qeverisjes së saj. Dy oficërë të gardës, një tufë policësh dhe pjesëtarë të forcave speciale përforcuar edhe me një autoblindë ndaluan në Urën e Mifolit katër përfaqësuesit e Partisë Demokratike që po shkonin në Vlorë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të viktimave të Otrantos. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, nënkryetarja e Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli, ish kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, prof. dr. Ylli Vejsiu, që përbënin delegacionin e PD-së u ndaluan në një urdhër nga Tirana siç është shprehur oficeri i gardës për të asistuar në një ceremoni zie. Në zakonin e shqiptarët nuk ndalohet as hasmi të marrë pjesë në varrimin e viktimës. Por kësaj radhe ishin vetë hasmit që bënë ceremoninë. Ky ishte edhe absurdi që prej kohësh ka përfshirë shqiptarët dhe Shqipërinë. Ishin vetë hasmit, ata më të paturpshmit dhe më kriminelët, vrasësit realë të Otrantos, Bashkim Fino dhe Arben Malaj, vrasësit e rreth 2 mijë shqiptarëve, Sabit Brokaj, Fatos Nano e Neritan Ceka, ishin pothuajse ata që dogjën në Fushë-Arrëz në ’91 e që vranë në Shkodër në ’92. Ishin ata që liruan Ramiz Alinë nga burgu dhe e shpallin të pafajshëm ndërsa ndalin me autoblindë Pjetër Arbnorin. Ashu siç tha Bode, dje, viktimizuesit përvetësuan viktimat. Pushtetarët socialistë në bashkëpunim me kriminelët që i kanë ngritur në polici dhe pushtet realizuan dhe shelgimin më të madh ndaj Pajtim Kombëtar. Ata goditën tërë mundësitë që potencialisht nga partitë politike për sendërtimin e një bashkëjetese. Për të realizuar një gjë të tillë nuk u mjaftoi as TV-ja, as SHIK-u, as kërcënimet e deri plumbat edhe në Parlament. Atëherë u kthyen nga viktimat e tyre. I përdorën të vdekurit si mundësi për të realizuar goditjen ndaj PD-së e për të freskuar sadopak krimin që vetë e kryen. Ky është një makabritet. Pushtetarët socialistë nuk kanë respekt as për të vdekurit. Ata janë tallur me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Këtë do ta kujtojë edhe ajo që lejon përdorimin e emrit të saj në një deklaratë përçartëse që u shkrua në zyrat e kryeministrisë dhe u lexua në TV. Një veprim i tillë jashtë masës njerëzore nuk e ka bërë as Ylli Bufi dhe Ramiz Alia me të djegurit e Fushë-Arrëzit. Duke ndaluar me autoblindë delegacionin e PD-së, kërceuani vendin me një ndarje të madhe. Dikush tjetër ka pasur në mend të vendosë Mifolin si kufi. Askush nuk i ka thënë në mend se pikërisht këtu që e kanë pasur dhe e kanë projektuar dhe qeveritarët tanë. Autoblinda e Nënës Colës dhe Fatos Nanos nuk u ndalën dot vendin. Nuk ndajnë dot PD me Vlorën apo rrathët e tjera të jugut. Po aq ata nuk mund të pengojnë dhimbjen dhe viktimat. Të gjithë demokratët e Shqipërisë e kanë përjetuar me dhimbje të madhe tragjedinë e Otrantos. Nga Saranda deri në Tropojë, Sado të përpiqet ky pushtet kriminal të ndajë solidaritetin e shqiptarëve në dhimbje dhe në hallë do ta ketë të pamundur. Qindra demokratë të Vlorës dhe të rretheve të tjera kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Ata kanë marrë pjesë dhe kanë ngushëlluar familjarët sepse kanë qenë të pangarkuar me kompleksin e (vijon në faqen 3)

Trillime për të sulmuar kundërshtarët politikë

Berisha i përgjigjet akuzave të PS: Manipulim me shpirtrat e viktimave Berisha i përgjigjet akuzave të PS: Manipulim me shpirtrat e viktimave Trillime për të sulmuar kundërshtarët politikë “Kohli, Prodi, Santer e 500 drejtues partish të tjera nuk u mblodhën në Tulusë për të sajuar alibinë time”

Shteti ndalon PD-në të nderojë viktimat

Bode: Në Vlorë ne do të ishim si mijëra të tjerë, dhe do të dërgonim lule dhe ngushëllimet tona për viktimat e Otrantos Delegacioni i Partisë Demokratike nuk u lejua dje të shkonte në Vlorë për të marrë pjesë në ceremonitë mortore për nder të viktimave të Otrantos. Anëtarët e delegacionit Bode, Arbnori, Topalli dhe Vejsiu thanë në një konferencë shtypi se janë ndaluar me forcë rreth orës 14.00 nga policë dhe ushtarë, ndërsa po kalonin mbi urën e Mifolit, 20 km larg qytetit të Vlorës. Policët të armatosur dhe me autoblindë, tha Arbnori, na ndanë me autokolona dhe urdhëruan që të mos vazhdonim rrugën drejt qytetit, pasi kështu iu ishte dhënë urdhër nga Tirana. Njëri prej tyre, oficer i drejtorisë së ruajtjes së personaliteteve, tha se kemi që në orën shtatë të mëngjesit që presim të bëjmë bllokimin tuaj. Arbnori tha se, autoblinada e vendosur në dalje të urës na zuri rrugën dhe nuk lejoj makinët tona që të lëviznin përpara me kortezhin që shoqëronte arkivolet e viktimave, duke na paralajmëruar se do të përdornin edhe forcën. NË FAQEN 3

Kryeministri italian ngushëllon familjarët e viktimave

Prodi në Vlorë

Ceka duhet të shkojë në gjyq

Urdhëri për ndalimin e deputetëve është dhënë nga ministria e Brendshme, pikërisht nga vetë ministri i saj Ministri i Brendshëm Neritan Ceka deklaroi se ndalimi i drejtuesve të Partisë Demokratike që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të viktimave të Otrantos është bërë nga Policia e Vlorës. Ai mohoi që këtë dhënie një urdhër ndalimi, ndërsa nuk tha se me oficerët e Gardës së Republikës që zbatuan këtë urdhër të turpshëm komandoheshin nga policia e Vlorës. Po ashtu Ceka e di se TV-ja nuk komandohet nga drejtoria e policisë së Vlorës po as që di oficerët që i ka nxjerrë për dy ditë dhe dy net rresht në cepin e urës. Po as mund të komandohet nga policia e Vlorës edhe komisioni i organizimit të ceremonisë së varrimit që sabotona me të gjitha mjetet udhëtimin e delegacionit të PD-së. Nuk mendohet se do të ketë ndonjë shqiptar që beson se këtë kryen i këtij komisioni i merr komandat nga policët në shërbim e Fumurit. Urdhëri është dhënë vetëm nga ju, ashtu siç dhe vetë ju keni, marrë një urdhër. Veprimi juaj përbën shkelje të të drejtave të njeriut, lirise së lëvizjes së njerëzve e sanksionuar në dispozitat kushtetuese, për të cilën do të përgjigjeni një ditë.

Alimuça: Mbi qeverinë fitoi drejtësia

Pas fitores në Kushtetuese, VEFA premton kthimin e parave deri në fund të vitit NË FAQEN 5

8 dhjetor, dita historike e demokracisë

Mbledhje e Kryesisë së PD-së. Berisha: Takimet në Tulusë të suksesshme dhe të rëndësishme Në mbledhjen e saj të djeshme kryesia e Partisë Demokratike, u informua për pjesëmarrjen dhe takimet e suksesshme të Kryetarit të PDSh-së, zoti Sali Berisha dhe nënkryetari, zoti Genc Pollo, që morën pjesë në kongresin e Partive Popullore Europiane në Touluzë të Francës. Zoti Berisha theksoi se pjesëmarrja e PDSh-së, në këtë aktivitet nga më të rëndësishmit e partive të qendrës së djathtë europiane, pati një rëndësi të madhe. Në këtë Kongres delegacioni shqiptar pati një numër të madh takimesh me përfaqësuesit e partive homologe. Berisha informoi për rezolutën e Kongresit për Shqipërinë dhe Kosovën dhe se së shpejti në Shqipëri do të vijnë delegacione të Parlamentit Europian për të parë gjendjen në vend dhe shkeljet e vazhdueshme të ligjeve nga pozita. Në një konferencë shtypi që do të zhvillohet nesër në mesditë, do të jepen hollësi të mëtejshme nga ky aktivitet. Po në këtë mbledhje u vendos që të krijohet një grup organizativ për festimin e 8 dhjetorit ’90, si dita historike e demokracisë në Shqipëri. Komisioni do të kryesohet nga nënkryetari i PDSh-së, Genc Pollo, Azem Hajdari e Alban Brojka.

kundërshtaret politike

“Kohli, Prodi, Santer e 500 drejtues partish të tjera nuk u mboldhën në Tulusë për të sajuar alibinë time” u mboldhën në Tulusë për të sajuar alibinë time” NË FAQEN 3