Berisha: Të ndalim instalimin e diktaturës
Vetëm zgjedhjet e reja do të zhbllokojnë situatën politike të tensionuar
“Zgjedhjet e reja do të mbahen, jo kur të dojë mazhoranca, por kur të piqen kushtet dhe këto kushte tashmë janë pjekur”
NË FAQEN 3
Hapet sërish plaga e Otrantos. Mbytet motoskafi i nisur nga Durrësi
Deti përpin 17 shqiptarë
Katër ditë pas tragjedisë policia italiane zbulon afër Brindizit 9 fatkeqët që mbijetuan. Otranto - mbetet kanali i vdekjes për refugjatët shqiptarë
Kontrabanda mpin shtetin, shëndosh shtetarët
Kontrabanda e shtetarëve shqiptarë ka shpërthyer që ditën e parë të qeverisjes socialiste dhe buxhetit të shtetit.
Ajo ka filluar dhe funksionon si një institucion më vete veçse kësaj radhe i inkorporuar në strukturat e qeverisë si një shteg mafioz që i qëndron mbi kurriz ekonomisë shqiptare. Mjafton të vështrosh katër muajt e qeverisjes së Nanos dhe kupton se më së miri në këta katër muaj është bërë vetëm kontrabanda. Pothuajse në të gjitha doganat e Shqipërisë është krijuar qarku i vjedhjes që përfshin doganierë, policë doganorë, komisarë policie, shefa qarkullimi, polici tatimore për të ngjitur më pas shkallët e dikastereve ku ka ministra. Gjithçka fillon në pikat doganore dhe mbaron në zyrat e ministrisë së Financave dhe asaj të Brendshme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që për tre muaj nuk është zhdukur asnjë paketë cigare, ka filluar trafiku i kurdëve, pakistanezëve, kinezëve pa përmendur trafikun e shqiptarëve që funksionon në një mënyrë efikase si në Vlorë, ashtu edhe në Durrës, Fier, etj. Portet shqiptare janë kthyer herë në port han pa porta por vetëm për ngarkesat me adrese firmat e menaxhuara nga qeveritarët. Ndërkohë qeveria Nano ka shpikur për herë të parë në vend porte të reja siç është ai i Velipojës. Kontrabanda vazhdon e pasigjetuar nga asnjë segment i shtetit dhe mund ta pësojë prej tij veçse ndonjë fatkeq, i cili nuk ka asnjë mundësi për të paguar interesat në xhepat e ndonjë qeveritari. Për më shumë në jetën e kontrabandës kemi të përfshirë kryesisht njerëz brenda rrethit familjar të qeveritarëve ose eksponentë të besueshëm të rebelimit komunist në jug. Vëse në aeroportin e Rinasit deri dje kishte një shpërndarje proporcionale dhe profesionale, sot atje tërë punonjësit janë kryesisht të një rrethi por jo Tirana. Propozimet e komiteteve të Shpëtimit janë kthyer në një realitet në të vetmin aeroport të Shqipërisë. Janë pikërisht këta njerëz që kanë bërë edhe vepra të reja penale duke ndaluar vajzat e kthyera nga Italia dhe duke i rishitur ato apo shitur në Itali. Trafiku i klandestinëve të huaj që zbresin në këtë aeroport mund të llogaritet në një fitim për bosët e këtij trafiku në rreth 20 mijë dollarë në ditë, një pjesë e mirë e të cilit shkon në xhepat e njerëzve që drejtojnë repartet policore apo doganore të aeroportit. Se ku shkojnë çmimet e mëdha të parave të kontrabandës nuk do shumë mund për ta mëseuar. Një pjesë dërgohen në buxhetin e partive në koalicion, një pjesë tjetër për karriget e dyta apo të treta të kiosakëve që administrohen prej ministrave të Tiranës, duke filluar që nga parku Rinia e duke mbaruar në periferi të kryeqytetit, ndërsa të tjerat mbeten në xhepat e më me emër në Tiranë, si Rogner, Piaca, etj., ku shkohet për të konsumuar racionin e përditshëm të alkoolit, kryeministrat me miq e të tjerë. Ndonëse mbi njerëzit rëndon me tërë peshën e madhe të saj varfëria, 20 për qind TVSH, taksa taksash e tjera, mungesa e ngrohjes, ushqimi, dritave, papunësia, mungesa e investimeve etj. Çdo maunë kontrabande lind një grevë kundër taksave, mungesë së rrogave apo ushqimit. Ato fillojnë në Mernali, vazhdojnë në Fier, Tiranë, Elbasan, Shkodër për të përfunduar me vonë tjetër Shqipërinë.
Sulmi ndaj Kushtetueses, një hakmarrje politike
Delegacioni i KE-së: Pozita të respektojë të drejtat e opozitës. Kushtetuta vetëm me konsensus
Qeveria duhet të respektojë të gjitha angazhimet e qeverisë së PD-së në Këshillin e Europës.
Të mbrohet pavarësia e pushteteve. Të përdoren kritere transparente dhe objektive në emërimet në shërbimin civil, polici dhe ushtri. Është shumë i rëndësishëm funksionimi normal i autoriteteve lokale
NË FAQEN 3
Xhon King, përfaqësues i FMN në Shqipëri deklaron se nuk i ka sugjeruar qeverisë të
Përjashtohet opozita nga ekrani. Fshihet në fund të
Shpronësimet, Nano mashtroi me emrin e Fondit Monetar
Xhon King, përfaqësues i FMN në Shqipëri deklaron se nuk i ka sugjeruar qeverisë të miratojë një ligj kushtetues për dhunimin e pronës
i ka sugjeruar qeverisë të miratojë një ligj kushtetues për dhunimin e pronës. Karamitro: “FMN më siguroi se nuk do të bëntë kurrë një ndërhyrje të tillë”. NË FAQEN 5
Teleturpi, terr informativ mbi shqiptarët
Përjashtohet opozita nga ekrani. Fshihet në fund të lajmeve, njoftimi për të mbyturit e djeshëm në Otranto
.
Teleturpi shkël mbi kufomat e Otrantos. Ai nuk tregon asnjë pikë respekti ndaj të mbyturve në det një natë më parë, duke e spostuar lajmin për 17 të vdekur, nga këta 12 të humbur në thellësitë e Otrantos, në fund të edicionit informativ. Të gjitha kanalet televizive italiane e dhanë atë në fillim të programeve të tyre informative, por vetëm teleturpi shqiptar e fsheh këtë lajm në një vend ku nuk duket. Ky është mekati tjetër ndaj të vdekurve që kryen shembëtori Mazi pas dhënies së ceremonisë së viktimave të Otrantos në Vlorë nën frymën e një demagogjie dhe politizimi të pashëmbullt.
Drejtojsit e pashpirt të TV po tregojnë edhe këtë se ky televizion nuk është i shqiptarëve por vetëm i kryeministrit dhe njerëzve ministra që ka qeveria. Të ndërjet viktima, 17 të mbyturit e djeshëm, kanë ikur nga pasiguria dhe mungesa e shpresës që mbollën në këtë vend ish-komunistët, që në pranverën e këtij viti, dhe që e përforcuan edhe më tej mungesën e perspektivës me ardhjen e tyre në pushtet. Cinzimi i TV ndaj qytetarëve të vet, për fatin tragjik që i ndjek ata, tregon se TV shqiptar është një tragjedi tjetër që na është ngulur në mes të Tiranës bashkë me Mazin dhe Mingën si një dëshmitar i turpit.
Po dje teleturpi shqiptar nuk dha konferencën e shtypit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Berisha, duke dhunuar me këtë rast ligjin për TV dhe median shtetërore, duke forcuar edhe më tej barrikadën informative ndaj opozitës. Mosdhënia e kësaj konference tregon se TV është i vendosur në izolimin e opozitës ashtu siç është qeveria e vendosur të mbyllë sa të jetë e mundur alternativat dhe protestat e saj.
Nano dehet me verë dhe uiski
Kryeministri vijon vizitat njohëse në lokalet e natës
Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, piu të enjten në darkë tre shishe verë dhe dy dopio uiski, në shoqërinë e ministrit të tij të shihte tij të Financave, Arben Malaj dhe ish-ministrit të Brendshëm, Gramoz Ruçi. Nano mbërriti rreth orës 21.30 në lokalin e quajtur “Guva e Re”, ku qëndroi përreth katër orë, duke ngrënë e pirë, në kuadrin e vizitave të tij njohëse me të gjitha lokalet e natës së kryeqytetit. Një klient i lokali, që natën e së enjtes ndodhej afër kryeministrit tha për “RD” se në atë ishte befasuar nga sasia e alkoolit që kishte konsumuar Nano dhe bashkëngjifliç e tij. Sipas tij, kur u largua nga lokali, kryeministri i mprehte këmbë, Lezuasi shqiptar nuk është i painformuar për origjinë dhe cilësitë e shtrenjtë të kryeministrit Nano. Shtypi shqiptar ka shkruar disa herë për preferencat e tij për të kaluar orë të tëra në shoqërinë e argjyrave të alkoolit në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke mos përjashtuar këtu edhe vizitat e rëndësishme jashtë shtetit. Duke e shumar këtë si një aktivitet të ndikon në suksesin e qeverisë shqiptare, gazeta jonë do të informojë lexuesin e saj për të gjitha vizitat e shpeshta të Nanos në lokalet e natës.
Presidenti jep dorëheqjen
Meidani shkon për vizitë private në Itali
. Presidenti jep dorëheqjen. NË FAQEN 3
Protesta studentore shkelet me këmbë
Dita e katërt e grevës së Gjuhevë të Huaja
. Protesta studentore shkelet me këmbë. NË FAQEN 5
Dhunë shtetërore mbi grevistët
Vazhdon greva e 15 mijë punonjësve të naftës
. Dhunë shtetërore mbi grevistët. NË FAQEN 2
BIBLIOTEKA KOMBETARE
TIRANE