Ceka, byrazër i vrasësit
Beja dhe Arbnori në familjet e policëve të vrarë. Mallakastrioët njohin kriminelët dhe lidhjet e tyre me ministrat e qeverisë Nano
Islami ka liruar një javë më parë njërin nga vrasësit. Kapobanda, bodigardi i Nanos gjatë fushatës elektorale
NE FAQEN 3
Arrestohen dhe rrihen gjyqtarët
Dh unë e egër policore mbi grevën e urisë së juristëve. Kondi udhëheq operacionin
Dhunë e egër policore mbi grevën e urisë së juristëve. Kondi udhëheq operacionin Arrestohen dhe rrihen gjyqtarët Bandat në pushtet shkallëzojnë dhunën Regjimi i instaluar i Fatos Nanos i ndershëm dhe i vërtetë policinë dhe ish-sigurimsat e SHIK-ut të Fatos Klosit, duke treguar se është i vendosur për të vrarë përfundimisht pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi, i njohur si falsifikator në zgjedhjet e 29 qershorit, udhëheq operacionin e djeshëm policor për keqtrajtimin dhe nxjerrjen jashtë forcërisht të juristëve në greve urie nga godina e gjykatës së faktit në Tiranë. Gjyqtarësit, njerëzit më të imunizuar në një shoqëri demokratike, u shkelmuan dhe u tërhoqën zvarrë nga policët e Cekës dhe nga civilët ish-sigurimsa të Fatos Klosit. Ndërkohë, dhuna e egër policore nuk kurseu edhe gazetarin e “Rilindjes Demokratike” si dhe fotoreporterin e gazetës “Albania”, të cilit iu rrëmbye filmi nga aparati fotografik, ndërkohë që shtypi interesuar për grevën e urisë së juristëve, u pengua që policë të hynte në ambientet e gjykatës. Pas dhunimit të ligjeve kushtetuese, revanisht të ashpër në strukturat e sistemit gjyqësor, sulmi të precedentët e parlamentit të Gjingjushit mbi Gjykatën Kushtetuese, ngjarja e djeshme përbën një shkallëzim të ri të presionit policor të shtetit mbi drejtësinë në vend. Në rast se zyrtarja e lartë amerikane Malloi deklaronte disa javë më parë se në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, me pre- 70 policë përdorin dhunën ndaj 12 gjyqtarëve që kishin filluar grevën e urisë në ambientet e gjykatës së Tiranës. 8 nga gjykatësit merren në komisariatin 2. Keqtrajtohet edhe gazetari i RD-së. Pollo, Hajdari dhe Memia pranë grevistëve në mbështetje të kërkesave të tyre NE FAQEN 3 preçipitimin e ri të situatës asaj nuk do t’i mbetej tjetër veçse të thonte se në këtë vend është vendosur përfundimisht një diktaturë e egër policore. Po çfarë mund të presësh nga një qeveri, ministri i Drejtësisë i së cilës, vihet në krye të policëve të rrahur dhe tërhequr zvarrë gjykatësit, të cilët edhe pa këtë ngjarje janë fyer dhe kërcënuar nga ligjet revanshiste që ka miratuar maxhoranca parlamentare e bandave. Fakti që një ngjarje e tillë ndodhi vetëm për diel është një apel i madh për shqiptarët dhe Komunitetin Ndërkombëtar. Ndërkohë, karshillëku i regjimit të Fatos Nanos nuk e ndan më egërsinë e diktatura e egër që ka përjetuar Shqipëria për 50 vjet rresht. E gjithë kjo histori ndodh në të njëjtën kohë që po provohen lidhjet e qarta të qeveritarëve të lartë me bandat kriminale që po vrasin dhe po terrorizojnë sërish në shumë qytete të Shqipërisë. Masakra e Ballshit, ku humbën jetën në mënyrë tragjike tre policë, është një akuzë e drejtpërdrejtë për Çekën dhe islamin, të cilët brenda dy javëve të fundit kanë urdhëruar lirimin e dy prej vrasësve. Njëri prej kriminelëve që masakruan policët malakristiote, ka ruajtur si bodigard dy mitrolz të lehtë Fatos Nanon, kur ky i fundit ka qenë në Patos në fushatën elektorale të 29 qershorit. Mungesa e Kastritot Islamit në ceremoninë e varrimit të policëve të Ballshit është një provë për implikimin e tij me bandën kriminale, që e ka ndihmuar atë të fitojë më 29 qershor. Ndërkohë, një nga njerëzit e afërt të familjeve të viktimave i ka thënë Mediës se pushteti i fukarë do të mund asnjëherë t’i kapë kriminelët, pasi ministri Çeka është përkrahës me ta. Ai i ka përplasur në fytyrë presidentit të qeverisë së bandave një troje të ministri i Brendshëm ka lëvruar lirën nga maskat e Ballshit, vetëm dy javë më parë. Ky pushtet që po qon në rrënën e bandave policët vetë, që po fsheh emrat e kriminelëve për shkak se janë njerëzit që kanë qenë në vijë me 29 qershor, dhe po thëng zvarrë dhe po degraton në mes të dy gjykatësit është një e keqe e madhe për gjithë shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye, në të gjithë takimet e Partisë Demokratike me elektoratin po kërkohet me urgjencë zgjedhjet e reja, që do të largojnë përfundimisht nga pushteti këtë klikë kriminale që po e sjellë në një perdë të gjitha vlerat që shqiptarët arritën pas fitores së parë historike mbi komunizmin në vitin 1992.
Durrësi në këmbë për zgjedhje të reja
Durrësi në këmbë për zgjedhje të reja
Socialistët kërkojnë rritjen e tensionit
Televizioni shqiptar trill(on) mbi deklaratat e Berishës
Deklarata e PS e transmetuar dje në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në televizionin shqiptar sipas së cilës Berisha në konferencën e sotme për shtyp ka bërë thirrje njerëzve të mos dorëzojnë armët “se do na duhen për të ardhur në pushtet” janë një trillim i paskrupullt dhe amoral i ish-komunistëve shqiptarë. Në Durrës dhe kudo Berisha ka deklaruar se:
-PD është kundër politizimit të problemit të çarmatimit të popullsisë.
-PD mendon se duhet të bëhet regjistrimi i të gjithë armëve dhe me ligj përcaktohet ç’lloj armësh t’ju lihet qytetarëve brenda banesës njëlloj si në Zvicër apo në SHBA.
-Pas kësaj, me një fond të veçantë të fillojë procesi i mbledhjes së armëve kundrejt një pagese simbolike.
Me këto shpifje të paskrupullta ish komunistët dëshirojnë të rrisin më tej tensionet në vend.
Nano, vilë luksoze në Paris
Rexhina me të bijën shkakton zilinë e Nexhmije Hoxhës. Adresa e re e familjes Nano: Paris 6, “Rue Du Dragon”, Nr.42, afër Bulevardit Saint Germain
Rexhina Nano jeton prej kohësh në Paris, në një vilë tepër luksoze që do t’ia kishte zili edhe Nexhmije Hoxha gjatë viteve të diktaturës, kur shkonte me pushime në Francë. Së bashku me bijën, Elona Nano, siç la ndodhet prej kohësh në kryeqytetin francez për t’u kuruar nga droga, e shoqja e kryeministrit mendohet që të harxhojë shumë kolosale për të “mbijetuar” në Perëndim. “Princeshat Nano” janë vendosur në një nga lagjet më luksoze të Parisit 6, pikërisht në “Rue du Dragon”, Nr.42, pranë Bulevardit Saint Germain, pjesë e cila është nga më të shtrenjtat e Parisit.
Siç e kemi njoftuar edhe më parë, vajza e kryeministrit është nisur menjëherë për në Paris, pas incidentit të rëndë me një patrullë të policisë së Tiranës, që e ndaloi atë pasi e gjeti me kokainë në duar. Nxënëse e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, vajza e kryeministrit ishte bërë e njohur në ambientet e shkollës si përdoruese dhe shpërndarëse e rregullt e drogës. Për të mbuluar skandalin, Nano e dërgoi menjëherë në Francë të bijën dhe bashkë me të edhe të shoqen. Por ndërsa është i shpëjueshëm meraku i prindit për ta ndarë nga droga të bijën, kryeministri duhet të sqaroje se ku i gjenë paratë, Rexhina për të paguar vilën luksoze ku qëndron bashkë me vajzën. Aq më tepër kur shtëpia i afërt me Partinë Socialiste e ka përshkruar familjen e kryeministrit në vështirësi financiare, për shkak se Rexhina është pa punë.
Për të qetësuar të gjithë stafin që i shërben Nanos në shtëpinë e ashtuquajtur të pavarur, që janë të preokupuar për të ardhurat e kryeministrit, ne po tregojmë atyre se Fatos Nano ka menduar mirë për vete, për familjen dhe për miqtë e tij. Mjafton të kujtojmë drekën dhe darkat e shtrenjta që ai ha në Rogner dhe gjetkë, apo edhe pagesën në Paris të vilës luksoze ku jetojnë e shoqja me të bijën, kjo e fundit për t’iu nënshtruar kurës së antidrogës.
a.r.
Nano, aksident në Rinas
Doza e lartë e alkoolit rrezikon jetën e Kryeministrit
Dëmtohet rëndë pjesa ballore e benzit qeveritar
Kryeministri Fatos Nano shpëtoi dje për mrekulli nga një aksident në makinën në aeroportin e Rinasit që mund t’i kish kushtuar jetën, ndërkohë që benzi qeveritar i tij u përplas në pjesën ballore duke u dëmtuar rëndë. Nano po e ngiste vetë makinën, në një nga guidat e tij, zakonshme prej snobit, kur ndodhi përplasja me bordurën, në ambientet e aeroportit të Rinasit.
Shkaku i përplasjes mendohet të ketë qenë përdorimi i tepërt i alkoolit, një nga veset më të spikatura të Kryeministrit shqiptar. Dëshmitarë okularë që udhëtonin dje për në Rinas thanë se e kishin parë Nanon që të flakte rrugës shishe uiski nga dritarja e makinës, të cilën e ngiste vetë. Konsumimi i madh i alkoolit dhe marrja vetë e makinës qeveritare, janë dy nga hobet më të njohura të Nanos, për të cilat shtypi ka shkruar vazhdimisht.
Shoferët dhe bodigardët e Nanos, të cilët udhëtojnë vazhdimisht me të, janë shumë të shqetësuar, më shumë se për jetën e kryeministrit, për jetën e tyre, që kërcënohet nga humbja e kontrollit pas orgjive të radhës së Kryeministrit shqiptar. Shtypi ka për çdo ditë lajme për përshkrimin vizitat e zakonshme të Nanos në Rogner, por edhe në lokalet e shumllojshme të Tiranës. Kryesisht në shoqërinë e Malajt, Islamit dhe Finos, ai konsumon doza të mëdha alkooli, zakonisht, uiski apo pije të tjera të shtrenjta.
a.r.
Qeveri teknike për periudhën kalimtare
Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja
Shqiptarët kërkojnë rikthimin e demokracisë. Komuniteti ndërkombëtar mbështet lirinë, një nga shtyllat e së cilës janë zgjedhjet
NE FAQEN 3
Njoftim
Çmimet fituese të shortit të datës 21 dhjetor 1997 të Tele-Bingo Kombëtare
Për këtë short ish hedhur në treg 80 seri, nga 1-80.
Fituese e çmimit LINJA me vlerë 5.000 lekë doli bileta Nr. 2739.
Fituese e çmimit MINI-BINGO me vlerë 30.000 lekë doli bileta Nr. 1377.
Fituese e çmimit STAR-BINGO me vlerë 400.000 lekë doli bileta Nr.1377 me Nr. serie 33.
Fituese e çmimit MAGIC-BINGO me vlerë 700.000 lekë doli bileta Nr. 1377 me Nr. serie 28.
Fituese e çmimit TELE-BINGO me vlerë 3.000.000 lekë doli bileta Nr. 1377 me Nr serie 47.
Kompania njofton se për javën e ardhshme ka hedhur në treg 120 seri të tjera, nga seria 81-200.
ZYRA QENDRORE E TELE-BINGOS KOMBËTARE
PALLATI I KULTURËS, TIRANË