Dëshmi tronditëse nga Tropoja. Vijon dyndja e dëshpërimit. Flet ish-drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar dhe dëshmitarë të tjerë
Policë të paguar nga serbët qëllojnë mbi demokratët
TIRANË
SPECIALE NË FAQEN 2
UDB vret me dorën e Nanos
Fino përtypte çamçakëz, ndërkohë që fëmijët nga Kosova vdisnin nga mungesa e ushqimit
Shqiptarët e rrethuar
Nga Astrit PATOZI
Për qeverinë e Nanos, tani në Shqipëri nuk ka vend as për mijëra shqiptarë të dëbuar nga Kosova dhe as për ata që po kërkojnë t’i vënë gjoksin luftës që ka nisur, por ka hapësirë për UDB-në, e cila është shtruar këmbëkryq si në shtëpinë e saj nga Tropoja në Tiranë. Dy deputetë të Partisë Demokratike dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar i shpëtuan për qime vdekjes, pasi u qëlluan për gjysmë ore me të gjitha armët nga segmente të zbulimit jugosllav në Tropojë, të veshura me uniforma të policisë shqiptare. Deputeti Azem Hajdari u sulmua disa hapa larg shtëpisë së tij në Bajram Curri, ndërkohë që disa orë më parë autoritetet e policisë e kishin paralajmëruar për një atentat të organizuar nga UDB-ja.
Tashmë ministri i Brendshëm, Perikli Teta, duhet të sqarojë mirë se nga kush e ka marrë informacionin për atentatin ndaj Hajdarit, disa ditë më parë, ndërkohë që Fatos Nano duhet të shpjegojë se çfarë shteti është ky që nuk mund të kontrollojë dot as rrugën para kryeministrisë dhe të kujt janë këta policë që u bëjnë pritë demokratëve. Tanimë Tetës dhe Nanos i ka ngelur në derë paralajmërimi i bërë publik që disa ditë më parë, dhe nuk ka asnjë dyshim që atentatorët kanë lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë e Tiranës. Në rastin më të mirë, kjo qeveri duhet të jepte
Në faqen 3 skema e plotë e atentatit ndaj deputetëve të Partisë Demokratike
Flasin dëshmitarët: “Ja, si dëshën të na vrisnin!”
Makina e Azem Hajdarit e shpua[r] nga plumbat
Njëzet e pesë parti dhe dhjetëra shoqata mblidhen për Kosovën. Shqipëria duhet të çlirohet nga kjo qeveri armike
Tropojë. Dësht[o]n atentati ndaj Hajdarit dhe Minarollit. Teta paralajmëroi pritën: Ruhuni nga shërbimi sekret jugosllav
Demokratët “non grata” për qeveritë e Tiranës dhe Beogradit
dhe të kujt janë këta policë që u bëjnë prita demokratëve. Tanimë Tetë dhë dorëheqje për faktin se jo vetëm nuk mund të presë si duhet valën e dhimbjes dhe të dëshpërimit që vjen nga Kosova, por ajo nuk është në gjendje të kontrollojë dot as disa qindra metra në territorin e saj për të mbrojtur opozitën nga plumbat. Por kjo do të ishte vlerë vetëm atëherë kur qeveria do të ishte e përjashtuar nga implikimi i drejtpërdrejtë. Në rastin e atentatit të Tropojës, që falë Zotit u mbyll vetëm me tre plagë të gazetar[i?] Bardhyl Pollo, kjo qeveri, ose duhet të pranojë se është më e anën e atyre që po vrasin dhe po djegin shqiptarët në Deçan e Gjakë, ose se është e pafuqishme që të çlirohet nga thonjtë që ia ka ngulur në grykë UDB-ja.
Provat flasin qartë që qeveria është bashkëpunëtore në atentat ndaj deputetit të Partisë Demokratike bashkë me gazetarin Pollo, viktima të saj.
Fakti që plumbat mbi Hajdarin, Minarollin dhe Pollon kanë ardhur nga shërbimi i fshehtë jugosllav dhe për këtë betohet edhe Teta, i cili ka pasur policët e tij në aksion, do të thotë se demokratët janë njerëzit që i prishin punë serbëve në përpjekjet e tyre për të spas[?]truar etnikisht Kosovën. Kjo sigurisht që i bën nder Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi, ndërkohë që nuk është shumë e tërësishme për t’i mburrur që shqiptarët janë nën shënjestrën e serbëve edhe pranë shtëpive të veta në territorin e shtetit të tyre. Por kjo ka të bëjë me implikimin e qeverisë, e cila ka marrë hapur anën e armikut që po masakron në Kosovë dhe po kërcënon dhe guxon të vrasë edhe në Shqipëri të gjithë shqiptarët që i konsideron kundërshtarë.
Kjo do të thotë se shqiptarët duhet të ruhen njësoj si ndaj serbëve që po i masakrojnë në Kosovë dhe po detyrojnë karvanet e dëshpërimit të mbarten në Shqipëri, ashtu edhe ndaj qeverisë së Tiranës, e cila ka kurajon t’i shkojë edhe për pusinë disa orë para se të ndodhë atentati.
Nën Hajdarin u qëllua dhe si demokrat në Tropojë nga UDB-ja e veshur me uniformë shqiptare, ashtu nga UDB-ja e veshur me uniformë shqiptare, ashtu nga UDB-ja e veshur me uniformë shqiptare. Veçse këtë radhë nuk është nga të njëjtit autorë. Veçse këtë radhë nuk mungoi edhe paralajmërimi i Peros, i cili veçse e sh[?]mangoi edhe paralajmërimin e tij, si të qeverisin sot Shqipërinë. (Vijon në faqen 2)
Jepu fund vrasjeve
Paralajmërim i ministrave të jashtëm evropianë drejtuar Millosheviçit:
NE FAQEN 6
Kufiri i dhimbjes dhe i shpresës
Reportazh nga Tropoja Fino përtyp çamçakëz para mijëra shqiptarëve të uritur. Cili është plani i afërt i UÇK-së?
“53 vjet më parë kur partizanët shqiptarë kishin arritur në kufi me Sanxhakun duke luftuar me gjermanin, tek Guri i Shpuem, Dervish Luzha kishte ngulur flamurin dhe i është drejtuar bashkëluftëtarëve të tij: “Burra kthehemi, Enveri e ka shit Kosovën”. E dimë se edhe Fatosi ia ka shit Kosovën Millosheviçit, por kësaj radhe shqiptarët në të dy anët e kufirit iu ka dalë gjumi”
Nga i dërguari ynë Artur KOPANI
NE FAQEN 5
Fëmijët e Kosovës janë tanët
Intervistë dhënë Radios “Kontakt”. Liri Berisha rrëfen tmerrin dhe dhimbjen kosovare: “Të japim për ta në emër të jetës dhe gjakut”
- E kam përjetuar thellë dhe me shumë emocion tronditjen e grave dhe fëmijëve që kanë ardhur nga fshatrat e Kosovës. Çdonjëri prej tyre ishte një pasqyrë e kasaphanës së tmerrshme që kanë lënë pas…
NE FAQEN 2
Nano, Milosheviçi i Tiranës
Bashkimi për Demokraci denoncon pritën e UDB-së së Tiranës ndaj deputetëve të Partisë Demokratike
Ardhja e rreth 10 mijë grave, fëmijëve, pleqve dhe qytetarëve të tjerë kosovarë, viktima të spastrimit etnik…
NE FAQEN 4
Granata mbi shtëpitë e kryesindikalistëve
Konfederata ndërhyn për ndaljen e grevës
NE FAQEN 6
Shqipëri, pëlcet protesta anti-varfëri
Greva 1 - orëshe përfshiu dhe punonjësit e shëndetësisë, arsimit, portit detar të Durrësit, të aeroportit të Rinasit, shoferët e parkut të autobuzave, biznesmenët e vegjël dhe të mëdhenj etj
NE FAQEN 7
Të ardhurit nga Kosova, të braktisur nga qeveria e Tiranës
REUTERS
Dosja e Zezë e Tepelenës do vazhdojë ditët e ardhshme
Redaksia vendosi ndërprerjen përkohësisht të Dosjes së Zezë të Tepelenës. Arsyet lidhen me vënien në dispozicion të hapësirës së gazetës për të pasqyruar gjithçka nga ngjarjet tragjike me të cilat po përballet kombi ynë si pasojë e represionit dhe terrorit që prej disa ditësh terroristët serbë po ushtrojnë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, e cila banon në trojet e veta etnike në Kosovë. Ne e shikojmë si të rëndësishëm faktin që në këto ditë të vështira, të jemi më pranë vëllezërve tanë, t’i përkrahim ato e të tregojmë shkaqet e tragjedisë së tyre, shkaqet që nuk janë vetëm në Beograd.
Dosja e Zezë e Tepelenës do të vazhdojë ditët e ardhshme me më shumë fakte e emra konkretë.
“RD”