Shqipëria e kërcënuar nga mafia financiare
Ligji i ri i Bankës së Shqipërisë dhe likuidimi i bankave aktuale lë të pambrojtura depozitat dhe i hap rrugë transfertave të parave të pista
Pellgu financiar në të cilin do të zhytet vendi, kërcënon me zbrazjen e xhepave të popullatës nga kursimet dhe financimin me to të deficitit buxhetor që vjen duke u rritur
NË FAQEN 3
Itali: 5 mijë refugjatë shqiptarë në grevë urie kundër riatdhesimit: “Më mirë vdesim këtu”
Djathtas skema e vendosjes së refugjatëve shqiptarë të shkurt - marsit dhe numri i përkohshëm i të përfshirëve në protestë
Refugjatët: S’kthehemi tek Nano
Qeveria shqiptare i bën thirrje autoriteteve italiane që t’i kthejnë sa më shpejt njerëzit e dëshpërimit. Në grevë edhe fëmijët. Të paktën gjashtë prej tyre shtrohen në spital. Marteli: në Shqipëri sundon një regjim i frikshëm
Qeveria, fati i hidhur i refugjatëve
Qytetarët e ikur nga Shqipëria për në Itali, në shkurt - mars të këtij viti, ndjehen sot dyfish viktima të qeverisë së Tiranës, po aq sa edhe në ditët e sotme kur qeveritarët e sotëm ishin rebelë të armatosur apo shefa bandash. Rrjetë pësimëj refugjatët shqiptarë, të kërcënuar nga riatdhesimi, janë prej të hënës në greva urie, kundër zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ndërkohë që qeveria e Fatos Nanos i bëri thirrje dje kabinetit të Prodit që të lehtësojë procedurat për kthimin e qytetarëve shqiptarë. Reagimi cinik i qeverisë shqiptare ndaj fatit të qytetarëve të saj, të mbetur rrugëve të botës, vjen pas lajmeve tronditëse për gjendjen shëndetësore që sa vjen e keqësohet të refugjatëve që nuk pranojnë riatdhesimin. Në grevë janë përfshirë edhe fëmijët e vegjël që nuk pranojnë zbatimin e marrëveshjes, disa prej të cilëve kanë përfunduar që dje në spital. Ajo që thotë zëdhënësi i Nanos për lehtësim procedurash mbetet të përkthehet si një thirrje që autoritetet italiane të përdorin dhunën për t’i kthyer me forcë në Shqipëri grevistët e urisë. Kryeministri italian, Romano Prodi, e la topin në fushën e qeverisë Nano kur deklaroi se marrëveshja e riatdhesimit është nënshkruar me insistimin e palës shqiptare. Kjo marrëveshje është nënshkruar rreth dy javë më parë gjatë vizitës që zëvendëskryeministri i Jashtëm italian, Piero Fassino bëri në Shqipëri, por ajo u mohua prej e fshehur nga autoritetet shqiptare për t’u ruajtur nga një reaksion i mundshëm. Ndërkohë kryeministri shqiptar, Fatos Nano, u tall në mënyrën më cinike me qytetarët e tij, kur deklaroi se do t’i kthehen në vendin e tyre ku i pret një jetë tjetër, që do të ndron dita - ditës falë qeverisjes së tij. Refugjatët e mbetur në kampet e Italisë iu përgjigjën thirrjes së Nanos me parullat “vetëm të vdekur kthehemi në Shqipëri”, duke bërë të qartë divorcin e tyre përfundimtar me qeverinë që i ka shtyrë pa iu dhënë dora fatet e qytetarëve të saj. Ata nuk duan të kthehen në të saj. Ata nuk duan të kthehen në një vend ku krimi është ngjitur në pushtet, ku mungon siguria dhe ku pohohet me shpejtësi marrëdhënia e çdo varfërimi të shumicës së qytetarëve. Pjesa më e madhe e refugjatëve po e kundërshtojnë me forcë riatdhesimin, ikën në muajt e parë për shkak të gjendjes së rëndë për humbjen e personit, që hyri i rebelin [?] rrëmbyesit që organizua dhe drejtua nga politikanët e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. Ata nuk pranojnë të kthehen, sepse banditët që i detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe të migronin ua thithën të emigracionit, sot janë në pushtet. Rezistenca sublime e vëllezërve të refugjatëve shqiptarë po i bëjnë marrëveshjes së riatdhesimit, është një fakt tronditës për rrugën pa krye në të cilën është futur Shqipëria nën drejtimin e socialistëve të Fatos Nanos. Greva e urisë e pjesëmarrësve në të pranojnë me mirë vdekjen sesa kthimin në shtëpi tregon se sa cinike janë deklaratat e pushtetarëve të sotëm për gjoja normalizimin e gjendjes në Shqipëri apo për politikën e re integruese të gjuhëpërshkrimit të emigrantëve Nano. Të shitur nga qeveria e tyre në mënyrën më të qartë dhe më mizore, grevistët e urisë po shikojnë se në këto ditë të vështira për ta, kanë shumë më larg pushtetin e instaluar (vijon në faqen 3)
Refugjatët shqiptarë
BOLONJA
Në kampin e Montevelios është organizuar një grevë urie
PIZA
I thuhet “jo” riatdhesimit. Kryefamiljarët e 176 shqiptarëve refuzojnë ushqimin
ANKONA
Një grup i vogël refugjatësh kanë kërkuar të qëndrojnë. Për Prefekturën “do të përfitojnë strehim vetëm personat që kanë probleme me shëndetin dhe gratë shtatzëna”
MACERATA
50 shqiptarë të strehuar në një hotel të Sarnanos i kanë bërë apel Prodit: “Na lini 10-15 ditë kohë për të gjetur punë e për të patur kështu mundësi qëndrimi në Itali”
BARI
Në qendrën e pritjes “Orsa Maggiore”, në periferi të Cazano della Muxhes, kanë mbetur vetëm 94 nga 146 refugjatët e strehuar. Kush ka mbetur, vazhdon grevën e urisë.
BRINDIZI
Shqiptarët janë shprehur se do të kundërshtojnë riatdhesimin dhe se do të zhbllokojnë një rezistencë pasive. Tetë prej tyre kanë kërkuar strehim politik.
FOXHA
Në qendrën e pritjes së Borgo Mezzanones është bllokuar për disa orë furgo(i)ni i Kryqit të Kuq, i cili
SPECIALE
Faqe 2
Rreth 400 familje në grevë urie
Vlora, Durrësi, Fieri dhe qytete të tjera në krah të refugjatëve
Rreth 400 familje në grevë urie
Të afërmit e refugjatëve të kërcënuar me riatdhesim fajësojnë qeverinë Nano si shkaktaren e vetme të fatkeqësisë së tyre
Familjarë dhe të afërm të refugjatëve shqiptarë në Itali të kërcënuar me riatdhesim janë të irrituar me qëndrimin e qeverisë Nano ndaj këtij problemi, duke vendosur që të përfshihen në protesta solidarizimi. Në qytetet e Durrësit, Vlorës, Fierit, një rreth 400 familje kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie kundër qeverisë Nano, në mbështetje të qëndrimit në Itali të të afërmve të tyre.
Shqetësimi i qytetarëve për të afërmit ka ardhur duke u rritur pas deklaratave të papërgjegjshme të qeverisë, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve italiane të lehtësojnë procedurat e kthimit të refugjatëve. Familjet e refugjatëve të kërcënuar me riatdhesim pas marrëveshjes së qeverisë shqiptare me atë italiane shikojnë tek kryeministri Nano shkaktarin kryesor të kësaj fatkeqësie. Qëndrimi zyrtar i qeverisë shqiptare ka qenë vetëm i rrallë për një ngjarje të tillë. Sipas qeverisë janë vetëm 1 800 shqiptarë që pritet të riatdhesohen, ndërkohë që autoritetet italiane flasin për 5 mijë të tillë që pritet të kthehen në Shqipëri sipas marrëveshjes me Nanon.
PD – Italisë: Mos i ktheni
Emigrantët e shkurt-marsit, viktima të rebelimit komunist
Që në fillim të emigrimit të tyre të detyruar dhe të manipuluar, PD i ka bërë thirrje qeverisë italiane që të mos i kthejë, por t’i strehojë dhe të shohë mundësinë e punësimit të tyre sezonal.
Berisha kërkon ndihmën e Papës
Qeveria italiane të gjejë një zgjidhje për emigrantët shqiptarë
Kryetari i Partisë Demo-kratike, Sali Berisha, i bëri thirrje dje autoriteteve italiane që të rishikojnë vendimin e tyre për riatdhesimin e refugjatëve shqiptarë, që u larguan në periudhën mars - prill, kur Shqipëria u zhyt në anarki nga rebelimi komunist i armatosur në jug të vendit.
Ish-Presidenti Berisha tha gjatë një konference shtypi se “i bëj thirrje Papës, qeverisë italiane, forcave politike, liderëve politikë, popullit mik italian që të mos i rikthejnë emigrantët shqiptarë, por të shohin një zgjidhje për qëndrimin dhe punësimin e tyre në Itali”. Nuk i rëndon Italisë të sistemojë 5 mijë fatkeqë.
Ndërkohë, Berisha ka bërë të njohur se është e pal tolerueshme kthimi i tyre masiv. Kthimet kolektive të refugjatëve përbëjnë shkelje të hapura të marrëveshjeve ndërkombëtare, tha Berisha.
Berisha i kërkoi vendit mik që të marrë parasysh faktin se këta emigrantë kthehen në vendin e tyre që është varfëruar shumë herë më tepër se sa ata e lanë kur ikën. Këta fatkeqë po detyrohen të vijnë në vendin e tyre që është zhytur në mjerim. Për më tepër, tha Berisha, ata në vendin e tyre do të gjejnë në pushtet ata që i detyruan të largohen nga atdheu i tyre, duke i terrorizuar, vrarë dhe grabitur.
Berisha gjeti rastin të sulmojë edhe një herë marrëveshjet e fshehta të kryeministrit Nano për dëbimin e emigrantëve shqiptarë. Për Berishën, Nano më parë se të nënshkruante marrëveshje të tilla, duhej t’i drejtonte thirrje vendeve të tjera europiane dhe t’u kërkonte ndihmë për sistemimin e këtyre fatkeqëve me të cilët po tallet. Janë këto qëndrime të qeveritarëve shqiptarë që i detyrojnë sot emigrantët të futen në greva urie sëbashku me fëmijët e tyre. Në thirrjen e tij Berisha ka përfshirë edhe qeveritarët mafiozë që drejtojnë vendin, duke iu kërkuar që të ndalin trafikun ilegalë të klandestinëve, armëve, drogës dhe prostitutave. Kjo qeveri e papërgjegjshme që organizon direkt trafiket është kthyer në një shqetësim madhor për shtetin fqinj, kujtoi Berisha. ndërkombëtare”
Artur KOPANI
“Duam pagat tona”
Punonjësit e ujësjellësit në grevë për pagat e papaguara
SHKODËR. – Punonjësit e ujësjellësit në disa fshatra të Shkodrës zhvilluan të martën një protestë dhe bllokuan për një orë furnizimin me ujë të pijshëm nga stacionet e pompimit.
Punonjësit thanë se protestojnë për shkak se prej dy muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Qindra punëtorë protestuan me thirrjen “Duam pagat tona”, para ndërtesës së prefekturës dhe Këshillit të rrethit të Shkodrës. Punonjësit kanë përgatitur një peticion me tre kërkesa, për pagat e papaguara, rritjen e pagës, vazhdimësinë e punës së ndërmarrjes dhe ardhjen e kontrollit të shtetit.
Partia Demokratike e Shkodrës e mbështeti grevën e punonjësve të Ujësjellësit. Greva e punonjësve të ujësjellësit bllokoi ujin për një orë.
GJEOGRAFIA E DËSHPËRIMIT
Për Prefekturën “do të përfitonin Sarhanos qëndrimin në Itali”
TERAMO
174 refugjatë të strehuar në ish-kazermën e alpinëve kanë bërë barrikadë në zyrën qendrore. Ata nuk lejojnë askënd të hyjë aty.
FOXHA
Në qendrën e pritjes së Borgo Mezanones është bllokuar për disa orë furnizimi i Kryqit të Kuq, i cili dërgonte ndihmat ushqimore. Pak kohë më vonë ka filluar greva e urisë
LAMECIA TERME
Refugjatët kanë paralajmëruar grevë urie.
Masakra e Shkopetit akuzon qeverinë
Të afërmit: “Çeka premtoi rendin”
NË FAQEN 4
Nxënësit përpara grevës së urisë
Ministri i Arsimit nuk pret konviktorët
NË FAQEN 4
Plumbat gjakosin rrugët e Shkodrës
Tensionohet gjendja në qytetin verior
NË FAQEN 4
SPECIALE