543 të vrarë dhe 1780 të plagosur
Pesë muaj sundim i komunistëve: krim dhe anarki, kontrabandë dhe mjerim
Bashkimi për Demokraci mendon se është jetike dorëheqja e menjëhershme e kësaj qeverie, dhe krijimi i një qeverie teknike të mbështetur nga të gjitha forcat politike
NE FAQEN 3
Bomba në Gjirokastër e Fier
Studentët e universitetit “Eqrem Çabej” braktisin auditorët nga terrori. Asnjë përmirësim nga mbërritja e RENEA-s në jug
Rikthehet dhuna në jug të Shqipërisë. Qyteti i gurte në prag të revoltës
“Nje deklaratë e dëshm[e] e Bashkimit për Demokraci” lidhur me gjendjen e rëndë të rendit në vend konkludonte se rebelimi komunist e ka zëvendësuar krimin i organizuar. Pikërisht këtë qëndrim e çelësi i mungesës së rendit dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Rebelimi komunist solli në pushtet një klasë politike të inkriminuar e cila zhvilloi në përmasat më të mëdha kontrabandën ndërsa pjesës që mbeti jashtë pushtetit pikërisht nga baza e rebelimit komunist iu dha si bashkësh ambienti për krim të organizuar. Tashmë janë të identifikuar edhe emrat e kontrabandistëve të mëdhenj shqiptarë të cilët janë po ata emra që edhe drejtojnë qeverinë e sotme apo dikastere të veçanta të saj. Po ashtu edhe personat e përfshirë në krimin e organizuar është ajo pjesë e lumpenit që u përfshi në rebelimin komunist, të afërm e familjarë të shtetarëve të sotëm, banditë dhe kriminelë të njohur në vend. Të luftosh sot krimin, është njësoj si të luftosh qeverinë dhe tërë infrastrukturën e ndërtuar prej saj sidomos në organet e rendit dhe shërbimin sekret shqiptar. Njerëz të akuzuar për krime gjatë rebelimit komunist kanë zënë vende në polici dhe në zyrat e Interpolit shqiptar. Anëtarë komitetesh apo drejtues të tyre janë zyrat e vërteta të kuadrit, që shpërndajnë krimin në të gjitha strukturat ku mbahet një shtet. Reparte policie shoqërojnë karvanet e manevrave me mallra kontrabandë apo shkarkojnë anije të tëra në Karavasta, Divjakë, Sarandë e gjetkë ndërkohë që policë të nder-shëm vriten nga maskat. Ky dualitet tragjik i policisë shqiptare është ve-pra më kriminale që kanë realizuar shtetarët shqiptarë. Vetëm javën e fundit kanë humbur jetën nga bandat dhe maskat pesë policë dhe oficerë policie, ndërkohë që në pesë muaj qeverisje socialiste janë gj etur vdekje 543 qytetarë të pafajshëm dhe 1780 të tjerë janë plagosur. Shqipëria është bërë një mollë e ndaluar për vetë shqiptarët. Askush nuk luan xhon të lëvizë pasi bie errësira në çfarëdo rruge të vendit, ndërsa tërë akset kryesore kombëtare survejohen nga bandat. Gati është e pamundur të udhëtosh, aq më pak po pate një makinë të mirë ose po qe njeri me sadopak para. Kjo është gjendja e jashtëzakonshme që kanë vendosur bandat, në bashkëpunim me qeverinë dhe qeveritarët shqiptarë. Ndërsa krimi ka pushtuar edhe rrugët e qyteteve. Vetëm brenda në Tiranë janë vjedhur, dhe dhunë çin-drra makina benz, ndërsa në qytete si Gjirokastra apo Fieri jeta është kthyer në një ankth nga shpërthimet e përditshme. Policia ka humbur besimin tek drejtuesit e saj dhe pa-kush nga policët pranon të vihet ndërsa pushtetarët merren me kontrabandën e cigareve, karburantit, trafiqeve alkoolike apo trafikun e klan-estinëve. Ndërkohë që shtypi shqiptar është mbushur me dosje kriminale dhe krimesh, asnjë nga gjykatat shqiptare nuk ka arritur të dënojë një bandit apo një bandë, një maskë apo trafikant për gjatë gjithë kësaj periudhe. Në asnjë rast krimi nuk mund të he-tohet, aq më pak gjykohen njerëz që kanë kryer dhjetëra vrasje ndërsa ku-polen qeveritare. Në Shqipëri prej kohësh mungon shembulli i dënimit të krimit për çdo lloj kohe, mungon edhe shembulli i paralizimit të krimit.
Bandat luftojnë me policinë
Plagosen tre persona, arrestohen nëntë të tjerë dhe bllokohet një sasi mjaft e vogël armatimi
Yzberishi rrethohet nga forcat e rendit
Një aksion i organizuar nga policia e Tiranës filloi dje, rreth orës 16.00, në zonën e Yzberishit bëri të ditur burimet policore. Aksioni, sipas burimeve paraprake, synonte kapjen e elementeve kriminalë dhe vjedhësve të makinave. Sipas të dhënave ka pasur të shtën[a] zjarri nga ana e banditëve dhe policia është kundërpërgjigjur me breshëri. Gjatë shkëmbimeve të ashpra janë plagosur tre persona që u dërguan në spital dhe tani janë jashtë rrezikut. Ndër të plagosurit është dhe Artur Dosti, i dënuar më parë me 17 vjet burg për vrasje. Nga forcat e policisë mësohet se nuk ka pasur viktima. Aksioni përfundoi me arrestimin e 9 personave, që u shoqëruan në polici, dhe bllokimin e 4 automatikëve, 3 pistoleta dhe një granatë dore.
11 vjet burg për kriminelin Mazreku
Gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes. Ndryshohet akuza ndaj atentatorit
Paratë për Nanon, para për të djegur Shqipërinë
Zëdhënësi i PD-së komenton deklaratën e kryeministrit
Me një pohim publik të bërë dje, kryeministri shqiptar Fatos Nano ka pohuar se “për të rrez uar regjimin e Berishës u harxhuan dhjetra milionë dollarë”. I lutur të komentojë këtë deklaratë, zëdhënësi i Partisë Demokratike njofton se: Kjo deklaratë, e para deklaratë e sinqertë e kryeministrit të përgjegjshëm shqiptar shpreh një të vërtetë të hidhur të rebelimit komunist dhe investimit të qarqeve antishqiptare në bashkëpunim me qarqet komuniste për të përmbysur me dhunë demokracinë shqiptare dhe për të marrë pushtetin politik. Kjo deklaratë, nga ana tjetër pohon njëkohësisht edhe eligjitimimin e pushtetit të sotëm, i cili nëpërmjet kallashnikovëve iu imponua dëshirës së popullit për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Miliona dollarët” që i janë dhënë Nanos me shokë u investuan për të përmbysur demokracinë shqiptare, për të djegur e shkatërruar shtetin dhe vendin. Urojmë që zoti Nano të vazhdojë të jetë po kaq i sinqertë edhe në deklaratat e tjera për t’ia bërë të qartë popullit atë që Partia Demokratike ia ka thënë që në fillim të rebelimit komunist.
Hajdari: Të largohen pushtuesit grekë
Kryetari Komisionit të Mbrojtjes paralajmëron rreziqe për Shqipërinë
“Nano ka nxitur një kryqëzatë të nacionalizmave primitive ballkanikë në dëm të sovranitetit të Shqipërisë”, për këtë ai do të përgjigjet. Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend vasal të këtyre nacionalizmave
NE FAQEN 3
Apostoli, ministri përdhunues
Qytetarët të rrezikuar në zyrat e larta të shtetit
Disa vjet më parë Apostoli ka rrezikuar përjashtimin nga Partia e Punës, për shkak se kishte lënë një grua shtatzënë, kur punonte si inxhinier në uz-inën e autotraktorëve
NE FAQEN 3
Vlorë: Të vijë Nano bashkë me paratë
Shtyhet përsëri konferenca lokale e PS-së
NE FAQEN 2
Berisha përshëndet anëtarët e rinj të NATO-s
Shqipëria vazhdon të aspirojë NATO-n me gjithë politikën e mbrapshtë të qeverisë
Zëdhënësi i Partisë Demokratike njofton se kryetari i kësaj partie Prof. Dr. Sali Berisha përshëndet marrëveshjen e nënshkruar dje mes NATO-s dhe Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë për anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO, që shënon edhe hapin e parë të madh të shtrirjes së Aleancës Atlantike edhe në vendet ish-komuniste. Shqipëria, ka qenë vendi i parë ish-komunist që ka bërë kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO dhe me gjithë politikën e mbrapshtë të qeverisë së sotme, vazhdon t’i qëndrojë besnike kërkesës së saj, si një objektiv, madhor i integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë anëtarësim, Prof. Dr. Sali Berisha, shpreh edhe një herë shpresën e tij se edhe Shqipëria do të përfshihet në planet e anëtarësimit të plotë në strukturat NATO-s.
Qendër e rëndësishme emancipimi e kombit shqiptar
Berisha përshëndet 3-vjetorin e Universitetit të Tetovës
Është një nder dhe privilegj i veçantë që të përshëndes sot studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tetovës, të cilët me punën e tyre serioze, përkushtimin e madh për dijen e kanë shndërruar këtë institucion në vetëm 3 vjet jetë në një qendër të rëndësishme arsimimi dhe emancipimi të kombit shqiptar. Universiteti i Tetovës erdhi si nevojë jetike e shqiptarëve të Maqedonisë për t’u shkolluar dhe marrë përsipër përgjegjësitë e rëndësishme që kanë për të ardhmen e tyre dhe të vendit të vet. Kam bindjen se ky universitet, e drejta kushtetuese e të cilit ekziston në të gjitha kushtet morale të vendeve të qytetëruara duhet të gjejë në të ardhmen mirëkuptimin e të gjitha institucioneve të shtetit maqedon, dhe do të vendosë lidhje të ngushta dhe të frytshme mes universiteteve shqiptare dhe joshqiptare në rajon e botë.