Trafiqet e shumta ndërrojnë të konsumuarit
NË FAQEN 4
Frikë dhe tmerr në Gjirokastër
Policia heton intensivisht për kapjen e autorëve të shpërthimeve
NË FAQEN 4
“Kartë e blertë” për familjet shqiptare
Dekret presidencial për ribashkimin familjar të imigrantëve në Greqi
NË FAQEN 4
Ndahen paratë e kontrabandës
Kryedoganieri Bleta shpërblen vartësit për lejimin e trafqeve të paligjshme
Për pesë muaj qeveritarët shqiptarë i kanë vjedhur shtetit 155 milionë dollarë. Doganierët nuk kanë zhdoganuar asnjë ngarkesë me cigare, kafe, asnjë anije me karburant dhe pothuajse asnjë ngarkesë me pije alkoolike
Qeveria e bukës me listë
Partia Demokratike po zhvillon aktivitete dhe takime me elektoratin në mbarë vendin, duke konstatuar një ngritje të dukshme të frymës së protestës për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme të koalicionit të majtë.
Drejtuesit e Partisë Demokratike po mbushin sallat dhe sheshet e qyteteve duke mbajtur gjallë shpresën e njerëzve të dëshpëruar se zgjidhja e vetme për Shqipërinë do të jetë rrëzimi i pushtetit të instaluar të Fatos Nanos. Por, ndërsa në të gjithë Shqipërinë po konstatohet një moral tepër i lartë i demokratëve, që ndjehen të gatshëm për të mundur pushtetin e bandave në një garë të ndershme elektorale, është vërtet fatkeqësi kombëtare varfëria e tejskajshme që ka pllakosur shumicën e shqiptarëve në këto pak muaj qeverisjeje të socialistëve.
Kjo situatë e rëndë ekonomike, që është më e ndjeshme sidomos në qytetet e vogla dhe në zonat e thella malore, është argumenti më i mirë që kjo bandë politike, që po inkurajon krimin dhe po grabit paratë e shqiptarëve, duke organizuar kontrabandë masive dhe duke drejtuar të gjitha trafiket e paligjshme në vend, duhet të largohet urgjentisht nga pushteti.
Edhe tepër tronditës fakti që 1200 qytetarë të Rubikut marrin bukë me listë nëpër furrat private, për shkak se nuk kishin më se të paguanin. Shumë familje kanë nevojë për supën e bashkisë për të mbijetuar, por pushteti lokal është i papërfillshëm për t’i ofruar ndihmë, sepse qeveria e Nanos ka një prerje të gjitha fondet. Ky mjerim i ka çuar shumë familje shqiptare në një situatë shumë më të rëndë se në vitet 1990-1992, kur 50 vjet komunizëm e kishin çuar Shqipërinë në buzë të greminës. Ndërkohë, varfëria e skajshme e shqiptarëve së shpejti do të shkojë në përpjestim të zhdrejtë me grabitjen që po i bëjnë shtetit qeveritarët e kontrabandës dhe të trafqeve të paligjshme në vend, gjithnjë.
Në kohën që njerëzve që kanë humbur të gjitha perspektivat për të dalë nga mjerimi po u shtrëngohen çdo ditë e më tepër lakut në fyt, njerëzit e Nanos po ndajnë fitimet përrallore që po i sjellin në kurriz të shqiptarëve. Pikërisht për këtë arsye aksidenti i ardhjes në pushtet të komunistëve nuk duhet të vijojë gjatë, pasi sa më shumë që kalon koha, aq më i rrezikshëm bëhet për fatet e vendit.
Partia Demokratike është forca më e madhe opozitare ku shqiptarët kanë vënë gjithë shpresat për të nxjerrë vendin nga kriza, ashtu si në vitin 1990. Në takimet e shumta të drejtuesve të PD-së, në të gjithë Shqipërinë, po ndihet përherë e më jetik nevoja e zgjedhjeve të parakohshme, jo vetëm për të vënë në vend në padrejtësitë e mëdha të 29 nëntorit, por në mënyrë të veçantë për të përmbysur këtë çdo familje shqiptare skamjen dhe krimin që sollën me vete socialistët, kur erdhën në pushtet. Partia Demokratike do të shkojë në çdo qytet, lagje, shtëpi dhe fshat shqiptar, ndërkohë që kundërshtarët e saj, që kanë ardhur me dhunë në pushtet, nuk po takohen dot me militantët e tyre përveç kryetarëve. Vendosmëria dhe qëndresa e demokratëve që do t’i shkaktojnë këtë regjim antihuman dhe të papërgjegjshëm, shkon në mënyrë të qartë që të kthejnë tek shqiptarët qeverisjen e mbarë, tek Shqipëria Fatos Nanos. Dhe më e rëndësishmja është se tashmë mund të flitet për një formë të madhe të zgjedhjeve të lira, që ata që realist kanë dëshirë votën Partisë Socialiste më 29 qershor.
Në Shqipëri, klimë konfliktuale
Takimi Berisha - Dini, dje në selinë e PD-së
Socialistët sollën varfërinë
Bashkëbisedimi i PD me demokratët kavajas dhe mirditorë
Banorët e zonave ku ka pllakosur varfëria i kanë vënë shpresat tek fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e reja, si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë
Bashkëbisedimi i PD me demokratët kavajas dhe mirditorë
Socialistët sollën varfërinë
Banorët e zonave ku ka pllakosur varfëria i kanë vënë shpresat tek fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e reja, si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë
NE FAQEN 2
Parlamenti nënshkruan tradhtinë e Nanos
Miratohet ligji që vulos revanshin e pushtetit në sistemin e drejtësisë
65 kallashnikovë legalizojnë praninë e trupave greke në Shqipëri
NE FAQEN 3
TV fsheh takimin Berisha - Dini
Teleturpi vazhdon praktikat e censurës ndaj PD-së
TVSH ndërsa injoroi plotësisht dje në edicionin e lajmeve të orës 16.00 takimin e kryetarit të PDSH, Prof. Dr. Sali Berisha, me ministrin e Jashtëm italian, Lamberto Dini, e censuroi atë në mënyrë flagrante dhe të paskrupullt në edicionin e orës 20.00 në problemet thelbësore që u diskutuan dhe në qëndrimet e shprehura nga të dy palët për këto probleme.
PDSH denoncon këtë praktikë të përsëritur të TVSH tashmë kthyer në një vegël të verbër të pushtetareve. Ky akt është një dëshmi tjetër në vazhdim të terrorit informativ me të cilin TVSH, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe rregulloren e tij, mundet të errësojë veprimtarinë e Partisë Demokratike dhe të opozitës në vend, edhe kur bëhet fjalë për takime me personalitete më të larta të vendeve mike.
Dosja ndodhet në zyrat qeveritare
Zëdhënësi i ish - Presidentit Berisha për dokumentacionin e aderimit në Konferencën Islamike
Zëdhënësi i ish - Presidentit Berisha konsideron të papërgjegjshme deklaratën e ministrisë së Jashtme, sipas së cilës dokumentacioni për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike qëndron në duar e tyre që verë-isen apo të vetë ish - Presidentit.
Ky trillim i denjë për moralin shqiptar të qeveritarëve aktualë dëshmon amoralitetin e ligësisë dhe injorancës së tyre.
Zëdhënësi i ish - Presidentit u rikujton këtyre bllofaxhinjve se institucionet shtetërore nuk janë vetëm Presidenca dhe ministria e Jashtme por janë edhe të tjera. Në rast se qeveritarët e sotëm që preferojnë të mbajnë dokumentacion e veta kanë fakte dhe dokumentacion, i cili përgënjeshtron retorikën trillimin e tyre të deklaratave, le t’u referohen këtyre institucioneve ose dhe vetë Konferencës Islamike për të njohur publikun me dokumentacioni përkatës, që nuk përbën asnjë sekret.
Aderimi në Konferencën Islamike nuk ka qenë një akt i dyshimtë për ish-Presidentin. Konferenca Islamike nuk është një institucion i dyshimtë. Ajo përfshin 1.3 miliardë njerëz dhe nuk mund të jetë e dyshimtë përveçse në mendjet e qeveritarëve aktualë.
1200 vetë marrin bukë me listë
Rubiku në mjerim të thellë dhe në varfëri absolute
NE FAQEN 2
I vëllai i Zanit në grevë urie
Revoltë tjetër në burg. Kërkohet ministri i Drejtësisë të shkojë në qeli
Zani ka rrahur përsëri policët
Revoltë tjetër në burgun e Tiranës. Tre të burgosur janë futur në grevë urie, ndër ta edhe vëllai i kapobandës së Vlorës, Zanit. Ky i fundit ka kërkuar në qelinë e tij ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin për t’i referuar para syve të tij të pa-fajshëm. Bëhet fjalë për të akuzuarit e një aksidenti që ka pasuar me majmëri në burg si një tjetër i bandës së vëllait të tij, e cila akuzohet për kryerjen e dhjetra krimeve në qytetin e Vlorës. Ndërkohë për herë që muaj atje dhunohen të tjerë të bandës e është shtrirë he-tima dhe procesi gjyqësor për shkak se pandehurit kanë qenë të pam-piknion në dhe qeveritarë të lartë të qeverisë së sotme.
Ndërkohë një natë më parë Zani është futur në masë të fortë sigurie për shkak se ka rrahur një nga gardianët e burgut.
Qeveria e krimit po mban peng Jugun
Gjirokastër. Sukses i plotë i aktivitetit të PD-së
Aktivi theksoi se e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet, që do të rrëzojnë pushtetin e instaluar të Nanos
Gjirokastër. Sukses i plotë i aktivitetit të PD-së
Qeveria e krimit po mban peng Jugun
Aktivi theksoi se e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet, që do të rrëzojnë pushtetin e instaluar të Nanos
Në Gjirokastër u zhvillua dje me sukses të plotë aktivi i Partisë Demokratike, ku morën pjesë kryetarë seksionesh, të zgjedhur të PD-së në pushtetin lokal dhe aktivistë të shumtë. Në këtë aktivi ishte i deleguar anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, zoti Uran Butka. Diskutimet e demonstruan dhe qeverinë e Fatos Nanos si përgjegjëse për situatën e rëndë që po kalon vendi. Shumë prej të pranishmëve akuzuan qeveritarët e lartë për gjendjen e vështirë që po përjeton Gjirokastra dhe në përgjithësi Jugu i Shqipërisë, i cili është bërë pre e bandave. Sipas tyre, kjo qeveri e ka shndërruar Gjirokastrën në një luginë të krimit dhe kontrabandës.
Në diskutimet u përmendën shumë emra e Fatos Nanos dhe të Bashkim Finos, dhe të shumë qeveritarëve të tjerë si përgjegjës kryesorë në gjendjen e rëndë në Gjirokastër dhe në zonat përreth. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Uran Butka, tha në takim se është detyrë e çdo demokrati që të ngrihet e vendosur për t’i shkurtuar këtë qeveri që i ka sjellë me vete krimin dhe varfërinë shqiptare. Butka denoncoi politikanët antikombëtarë që po ndjek kab-inet i Nanos, duke përmendur si deklaratat e tij për protektorat ashtu edhe marrëveshjen e qeverisë shqiptare për praninë e ushtarëve të huaj në territorin tonë. Diskutantët e shumtë që demonstruan një entuziazëm gjatë të gjithë aktivitetit konfirmonin konsolidimin e Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe në Jug e Shqipërisë. Aktivi theksoi se e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të rrëzojnë qeverinë e kontrabandës, krimit, mashtrimit dhe varfërisë.
R.M.