Fatos Nano urdhëroi kryengritjen e armatosur
SPECIALE NË FAQEN 5
Në numrin e sotëm të "RD" do të lexoni:
- Prita kundër Ylli Vesjutit në Mogila të Tepelenës. Kush e shmangu gjakderdhjen e popullsisë?
- Lufta dhe parrullat e shkruara me gjak kundër demokratëve.
- Çfarë dëponoi lideri i Komiteteve, Latif Lata, kur e morrën peng djemtë e Memaliajt?
- Fakte nga media e rebelimit. Gazeta "Java" shtypet falas në Janinë.
- Konsullata greke kërkon biografitë e anëtarëve të Komiteteve.
Qeveria: Le të vdesin kosovarët!
Berisha dhe Partia Demokratike i bëjnë apel botës për të ndihmuar shqiptarët në fatkeqësi. “Na ndihmoni ju, se nuk kemi qeveri”. Sot, miting i madh në Sheshin "Skënderbej"
Shtohet emergjenca në Tropojë. Arrin në 17 mijë numri i shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Fatos Nano dërgon vetëm 7 tonë miell
Qeveria me shpinë nga shqiptarët
Ndërkohë që numri i të ardhurve nga fshatrat e Kosovës në Tropojë ka shkuar në 17 mijë veta, qeveria deri tani ka nisur atje vetëm 7 tonë ndihma.
Shtatë tonë janë gjithsej shtatë mijë kilogram mall që proporcionalisht do të ardhuri i takon afërsisht 400 gram, i cili mund të jetë bukë, miell, oriz, vaj, dyshek, batanije, sapun etj. Pra dyqka e barabartë me ushqyerjen e urisë dhe jo ngopjen e secilit prej të ardhurve vetëm për një javë. Por ata kanë të paktën katër ditë që kanë mbërritur pasi kanë qëndruar edhe dy ditë të tjera pa ngrënë. Sipas llogaritjeve të qeverisë së Tiranës apo sipas llogaritjes së ndihmës që ata kanë marrë prej saj secili prej tyre do të ishte tani në prag të vdekjes. Numri 17 mijë ka shkuar ndërkohë që në Tiranë, zëvendëskryeministri ende mbahqitet me çikëçakë ndërsa kryeministri i Kretës ose Millosheviçi i Tiranës, mbledh komisionin qeveritar të vajit kullues për të shikuar mundësinë e absorbimit të sirave gjatë stinës së verës. Nënkomisione qeveritare ka aq shumë por nuk i takuan ta ketë një të tillë fenomeni tragjik dhe i dhimbshëm që po ndodh me vëllezërit tanë në Perëndim të Kosovës. Çdo qeveri sado akull të kishte në vetvete në një rast të tillë të paktën do të tregonte minimumin e mundshëm zyrtar për të qenë në mos e angazhuar plotësisht, pak humanë që aq u ndodh të gjitha qeverive. Bile edhe qeveria greke po shikon mundësinë e ngritjes së kampingjeve në kufirin e saj verior. Vetë Nano kohë më parë pati përshëndetur korridorin e të ikurve nga Kosova e përpiluar nga Gligorovi pas një vizite në Rusi. Por një korridor i tillë do t’i sillte ata në Shqipëri. Të paktën Nano të kishte menduar për ata që vetë ka përshëndetur e mbështetur. Gjithë qeveria shqiptare, të gjitha zyrat e saj zëbashku me kabinetet e ministrave dhe tërë hallkat që aq përmbledh nuk kanë arritur të bëjnë aq sa ka bërë një radio private me dy zyra dhe pesë vetë personel, e cila vetëm për dy ditë mblodhi dhe dërgoi në Tropojë rreth 40 tonë ndihma për refugjatët. Qeveria Nano nuk ish në gjendje të angazhoante as makinat e repartet e ushtrisë. Nuk kuptohet se çfarë gjendje tjetër emergjente prej aq për të verifikuar afërsitë e regjimit të ndërrimit e ndërrjes civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes apo përbërjen teknike të këtij reparti që e ka përshëndetur edhe vetë presidenti Meidani. Dy javë më parë një përmbytje në Lezhë angazhoi një qeveri të tërë gjithë segmentet e saj. Menjëherë u krijua komision qeveritar dhe paratë e përmbyturve u ndodhën ndihmat e para që u pasuan me shpërthyes nga qindra - mijëra dollarë prej vendeve perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare. Qeveria Nano jo vetëm e ka tradhtuar çështjen kombëtare por edhe po e çon drejt tradhtisë e saj deri në përshkrimin e dhimbjes dhe vuajtjes të atyre që e kanë ardhur nga Deçani. Nëse të ardhurit nga Kosova kanë mundur t’i shpëtojnë granave, lëvizjeve shtypëse të tyre, rojeve të kufirit dhe policëve serbë, ata nuk po kuptojnë se këto gjetur në krye të Shqipërisë e ka bërë një gjë e kanë marrë vesh dhe po përjetojnë, e ta bëjnë të qartë edhe për qeveritarët, ata nuk presin shumë prej tyre po sa e kanë kuptuar se kjo qeveri ka po aq pak lidhje dhe përkrahje e saj po në gjithë vendin. Gjendja e rëndë e të ardhurve në Tropojë është aq për të gjitha shqiptarët se këto nuk ka asnjë lidhje me të, as me hallet e tyre, drama e tyre dhe zgjedhjet që ata pesojnë. Fatos Nanos i duket Shqipëria nëna Millosheviçit kurse Millosheviçit po bën provokim një kryengritje të përgjithshme në shqiptarëve.
Vepër e UDB-së, implikim i Tiranës
Rojter, Euronews, APA për atentatin ndaj Hajdarit
Agjencitë prestigjoze të lajmeve dhe stacionet e njohura televizive kanë emetuar dhe lajme për atentatin e dështuar ndaj deputetit Azem Hajdari dhe drejtuesve të tjerë të opozitës të mërkurrën në mbrëmje në qytetin e Bajram Currit.
Rojter, APA, Euronews dhe shumë e shumë agjenci dhe stacione televizive kanë theksuar në njoftimet e tyre se atentati ishte vepër e shërbimit sekret serb UDB, njerëz të shumë të cilit mendohet se janë vendosur në zonat e kufirit verior të Shqipërisë gjatë kohës që filluan operacionet e spastrimit etnik të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Në lajmet e tyre agjencitë dhe stacionet e huaja televizive kanë nënvizuar faktin se në atentatin ndaj deputetëve të opozitës është i dukshëm implikimi i qeverisë së Tiranës. Krejtër e qeverisë shqiptare ishin tërësisht në dijeni të atentatit, dhe në çastin që bandat kriminale ekzekutuan sulmin, deputetët e opozitës ishin të pa shoqëruar nga forcat e policisë, të cilat nuk iu përgjigjën thirrjes së deputetëve të PD-së për t’i shoqëruar në transportimin e ndihmave ushqimore për të shpërngulurit nga Kosova.
T.S
Sot miting i madh në Sheshin "Skënderbej"
"Bashkimi për një komb, një qëndrim" mbledh shqiptarët për Kosovën
Bashkimi për një komb, një qëndrim që grupon 26 parti politike dhe 25 shoqata, unione e forume, organizon sot më datë 6 qershor, në sheshin “Skënderbej”, mitingun e madh të protestës kundër dhunës dhe terrorit serb në Kosovë, kundër qeverisë antikombëtare të Tiranës.
Ftohen të gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në sheshin “Skënderbej” sot, ditën e shtunë në orën 18.30!
Berisha: Millosheviçi po provokon një kryengritje të përgjithshme
PD i bën thirrje shqiptarëve që të kthehen në Kosovë për të mbrojtur trojet shqiptare
Deklaratë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Nano po vret ata që i shpëtuan Millosheviçit
Deklaratë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha
Nano po vret ata që i shpëtuan Millosheviçit
Shqiptarët duhet të çlirohen nga qeveria kretoide e Tiranës. Kjo është qeveria e Kretës, e copëtimit të trojeve shqiptare. Nano është Millosheviç në miniaturë
NE FAQEN 3
Këto janë këmbanat për fundin e Nanos
Vora pret me entuziazëm kandidatin demokrat për kryetar bashkie
Pollo: 21 qershori për qeverinë duhet të jetë sinjali i madh i ndryshimeve dhe të jetë një këmbanë që tregon fundin e qeverisjes korruptive të Nanos dhe ngjallë përsëri shpresat e shqiptarëve për një jetë më dinjitoze drejt Europës
NE FAQEN 6
Në Progër do të fitojë “Bashkimi për Demokraci”
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode, prezanton kandidatin për kryetar komune
NE FAQEN 6
Sindikalistët: Deputeti Nano na mashtroi
Memaliaj, qyteti në protestë
NE FAQEN 8
ANSA nuk thotë të vërtetën
Deklaratë e zëdhënësit të Partisë Demokratike
Zëdhënësi i Partisë Demokratike hodhi dje poshtë një lajm të agjencisë italiane ANSA, të transmetuar nga teleteksti i RAI-t, sipas të cilit Berisha citohet të ketë thënë se “tani për çështjen e Kosovës nuk ka mbetur më vend për zgjidhje politike, por rruga e vetme mbetet lufta”.
Duke komentuar këtë njoftim të agjencisë ANSA, zëdhënësi deklaron se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe tërësisht i trilluar.
Qeveria mbyll gojën për atentatin ndaj Hajdarit
Qeveria, media zyrtare dhe gjithë shërbëtorët e tjerë të Nanos kanë mbyllur gojën lidhur me atentatin ndaj deputetit Azem Hajdari në Tropojë. TV dhe ATSH nuk kanë transmetuar asgjë nga ngjarje tejet e rëndë ndaj liderëve demokratë, përveçse një lajm të thatë në listën e krimeve ordinere. Po ashtu nuk është shprehur për këtë akt të tillë asnjë nga politikanët e majtë ndërkohë që media përëndimore e ka evidentuar atë si pjesë të skenareve kriminale të qeverisë ndaj opozitës.
Ky bosh në gojë të politikanëve dhe qeveritarëve tregon përfshirjen e tyre në krim. Tani as prokurorët nuk kanë ku të gjejnë kaçavida për të përgënjeshtruar plumbat mbi makinën e Hajdarit.
Prokurori i Përgjithshëm në rastin e Milotit nuk priti as dy orë për t’u deklaruar për ngjarjen duke tentuar përfshirjen e Hajdarit në atë që prokurori e thirri “një bandë e armatosur”.
Këtej radhë ai nuk u deklarua fare duke bërë të gjithë të dëgjojnë mercenarin e tij dhe shefat të tij, përfshirjen e segmenteve të shtetit në tentativat për likuidimin fizik të opozitës.
Ali Kazazi, i dënuar politik
111 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm
Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur, pasi është akuzuar për vrasjen e pajetimit, pas pritës policore që iu bë liderit të Dhjetorit, Azem Hajdarit, si një përpjekje e dukshme e shtetit të sotëm për të inkriminuar opozitën. Më 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arrestit pa afat. Kazazi rrjedh nga një familje me tradita të njohura antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.