10/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 dhjetor 1997

Opozita do të mbrojë liritë e shqiptarëve

Bashkimi për Demokraci denoncon shkallëzimin e dhunës së pushtetit mbi opozitën. Vrasje, tortura dhe keqtrajtime për aktivistët e Partisë Demokratike. Nano njëlloj si Noriega . Në Sarandë, Edmond Zisi, anëtar i PD-së, u mbyt në birucat e komisariatit të Policisë. Bardhyl Krasniqi dhe tre vëllezërit e tij janë goditur dhe janë keqtrajtuar në oborrin e komisariatit nga kapobanda e Cakranit. Vritet në rrethana misterioze Genc Katroshi, anëtar i PD. Segmente të Sigurimit të Shtetit vunë tritol në shtëpinë e nënkryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Frrok Gjinit. NË FAQEN 3

Gjinushi para gjyqit

Berisha: Në rast se do të cënohet Gjykata Kushtetuese, opozita do të reagojë fuqishëm, me të gjithë mjetet me të cilat mbrohet liria Skënder Gjinushi me Foto Camin në një aktivitet partie

Terror i pushtetit mbi opozitën

Qeveria socialiste po intensifikon goditjen e PD-së dhe strukturave të saj me të gjitha mjetet. Gjatë një konference shtypi, dje, grupimi politik Bashkimi për Demokraci bëri tre deklarata që lidhen me goditjen dhe masakrimin e disa drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së në rrethe. Brenda një harku kohor prej tre ditësh policia ka goditur dhe vrarë, një anëtar të PD-së në Sarandë, ka masakruar tre simpatizantë të PD-së në Fier, ndërsa persona të paidentifikuar kanë hedhur dinamit në shtëpinë e nënkryetarit të Bashkisë të Vaut të Dejës, duke sjellë dëmtime të mëdha në banesë si dhe në automjetin shetëtor me të cilin ai lëvizte. Një represion i tillë ndaj PD-së dhe njerëzve të saj, i përligjur në kulisat e pushtetit dhe ministrisë së Brendshme është i paparaqë nga viti 1991, kur njerëzit e sigurimit vranu, zhdukën dhe masakruan me dhjetra demokratë. Situata është e ngjashme në të gjitha përpjekjet vjeshtë kësaj radhe duket se shteti është gjithnjë e më i inkriminuar në goditjen e opozitës. Duket se në Shqipëri ka filluar lëvizja e hapave politike që të kujton republikat e bananeve. Nëse Shqipëria i shpëtoi një fat të tillë edhe në ditët e saj më të vështira, qeveria e ardhur në pushtet me ndihmën e bandave po e institucionalizon fenomenin e vrasjes dhe persekutimit politik. Nuk dihet se ç'përgjigje mund të japë për këto raste ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, dhe se si mund t'i arsyetojë kryeministri Fatos Nano. Dora e hekurt e pushtetit mbi opozitën është paralajmërim për mbërthimin e lirive për shqiptarët, dhe pikërisht asaj lirie që është mjaft e shenjtë për demokracinë, lirinë politike. Bananizimi i servirur nga Nano dhe partia në pushtet është direkt rrjedhim i mënyrave se si erdhi kjo qeveri në drejtimin e vendit. Por kjo është po aq edhe rrjedhim i përkohshmërisë së saj. Brenda një kohe të shkurtër, aq sa është mandati i plumbave dhe bandave, ata po përpiqen të lubtajnë kundërshtarët politikë, nëpërmjet persekutimit, po aq edhe nëpërmjet krimit të infrastrukturës komuniste të gjithë institucioneve dhe të drejten në dispozitat kushtetuese. Dhurina ndaj opozitës duke falur në tempullin e politikës, në Parlament, për të vazhduar pastaj mbi shtypin dhe median opozitare e deri në bazë të PD-së përbën tentativat e tyre të fundit për ta zgjatur sa më shumë të jetë e mundur përkohshmërinë e tyre. Me këtë rast pushteti socialist po përpiqet të rrënojë në Shqipëri pikërisht ato vese të diktaturës që aq sa janë marrë nga diktatura e vjetër e Hoxhës aq edhe janë vënë nga diktaturat moderne. Me këtë rast pushteti po përpiqet ta lërë popullin shqiptarë në një prej mënyrave më shkatërruese, atë të krimit politik. Bandat e veshura me pushtet tashmë janë në realitet të vendosura. Policia shqiptare është bërë shtrehë e tyre, e po aq edhe e papërgjegjshmërisë dhe inatit ndaj opozitës e kujtdo që mendon ndryshe. Ata tashmë kanë edhe formacionin e tyre politik që është Partia Socialiste dhe pjesën militare të ligjëruar e përcaktuar në një ministri të Brendshme apo Shërbim Informativ Kombëtar. Rreziku është prezent. Persekutimi i opozitës, masakrimi dhe masja e saj janë vetëm fillimi. Shqipëria është e kërcënuar më shumë se kurrë nga logjika e kaskadave, mantelit i bandave dhe pushtetarët e korruptuar dhe kontrabandistë. Për demokratët është momenti vendosmërisë së tyre. Askush nuk mund të pranojë më në Evropë një republikë bananesh.

Këshilli i Ministrave koka e kontrabandës

Qeveria e kontrabandës nën akuzë Kryeministri Nano, zëvendësi i tij Fino, Ministri Malaj dhe një sërë ministrash të tjerë, tashmë të identifikuar si kontrabandistë e rajonit në dosjet e Brukselit. Listat e zeza të kontrabandistëve, që s'këshillohen nga institucionet kontrolluese ndërkombëtare të Brukselit si Divizioni 21 dhe Divizioni 28, mbajnë në radhët e tyre edhe persona shumë interesantë shqiptarë. Ato janë interesantë jo për shkak se merren me kontrabandë, por për arsyen e thjeshtë se janë shtetarët më të lartë të Shqipërisë së varfër. Saranda, Vlora dhe Shkodra dhe porte të tjera të vendit janë kthyer përfundimisht në porte kontrabande. Asgjë tjetër veç anijeve që sjellin cigare, karburante dhe mallra të tjera të shtrenjta nuk bie në sy nëpër portet tona. 5 muaj qeveri pa zhduguar asnjë paketë cigare, 5 muaj dhe mijëra e mijëra ton vajguri rezultojnë të zhdugura nëpër dogana, kurse vajguri nuk gjendet askund në treg kjo është situata ku e katandisi vendin mafia shtetërore kontrabandiste. Dy shtypi i përditshëm dhe njoftime tronditëse nga implikimi i qeveritarëve me të lartë në rrjetin e kontrabandës me burim Brukselin dhe Divizionin 28. Pjesa e dytë e kontrabandistëve qeveritarë është vënë më një pjesë e kontrabandës që zhvillohet qeveritarët. Greqia si vend nga nisën mallrat kontrabande, Shqipëria si vend tranzit dhe Mali i Zi si vend pritës me destinacion ndoshta edhe më gjerë se ky rajon, përbëjnë në fakt vetëm linjën vertikale Veri - Jug të shtrirjes së fenomenit shtetëror të kontrabandës. Këshilli i Ministrave kontrabandistë shqiptarë i përbërë nga Nano, Fino, Malaj dhe të tjerë që pa përzgjedhur edhe mallrat që i përcjell në cigare L & M, Bond. Asdo njëje se mjahet kështu këta duhan. Po ashtu këta kontrabandistë merren edhe me kontrabandën e kafesë dhe karburanteve. Reagimet zyrtare që pritën së shpejti nga Brukseli natyrisht që do t'i vënë një njollë të zezë vendit dhe shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, por ndërkohë ato do të tregojnë me gisht qeveritarët kontrabandistë shqiptarë.

Milo i paftuar në Austri

Mashtrim i fundit i Nanodiplomacisë Në prag të nisjes për në Moskë, ministria e Jashtme njoftoi se ministri Milo do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Vjenë, gjë të cilës do ta takonte homologun austriak, Shysel, dhe qeveritarë të tjerë. Në prag të nisjes për në Moskë, ministria e Jashtme njoftoi se ministri Milo do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Vjenë, gjë të cilës do ta takonte homologun austriak, Shysel, dhe qeveritarë të tjerë, por burime diplomatike austriake duke se përgjegjshmëriojnë versionin zyrtar të z. Milo. Sipas tyre, MPJ e Tiranës ka bërë shpesh kërkesa për takime zyrtare kur ministri ndodhej tranzit në Vjenë, gjë që nuk është pranuar nga pala austriake. Në kthim nga Moska, gjatë qëndrimit tranzit në Vjenë, z. Milo do të njeri një takim shumë të shkurtër kortezja nga ministri i Jashtëm austriak, Shysel.

Hajdari: Diaspora nuk e njeh qeverinë Nano

Deputeti Azem Hajdari flet për vizitën e tij të suksesshme në SHBA Vizita ime në SHBA ka shërbyer për sqarimin e diasporës shqiptare në tërësi për atë që ndodhi si rezultat i lëvizjes marksiste të kamufluar që arriti të djegë bashki, komuna, prefektura etj., dhe të ulë dinjitetin e Shqipërisë duke e kthyer atë vite mbrapa. Vizita ime në SHBA ka shërbyer për sqarimin e diasporës shqiptare në tërësi për atë që ndodhi si rezultat i lëvizjes marksiste të kamufluar që arriti të djegë bashki, komuna, prefektura etj., dhe të ulë dinjitetin e Shqipërisë duke e kthyer atë vite mbrapa NË FAQEN 2

Minatorët: Dhjetori na gjen në grevë urie

Strategjia Bufi dhe gjendja e keqe e jetës së minatorëve të bakrit, ferrokromit dhe qymyrgurit vë në lëvizje sindikalistët Do të presim deri në datën 20 dhjetor, nëse qeveria nuk ul në tavolinë me ne, do të nisë një grevë të përgjithshme pa afat. “Do të presim deri në datën 20 dhjetor, nëse qeveria nuk ul në tavolinë me ne, do të nisë një grevë të përgjithshme pa afat”. NË FAQEN 5

Ceka zgjeron rrjetin e kontrabandës

Një anije greke shkarkon cigare në Divjakë Shkarkimi është bërë me një motoskaf ushtarak, ndërkohë që malli është shoqëruar me makina policie dhe me foristrada të ardhura nga Tirana Vizita e Cekës në Greqi, nuk ka qenë për ndihmat për policinë, por për krijimin e lidhjeve me kontrabandistët grekë. Pas kthimit të tij nga Athina, një anije greke u ankorua në Divjakë, ku për një ditë e gjysmë shkarkoi mijëra koli me cigare, të cilat sipas burimeve policore shkoi për llogari të Ministrisë së Brendshme. Shkarkimi i ngarkesës është bërë me një motoskaf ushtarak, ndërsa kamionët e ngarkuar me cigare janë shoqëruar, jo vetëm nga hyjkontrabandistët e Lushnjes Katana, por edhe nga foristrada të Ministrisë së Brendshme të ardhura nga Tirana. Kjo është vizita e dytë e anijes greke në detare të Kavajës dhe e Lushnjes. Disa ditë më parë ajo kishte shkarkuar në plazhin e Spillesë, ku për shkak të ngarkesës me cigare kontrabandë ishin angazhuar të njëjtë persona. Dëshmitarë nga Divjaka thanë për gazetën “RD” se zhurmat e automjeteve, të shoqëruara me makina dhe foristrada të policisë kanë prishur qetësinë e natës së dielës, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme udhëtimet kanë qenë më të kufizuara.

Shkodra pa në ekran si u pës hty Nano

Televizioni lokal jep të plotë protestën ant qeveritare Televizioni lokal i Shkodrës TV1, transmetoi të hënën në mbrojtje protestën e madhe të qytetarëve shkodranë kundër kryeministrit Nano dhe presidentit Meidani. Televizioni tregoi pamje ku qytetarët thërrisnin “Liri demokraci”, “Poshtë Fatos Nano”, poshtë kriminelët dhe kontrabandistët dhe parullat e tjera fyese që u hodhën pas ceremonisë në universitetin Luigj Gurakuqi. Në një intervistë dhënë për këtë televizion, kryeministri Nano tha se nuk e priste ta gjente Shkodrën në këtë gjendje, duke lënë të kuptohet se ishte i befasuar nga protesta e fuqishme kundër tij. Ndërkohë, kryetari i këshillit të rrethit të Shkodrës, Lorenc Mosi, i deklaroi radios “Kontakt” se “ne u befasuam nga ardhja e këtyre përfaqësuesve të qeverisë, pasi ata nuk kishin lajmëruar askënd nga pushteti lokal më parë”. Zoti Mosi konfirmoi thirrjet e qytetarëve “kundër komunizmit, pro Sali Berishës dhe parulla të tjera”, që u hodhën nga qytetarët e Shkodrës. Pamjet filmike të televizionit lokal të Shkodrës i njoftoi edhe një herë Televizioni i Nanos, i cili për ti mos e bërë ballë me kronikën e vizitës së pushtetarëve të lartë në Shkodër e censuroi atë në edicionet e tjera lajmeve, duke e transmetuar vetëm në orën 20.00.

Ashpërsohet konflikti mes Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të Parlamentit të bandave

NË FAQEN 3 NË FAQEN 2 NË FAQEN 5