04/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 dhjetor 1997

“VEVE” - “piramidë” e letrave me vlerë?

Shoqata e të përndjekurve denoncon në prokurori, ja kush i ka paratë tona: NË FAQEN 5

Banka, arkë që ngop interesat e qeverisë

Ligji i ri i Bankës. Socialistet po ndryshojnë tërësisht kursin e politikave bankare NË FAQEN 5

Shteti refuzon përsëri fajdet

Dështon tryeza e fajdeve. Kryeadministratori le karigen bosh NË FAQEN 5

Vetëm opozita përkrah refugjatët

Partitë e opozitës kërkojnë sensibilizim ndërkombëtar për refugjatët shqiptarë: “Ndihmat për qeverinë e Levante Co, të shkojnë për emigrantët”. Koalicioni qeveritar mungon në tryezën e partive Mbërrijnë me aeroplanë ushtarakë shqiptarët e kthyer nga Italia: “Na morën me forcë”. Mallkime dhe akuza të rënda për qeverinë shqiptare: “Na shiti Nano” Opozita parlamentare shqiptare kërkoi në mbledhjen e këshillit të refugjatëve të ikur për shkak të rebelimit komunist të shkur[t] - marsit. 6 parti parlamentare të thirrura në një tavolinë urgjente nga Partia Demokratike, dhe konsideruar nga marrëveshja e nënshkruar nga Nano për kthimin e refugjatëve është e papërgjegjshme dhe duhet me mirën e këtyre njerëzve fatkeqë që nga vendi, për t’i shpëtuar territorit të bandave dhe komiteteve. Partia Demokratike, Partia Republikane, Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane dhe Bashkimi Demokrat Shqiptar, në një tryezë të thirrur mbrëmë kur bëhet e qeverisë e bojkatuan atë, diskutuan me shqetësim për gjendjen e krijuar nga zbatimi i marrëveshjes për kthimin e refugjatëve dhe grevën e urisë që kanë filluar ato ndaj kësaj mase të kthimit kolektiv. Opozita parlamentare ishte e një mendje se kthimi i tyre duhet të ndërpritet dhe duhet të gjendet një mundësi dhe rrugë për t’i mbajtur ato. Përfaqësuesit e opozitës parlamentare theksuan se është e nevojshme që t’u kërkohet autoriteteve italiane, parlamentit italian, ministrisë dhe qeverisë italiane që të rikonis- derojnë marrëveshjen e riatdhesimit të refugjatëve shqiptarë. Tavolina e partive parlamentare që u bojkotua nga partitë qeveritare miratoi tre deklarata të cilat i bëri publike në përfundim të saj. Partitë e opozitës i drejto- hen Qeverisë italiane, Parlamentit italian dhe popullit italian që të rishikojë marrëveshjen dhe të mbajë refugjatët shqiptarë, të cilët kimi në Shqipëri do t’i përballë me kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Partitë e opozitës i bëjnë thirrje dhe Senatit të Ti Papa Gjon Pali i Dytë, që të ndikojë me autoritetin e tij për mbajtjen e refugjatëve shqiptarë. Partitë parlamentare të opozitës ishin të një mendje se çështja e refugjatëve dhe zgjidhja e saj në favor të tyre është një shqetësim i madh për të gjithë shqiptarët me përjashtim të qeverisë së saj të papërgjegjshme. Tryeza gjatë diskutimeve kërkoi që deputetët e opozitës të kërkojnë në Parlament ndryshimin e rendit të ditës së punimeve të Parlamentit dhe diskutimin urgjent në seancë plenare problemin e refugjatëve që pritet të riatdhesohen. Gjatë diskutimeve të përfaqësuesve të partive edhe njëherë marrëveshja e qeverisë shqiptare për kthimin e emigrantëve të rebelimit u konsiderua si një abuzim i saj me dramën dhe mjerimin e njerëzve të dëshpëruar dhe të papërshpresë. Partitë parlamentare të opozitës propozuan gjithashtu edhe rrugë konkrete për trajtimin e refugjatëve dhe mbajtjen e tyre në Itali. Ata i bënë thirrje Italisë dhe Qeverisë së saj që një pjesë të ndihmave që janë planifikuar për vendin tonë të përdoren për mbajtjen e këtyre refugjatëve. Ato njëkohësisht u bënë thirrje vendeve të ndryshme të komunitetit europian që duke u nisur nga gjendja e vështirë e të shohin mundësinë që të bëjnë një shpërndarje proporcionale përkatësisht vendin dhe ndryshime të këtij komuniteti të refugjatëve që janë nga vendi i pasojë e rebelimit komunist. Mundësia e bashkëpunimit në këtë proces e opozitës parlamentare tregoi se asaj pak i intereson problemi i refugjatëve. Qeveria e Nanos është e angazhuar në gjithçka ta zhvillojë në kuriz të shtetasve të vet dhe në dëm të interesave të tyre, rasti i refugjatëve që duhet të riatdhesohen provon pikërisht qendrimin antihuman, antipërpër dhe antisocial të Qeverisë Nano. Tryeza e opozitës politike dhe rezultatet i saj konkret i materializuar me propozime dhe apel-konkrete për zgjidhjen e dramës së emigrantëve shqiptarë, ishte një dëshmi domethënëse për të gjithë qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar që të binden se në këtë vend nuk ka vetëm qeveritarë të papërgjegjshëm, por edhe forca politike të interesuara për bashkëqytetarët e tyre.

Fotografi e aeroplanit ushtarak në aeroport.

Fotografi e refugjatëve dhe personave që i presin.

Ndihmoni shqiptarët në fatkeqësi

Mesazh i opozitës parlamentare për Papën Gjon Pali II Drejtuesit e partive politike opozitare të Shqipërisë, po ndjekim me shqetësim të thellë gjendjen tejet të rëndë të krijuar në kampet e refugjatëve shqiptarë në Itali, pas marrëveshjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, për rikthimin e tyre në Shqipëri. Ndjeshmërinë e Shenjtërisë Suaj ndaj problemeve dhe halleve të mëdha të kombit shqiptar, ndjenjat miqësore për shqiptarët dhe dhembshurinë Tuaj për ata që vuajnë, bëjnë që ne t’i drejtohemi Shenjtërisë Suaj, me lutjen për të përdorur influencën Tuaj tek autoritetet italiane për të ndërprerë rikthimin masiv të pesë mijë refugjatëve shqiptarë. Dëshërojmë t’u theksojmë në këtë rast, se kush-

Qeveri e papërgjegjshme

Berisha komenton bojkotimin e partive qeveritare Berisha tha dje pas përfundimit të tryezës për problemin e refugjatëve për mungesën e partive qeveritare: “Pasi kanë kryer aktin e shëmtuar dhe kanë përdorur për qëllime dhe përfitime politike mjerimin e 5 mijë shqiptarëve, qeveria e ndjen veten të pamundur t’i ulë në tavolinë dhe të diskutojë me forcat e tjera politike për problemet e mëdha me të cilat ato përballen sot në kampet e refugjatëve.” Se pari Qeveria duhet të heqë dorë detyrimisht nga marrëveshja për rikthimin e tyre. Qeveria nuk duhet të mashtrojë shqiptarët dhe të deklarojë se emigrantët kanë rënë dakord për t’u rikthyer. Ky është një mashtrim i paskrupullt dhe i papërgjegjshëm i një qeverie të papërgjegjshme. Forcat politike opozitare shprehen vullnetin e tyre, iu drejtuan autoriteteve italiane, forcave politike italiane, parlamentit italian, të rishohin edhe njëherë Dekretin Prodi, të ndërpresin rikthimin. Mendoj se një alternativë e dhamë. Një përkundje e ndihmave të përcaktuara në kuadrin e ndihmave dhe bashkëpunimit ekonomik, është shumë më eficiente të përdoret për integrimin e këtyre emigrantëve në Itali, sesa të jepet për t’u shpërduar nga qeveria për Buxhetin dhe shpenzimet e saj. Qeveria shqiptare është një qeveri shumë e papërgjegjshme.” SH. P.

Kthimi i refugjatëve, një veto e qeverisë shqiptare

Riatdhesimi i emigrantëve, një krizë marrëdhëniesh mes qeverisë dhe qytetarëve të saj Qeveria provokon kontrastin e marrëdhënieve me Italinë dhe Greqinë refugjatëve shqiptarë. Dëshirojmë t’u theksojmë me këtë rast, se kushtet e Shqipërisë pas rikthimit të ish-komunistëve në pushtet, jo vetëm që nuk po përmirësohen, por po keqësohen progresivisht. Duke shprehur një angazhim Tuaj në përkrahjen për refugjatët shqiptarë, në kërkesat e tyre për të mos u rikthyer, shprehim konsideratën tonë më të lartë si një mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar.

Godo përshëndet nismën shkodrane

“Vllaznimi” nxit bashkëpunimin mes të Djathtëve NË FAQEN 3 “Vllaznimi” nxit bashkëpunimin mes të Djathtëve Godo përshëndet nismën shkodrane NË FAQEN 3

Nanokracia mbeti çibanokraci në PS

Islami shkel statutin e PS për të zgjedhur mbrojtësin e Nanos PS lëpiu atë që pështyu pak ditë më parë NË FAQEN 4 Islami shkel statutin e PS për të zgjedhur mbrojtësin e Nanos Nanokracia mbeti çibanokraci në PS PS lëpiu atë që pështyu pak ditë më parë NË FAQEN 4

Me mjete demokratike kundër revanshit komunist

Rezolucion i Kuvendit Kombëtar të Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Në qeverisje janë ish-persekutorët tanë NË FAQEN 4 Rezolucion i Kuvendit Kombëtar të Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Me mjete demokratike kundër revanshit komunist Në qeverisje janë ish-persekutorët tanë NË FAQEN 4

Na mbytën qeveritarët e sotëm

Brindizi. Dëshmi tronditëse e të mbijetuarve të Otrantos L akohen emrat e Brokajt, Malajt dhe Gjinushit si të lidhur me bandën e armatosur që shkaktoi tragjedinë Gjykatësit italianë që po hetojnë mbytjen e “Katri të Radës” në mbrëmjen e 28 marsit, kanë në duar fakte tronditëse për implikimin e qeveritarëve të sotëm shqiptarë në tragjedinë e Otrantos. Në gjykatën e Brindizit janë lakur emrat e Brokajt, Gjinushit dhe Malajt, si njerëz të lidhur me banditët e Zanit që sollën anijen dhe pastaj e nisën atë për në brigjet italiane. Disa nga të mbijetuarit kanë dëshmuar para gjykatësve italianë në Brindizi se, pasi kanë paguar paratë, ata kanë qenë të shoqëruar gjatë të gjithë udhëtimit nga një bandë e armatosur. Sipas dëshmive, njerëzit e armatosur kanë kërkuar timonierin e “Katri të Radës” që të mos kthehet prapa për të vijuar udhëtimin drejt Italisë, pas takimit me anijen luftarake italiane “Sibilla”. Ata fajësojnë më shumë bandën e armatosur për kontaktin fatal që solli mbytjen e “Katri të Radës”, sesa ekuipazhin italian të “Sibilla”. Këto fakte pritet që të bëhen shpejti publike, gjatë procesit gjyqësor për mbytjen e anijes së nisur nga Vlora për në Itali, si pasojë e së cilës humbën jetën në mënyrë tragjike 84 shqiptarë. T.GJ.

Dje në Rinas. Të dëshpëruarit zbresin nga avioni ushtarak italian. Drejtues të Partisë Demokratike takohen me refugjatët e kthyer. Foto: Albes Fusha

BIBLIOTEKA KOMBETARE TIRANE

Të hënën fillojnë festimet për 8 Dhjetorin