29/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 nëntor 1997

Juristët e kërënuar, drejt grevës

Gjykatat shqiptare do të mbyllin dyert NË FAQEN 4

Qeveritarët shqiptarë në dosjet italiane

Intervistë me prokurorin e hetimeve të qytetit të Leçes NË FAQEN 4

Guardia di Finanza “pushton” Durrësin

Policia bllokon vetëm pesë skafe në Durrës NË FAQEN 4

Vlora fishkëllen qeveritarët

Në Sheshin e Flamurit: “Dumat paratë tona”, “na mbytët njerëzit tanë në det”. Kanalet televizive italiane nxjerrin bojën Televizionit të Nanos Vlora e Flamurit pështyu dje mbi qeverinë e krimit, varfërisë dhe mashtrimit, duke e përshpejtuar ikjen e pushtetareve të lartë nga ceremonia zyrtare e kremtimit të 85-vjetorit të Pavarësisë. Vlonjatët, që vajtjen më shumë se të gjithë shqiptarët e tjerë pas ardhjes në pushtet të këtij pushteti klikën Nano-Medani, fishkëllyen dhe hodhën vezë mbi pushtetarët e lartë që shkakatuan fatkeqësinë e tyre dhe të gjithë Shqipërisë. Kanalet televizive italiane transmetuan dje pamje të thirrjeve “na mbytët njerëzit tanë”, “dumat paratë tona”, “Vlora nuk mashtron”, dhe të fishkëllimave therëse gjatë ceremonisë që u kthye në një procesion mortor për qeveritarët e lartë që ishin ngjitur në tribunë. Vlora i kujtoi dje Fatos Nanos se ajo nuk mund të tolerojë kurrë mashtrimin e madh të sheshtit të Flamurit për kthimin e parave të fajdeve, por aq sa edhe të gjitha viktimat e pafajshme, lotët e nënave që iu mbytën fëmijët në tragjedinë e Otrantos, që ish-komunistët të vinin në pushtet. Vlora pështyu dje mbi ata që importuan dhe sollën në Sheshin e shenjtë të Flamurit simbolin serb me të gjitha duart e tyre në palcë dinjitetin e qytetit të Ismail Qemalit dhe njollosur historinë e saj. Por qyteti i masakruar dhe çliruar nga rebelimi, tregoi dje gjithë mirënjohjen që po e çojnë vendin me shpejtësi drejt katastrofës, duke bërë çdo ditë hapa të mëdha për instalimin e neodiktaturës. Vlonjatët fishkëllyen për krye-mashtruesin Nano dhe për presidentin e Cërniçit Meidani, ndërkohë që e kujtuan Brokaj, Malaj dhe Gjiniushit se ata që grabitën paratë e atyre që vdiqën tragjikisht në Otranto do të ndëshkohen shumë shpejt nga historia. Në festën e madhe të 85 vjetorit të Pavarësisë dhe të çlirimit të vendit qeveritarët e pushtetit të instaluar ishin në të izoluar se kurrë nga bota shqiptare. Në ceremoninë zyrtare në sheshin, mungoi opozita, e cila nuk mund të kremtonte me qeveritarët që përdhosën sheshin e pavarësisë me simbolin afishombesare dhe me vranë qytetin e flamurit, por edhe shumica e personaliteteve më të shquara të jetës politike dhe intelektuale të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe të diasporës. Mungesa e tyre në ceremoninë e festës kombëtare e theksoi më shumë braktisjen e kësaj që meritojnë e bandave, shqiptarëve për qeverinë e bandave, mashtrimit dhe të politikës antikombëtare. Nëse në tribunë u pa edhe fytyra e ndonjë lajmëtari të Milosheviçit, të ardhur nga Prishtina, kjo e përforcon më shumë faktin se kjo qeveri tashmë është e papranueshme, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por edhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe të gjitha vendeve të tjera ku banojnë shqiptarët. Qeveritarët e neodiktaturës mbetën të izoluar dhe të braktisur nga e përtej tërë shqiptarëve në kremtimin e festës së Çlirimit të vendit. Shumica e qytetarëve të vendit i kremtuan bashkë ditën e pavarësisë dhe festën e çlirimit, duke i lënë pushtetarët në vetminë e tyre e sot rithën edhe turpshëm tok simbolin e Enver Hoxhës. Sot Meidani, Nano, Gjiniushi dhe të tjerët janë të lirë të festojnë festën e tyre reale, në shoqërinë e bandave që i ndihmuan për të ardhur në pushtet dhe të një gjyqti tjetër postal-gjikadh që po krijojnë legalizimin e Partisë Komuniste. Këtë qeveri e ka rrëzuar tashmë popullzija dhe bardhësia e botës shqiptare. Berisha dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

PD: Nuk festojmë me ata që përdhosën Sheshin e Flamurit

Partia Demokratike refuzoi festën e qeverisë për të festuar në Vlorë. Tresimboli serb u shfaq në Vlorë nga socialistët Partia demokratike nuk mund të festonte në Vlorë me ata që përdhosën Sheshin e Flamurit me tresimbolin serb. Ky është deklarimi i PD-së lidhur me refuzimin e ftesës qeveritare për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare në Vlorë me rastin e 85-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Me vendim të kryesisë, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së, demokratët refuzuan festat e ardhura nga qeveritarët për të festuar së bashku me këta qeveritarë 85-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë. Ky refuzim është njëherazi një respekt i madh për Ismail Qemalin, për veprën e tij për Vlorën dhe kontributin e saj në historinë e Shqipërisë. Kjo sepse, për Partinë Demokratike të festosh 85-vjetorin e Pavarësisë me ata që përdhosën Sheshin e Flamurit me tresimbolin serb, është një fyerje e rëndë për Vlorën, flamurin dhe historinë tonë kombëtare. Të mos festosh çlirimin me ata që për besnikërinë ndaj Enverit ndëshkojnë dhe dënojnë çdo të vërtetë të tyre është më pak fyerje e madhe dhe një jetë e mirë për Shqipërinë në çlirimin e vet. Në Shqipërinë të cilën jemi të në parë nxorën tresimbolin serb në Sheshin e Flamurit, që duke falsifikuar historinë, ndryshuan dhe çlirimin nga data 28 në 29 nëntor, në shenjë nderimi për diktatorin Hoxha. Dje, anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, kanë shkruar në qytetin kryesorë të vendit për të ndërruar ditën e Flamurit, ditën e Çlirimit të vendit, të nderuar, etj. dhe sqaronte e themelat e pavarësisë dhe lirisë së Shqipërisë. Edhe një herë Partia Demokratike u uron shqiptarëve Gëzuar festat e mëdha - 553-vjetorin e ngritjes së flamurit të shqiptarëve nga Skënderbeu në Krujë, 85-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 53-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Bota shqiptare braktis qeverinë

Komunistët ideologjizojnë Festën Kombëtare Shumica e botës shqiptare nuk ishte dje në Vlorë. Përfaqësuesit më të lartë të saj, intelektualët, personalitetet dhe njerëzit në njohur të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Diasporës, nuk u ndodhën dje në Vlorë. Në Vlorë mungoi Presidenca i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, përfaqësueses legjitime të shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, intelektualët dhe personalitetet të tjerë dhe me të tjerë kufirit. Në Vlorë mungoi dje Diaspora nga SHBA e deri në Egjipt. NË FAQEN 3

Presidenca: Këtë e vendos Milo

Në pikëpyetje pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën Islamike Një këshilltar i presidentit shqiptar, Rexhep Meidani, tha të premten në Tiranë se presidenca nuk e ka diskutuar ende çështjen e pjesëmarrjes ose jo të Shqipërisë në konferencën islamike, në të cilën ka aderuar në vitin 1992. NË FAQEN 3

29 Nëntori – dita e pushtimit sllavo - komunist

Zhvilloi punimet Kuvendi i 2 - të Kombëtar i të përndjekurve politikë Shoqata e ish - të burgosurve politikë të Shqipërisë, shqigjeta kundër Nanos. Po ringjallet komunizmi bashkë me simbolet e tij NË FAQEN 2

“Berisha nuk i hapi dritë jeshile serbëve”

Zëdhënësi i shtypit të PD-së përgjigjet NË FAQEN 3

Transparenca pret frymëmarrjen e biznesëve

Arapi: Ja rezultatet tona. Shkurtim shpenzimesh, punonjësish, ulje pagash dhe mbyllje aktivitetesh për pesë kompani që administrohen nga shteti Kamberi, falimenton. Prodhuesi numër një i vezëve në Shqipëri tani në gjërhamat e fundit NË FAQEN 5

Piramida, e rreme pasqyra e mjerjes shqiptare

Panajiri ’97 në mbrojtje të spekullatorëve Panajiri, dje në ditën e tij të tretë. Pas shkëlqimit të reklamave nxijnë varfëria dhe çmimet

Qeveria, rishtetëzon fabrikat e çimentos

Ministria e Privatizimit: Shteti aksioneri i parë NË FAQEN 5

Shqiptarët kremtojnë festën e madhe të Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit