“Qeveria i ka hajdutët pas vetes”
Alimuçaj: Arapi parapregatit shtetëzimin
NË FAQEN 5
“Deloitte & Touche të kthehet në shtëpi”
VEFA: Në se nuk zhbllokon transfertat
NË FAQEN 5
Kreditorët: Paratë i kthen greva e urisë
Shteti dhe VEFA shkëmbejnë batuta
NË FAQEN 5
Qeveria ka braktisur refugjatët
Berisha i shkruan Kofi Anan-it: Ndërhyni në favor të refugjatëve. Qeveria shqiptare mashtron opinionin shqiptar. Kthimi i refugjatëve nuk ishte kusht për ndihmat. Në Rinas dhe Durrës të riatdhesuarit trajtohen si të burgosur
Antihumanizmi i qeverisë shqiptare
Riatdhesimi i refugjatëve të marsit vazhdo dhe jeta malë një zell të madh nxitur nga një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kthimin e tyre nx-orin në natën e pambreshtme nga kamp-ingjet rreth 500 refugjatë duke i futur në anije dhe avionë për t’i nisur më pas drejt [?]. Ndërkohë që në Itali kanë nisur kritikat e ashpra ndaj qeverisë së këtij vendi për një kthim të tillë të dhunshëm, në Tiranë opozita shqiptare ka bërë lëvizjet më të forta lidhur me këtë problem. Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj, është pozicionuar plotësisht kundër një kthimi të tillë duke bërë edhe lëvizjet e duhura diplomatike në mbështetje të një qëndrimi të tillë. Deri tani janë njoftuar, Papa Gjoni Pali II, Parlamenti italian dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, nëpërmjet letrash dhe deklaratash, në të cilat kërkohet ndërhyrja e tyre që emigrantët të mos kthehen dhe për më pak të mos përdoret dhuna ndaj tyre. Shqiptarët shënon kështu rastin e parë që nga viti 1992, kur opozita gjendet shumë herë më aktive dhe më pranë fatkeqëve shqiptarë se sa vetë shteti. Nga kampi tjetër në vend të një shqetësimi real për një kthim të tillë, lind çudia. Zëdhënësi i qeverisë shqiptare [?] përgënjeshtron kryeministrin shqiptar, zëvendëskryeministrin shqiptar, ministrin e brendshëm po shqiptar, si dy të tjerët, duke deklaruar se nuk ka një marrëveshje të tillë mes qeverisë shqiptare dhe italiane, por se është vendimi i Parlamentit italian. Marrëveshja është nënshkruar në korrik në Romë dhe është firmosur nga Nano, i cili pas këtij nënshkrimi e deklaroi këtë edhe për median italiane edhe për median shqiptare. Kjo është përmendur disa herë më pas prej qeveritarëve shqiptarë dhe së fundi, dje, kësaj marrëveshjeje iu referua edhe ministri i Brendshëm në po të njëjtin edicion lajmesh ku bëri përgënjeshtrimin zëdhënësi i qeverisë. Qeveria Nano duke e parë këtë problem në mënyrë sasiore, pra duke iu referuar vetëm numrit të refugjatëve që do të ktheheshin, ka hedhur me tavolinë fatin e 5000 shqiptarëve në shkëmbim të një kredibiliteti fals që buron nga një pikë e kësaj marrëveshjeje në të cilën thuhet se refugjatët do të kthehen kur në Shqipëri të krijohen kushtet normale të rendit, qetësisë dhe vazhdimësisë të jetës. Nota e qeverisë në një marrëveshje e tillë nuk ka arritur as minimumin e nënshkrimit në favor të qeverisë, përkundrazi i ka zbritur asaj edhe tiparin më të domosdoshëm të çdo qeverie, humanizmin. Në Rinas dhe në Durrës, qindrat e refugjatëve flinin në terrën kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare, shanin Nanon dhe tregonin dëshmitë e dhunës që është treguar ndaj tyre. Kanë ndodhur edhe më parë kthime të refugjatëve në masë përgjatë pesë viteve. Por asnjëherë ato kthime apo fshesat nuk janë bërë në përplasje me marrëveshje të tillë. Përkundrazi qeveria shqiptare ka kërkuar që të ndërpriten të tilla operacione antinjerëzore, ndërsa opozita e atëhershme është shprehur me kthyesit. Natyrisht që votuesi shqiptarë të shqetësojë në shumë gjëra, e kanë harruar edhe një ves të tillë të qeverisë së sotme, ditën e votimit. Tashmë është e qartë se çfarëdo veprimi që do të kryhet nga të kundërtë të interesit të shqiptarëve, qëndron nën tavolinë edhe qeveria socialiste. Nëse qeveria shqiptare u gjet pas asnjë alternativë përballë kundërshtimit të emigrantëve për t'u riatdhesuar, opozita dha variantin e saj. Qeveria italiane të përdorë ndihmat e caktuara për Shqipërinë për të rituar refugjatët. Kjo do të ishte më e lehtë edhe për shtetin italian, më e lehtë edhe për refugjatët, më e lehtë edhe për qeverinë shqiptare. Natyrisht që në pamje të parë kjo kërkesë ka një thelb sakrifikues, por menaxhimi i këtyre ndihmave prej vetë italianëve në favor të refugjatëve është shumë më i sigurt se sa menaxhimi i tyre nga qeveria shqiptare në favor të vetë shqiptarëve.
Luftë në Berat
Bomba dhe plumba përpara komisariatit të qytetit. Lirohen të burgosurit
Burime nga Berati njoftuan dje se ka pasur konflikt të armatosur mes një grumbulli personash dhe forcave të rendit para komisariatit të qytetit. Pas arrestimit të 15 personave, që akuzohen për krime të ndryshme, familjarët kanë filluar protestën para komisariatit duke kërkuar lirimin e të ndaluarve. Pas këmbënguljes së familjarëve të të ndaluarve dhe hezitimit të forcave të rendit u liruan 8 të burgosur ndërkohë që të tjerët nuk ndodheshin aty. Megjithëse familjarët e të burgosurve kanë përdorur armët për lirimin e të afërmve të tyre mësohet se vetëm shefi i komisariatit të Beratit ka qëlluar në ajër duke mundësuar lirimin e të burgosurve. Të ndaluarit bëjnë pjesë në bandën e “Vakëfit”, kundërshtare e anëtarëve të bandës “Çelpeja” që njihet si shoqëruese e Nanos në qytetet e jugut gjatë trazirave të marsit dhe fushatës ele- qytetet e jugut gjatë trazirave të marsit dhe fushatës elektorale. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara mësohet se pasditen e së mërkurës është hedhur një sasi e konsiderueshme bombash në oborrin e komisariatit, por nuk ka pasur viktima. Familjarët e të ndaluarve kanë vazhduar protestat edhe gjatë pasdites së djeshme duke vënë në përdorim edhe armët. Rreth 100 protestuesit nga Berati kanë qëndruar para komisariatit deri në orët e vona të natës së djeshme duke arritur të lirojnë nga burgu shumicën e të ndaluarve. Ndërkohë burimet policore nuk kanë dhënë ende shpjegime për ngjarjen. V.ELBASANI
“Ndalni kthimin e refugjatëve shqiptarë”
Letër e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan
Dhuna kundër refugjatëve shqiptarë, dëbimi i tyre masiv dhe i sforcuar nuk pajtohet jo vetëm me aktet dhe konventat e OKB-së për refugjatët që shteti italian ka nënshkruar, por ato janë në kundërshtim të hapur me traditën e hershme të solidaritetit dhe miqësisë që ekziston ndërmjet popullit shqiptar dhe atij italian
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është drejtuar dje me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, në të cilën i shkruan:
Po ju drejtohem juve me këtë letër për të shprehur shqetësimin tim më të thellë për gjendjen jetët e vështirë, kushtet çnjerëzore që ekzistojnë sot për mijëra refugjatë shqiptarë në disa kampe të Italisë, të cilët këto ditë kanë qenë subjekt i keqtrajtimit të shumta dhe të papranueshme nga ana e forcave italiane të rendit. Të dhëna në mediat italiane bëjnë të ditur, se dhunës goditjeve dhe keqtrajtimit nuk i kanë shpëtuar gjatë dëbimit të sforcuar edhe shumë gra dhe fëmijë.
Zoti Sekretar i Përgjithshëm, dhuna kundër refugjatëve shqiptarë, dëbimi i tyre masiv dhe i sforcuar nuk pajtohet jo vetëm me aktet dhe konventat e OKB-së për refugjatët që shteti italian ka nënshkruar, por ato janë në kundërshtim të hapur me traditën e hershme të solidaritetit dhe miqësisë që ekziston ndërmjet dy popujve tanë. Ky solidaritet i kombit mik italian dhe qeverisë italiane që kulmuan këto vite të fundit kanë patur një vlerë dhe një rëndësi të jashtëzakonshme në marrëdhëniet e shqiptarëve drejt demokracisë, tregut dhe integrimit. Jam i bindur se shqiptarët me memorien e tyre të gjatë janë dhe do të jenë mirënjohës gjithnjë Italisë dhe kombit italian.
Për qëndrimin e fundit, dëbimin kolektiv të shqiptarëve qeveria italiane po shfrytëzon si bazë ligjore një marrëveshje për riatdhesimin e refugjatëve e firmosur dy javë më parë pa përgjegjësi nga pala shqiptare. Në të vërtetë, me këtë marrëveshje qeveria shqiptare ka bërë tregti me mjerimin e qytetarëve të saj, ka firmosur mbi mjerimin e tyre, kjo sepse mijëra refugjatë që do të riatdhesohen njihen në vendin e tyre në kushte të varfërie shumë më të madhe se në kohën që u larguan dhe me shanse të punësimit të tyre siç premton qeveria shqiptare jo reale. Ju lutem zoti Sekretar i Përgjithshëm të përdorni të gjithë autoritetin tuaj për të shmangur çdo keqtrajtim të mëtejshëm të refugjatëve shqiptarë dhe për t’a bindur qeverinë italiane të heqë dorë nga dëbimi kolektiv i refugjatëve shqiptarë dhe mos të shfrytëzojnë për këtë qëllim marrëveshjen e nënshkruar jo me përgjegjësi nga qeveria shqiptare.
Cani maskon krizën Nano
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në interpelancë me të vetët: Banka është bankier i qeveritar. Premton mrekullinë: inflacioni ’98 do të jetë 20 për qind. Depozitat e shqiptarëve flejnë me sigurinë e pastrimit të parave
FAQE 5
SHBA: Zgjedhjet nuk dhanë rezultate të kënaqshme
Deputeti Hajdari zhvillon takime në Departamentin e Shtetit
FAQE 3
Leku merr rrokullimën
Dyshime për mundësinë e pagesës së buxhetorëve
Guvernatori Shkëlqim Cani paralajmëroi dje rrokullisjen e mëtejshme të monedhës kombëtare, Lekut. Në një seancë parlamentare ai tha se leku pritet të humbë pikë ditët e ardhshme duke fajësuar për këtë vitin e ri!
Ndërkohë rrogat e papaguara të institucioneve dhe ndërmarrjeve të ndryshme duket se nuk do të paguhen dhe listët së gjatë të punonjësve që kërkojnë pagat e tyre do tu shtohen së shpejti edhe dhjetëra-mijëra punonjës buxhetorë.
Guvernatori deklaroi rritjen e mëtejshme të inflacionit që shkon direkt në favor të shkaktërrimit të mëtejshëm dhe të shpejtë të Lekut, monedhës kombëtare.
Shkattërrimi i Lekut që u paralajmërua nga Guvernatori i Bankës nuk mund të justifikohet as me çmimet as me vitin e ri, por me politikën e mbrapshtë shqiptare financiare dhe monetare të Qeverisë Nano.
Nga kthimi i të dëshpëruarve në portin e Durrësit
Të kthyerit në Rinas dhe në Durrës: Nano do na e paguash. Kthehen 500 nga të ikurit e marsit
Shorti i Kampionatit Botëror Francë ’98
Grupi A
Brazil
Skoci
Marok
Norvegji
Grupi B
Itali
Kili
Kamerun
Austri
Grupi C
Francë
Afrika e Jugut
Arabi Saudite
Danimarkë
Grupi D
Spanjë
Nigeri
Paraguaj
Bullgari
Grupi E
Holandë
Belgjikë
Koreja e Jugut
Meksikë
Grupi F
Gjermani
USA
Jugosllavi
Iran
Grupi G
Rumani
Kolumbi
Angli
Tunizi
Grupi H
Argjentinë
Japoni
Xhamajkë
Kroaci