Studentët dhe nxënësit e Shkodrës, Elbasanit dhe Kamzës në grevë
. Universiteti i Kamzës drejt grevës së urisë, konviktorët e Shkodrës në ditën e dytë të grevës. Studentët e Elbasanit braktisin mësimin: “Duam rend dhe qetësi!”
Ceka, shefi i kontrabandës
Në Shqipëri po instalohet mafia politike. Emrat e pushtetarëve më të lartë shqiptarë në listat e zeza të Divizionit 21 të Brukselit. Fatos Nano, Bashkim Fino, Arben Malaj dhe të tjerët, grabisin miliona nën mbrojtjen e uniformave blu të Neritan Cekës
Në Divjakë dhe Karavasta, policët shoqërojnë maunet e cigareve
“Sfida” e të humburve të Dhjetorit
Sot pas shtatë vitesh nga fillimi i lëvizjes studentore, Dhjetori historik po përpiqet të dhunohet dhe të zhvlerësohet nga një pjesë e politikanëve në pushtet dhe “oborrtarëve” të tyre. Ndërsa liderët e lëvizjes studentore festuan datën e shënuar të fillimit të rezistencës ndaj regjimit komunist, një ditë më pas mbërritën në Tiranë me festë të qeverisë, disa studentë nga Universiteti i Vlorës si dhe “oborrtarët” në mërgim të kësaj qeverie. Ata kishin përgatitur “sfidën” ndaj ditës së 8 Dhjetorit ’90. Një paralelizëm mes lëvizjes për demokraci me lëvizjen për të shkatërruar jo vetëm demokracinë, por të gjithë Shqipërinë, që shpërtheu në fillimet e këtij viti. Kjo ishte “sfida” e të humburve.
Fatkeqësisht për realizimin e kësaj “sfide” Nanos i ishin nevojitur dhe disa karta të asaj lëvizje. Të lumturuar nga kolltukët qeveritarë, Ceka, Pashko e ndonjë tjetër ishin në atë sallë si kukulla që tashmë kanë pranuar të lëvizin prej Nanos. Këta prej kohësh kanë pranuar shiten e dhjetorit në këmbim të një karrierë qeverisëse. Ishin pikërisht këta që do thonin se lëvizja e dhjetorit historik do të ishte e marguar pa lëvizjen e studentëve të Vlorës e muaji mars. Një paralelizëm i tillë për këdo është më tepër se i përshtirë. Të krahasosh studentët e atij Dhjetori historik që shpërthyen diktaturën komuniste me ata studentë që ndihmuan në restaurimin e komunizmit në vitin 1997 është të paktën e papranueshme.
Studentët e Dhjetorit nuk dogjën bashki e prefektura, nuk rrëmbyen armë dhe nuk vranë kundërshtarë politikë, por kishin zgjedhur simbolet e paqes, pëllumbat për të sfiduar komunizmin. Ndërsa ata studentë që Nano dhe pasues të tij i konsiderojnë si heronj, kënaqeshin ndërsa shihnin si vriteshin shqiptarë përpara dyerve të tyre nga sulmet të ashtuquajturën grevë urie. Ata lumturoheshin, ndërsa shihnin një ngaqë si vrapë, për të patur gjakun e një të masakruari prej shokëve të këtij lloj studentësh.
Ishtë me tepër se qesharake që të shpeshë që këdo gazetarët e televizionit për disa qeveritarë dhe oborrtarë që ishin mbledhur diku në një sallë për t’iu kundërvënë lëvizjes së Dhjetorit. “Ashtu kjo sfida ju ndaj 8 Dhjetorit?” pyeste gazetarja të pranishmit.
Dhjetori i ’90 ishte dhe do të mbetet krenaria jonë, e shqiptarëve, një ditë që është në shënim të kombëtar, ndërsa lëvizja e atij grupi studentësh në Vlorës, topi i të gjithë shqiptarëve, një fatkeqësi kombëtare.
Dhjetori ’90 rrezoi diktaturën, krijoi pluralizmin dhe hapi rrugën për ndërmarrjen e demokracisë, ndërsa lëvizja e nxitur nga ai grup studentësh në Vlorë i hapi rrugën anarkisë, rebelizmit dhe banditizmit, fenomenet këto që vazhdojnë t’i vuajmë dhe në njëfarë mënyre jemi viktima të saj.
Për Nanon është normale që të gjejë çdo ditë the të realizojë çdo ske që nga të zhvlerësojë çdo pak dhjetorin ’90. Ai ka qenë dhe është në luftë me atë ide që lidhen ato ditë të ftohta. Është normale të mendosh se ai po kërkon të hakmerret ndaj atyre studentëve që e larguan nga skena politike. Hapi i parë ishte arrestati ndaj liderit të kësaj lëvizje, Azem Hajdari. Ndërsa tani ka marrë përsipër që të dhunojë 8 Dhjetorin ’90. Gjithësesi deri tani është provuar se Nano ka dalë gjithnjë i humbur nga betejat me studentët e Dhjetorit. Ata e kanë hedhur tre herë nga qeverisja. Ndaj dhe sfida e propaganduar së fundi, prej tij për paralelizëm mes lëvizjes studentore të ’90 dhe asaj të disa muajve më parë është një sfidë prej dështaku.
Bledi KASMI
Konomi i paraqet dorëheqjen Meidanit
Gjykata Kushtetuese “thyhet” para presioneve të klikës kriminale. Mbeten tetë anëtarë
Ish - ministri i Drejtësisë në tekstin e dorëheqjes ka mbrojtur vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ka këmbëngulur se amendamenti i shumicës parlamentare është antikushtetues
NE FAQEN 3
Gjata pret Linon
SHBA të alarmuar për sulmet e pushtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese
Ambasadorja amerikane shpreh shqetësimin e administratës së Klintonit për ngjarjet e ditëve të fundit dhe për ndryshimin e ligjeve kushtetuese nga shumica komuniste
NE FAQEN 3
Meidani dhe Gjjnushi në gjyqin e Komisionit Juridik
Kriza institucionale në Shqipëri së shpejti në fokusin e Këshillit të Evropës
Dy amendamentet Kushtetuese të dërguara në nëntor nga qeveria Nano, si dhe kriza që ajo ka shkaktuar, do të jenë në qendër të vëmendjes së KE në 15 dhjetor të këtij viti.
Në këtë datë Komisioni Juridik i KE do të diskutojë për dy ndryshimet kushtetuese, për krizën që rrjedh prej tyre si dhe përplasjen midis Kryetarit të Kuvendit Pollos, anëtar i Komisionit Juridik do të relatojë për këtë çështje.
Në mbledhjen e mërparshme me propozim të deputetit demokratian zëvendës, Kolumberg, dhe të deputetit socialist italian, Besosti, ky komision vendosi që Amendamenti Meidani për Këshillin e Lartë të Drejtësisë e ligji për Komisionin Ngjela të konsiderohet si shkelje e parimeve kushtetuese dhe për to i është kërkuar mendim Komisionit të Venecias, që përbërë nga juristë më në zë të Evropës.
Hajdari: Unë nuk takohem me hajdutë dhe kriminelë
Lideri i Dhjetorit refuzon ftesën e Meidanit. Takimi juaj, takimi i fundit i komsomolasve enveristë
Kjo ftesë është një përpjekje për t’i bërë makiazh regjimit mafioz dhe kërkon t’i fshehë populist shqiptar tradigjenie e ardhjes në pushtet, të qeverisë komuniste
NË FAQEN 3
Të vijë Nano të japë llogari
Shtyhet konferenca e PS-së së Vlorës
I deleguari i qendrës Musa Ulqini kthehet në mes të rrugës
Konferenca e PS-së së Vlorës, planifikuar të mbahej dje është anulluar. I deleguari i qendrës, Musa Ulqini është kthyer në mes të rrugës për në Vlorë pas një telefonate të informantit të qytetit, kryetarit të PS-së, Eduart Allushi. Ai i ka thënë Ulqinit se ende nuk është përgatitur konferenca por burime të gazetës sonë nga Vlora bëjnë të ditur se anëtarë të PS-së kanë deklaruar se nuk marrin pjesë në konferencë dhe do ta prishin atë nëse në Vlorë nuk vjen Nano. Ne kemi biseduar me Nanon kanë thënë ata, ndërsa i kanë kujtuar liderit lokal premtimin e tij për të kthyer paratë, kontrabanden e madhe etj. Alla po mendojmë vetëm për veten, kanë thënë ata. Nano deri tani vetëm ka vjedhur dhe ka mashtruar.
Në fushatën e PS-së për të organizuar konferenca në rrethe nuk është hera e parë që ato kthehen në bumerang për drejtuesit kryesorë të PS-së. Këtu mund të përmenden konferencat e Gjirokastrës, Elbasanit, Durrësit etj, ku drejtuesit kryesorë të qeverisë janë akuzuar dhe kritikuar rëndë. Ndërkohë nga Durrësi është nisur një peticion ndaj kryeministrit Nano.
Ceka kundër kryeministrit; Krimineli kërkon të fajësojë viktimën; Dëshmitarët flasin rreth ngjarjes
Deklaratat për korrupsion përplasin zyrtarët e lartë shqiptarë
Ceka kundër kryeministrit
NË FAQEN 4
Gjykata e Tiranës dëgjon versionin e Mazrekut lidhur me atentatin
Krimineli kërkon të fajësojë viktimën
NË FAQEN 4
Vazhdon gjyqi ndaj Nehat Kullës e Muharrem Hakës
Dëshmitarët flasin rreth ngjarjes
NË FAQEN 4